You are on page 1of 44

Energjia e diellit dhe Fotovoltaiket

Prof. Asoc.Dr. Vjollca Komoni,


Msc. Kushtrim Podrimçaku
Hyrje në energjinë fotovoltaike (PV)
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Çdo ndryshim që ndodh në univers është i shoqëruar me një


ndryshim në sasi që ne e kemi quajtur energji.
Energjia sipas fizikës është aftësia e ndërveprimit të
një sistemi me një sistem tjetër. Energjia është fuqia e kërkuar
për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të
caktuar.
Energjia mund të jetë në shumë forma të ndryshme, si:
 energjia elektrike,
 energjia kimike, apo
 energjia mekanike,
dhe ajo mund të përdoret për të realizuar shumë forma të
ndryshimit, të tilla si lëvizje, ngrohje, apo ndryshim kimik.

3
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Çdo aktivitet, e me këtë edhe aktiviteti njerëzor kërkon energji.


Qeniet njerëzore kanë nevojë për energji për të lëvizur trupin e
tyre, për të zier, për të ngrohur dhe ndriçuar shtëpitë e tyre, ose
për të ngasur automjete.
Qenie njerëzore është një konsumator i pangopur i energjisë.
Një djalë i ri aktiv ka nevojë për rreth 2500 kcal (2.9 kWh) energji
në ditë për të përmbushur kërkesat e tij të përditshme për
energji, ose 1060 kWh për vit.
Konsumi global aktual i energjisë është rreth 19 000 kWh për
banor në vit. Kjo do të thotë se një njeri konsumon mesatarisht
rreth 19 herë më shumë energji se sa është e nevojshme për
mbijetesë dhe shëndet të kënaqshëm.
4
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Njerëzimi ka kaluar nëpër një rritje të madhe të konsumit të


energjisë gjatë 100 viteve të fundit.
Derisa në vitin 1890 energjia e përdorur për një banor për
vit ka qenë rreth 5800 kWh, në vitin 1970 ka arrit vlerën
20200 kWh.
Kjo rritje e përdorimit të energjisë në shekullin e 20-të
mund të jetë e lidhur me një proces të evolucionit për
nevojat e njerëzve, jeta e të cilëve do të bëhet më të sigurt
dhe më e rehatshme.

5
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Ky proces u shoqërua me rritje industrializimit dhe


prodhimit masiv, e që kërkon më shumë dhe më shumë
energji.
Në fund të shekullit 19-të energjia elektrike ka filluar të
përdoret në vendet e industrializuara si një formë e re e
energjisë.
Rritja e përdorimit të energjisë elektrike është përcjell me
ndërtimin e hidrocentraleve dhe këto u bënë një burim i
rëndësishëm i energjisë në gjysmën e parë të shekullit 20-të

6
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Teknologjitë dhe materialet e reja, të tilla si plastika, janë


aplikuar në prodhimin. Kërkesa për energji është në rritje të
jashtëzakonshme në këtë periudhë.
Qymyri, nafta dhe gazi janë sot format dominuese të
burimeve të energjisë.
Këto janë të njohura si lëndët djegëse fosile dhe janë
quajtur burimet tradicionale të energjisë.
Në këtë periudhë energjia bërthamore paraqitet si një
burim i ri i energjisë.
Me rritjen e konsumit të produkteve shoqëria e sotme
karakterizohet si një shoqëri konsumuese.
7
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Në fund të shekullit 20-të është vërejt se prodhimi dhe


konsumi i madh i mallrave, megjithatë ka një anë negative
pasi kërkon një konsum masiv të lëndëve djegëse fosile
për të përmbushur kërkesat për energji, pra ka edhe një
ndikim negativ në mjedis.
Zhvillimi i qëndrueshëm njerëzor është definuar si: "... Për
të siguruar se ky (zhvillimi i qëndrueshëm) plotëson
nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e
brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre" .
World Commission on Environment and Development
(WCED), Our Common Future, Oxford/New York: Oxford
University Press (1987).
8
Hyrjen në konsumin dhe prodhimin e energjisë

