You are on page 1of 2

Misioni, Vizioni dhe Vlerat e mia si mësuese

Vizioni
Të shkollohen dhe edukohen nxënësit si qytetarë dinjiotz të vendit të tyre dhe të botës, të pajisur
me dije dhe aftësi jetësore të nevojshme për të arritur sukses global.
Misioni
Misioni ynë është që të promovojmë nxënien gjatë gjithë jetës në një ambient ku ata motivohen
që të kenë besim në vete dhe të jenë qytetarë global e të përgjegjshëm.
Shkolla “Toli Zordumis” ka një mision të madh e të shenjtë, atë të shkollimit të fëmijëve me
standarde si në shkollat e vendeve fqinje ashtu edhe ato ndërkombëtare. Qëllimi dhe objektivat e
mia do të realizohen me sukses, pasi arsimi shqipëtar me një moshë rreth 130-vjeçare, tashmë
është konsoliduar dhe modernizuar. Ai ka përqafuar lehtësisht strategjitë, metodat dhe
eksperiencat e universiteteve europiane. Programet dhe kurrikulat tona janë njohur e pranuar nga
Komuniteti Europian, sepse u bënë shumë vite që arsimi shqiptar është integruar në keto
programe.
Misioni ynë përmbushet duke u mësuar nxënësve që të:
 Kuptojnë, të punojnë shumë dhe të tregojnë sukses në një shoqëri që po ndryshon me shpejtësi,
dhe të jenë në gjendje ta bëjnë vendin tonë një vend më të mire.
 Zhvillojnë të gjitha aftesitë që një shkollë e suksesshme duhet të ofrojë ashtu edhe kompetencat
kryesore për sukses dhe lidership në një ekonomi në zhvillim, si ajo e vendit tonë.
 Marrin njohuri praktike dhe teorike që u mundëson atyre ta kuptojnë më mirë botën që i rrethon
dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për komunitetin lokal dhe atë global.
 Bëhen konkurrentë të fortë edhe për nxënësit jashtë vendit në shkolla ndërkombëtare duke i
pajisur ata me dije globale, me aftësi që kërkohen kudo ne bote si ne shkollim ashtu edhe ne
punesim.

Vlerat
Lidershipi, Arritjet e shkëlqyera, Pergjegjësitë shoqërore dhe etike, Diversiteti dhe Komunikimi
si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë.
Ne, udhëheqësia dhe stafi akademik i shkollës sonë, jemi të përkushtuar ndaj këtyre vlerave në të
cilat besojmë dhe i nxisim:
Lidershipi: Ne vlerësojmë aftësitë udhëheqëse të një personi dhe jemi të përkushtuar që të
ushtrojmë një lidership të tillë në shkollë të karakterizuar nga inovacioni dhe vizioni.
Arritjet e shkëlqyera: Ne vleresojmë mësimdhënien, shërbimin dhe mësimnxënien e shkëlqyer.
Jemi të përkushtuar që të promovojmë mendimin kritik dhe atë kreativ në mesin e mësuesve,
nxenësve dhe tërë stafit të shkollës, me një kulturë të inspirimit, pritjeve të mëdha, llogaridhënies
dhe cilësisë së shërbimeve për nxënësit si dhe për tërë komunitetitn.
Përgjegjësitë shoqërore dhe etike: Ne vlerësojmë ndershmërinë, respektin, bashkepunimin, dhe
etiken profesionale mes udheheqësve, stafit akademik, nxënësve dhe prindërve. Ne jemi të
përkushtuar që të rrisim qasjen ndaj mundësive dhe të promovojmë drejtësinë shoqërore.
Diversiteti: Ne vlerësojmë respektin për diversitetin kulturor dhe individual duke përfshirë
moshën, gjininë, racën, etninë, origjinë kombëtare, fenë, orientimin seksual, statusin martesor,
aftësitë e vecanta, gjuhën, orientimin filozofik dhe statusin socio-ekonomik mes të gjithë
anëtarëve të komunitetit tonë. Ne jemi të përkushtuar që të nxisim reflektime të vazhdueshme
vet-kritike dhe tolerancë ndaj diversitetit.
Komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë: Ne vlerësojmë komunikimin e hapur dhe
bashkëpunimin e ngushtë si me komunitetin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Ne jemi të
përkushtuar që të mbajmë një frymë të komunitetit ku dallimet dhe mendimet e të tjerëve
respektohen dhe inkurajohen.

Të njohësh jetën e një shkolle duhen shumë vite. Kur njeh zanafillën e saj, fëmijërinë, pjekurinë,
shpreson dhe beson shumë te ajo shkollë.

You might also like