You are on page 1of 8

Projekt

Shkolla “New York High School”

Periudha II

Klasa X-B

Lënda: Gjeografi

Tema: Mësimi 1.5 “Hëna e Tokës”

Punoi: Mishel Zdrava


1.5 Hëna e Tokës- Mishel Zdrava

Përmasat dhe ndërtimi i Hënës


Hena është një satelit natyror. Ajo është trupi qiellor më i afërt i Tokës dhe i vetmi trup
jashtëtokësor ku ka shkelur këmba e njeriut. Në Hënë mungon atmosfera për shkak të
forcës së vogël të rëndesës e cila nuk është në gjendje ta mbajë atmosferën. Gjithashtu në
Hënë nuk ka as ujë, as jetë. Ky është shkaku që sipërfaqja e Hënës është e qartë dhe e
dukshme. Për formimin e Hënës mbizotëron mendimi se ajo është formuar në mënyrë të
ngjashme si edhe planetët që lëviznin në sistemin diellor. Të tjerë studiues mendojnë se
gjatë rrotullimit të Tokës rreth
boshtit të vet është shkëputur Hëna. Megjithatë për formimin e Hënës ka akoma
diskutime.

➔ Një teori që
përfshin përplasjen
e një trupi qiellor
me Tokën.

Sipërfaqja e Hënës është e larmishme. Mbi diskun e Hënës dallohen dy lloje sipërfaqesh:

● Zonat e ndriçuara - "kontinentet",


qënë fakt janë zona të mbushura me
kratere të madhësive dhe thellësive të
ndryshme. Këto mund të jenë
formuar si pasojë e përplasjes së
meteoriteve, por disa mund të kenë
dhe origjinëvullkanike.

● Zonat e errëta - "detet", që në


tëvërtetë janë zona të sheshta qe
karakterizohen nga mungesa e ujit.
"Detet" e Hënës pasqyrojnë më pak
dritë se "kontinentet" dhe si të tilla duken më të errëta. Ato përfshijnë rreth 31% të
sipërfaqes së përgjithshme të Hënës dhe pothuajse të gjitha gjenden në pjesën që
është e kthyer nga Toka.

Në formimin e relievit të Hënës kanë ndikuar


faktorët e brendshëm si, veprimtaria
tektonike e vullkanike, dhe të jashtëm, si
rënia e meteorëve. Në përbërjen gjeologjike
të Hënës gjenden po ato elemente që gjenden
edhe në Tokë, por mbizotërojnë shkëmbinjtë
e tipit bazalt. Në ndërtimin e brendshëm të
Hënës dallohet korja me trashësi rreth 64 km,
manteli me trashësi rreth dhe bërthama që
përmban hekur dhe metale të tjera.

A e dini se?
Hëna ndodhet 384,4 mijë km larg nga Toka.
Sipërfaqja e Hënës është 38 milionë km2 ose 13,5
herë më e vogël se e Tokës, masa 81 herë, diametri
rreth 4 herë, forca e rëndesës 6 herë më e vogël se
ajo e Tokës. Densiteti mesatar i saj është 3,34
gr/cm3..

Lëvizjet e Hënës dhe fazat e saj


Hëna kryen tri lloje lëvizjesh:
1. Rrotullohet rreth boshtit të saj.
2. Rrotullohet rreth Tokës.
3. Së bashku me Tokën rrotullohet rreth Diellit.
Boshti i rrotullimit të Hënës nuk qëndron
normal ndaj rrafshit të rrugës së saj.
Rrafshi i ekuatorit të saj me rrafshin e
rrugës së vet formon një kënd prej rreth
6,5°. Koha e rrotullimit të Hënës rreth
boshtit të vet është 27.32 ditë. Po kaq
(27.32 ditë) është dhe koha e qarkullimit
të saj rreth Tokës dhe quhet Hëna
siderike (muaj yjor ose siderik).
Meqenëse Hëna për të njëjtën kohë
(27.32 ditë) rrotullohe rreth boshtit të saj
dhe rreth Tokës, gjithmonë është e kthyer nga Toka me njërën gjysmësferë. Gjysmësfera
tjetër e Hënës, e ashtuquajtura gjysmësfera e padukshme, është bërë e njohur për herë të
parë në vitin 1959, kur u fotografua nga raketa e parë ruse.

Në varësi të pozicionit të ndërsjellë


Hënë-Diell-Tokë, gjëja e parë që na bie
në sy gjatë lëvizjes së Hënës, është
ndryshimi i formës së saj. Ndryshimet e
formës së Hënës quhen fazat e Hënës.
Këto janë katër dhe emërtohen:
● Hëna e Re;
● Çereku i Parë;
● Hëna e Plotë;
● Çereku i Fundit.
Shfaqja e fazave të hënës kryhet periodikisht:

● Hëna e Re shfaqet atëherë kur Hëna ndodhet midis Tokës dhe


Diellit. Në këtë fazë, ana e ndriçuar e saj është e kthyer nga Dielli,
për këtë arsye ne nuk e shohim atë nga Toka.

● Çereku i Parë i Hënës shfaqet kur Toka, Hëna dhe Dielli formojnë
një kënd të drejtë midis tyre. Në këtë faze ndriçohet vetëm pjesa
lindore e diskut te Hënës.

● Hëna e Plotë shfaqet kur Toka ndodhet midis Diellit dhe Hënës. Në
këtë fazë pjesa e ndriçuar e Hënës duket e plotë.

● Çereku i Fundit shfaqet kur Toka, Hëna dhe Dielli formojnë midis
tyre një kënd të drejtë. Në këtë fazë ndriçohet vetëm pjesa
perëndimore e diskut të Hënës.