Vëmendja është kthyer në burimet e ripërtëritshme të


energjisë.
Energjia është thelbi i çdo aktiviteti njerëzor.
Karakteristikat kryesore të sistemit të energjisë janë:
 popullsia,
 konsumi i përgjithshëm i energjisë, dhe
 burimet dhe format e energjisë që i përdorin njerëzit.
Sistemi i energjisë në fillim të shekullit të 21 është i
karakterizuar nga gjashtë miliard njerëz që jetojnë në tokë
dhe me një konsumin total të energjisë prej rreth 1.3 ×
1010 kW.
9
Burimet primare të energjisë

10
Burimet primare të energjisë

Pritet që popullsia e botës do të rritet dhe do të arrijë deri


në 10 miliardë në vitin 2050.
Me qëllim që të sigurohet që me këtë rritje popullsia të
ketë standarde të larta të jetesës, nevojitet zhvillimi i
mëtejshëm ekonomik.
Burimet e ripërtëritshme të energjisë formojnë grupin e
dytë të burimeve të energjisë primare dhe ato sot
kontribuojnë me 22% të prodhimit të përgjithshëm të
energjisë.

11
Burimet primare të energjisë

Me energji të ripërtëritshme nënkuptojmë energjinë që merret


nga flukset e vazhdueshme të energjisë që ndodhin në mjedisin
natyror, siç është energjia diellore, energjia e ujit, energjia e
erës dhe energjia nga biomasa.

Energjia elektrike përbënë rreth 12% nga e gjithë energjia e


konsumuar në mbarë botën. Në Figurën 1.2 është treguar
shpërndarjet aktuale e burimeve të energjisë primare, kontributi
i tyre në prodhimin e energjisë elektrike, si dhe përdorimi i
energjisë elektrike.

12
Burimet primare të energjisë

13
Burimet primare të energjisë

Lëndët djegëse fosile nuk janë të shpërndara në mënyrë të


barabartë nëpër bota dhe vendet që kanë rezerva të mëdha
të lëndëve djegëse fosile mund të ndikojë në ekonomin
botërore.
Rreth ¼ e popullsisë së botës përdor ¾ e energjisë primare.
Për krahasim: një banor i U.S.A. përdor mesatarisht 10 kW
të energjisë së prodhuar nga lëndët djegëse fosile, ndërsa
një banor i Afrikës Qendrore përdor 0.1 kW të energjisë së
prodhuar nga druri.

Është vlerësuar se rreth 2 miliard njerëz nuk kanë qasje në


energji elektrike.
14
Burimet primare të energjisë

Dihet se konsumi masiv i lëndëve djegëse fosile ka ndikim


negativ në mjedis.
Gazrat si CO2 dhe SOx dhe NOx prodhohen si nusprodukte gjatë
djegies të lëndëve djegëse fosile
Problemet ekologjike, si efekti serë dhe shirat acidike.
Efekti serë është i lidhur me rritjen e CO2 në atmosferë.
Përqendrimi i CO2 në atmosferë është rritur në shekullin e 20
nga 280 ppm në 350 (400) ppm. Shkencëtarët mendojnë se nëse
ky trend vazhdon, temperatura do të rritet nga 3 °C deri në 5 °C
deri në vitet 2030-2050.

15
Burimet e ripërtëritshme të energjisë

Aspektet negative të sistemit të sotëm të energjisë na


shpijnë në formulimin e zhvillimit të qëndrueshëm për
realizimin e të cilit kërkohet një sistem alternativ i energjisë
që bazohet në:
1. Politikat për përdorimin efiçient të energjisë dhe
2. Burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Kompania e naftës Shell ka arritur në përfundimin se


lëndët djegëse fosile janë ende të rëndësishme, por ato do
të arrijnë kulmin e përdorimit në vitin 2020.
Kështu me kohë, energjitë e ripërtëritshme do të bëhen
burim i rëndësishëm i energjisë.
16
Burimet e ripërtëritshme të energjisë

Rrezatimi i diellit paraqet një burim të tillë të pafund të


energjisë për Tokën. Dielli jep energji prej 1.2 × 1014 kWh
në Tokë, e cila është rreth 10.000 herë më shumë se
konsumi aktual i energjisë.
Drita përdoret për gjenerimin e energjisë elektrike në
sistemet fotovoltaike, me të cilin rast bëhet shndërrimi i
drejtpërdrejtë i dritës në energji elektrike në pajisjet të cilat
quhen celula diellore.

