You are on page 1of 30

Ndotja

• Në çdo vend të industrializuar njerëzit kanë kontakt të përditshëm me probleme


të ndotjes. Dihet që emetimet e gazrave janë shkaku i ngjarjeve më ekstreme të
motit. Në 80-90% të rasteve kanceret janë influencuar nga faktorët mjedisorë
dhe alergjitë po përhapen me shpejtësi. Në të njëjtën kohë po rritet shkalla e
zhdukjes së kafshëve dhe specieve bimore; në periudhën 1900-1950 është
zhdukur një specie në vit, ndërsa vetëm në 1990 çdo orë janë zhdukur 1-3
specie. Gjithmonë speciet janë zhdukur gradualisht dhe janë shfaqur specie të
reja, por shkalla e zhdukjes sot është 100-1000 herë më e madhe se në shkallë
natyrore.
• Industria e ndërtimit është përgjegjëse direkt ose indirekt në ndikimin tek njeriu i
ndotjes mjedisore.
• Kjo mund ti atribuohet si ndotjes energjetike ashtu edhe ndotjes materiale.
Ndotja energjetike
• Ndotja energjetike lidhet me sasinë dhe burimet energjetike të përdorura në prodhimin e materialeve.
Burimet e energjisë variojnë shumë nga vendi në vend. Në Skandinavi është e zakonshme hidroenergjia,
ndërsa në Britaninë e Madhe, Europë janë akoma lëndët e djegshme fosile dhe energjia bërthamore.
• Përdorimi i energjisë së rinovueshme po rritet shumë ngadalë. Përdorimi i energjisë bërthamore
përfshin rreziqet e emetimeve radioaktive, veçanërisht në menaxhimin e mbetjeve. Lëndët e djegshme
fosile shkaktojnë emetimet më të mëdha të gazeve serë si (CO2), gazet acide siç është (SO2) dhe
substancat e oksidimit fotokimik siç janë (NOx).
• Në varësi të përbërjes së tyre djegia e mbeturinave mund të shkaktojë ndotje serioze. As bioenergjia në
format e saj të ndryshme nuk është joproblematike. Veç konkurencës me ofertat ushqimore duke
supozuar rimbjelljen e bimëve, ajo normalisht konsiderohet si klimatikisht neutrale.
• Burimet e rinovueshme siç janë era, valët dhe dielli në përgjithësi janë joproblematike, por asnjë prej
tyre nuk është pa ndonjë pasojë mjedisore. Zakonisht elektriciteti prodhohet edhe nga një kombinim i
burimeve përfshirë energjinë bërthamore, biomasën, fuqinë ujore, etj dhe shkalla e ndotjes është më e
ulët se djegia direkte.
Ndotja që lidhet me energjinë në proceset e
prodhimit
Burimet CO2 (g/MJ) SO2 (g/MJ) NOx (g/MJ)
Nafta 75 0.18 0.1
Gazi natyror 55 0 0.04
Qymyri 91 0.20 0.15
Koksi 103 0.36 0.15
Mbeturina të ndryshme 25 0.05 0.09
shtëpiake
Elektriciteti dhe klima
• Elektriciteti përbën fraksione të ndryshme në sistemin energjtik të vendeve.
Megjithëse është i pastër në pikën e përdorimit, elektriciteti ka një impakt të madh
mjedisor prandaj ka rëndësi burimi i përdorur për prodhimin e energjisë së përdorur
për prodhimin e materialeve ndërtimorë. Alumini i prodhuar me hidroenergji në
Norvegji ka shumë pak impakt në krahasim me aluminin e prodhuar me energji
elektrike me bazë qymyri në Angli.
• Fokusi duhet vendosur në prodhimin e elektricitetit në mënyrë globale. Kjo është e
vështirë që të vlerësohet por në vija të trasha vlerësohet se elektriciteti prodhohet
nga burimet e mëposhtme: 66% nga lëndët e djegshme fosile, 16% nga energjia
bërthamore dhe 18% nga burime të rinovueshme. është e rëndësishme të kihet
parasysh se të njëjtat materiale të importuara nga vendet e zhvilluara me shpejtësi si
psh Kina mund të kenë impakte më të mëdha që lidhen me prodhimin e energjisë.
