You are on page 1of 2

Burime te rinovurshme dhe te parinovueshme te energjine:

Energjitë e ripërtëritshme janë energjitë që fitohen nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren
sot. Kjo lloj energjie synon të jetë sa më e pastër dhe sa më pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo
lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme, si era, rrezet e diellit, uji etj. Në energjitë e
ripërtëritshme bëjnë pjesë: Hidroenergjia, Energjia e erës, Energjia solare, Energjia gjeotermale.

Shembull I energjise se riperteritshme:

Dielli është burimi më i madh i energjisë në Tokë për shkak të proceseve të shkrirjes bërthamore që
zhvillohet brenda tij. Pjesa më e madhe e energjisë në Tokë, është rezultat i aktivitetit të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Diellit. Për shembull, energjia diellore është faktori kryesor për
ndryshimin e temperaturave në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar kështu erërat. Energjia diellore e
drejtpërdrejtë ka filluar të përdoret gjerësisht në prodhimin e energjisë me anë të paneleve diellore,
paneleve fotovoltaike, parqet me panele diellore, etj

Të gjitha energjitë e ripërtëritshme vijnë nga dielli. Toka merr energji nga dielli dhe rreth 1-2% e
kësaj energjie shndërrohet në energji të erës. Energjia që merret nga dielli dhe që shndërrohet në
atë të erës, është rreth 50-100 herë më shumë se sa energjia që merr biomasa e gjithë planetit nga
dielli. Era nuk është gjë tjetër veçse lëvizja e rrymave të ajrit të cilat shkaktohen nga diferenca e
temperaturave në tokë dhe janë të shpërndara sipas relievit të vendit. Energjia që shfrytëzojmë
është energjia kinetike e levizjes së rrymave të ajrit.

Burime te parinovueshme:
Burim i parinovueshëm është një burim natyror që nuk mund të zëvendësohet lehtësisht
me mjete natyrore me një ritëm mjaft të shpejtë për të vazhduar me konsumin. [1] Një
shembull janë lëndët djegëse fosile me bazë karboni. Lënda organike origjinale, me ndihmën
e nxehtësisë dhe presionit, bëhet lëndë djegëse si nafta ose gazi. Mineralet e tokës dhe xehet
e metaleve, lëndët djegëse fosile ( thëngjilli, nafta,) dhe ujërat nëntokësore në akuiferë të
caktuar konsiderohen të gjitha burime jo të rinovueshme.

 Lendet fosile
o Burime natyrore si qymyri,nafta dhe gazi natyror duan mijera vjet per tu
formuar dhe nuk mund te zevendesohen me ritmin e konsumit te tyre.Keshtu
konsiderohet se burimet me baza fosile do te behen shume te kushtueshme per
te korrur fitim dhe njerezimi duhet ta ktheje koken nga burime te tjera energjie
si energjia diellore ose e eres.Sot burimi kryesor I energjise I perdorur nga
njeriu eshte lenda fosile.Qe nga fillimi I perdorimit te motorit me djegie te
brendshme ne shekullin 17,nafta dhe lende te tjera fosile kane qene objekt I
vazhdueshem kerkesash te shumellojshme.Si rezultat,infrastruktura e
pershtatshme dhe sistemet e transportit qe jane te pershtatshme per perdorimin
e motorit me djegie te brendshme mbetet e perhapur ne gjithe
globin.Perdorimi I vazhdueshem I lendeve fosile ne nivelin e sotem besohet se
mund te rrise ngrohjen globale dhe te shkaktoje ndryshime te medha klimatike
 Lendet nukleare
o Fuqia nukleare siguron rreth 6% te energjise boterore dhe 13-14% te
elektricitetit.Prodhimi I energjise nukleare shoqerohet kontaminim te
rrezikshem radioaktiv duke qene se mbeshtetet ne elemente te
paqendrueshme.Ne vecanti,impiantet berthamore prodhojne rreth 200,000 tone
metrike mbetje te klasifikuara si te parrezikshme ose me nivel te mesem
rrezikshmerie,dhe 10,000 tone metrike te nivelit te larte,te perhapura ne gjithe
boten.Sjellin dem te madh ndaj njerezve dhe botes se gjalle .Perdorimi I ketyre
lendeve per prodhim energjie dhe pakujdesite fare te vogla ne impiantet
berthamore kane sjelle dukuri me pasoja te tmerrshme si rasti I Cernobilit ne
zonen midis Ukraines dhe Bjellorusise

You might also like