17
Burimet e ripërtëritshme të energjisë

Përparësitë kryesore të përdorimit të burimeve të


ripërtërishme të energjisë në krahasim me burime
tradicionale të energjisë do të pasqyrohen me një mjedis
më të pastër, krijimin e mundësive për punësim, si dhe
sigurinë e furnizimit me energji.
Përdorimi i energjisë së ripërtëritshme mund të zvogëlojë
emetimin e gazrave serë dhe ndotësve të tjerë. Energjia e
ripërtëritshme mund të luaj rol të rëndësishëm në rritjen e
sigurisë së furnizimit me energji, duke siguruar burime të
brendshme të energjisë dhe duke ju shmangur varësisë nga
furnizimi nga lëndët djegëse fosile të importuara.

18
Burimet e ripërtëritshme të energjisë

Sot burimet e ripërtëritshme kontribuojnë me rreth 22% në


gjenerimin e energjisë, si dhe kontribues kryesor në këtë
janë: biomasa dhe energjia elektrike hidrike.
Në Evropë, pjesëmarrja e energjisë së ripërtëritshme në
energjinë primare ka qenë 5.3% në Bashkimin Evropian dhe
1.7% në Evropën Lindore (1994).
Që nga viti 1989, përdorimi i energjisë së ripërtëritshme në
Evropë ka qenë në rritje me një normë prej 2.7% në vit.
Aktualisht, niveli i penetrimit të tregut të energjisë së
ripërtëritshme varet fuqimisht nga politikat, veçanërisht
politikat e mjedisit, kërkimit dhe zhvillimin (R & D), dhe
politikat mbështetëse të tregut.
19
Krahasimi i investimeve dhe kosto e gjenerimit të energjisë elektrike
për teknologjitë të ndryshme

Teknologjia Kosto e gjenerimit Kosto e investimeve


(US cents/kWh) (US $/W)
Mesatare Diapazon Mesatare Diapazon
Gazi 3.5 3.0-4.0 0.6 0.5-0.7
Thëngjilli 4.8 4.0-5.5 1.2 1.0-1.3
Nukleare 6.0 3.3-8.0 1.6 1.2
Erës 5.5 3.0-8.0 1.4 2.0
Biomasa 25 MWe djegie 6.5 4.0-9.0 2.0 1.5-2.5
Hidrocentralet e vogla 7.5 5.0-10.0 1.0 0.8-1.2
Diellore termike 15.0 12.0-18.0 5.0 4.0-6.0
Sistemet fotovoltaike 55.0 30.0-80.0 7.0 6.0-8.0

20
Energjia diellore fotovoltaike (shndërrimi i energjisë së
diellit në elektricitet)

Energjia e rrezatimit të diellit përdoret drejtpërdrejtë kryesisht


në dy forma:
 shndërrimin e drejtpërdrejtë në energji elektrike që ndodh
në pajisje gjysmëpërçuese të quajtur celula diellore
 grumbullimi i nxehtësisë në kolektorët diellor.
Prandaj, mos i ngatërroni celulat diellore me kolektorët diellor.
Shndërrimi i drejtpërdrejtë i rrezatimit diellor në energji
elektrike është shndërrimi fotovoltaike (PV) i energjisë, sepse ai
është i bazuar në efektin fotovoltaik.

21
Energjia diellore fotovoltaike (shndërrimi i energjisë së
diellit në elektricitet)

Fjala Fotovoltaik nënkupton "dritë-elektricitet", pasi që


"photo" është nga fjala greke "phos" që do të thotë dritë
dhe "Volt" është shkurtesa nga shkencëtari Alessandro
Volta (1745-1827), i cili ishte një pionier në studimin e
energjisë elektrike.
Zhvillimi i energjisë diellore PV si një burim i energjisë të
pastër dhe ekologjikisht miqësore konsiderohet si një
mision fisnik dhe funksion shtesë krahas atij që ka pasur:
për të siguruar energji për jetën në Tokë.
Funksion shtesë i diellit do të jetë për të siguruar tokën
me energji për rehati e njerëzve dhe mirëqenien e tyre
duke prodhuar energji elektrike diellore.
22
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Motivet për zhvillimin dhe zbatimin e energjisë diellore PV janë