Ndotja gjatë transportit
Tipi i transportit CO2 (g/ton km) SO2 (g/ton km) NOx (g/ton km)
Nëpërmjet ajrit 1650 0.9 7.7
Me rrugë automobilistike
Makina të lehta (14 ton), me 175 0.04 1.8
diesel
Makina të rënda (40 ton), diezel 50 0.03 0.56
Me linjë hekurudhore, me diezel 18 0.05 0.36
Nëpërmjet detit
Anije të vogla (më pak se 3000 25 0.4 0.7
ton), me diesel
Anije të mëdha (më të mëdha se 15 0.26 0.43
8000 ton), diezel
Ndotja materiale
• Ndotja materiale lidhet me ndotësit në ajër, tokë dhe ujë, të cilët e kanë prejardhjen nga
vetë materiali dhe përbërësit e tij, gjatë prodhimit të materialit, përdorimit dhe degradimit
të tij. Pamja është mjaft komplekse duke marrë për bazë faktin se sot në industrinë e
ndërtimit përdoren rreth 80000 kimikate dhe se që nga viti 1971 numri i kimikateve që
dëmtojnë shëndetin është katërfishuar. Dëmtimet me afat të gjatë të sistemeve nënujorë
nuk janë lehtësisht reversibël dhe ndotje të mëdha krijohen gjatë nxjerrjes të lëndëve të
para nga kariera apo miniera.
• Ndotja materiale nga industria e ndërtimit përbëhet nga emetime, pluhura dhe rrezatime
nga materialet që janë të ekspozuar ndaj faktorëve kimikë apo fizikë siç janë nxehtësia,
presioni. Brenda ndërtesës së përfunduar këto aktivitete janë relativisht të vogla, por
megjithatë ka evidence të mjaft materialeve që emetojnë gaze ose pluhura të cilët mund të
çojnë në probleme shëndetësore për banorët dhe përdoruesit e tjerë; kryesisht alergji apo
irritime në lëkurë apo në membranat e mukozave. Edhe vetitë elektrostatike të materialeve
luajnë rol në klimën e brendshme në një ndërtesë.
• Sipërfaqet që janë të ngarkuara shumë negativisht mund të krijojnë një ngarkesë
elektrostatike dhe tërheqje të pluhurit. Përcjellësit elektrikë siç janë metalet mund të rrisin
fushat ekzistuese magnetike. Materialet ndërtimorë gjithashtu mund të përmbajnë edhe
përbërës radioaktivë siç është gazi radon i cili mund të emetohet në mjedisin e brendshëm.
• Pjesë e tabllosë ndotëse janë mbetjet. Përqindja në peshë e materialeve të rrezikshëm në
mbetjet e shkatërrimeve mund të jetë relativisht e vogël, por ajo mund të ketë një efekt
negativ të konsiderueshëm në mjedis. Ndërsa disa materiale mund të digjen në një
incinerator të zakonshëm të tjerë duhet të digjen në inceneratorë me pastrues me
efektshmëri të lartë të shkarkimeve të gazta.
• Në varësi nga risqet mjedisorë në vendet e depozitimit duhet të ketë siguri për të mos patur
kullime në sistemin ujor. Materialet më të rrezikshëm janë ata që përmbajnë metale të
rëndë dhe helme të tjerë dhe gjithashtu edhe plastikat që dekompozohen ngadalë dhe
shkaktojnë probleme për shkak të volumit të madh të tyre.
• Ka një lidhje të dukshme ndërmjet përhapjes së një materiali në
natyrë dhe mundësisë së tij për të shkaktuar ndotje në mjedis.
• Nëse sasia e një substance në një mjedis rritet (në ajër, tokë, ujë ose
organizma) kjo rrit edhe rrezikun e efekteve negative.
Përhapja natyrore e elementeve në pjesën e
arritshme të kores tokësore
Sasia (g/ton) Elementët
Më e madhe se 100 000 O, Si
100 000-10 000 Al, Fe, Ca, Na, K, Mg
10 000-1 000 H, Ti, P
1 000-100 Mn, F, Ba, Sr, S, C, Zr, V, Cl, Cr
100-10 Rb, Ni, Zn, Ce, Cu, Y, La, Nd, Co, Sc, Li, N, Nb, Ga, Pb
10-1 B, Pr, Th, Sm, Gd, Yb, Cs, Dy, Hf, Be, Er, Br, Sn, Ta, As, U, Ge, Mo,
W, Eu, Ho
1-0.1 Tb, I, Tm, Lu, Tl, Cd, Sb, Bi, In
0.1-0.01 Hg, Ag, Se, Ru, Pd, Te, Pt
0.01-0.001 Rh, Os, Au, Re, Ir
Ngrohja globale
• Ndryshimi klimaterik global është kërcënimi më i madh me të cilin ne ndeshemi sot.
Procesi i ngrohjes globale (Global Warming Potential, GWP) i një gazi është kontributi i
tij potencial relativ në ndryshimin klimatik për një periudhë 100 vjeçare ku kontributi
i dioksidit të karbonit CO2 merret i barabartë me 1.
• Emetimet e solventëve organikë në atmosferë të cilët përdoren psh në bojrat, adezivët
dhe plastikat do të kenë një GWP afërsisht 3 në krahasim me CO2. mgjth këto gaze nuk
konsiderohen si gaze të zakonshëm serë dhe prandaj nuk përfshihen në këtë tabelë.
