You are on page 1of 7

nevojat e botes per energji

Erisela Bulica
E ardhmja e Energjise
 Bota do të ketë nevojë për shumë energji për shtëpitë tona dhe për më shumë
karburant për transportin, për një popullsi që rritet gjithnjë e më shumë në numër
dhe që rrit vazhdimisht standardet e saj të jetesës. Por për të frenuar ndryshimet
klimatike, energjia duhet të prodhohet gjithnjë e më shumë nga burime me nivele të
ulëta karboni. Në mënyrë që të begatojnë dhe zhvillohen, jeta, mënyrat e jetesës,
ekonomia dhe komunitetet tona varen nga energjia e favorshme, e besueshme dhe e
përballueshme. Njerëzit nuk kanë qenë kurrë më parë më të lidhur sesa sot. Shumë
prej nesh po gëzojnë mundësi më të mira, shëndet më të mirë dhe një standard më të
lartë jetese. Pjesa më e madhe e energjisë që përdorim sot prodhohet nga nafta dhe
qymyri, dhe gjithnjë e më shumë nga gazi natyror. Këto lëndë djegëse hidrokarbure
furnizojnë me energji elektrike, ngrohin dhe ftohin shtëpitë dhe vendin tonë të punës
dhe përdoren edhe si lëndë djegëse në sistemet e transportit me të cilat lëvizim për
të shkuar në punë apo në shkollë apo edhe me pushime. Kjo energji vë në punë
industritë që sigurojnë jetesën tonë, dhe siguron edhe përbërësit kimikë për
prodhimin e pjesës më të madhe të produkteve që ne blejmë - si për shembull pajisja
që po përdorni për të lexuar këtë faqe.Kërkesa botërore për energji po rritet, e nxitur
edhe nga rritja e popullsisë dhe rritja e standardeve të jetesës.
 Ndërkohë që sistemi i energjisë zhvillohet, hidrokarburet do të vazhdojnë të luajnë një rol
jetik në dekadat e ardhshme, duke siguruar atë energji kaq të nevojshme për transportin, në
veçanti për transportin ajror, dhe për prodhimin e produkteve të përditshme nga materiale
plastike në materiale çeliku.
 Ne po përdorim ekspertizën, teknologjinë dhe inovacionin tonë për të siguruar më shumë
energji të pastër për të plotësuar nevojat në rritje të botës për energji dhe për të gjetur
mënyra që energjia të përdoret në mënyrë më efikase. Gjithashtu, po punojmë me partnerët,
komunitetet, qeveritë dhe aktorë të tjerë për ta bërë këtë gjë në mënyra të përgjegjshme për
mjedisin dhe shoqërinë.
 Sot, gazi natyror - hidrokarburi që digjet në mënyrën më të pastër - përbën më shumë se
gjysmën e prodhimit tonë. Ne besojmë se ai do të jetë jetik për të ndërtuar një të ardhme të
qëndrueshme në drejtim të furnizimit me energji, veçanërisht për prodhimin e energjisë
elektrike; krahasuar me qymyrin, përdorimi i gazit natyror do të përgjysmonte nivelin e
shkarkimeve të CO<sub>2</sub>&nbsp dhe do të krijonte vetëm një të dhjetën e ndotësve
të ajrit. Ne jemi angazhuar në disa projekte për kapjen dhe depozitimin e sigurt të CO2,
me qëllimin për të zbutur pasojat e përdorimit të hidrokarbureve. Këto masa kërkojnë
mbështetjen e qeverive të vendeve të botës në mënyrë që të jenë të realizueshme
financiarisht dhe që të përhapen sa më shumë. Zëvendësimi i një centrali elektrik që punon
me qymyr me një central që punon me gaz dhe ka një sistem për kapjen dhe depozitimin e
karbonit (CCS) mund të zvogëlojë deri në 90% shkarkimet e CO2. Gjithashtu, ne kemi mbi
dhjetë vjet përvojë në fushën e energjisë së prodhuar nga era, dhe jemi të përfshirë në nëntë
projekte në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Energjia e Riperteritshme
 Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet natyrore
siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale .
Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi
elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen
e energjisë .Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka
kontribuar 19%të konsumit tonë global të energjisë dhe 22% të prodhimit tonë elektrik në
vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa
tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji
dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në
mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 miliardë dollarë
në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në
ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante Megjithëse ekziston një
ndryshim i madh në energjinë bërthamore në lidhje me energjitë e tjera jo të rinovueshme.
Dhe është që kjo lloj energjie nuk gjeneron një emision të gazrave serë gjatë gjenerimit të
saj, por krijon sasi të mëdha të mbetjeve të rrezikshme radioaktive që janë të vështira për
tu trajtuar. Duhet gjithashtu të shtohet se mbeturinat në fjalë përfundojnë duke ndotur
mjedisin dhe duke pasur ndikime serioze në tokë, ujë dhe ajër.
Energjia e Pariperteritshme
 Një burim jo I rinovueshem (i quajtur edhe një burim i limituar) është një burim që nuk
rinovojë veten në një shkallë të mjaftueshme për te kaluar shkallen e konsumit te tij nga
njeriu . Një shembull eshte karburanti organik . Materiali origjinal organik, me ndihmën e
nxehtësisë dhe presionit, bëhet lëndë djegëse e tille si nafta apo gazi. mineralet tokesore
dhe mineralet metalike, karburantet fosile (qymyri, nafta,gazi natyror) dhe nëntokësor në
akuiferet caktuara konsiderohen të gjitha burime jo të rinovueshme, edhe pse elementet
individuale janë ruajtur pothuajse gjithmonëBurime natyrore si qymyri,nafta dhe gazi
natyror duan mijera vjet per tu formuar dhe nuk mund te zevendesohen me ritmin e
konsumit te tyre.Keshtu konsiderohet se burimet me baza fosile do te behen shume te
kushtueshme per te korrur fitim dhe njerezimi duhet ta ktheje koken nga burime te tjera
energjie si energjia diellore ose e eres.Sot burimi kryesor I energjise I perdorur nga njeriu
eshte lenda fosile.Qe nga fillimi I perdorimit te motorit me djegie te brendshme ne
shekullin 17,nafta dhe lende te tjera fosile kane qene objekt I vazhdueshem kerkesash te
shumellojshme.Si rezultat,infrastruktura e pershtatshme dhe sistemet e transportit qe jane
te pershtatshme per perdorimin e motorit me djegie te brendshme mbetet e perhapur ne
gjithe globin.Perdorimi I vazhdueshem I lendeve fosile ne nivelin e sotem besohet se
mund te rrise ngrohjen globale dhe te shkaktoje ndryshime te medha klimatike.
Burimet primare dhe sekondare te energjise

Burimet primare te Shenderruesit e energjise Burimet sekondare te


energjise primare energjise
Qymyri Termocentralet Elektriciteti
Nafta Gjeneratoret Lendet djegese si benzina
Gazi natyror Rafinerite Gazi hidrogjen etj
Era Prodhues te gazit etj
Drita e diellit
Uraniumi
Uji etj

You might also like