bazuar në parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe të
mjedisit si dhe sigurimin e energjisë së pastër për të gjithë
njerëzit, ndahen në tri kategori:
 të energjisë,
 ekologjike dhe
 ekonomike.
Energjia
Ekziston një nevojë në rritje për energji në botë dhe pasi që
burimet tradicionale të energjisë të bazuara në lëndët djegëse
fosile janë të kufizuara dhe shpenzohen një ditë, andaj energjia
diellore PV është konsideruar si një burim energjie i cili premton.
Aplikimi në shkallë të gjerë i energjisë diellore PV do të
kontribuojë në diversifikimin e burimeve të energjisë
23
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Ekologjia
Përdorimi në shkallë të gjerë i energjisë diellore PV, e cila
konsiderohet si burim ekologjikisht miqësore i energjisë, do
të mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të
emetimit të gazrave të tilla si CO2 dhe SOx ( oksidet e
sulfurit) dhe NOx (oksidet e azotit) të cilat ndotin
atmosferën gjatë djegies së lëndëve djegëse fosile.

Aktualisht, prodhimi i përgjithshëm i energjisë është


vlerësuar diku 1.6 × 1010 kW në krahasim me 1.0 × 106 kWp
që mund të gjenerohet nga të gjitha celulat diellore të
instaluara në gjithë botën.
24
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Me Wp (Watt pik) nënkuptohet njësia e fuqisë që duhet të


dorëzohet nga një celulë diellore gjatë ndriçimit standard.
Me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga sistemet
PV si pasojë do të kemi rënien e emetimet e gazrave në
mjedis që emitojnë burimet me lëndë djegëse fosile.
Nëse rritja vjetore e prodhimit të energjisë nga sistemet PV
është 15%, atëherë në vitin 2050 këto sisteme do të
prodhojnë 2.0 × 108 kWp.
Rritja vjetore prej 25% do të rezultojë në energjinë elektrike
të prodhuar nga dielli prej 7.5 × 109 kWp në 2040, ndërsa
rritja vjetore prej 40% do të çojë në prodhimi e energjisë
prej 2.4× 010 kWp në 2030.
Sistemet PV do të bëhen një burim i rëndësishëm i
energjisë pas një periudhe prej 30 vitesh 25
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Ekonomia
Panelet diellore të cilat janë në treg zakonisht janë me fuqi
të caktuar, por kanë mundësi të lidhën në mënyrë të
kombinuar ashtu që arrihet fuqia e kërkuar e sistemit.
Kosto e ulët e operimit dhe e mirëmbajtjes si dhe
besueshmëria, pastaj forma modulare dhe mundësia e
zgjerimit, janë avantazhet kryesore të energjisë diellore nga
modulet PV për aplikim në vendet rurale.
Janë gati dy miliardë njerëz që jetojnë kryesisht në pjesë
rurale të botës të cilët nuk kanë qasje në energji elektrike,
andaj energjia elektrike diellore sot është një zgjidhje me
kosto efektive.
26
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Kapaciteti instalues i paneleve PV në botë deri në vitin


2015 ka arritur 156 103 MW. Kosto mesatare e fuqisë prej
1 Wp të sisteme fotovoltaike ka qenë rreth 3.5 € në vitin
2011, dhe ka pasur një rënie të madhe në këto 4 vitet e
fundit dhe ka arritur në 1.5 €.

27
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Përparësitë:
 Janë miqësore me mjedisin
 Nuk kanë zhurmë e as pjesë lëvizëse
 Nuk kanë emetim
 Nuk përdorin lëndë djegëse e as ujë
 Kërkesë minimale për mirëmbajtje
 Jetë të gjatë, deri në 30 vite
 Energjia elektrike prodhohet kur ka dritë diellore ose
artificiale
 PV operon edhe në kushtet e motit me re
 Sistemi modular mundëson dizajnim e sistemi me fuqi
deri në disa megavat 28
Hyrje në energjinë diellore fotovoltaike

Mangësitë:
 Sistemet PV nuk punojnë pa dritë
 Kosto e lartë fillestare bënë që mos të merret parasysh
kosto e ulët e mirëmbajtjes dhe kosto zero për lëndë
djegëse
 Nevojitet sipërfaqe e madhe për sisteme të mëdha
 Sistemet PV gjenerojnë rrymë të vazhduar: prandaj
nevojiten pajisje speciale të rrymës së vazhduar ose
inverter nëse do të lidhën në rrjetin elektrike ose
kërkohet akumulimi i energjisë në bateri.