• Dioksidi i karbonit përbën më tepër se rreth gjysmën e të gjithë emetimeve të gazeve
serë. Tre burimet kryesore antropogjenike të këtyre gazeve serë janë prodhimi i
energjisë, industria kimike dhe ciklet e mbeturinave. Prej këtyre dominon prodhimi i
energjisë. Kjo rrjedh nga përdorimi i djegies së lëndëve djegëse fosile në uzinat e
prodhimit të energjisë dhe në sektorin e transportit.
Disa gaze të rëndësishëm serë
Substanca/Numri CAS GWP (kg CO2ekuiv/kg) Mundësia e përhapjes
Dioksid karboni/ 124-38-9 1 Procese te bazuara në lëndët e djegshme
fosile, prodhimi i gëlqeres dhe çimentos,
trajtimi i mbetjeve (incenerimi)
Klormetan/ 74-87-3 16 Plastika, goma sintetike, shkuma për izolim
Diklormetan/ 75-09-2 15 Bojra, shkuma për izolim
Hidroklorfluorkarbure
HCFC 22/ 75-46-6 1700 Shkuma për izolim
HCFC 141b/ 1717-00-6 630
HCFC 142b/ 75-68-3 2000
Hidrofluorkarbure
HCF 134a/811-97-2 1300 Shkuma për izolim
HCF 152a/ 75-37-6 140
HCF 245/ 460-58-6 950
HCF 365/ 406-58-6 890
Disa gaze të rëndësishëm serë
Metan/ 74-82-8 21 Materiale nga kafshët(ripërtypëse),
prodhimi i çimentos dhe çelikut, trajtimi
i mbeturinave
Okside azoti/ 10024-97-2 310 Materiale bimorë (plehra artificialë),
trajtimi i mbeturinave (incenerim)
Pentan/ 109-66-0 11 Shkuma për izolim
Hegzafluorur squfuri/ 2551-62-4 23900 Glazurë e dyfishtë
Perfluorkarbure PFCs
Perfluormetan/ 75-73-0 6500 Prodhimi i aluminit
Perfluoretan/ 76-16-4 9200
Emetimet klimaterike nga sektori i
ndërtimit
• Sektori i ndërtimit është përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve globale të
gazeve serë. Kjo sasi është vlerësuar në rreth 30-40% dhe kjo shifër përfshin emetimet
gjatë funksionimit të ndërtesës (ngrohja, ndriçimi, etj) dhe emetimet që lidhen me
prodhimin, mirëmbajtjen dhe shkatërrimin e tyre.
• Impaktet që lidhen me prodhimin e materialeve ndërtimorë i korrespondojnë kryesisht
energjisë së materializuar në materiale. Megjithëse mund të luajnë rol edhe emetimet
kimike nga produktet. Psh kalcinimi i gurit gëlqeror gjatë prodhimit të çimentos ku
çlirohet një sasi e madhe CO2.
• Kontribute të tjera të rëndësishme vijnë nga komponimet organike volatile (VOCs) në
industrinë e bojrave dhe perfluorkarburet (PFCs) nga prodhimi i aluminit.
Hidrofluorkarburet (HFCs) që përdoren shpesh si agjentë shkumues në materialet
izolues janë gjithashtu gaze serë potencialë. Këto vazhdojnë të emetohen gjatë gjithë
jetës së produktit.
• Për ndërtesat e zakonshme me një cikël jetësor 50 vjeçar rreth 10-
20% e emetimeve totale të gazeve serë lidhen me përdorimin e
materialeve. Megjithatë në rastin e ndërtesave me harxhim të ulët
energjie ku sasia e energjisë që përdoret për ngrohje është më e vogël
dhe përdorimi i materialeve është më i lartë, kjo sasi mund të kalojë
50%.
• është vlerësuar se prodhimi dhe transporti i materialeve ndërtimorë
çliron rreth 7-9% të të gjithë emetimeve klimatike në Europën
Perëndimore; kontribuesit kryesorë janë çeliku, çimentot dhe
plastikat.
Proceset e karbonit në materialet
ndërtimorë
• Gjatë rritjes bimët absorbojnë dhe lidhin sasi të mëdha CO2 nga ajri dhe e transferojnë një
sasi të tij në dheun përreth tyre. Ky karbon do të mbesë i paprekur derisa materiali të digjet
ose të kalbet. Ndërtesat me dru dhe produkte të tjerë vegjetalë e rezervojnë karbonin për aq
kohë sa ato ekzistojnë. Duke supozuar se drurët e përdorur mbillen përsëri rezerva totale e
produkteve bimorë në sistem rritet. Prandaj rezervimi i karbonit në produktet ndërtimorë
mund të kontribuojë në zvogëlimin e përqëndrimit të CO2 atmosferik për një periudhë të
gjatë kohore dhe konsiderohet si një kontribues i fuqishëm në zvogëlimin e ngrohjes globale.
