You are on page 1of 3

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Vizioni
Të shkollohen dhe edukohen nxënësit si qytetarë dinjiotz të vendit të tyre dhe të botës, të
pajisur me dije dhe aftësi jetësore të nevojshme për të arritur sukses global.

Misioni
Misioni ynë është që të promovojmë nxënien gjatë gjithë jetës në një ambient ku ata
motivohen që të kenë besim në vete dhe të jenë qytetarë global e të përgjegjshëm.

Shkolla “Arsimi i Shqipërisë” ka një mision të madh e të shenjtë, atë të shkollimit të fëmijëve
me standarde si në shkollat e vendeve fqinje ashtu edhe ato ndërkombëtare. Programet,
kurrikulat dhe tekstet që përdoren në shkollën tonë janë nga Shqipëria, dhe ndihmojnë në
njehësimin e arsimit të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Qëllimi dhe objektivat e shkollës sonë do të realizohen me sukses, pasi arsimi shqipëtar me
një moshë rreth 130-vjeçare, tashmë është konsoliduar dhe modernizuar. Ai ka përqafuar
lehtësisht strategjitë, metodat dhe eksperiencat e universiteteve europiane. Programet dhe
kurrikulat tona janë njohur e pranuar nga Komuniteti Europian, sepse u bënë gati 20 vjet që
arsimi shqiptar është integruar në keto programe.

Kjo shkollë vazhdon nën udhën e gjatë të atij kontributi të nisur vite më parë midis dy
vendeve në shumë fusha, por sidomos në atë të arsimit dhe të kulturës. Ky kontribut ka
qenë i përhershëm, aktiv e konkret, me një shkëmbim përvoje, vlerash e dijesh midis tyre.
Mjafton të kthehemi pas në vitet ’70 – ‘80 kur pedagogët shqiptarë e kosovarë shkëmbenin
përvojën e tyre disavjeçare në fakultete të ndryshme të të dy vendeve. Pavarësisht
vështirësive të mëdha, këtyre padagogëve nuk iu mungoi dëshira për të zhvilluar aktivitetin
e tyre shkencor e padagogjik në Shqipëri e Kosovë.
Misioni ynë përmbushet duke u mësuar nxënësve që të:
 Kuptojnë, të punojnë shumë dhe të tregojnë sukses në një shoqëri që po ndryshon me
shpejtësi, dhe të jenë në gjendje ta bëjnë vendin tonë një vend më të mire.
 Zhvillojnë të gjitha aftesitë që një shkollë e suksesshme duhet të ofrojë ashtu edhe
kompetencat kryesore për sukses dhe lidership në një ekonomi në zhvillim, si ajo e vendit
tonë.
 Marrin njohuri praktike dhe teorike që u mundëson atyre ta kuptojnë më mirë botën që i
rrethon dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për komunitetin lokal dhe atë
global.
 Bëhen konkurrentë të fortë edhe për nxënësit jashtë vendit në shkolla ndërkombëtare duke i
pajisur ata me dije globale, me aftësi që kërkohen kudo ne bote si ne shkollim ashtu edhe
ne punesim.

Vlerat

Lidershipi, Arritjet e shkëlqyera, Pergjegjësitë shoqërore dhe etike, Diversiteti dhe


Komunikimi si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë.

Ne, udhëheqësia dhe stafi akademik i shkollës Arsimi i Shqipërisë, jemi të përkushtuar ndaj
këtyre vlerave në të cilat besojmë dhe i nxisim:

Lidershipi: Ne vlerësojmë aftësitë udhëheqëse të një personi dhe jemi të përkushtuar që të


ushtrojmë një lidership të tillë në shkollë të karakterizuar nga inovacioni dhe vizioni.

Arritjet e shkëlqyera: Ne vleresojmë mësimdhënien, shërbimin dhe mësimnxënien e


shkëlqyer. Jemi të përkushtuar që të promovojmë mendimin kritik dhe atë kreativ në mesin
e mësuesve, nxenësve dhe tërë stafit të shkollës, me një kulturë të inspirimit, pritjeve të
mëdha, llogaridhënies dhe cilësisë së shërbimeve për nxënësit si dhe për tërë komunitetitn.

Përgjegjësitë shoqërore dhe etike: Ne vlerësojmë ndershmërinë, respektin,


bashkepunimin, dhe etiken profesionale mes udheheqësve, stafit akademik, nxënësve dhe
prindërve. Ne jemi të përkushtuar që të rrisim qasjen ndaj mundësive dhe të promovojmë
drejtësinë shoqërore.

Diversiteti: Ne vlerësojmë respektin për diversitetin kulturor dhe individual duke përfshirë
moshën, gjininë, racën, etninë, origjinë kombëtare, fenë, orientimin seksual, statusin
martesor, aftësitë e vecanta, gjuhën, orientimin filozofik dhe statusin socio-ekonomik mes të
gjithë anëtarëve të komunitetit tonë. Ne jemi të përkushtuar që të nxisim reflektime të
vazhdueshme vet-kritike dhe tolerancë ndaj diversitetit.

Komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë: Ne vlerësojmë komunikimin e hapur dhe


bashkëpunimin e ngushtë si em komunitetin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Ne
jemi të përkushtuar që të mbajmë një frymë të komunitetit ku dallimet dhe mendimet e të
tjerëve respektohen dhe inkurajohen.

You might also like