29
Sistemet fotovoltaike (PV)

Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike do të


bëhet në pajisjen gjysmëpërçues që quhet celulë diellore.
Celula diellore është një njësi e cila mund të prodhoj një
sasi të caktuar të energjisë elektrike që karakterizohet nga
një tension dhe rrymë në dalje.

Për prodhimin e energjisë elektrike diellore me fuqi të


madhe, atëherë panelet diellore duhet të lidhen së bashku
në një grup (varg) të moduleve diellore.

30
Sistemet fotovoltaike (PV)

31
Sistemet fotovoltaike (PV)

Panelet diellore janë pjesë e një sistemi PV të tërë, të cilat në


varësi nga aplikimi përbëhet nga:
 bateria për akumulimin e energjisë elektrike,
 invertorin DC/AC i cili lidhet ndërmjet paneleve PV diellore
dhe rrjetit elektrik, dhe
 komponentëve të tjera të ndryshme elektrike apo elemente
për montim.
Këto pjesë shtesë të sistemit diellor PV formojnë pjesën
sekondare të sistemit.
Përgjithësisht, sistemi fotovoltaik përbëhet prej tri pjesëve:
 Modulet ose grupit të moduleve diellore
 Invertori, pjesët për lidhje elektrike dhe montim dhe bateritë
 Ngarkesat
32
Teknologjitë e sistemeve fotovoltaike (PV)

Përdorimi i parë praktik i celulave diellore ka qenë prodhimi


i energjisë elektrike në satelitin e orbitës Vanguard 1 në
vitin 1958.
Celulat e para diellore janë bërë nga fletët e holla silicit
monokristalor me efiçiencë prej 6%.
Aplikimi në hapësirë për një kohë ka qenë aplikimi i vetëm i
tyre. Kriza e energjisë në vitet shtatëdhjetë të shekullit të
20 ka përshpejtuar kërkimin e burimeve të reja të energjisë
për aplikime tokësore.

33
Teknologjitë e sistemeve fotovoltaike (PV)

Për qëllim të gjenerimit të energjisë elektrike nga celulat


diellore në tokë, janë përdorur celulat nga silicit
monokristalor.
Teknologjia e celulave nga silici kristalor është përmirësuar
në mënyrë shumë të shpejtë në njëzet vitet e fundit dhe sot
ajo është teknologjia dominuese e celulave diellore.
Teknologjia e celulave diellore nga silici kristalor mund të
janë:
 monokristalore
 polykristalore
Të dy teknologjitë e përdoruara të bazuar në silicin kristalor
konsiderohen si celulat diellore të brezit të parë.
34
Teknologjitë e sistemeve fotovoltaike (PV)

Me qëllim të uljes së shpenzimeve të materialit të celulave


diellore nga silici kristalor, janë zhvilluar celula diellore me film
të hollë me kosto të ulët, të cilat përfaqësojnë gjeneratën e dytë
të celulave qelizat diellore.
Ekzistojnë disa materiale gjysmëpërçues që potencialisht mund
të përdoren për celulat diellore me film të hollë, si:
- bakri indium galium diseleni (CuInGaSe2 = CIGS),
- kadmium Telluri (CdTe),
- silic amorf i hidrogjenizuar (a-Si: H),
- silici polykristalor me film të hollë.
Performanca e celulave diellore mund të përmirësohet 2-3 herë,
andaj edhe janë përdorur koncepte të ndryshme për të
prodhuar gjeneratën e tretë me efiçiencë të lartë, si celulat
35
diellore me film të hollë.
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Paraqitja e tipave të ndryshme të celulave diellore të përdorura


në aplikime në hapësirë dhe tokë
Prodhuesit garantojnë së paku 20 vjet të punën së modulit