Gjatë fazave të Hënës ndryshon edhe


intensiteti i ndriçimit të saj. Ndriçimin më
të madh Hëna e ka kur është e plotë. Si
pasojë e fazave të Hënës ndryshojnë edhe
përmasat e baticave dhe të zbaticave ujore
të Tokës. Gjatë Hënës së Re dhe Hënës së
Plotë, baticat detare të formuara prej tyre
kanë përmasat më të mëdha. Intervali i
kohës midis të njëjtave faza të Hënës
quhet muaji sinodik dhe vazhdon për 29.5
ditë dhe është afërsisht 2.2 ditë më i gjatë se muaji yjor ose siderik.
Eklipset e Hënës dhe të Diellit
EkIipset ndodhin kur Toka dhe hëna i bllokojnë përkohësisht njëra-tjetrës dritën e Diellit.
Kjo ndodh ateherë kur gjatë lëvizjes së tyre, të tre trupat ndodhen në një vijë të drejtë.

Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna ndodhet


plotësisht midis Diellit-dhe Tokës dhe lëshon
një hije në një pjesë të Tokës, pikërisht gjatë
fazës së Hënës së re. Nëse Hëna ndodhet në
largësinë më të madhe nga Toka, atëherë kupa
e hijes së Hënës nuk mund të arrijë deri në
Tokë dhe ndodh eklipsi i pjesshem i Diellit.

Eklipsi i Hënës ndodh gjatë fazës së Hënës


së Plotë, kur Toka gjendet midis Diellit
dhe Hënës. Në këtë rast, Toka me hijen e
trupit të saj mund ta mbuloje tërësisht
Hënën dhe ndodh eklipsi i plotë.
Eklipsi i pjesshëm hënor ndodh kur
vetëm një pjesë e Hënës mbulohet nga hija e
Tokës. Gjatë eklipsit të Hënës, Hëna merr
ngjyrë të kuqe të errët.

A e dini se?
Meqenëse Hëna e Re dhe Hëna e Plotë gjatë një muaji
(29.5 ditë) ndërrohen nga një herë në muaj, atëherë për çdo
muaj duhet të ndodhte nga një eklips i Hënës dhe i Diellit.
Por kjo nuk ndodh, sepse Toka dhe Hëna nuk shtrihen në
të njëjtin rrafsh. Ekzistenca e këndit prej 5.9° midis planit
orbital të Hënës dhe planit orbital të Tokës bën që Hëna të
ngrihet sipër planit orbital të Tokës e, si rrjedhim, eklipset
shfaqen shumë më rrallë se një herë në muaj.
Kuriozitete për hënën:

1. Hëna është sateliti i 2-të më i dendur.


Ndër ata, dendësia e të cilëve dihet gjithsesi. I pari më i dendur është sateliti Io i Jupiterit.
2. Sipërfaqja e Hënës është në të vërtetë e errët.
Edhe pse në krahasim me qiellin e natës ajo duket shumë e ndritshme, me një reflektim
të madh. Ndikimi i saj gravitacional prodhon baticat e oqeanit dhe zgjatjen e lehtë të
ditës.
3. Hëna është 400 herë më e vogël se Dielli, por edhe 400 herë më afër Tokës.

4. Hëna po largohet nga Toka.


Hëna çdo vit largohet afërsisht 3.8 cm nga
planeti ynë.

5. Edhe Hëna ka tërmete.


Ata nuk quhen tërmete, por tërmete të hënës. Ato
shkaktohen nga ndikimi gravitacional i Tokës.
Ndryshe nga tërmetet në Tokë që zgjasin më së
shumti vetëm disa minuta, tërmetet e hënës mund
të zgjasin deri në gjysmë ore. Megjithatë, ata janë
shumë më të dobët se tërmetet në Tokë.

6. Në Hënë ka ujë.
UJi në hënë është në formën e akullit të bllokuar brenda pluhurit dhe mineraleve në dhe
nën sipërfaqe. Është zbuluar në zona të sipërfaqes hënore që janë në hije të përhershme
dhe për këtë arsye janë shumë të ftohta, duke i mundësuar akullit të mbijetojë.

7. Uji në Hënë ka të ngjarë të jetë dërguar në sipërfaqe nga kometat.

Minitest për njohuritë e mësimit 1.5:

1. Hëna bën pjesë në grupin e:


a. yjeve
b. satelitëve
c. planetëve
d. në asnjë nga këto grupe.

2. Eklipset e Diellit ndodhin kur:


a. Dielli ndodhet midis Tokës dhe Hënës
b. Toka ndodhet midis Hënës dhe Diellit
c. Hëna ndodhet midis Diellit dhe Tokës
d. kalon një re e zezë në Diell.

3. Në cilën faze të Hënës, Hëna i tregon Diellit anën e saj të ndriçuar:


a. Hëna e Re
b. Çereku i Parë
c. Hëna e Plotë
d. Çereku i Fundit

4. Si quhet intervali kohor midis fazave të njëjta të Hënës?


a. Muaji siderik
b. Muaji sinodik
c. Muaji yjor
d. Muaji diellor

5. Trego dy llojet e zonave në Hënë:


1. Zonat e ndriçuara: kontinentet
2. Zonat e errëta: detet

6. Plotësoni tabelën me përmasat e Hënës:

Karakteristikat Largësia Sipërfaqja e Masa Diametri Densiteti


e Hënës nga Toka Hënës mesatar

Përmasat 384,4 mijë 38 milionë 81 herë më 4 herë më e 3,34 gr/cm3


km km2/13,5 herë më e e vogël se e vogël se e
vogël se e Tokës Tokës Tokës

You might also like