36
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Prodhimi komercial i celulave diellore është në rritje të


vazhdueshme mesatare prej 25% që nga viti 1996. Rritja e
prodhimit të celulave diellore sipas rajoneve

Prodhimi vjetor global ( botëror) sipas rajoneve

37
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Rritja e prodhimit të celulave sipas teknologjisë është treguar në


Figurën 1.5.
Tregu i sistemeve fotovoltaike ka një rritje të shpejtë: Rritja vjetor e
instalimeve të sistemeve fotovoltaike ishte 41% në mes të viteve
2000 dhe 2015.

Photovoltaics report, Fraunhofer Institute for Solar Energy Systems, 6 June


2016, www.ise.fraunhofer.de
38
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Sipas teknologjisë së silicit kristalor diku rreth 93% të prodhimit


të përgjithshëm andaj kjo teknologji e celulave diellore është
dominuese.

Figura 1.6 Përqindja e prodhimit vjetor global ( botëror)


39
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Aktualisht, janë katër fusha kryesore të tregut për aplikimet


fotovoltaike tokësore:
1) Përdoruesit e produkteve, të tilla si janë orët, kalkulatorët dhe
fenerët.
2) Sistemet të quajtura Off-grid, të cilat punojnë si të vetme, si
janë sistemet shtëpiake për furnizim me energji elektrike,
3) Sistemet industriale të palidhura në rrjetë (Off-grid) për
furnizimin të menaxhimit të ujit, ndriçimit, dhe telekomunikimet.
4) Sistemet fotovoltaike të lidhur në rrjetë (On-Grid) të cilat janë
të integruara në kulmet dhe muret e jashtme të ndërtesave ose
në sipërfaqet e tjera.

40
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Janë bërë investime të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare në


kërkimet shkencor, zhvillimin, demonstrim dhe shpërndarjen e
rezultateve në përmirësimet teknike të rëndësishme si dhe në
rënie e çmimit të moduleve PV për disa herë gjatë dy dekadave
të fundit.
Në Gjermani çmimi për një sistem PV tipik me fuqi 10 deri 100
kWp për vendosje në kulm në vitin 1990 ka qenë rreth 14,000 € /
kWp. Në fund të vitit 2015, kosto e sistemeve të tilla është rreth
1.270 € / kWp.
Kjo tregon një rënie të çmimit prej rreth 90% e më shumë për një
periudhë prej 25 vjetëve dhe është e barabartë me rënie
mesatare vjetore të çmimit prej 9%.

41
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Ndërsa në SHBA çmimi i moduleve PV ka qenë rreth US $ 5000-


6000 / kWp. Në fund të vitit 2015 kosto e moduleve ka rënë në
rreth US $ 750-800 / kWp. Kostoja e sistemit PV është rreth dy
herë më e lart se e moduleve PV.
Kostoja e energjisë elektrike diellore varet nga performanca e
modulit PV.
Modulet PV komerciale të cilat janë bërë nga celulat e silicit
kristalor kanë efiçiencë prej 12 deri në 17%.
Zvogëlimi gjithnjë i kostos së celulave diellore në bazë të silicit
kristalor është përshpejtuar për shkak të përmirësimit të
metodave të prodhimit, rritjen e efiçiencës së celulave diellore
dhe reduktimeve në koston e prodhimit të moduleve.
E gjithë kjo ka si rezultat uljen e kostos së modulit prej $ 750 /
kWp në 2015. 42
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Kompania Shell ka parashikuar se me një zhvillim të suksesshëm


të biznesit të PV do të kemi një rritje vjetore të tregut prej 22% e
që lidhet me një ulje vjetore reale të kostos prej 6%.
Parashikimi i tregut të përgjithshëm global të PV diellore deri në
vitin 2019 është treguar në Figurën 1.7.

43
Aplikimi i sistemeve fotovoltaike dhe tregu

Evolucionin e kapaciteteve të PV diellore të instaluar në Evropë


2000-2014.

Figura 1.8 Evolucioni i kapaciteteve të PV diellore të instaluar në Evropë 2000-2014


44

You might also like