Kjo “do kohë” meqënëse ky karbon nuk do të çlirohet në atmosferë para se ndërtesa të
degradohet për një periudhë 50-100 vjeçare.
• Protokolli i Kiotos konsideron opsionet e zvogëlimit të CO2 për një perspektivë 100 vjeçare.
Këshu që jetëgjatësia e materialeve bimorë që rezervojnë karbonin do të jetë kritike; nëse
ndërtesat zgjatin vetëm 50 vjet efekti i tyre klimatik do të vlerësohet në 50%. Megjithatë
ndërtimet me dru mund të kenë një jetë më të gjatë dhe kjo mund të rritet më tej nëpërmjet
një ripërdorimi më të madh për disa cikle të disa komponentëve.
• Komponimet alkalino-tokësore siç është oksidi i magnezit (MgO) dhe oksidi i kalciumit
(CaO) janë të pranishme në të gjithë shkëmbinjtë silikatë natyrorë si psh serpentinat dhe
olivinat. Kur veprojnë me CO2 këto formojnë karbonate të qëndrueshme dhe mund të
përdoren si blloqe ndërtimorë dhe si agregate në beton. Megjithatë efektet gjatë
nxjerrjes në miniera përdorimi i energjisë që lidhet me to dhe kostot e bëjnë këtë një
skenar të pamundur për të ardhmen e afërt.
• Duhet të theksohet se ndërsa prodhimi i çimentos dhe produkteve të tjerë ndërtimorë
me bazë kalciumi shkakton emetimin e sasive shumë të mëdha të CO2 gjatë kalcinimit
të gurit gëlqeror një pjesë e tij më vonë riabsorbohet në material me anë të proceseve të
karbonatimit. Kjo kërkon praninë e ajrit dhe ujit dhe ndodh gjatë shumë dekadave. Për
një jetëgjatësi të një ndërtese rreth 50 vjeçare gjatë karbonatimit mund të kapet rreth
25-50% e karbonit të emetuar në fillim. Kjo sasi është e madhe po nuk zvogëlon shumë
impaktin e madh mjedisor të përdorimit të këtyre materialeve.
Ndërtesat neutrale ndaj klimës
• është e mundshme që të ndërtohen ndërtesa të cilat gjatë ciklit të tyre jetësor të jenë
neutrale ndaj klimës. Kjo kërkon që të merren në konsideratë materialet dhe energjia e
konsumuar gjatë përdorimit të tyre. Ndërtesa të tilla duhet të bazohen në parimet e
mëposhtme:
• Parimi i parë: Zgjedhja e materialeve dhe ndërtimeve me impakt të ulët mjedisor gjatë
prodhimit. Të gjithë materialet e zgjedhur duhet të kenë kërkesë minimale për energji nga
lëndët fosile gjatë prodhimit dhe transportit. Duhet të mënjanohet përdorimi i materialeve
me emetime kimike të gazeve serë. Psh duke përdorur drurin në vend të betonit dhe tullave
emetimet nga prodhimi i materialeve zvogëlohen me rreth 1kg CO2 për kilogram lëndë
drusore të përdorur.
• Gjithashtu kjo kërkon zgjedhjen e materialeve që janë të lehta për tu mirëmbajtur, për tu
modifikuar dhe për tu ricikluar. Gjithashtu duhet siguruar që fuqia kalorifike e materialeve
mbetje të shërbejë për rikuperim energjie dhe për zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile.
Ndërtesat neutrale ndaj klimës
• Në rastin e materialeve të bazuara në burimet fosile në veçanti për plastikat zgjedhja më e mirë nga
pikëpamja klimatike do të ishte depozitimi i kontrolluar meqënëse rikuperimi i energjisë nga këto
rezulton në emetime të gazeve serë që i korrespondojnë djegies së të njëjtës sasie të lëndëve fosile.
Përdorimi i materialeve me peshë të letësuar do të zvogëlojë emetimet që lidhen me transportin.
është vlerësuar se 1 kg dru mund të zëvendësojë 3.6kg beton ose tulla. Në anën tjetër kapaciteti
termik që sigurohet nga materialet e rëndë do të zvogëlojë disi këtë avantazh.
• Parimi i dytë: Zvogëlimi i energjisë gjatë përdorimit, në veçanti ajo që bazohet në lëndët e
djegshme fosile. Energjia gjatë përdorimit përfshin energjinë që përdoret për ngrohjen e hapësirës,
për elektricitet dhe për ujë të ngrohtë.
• Parimi i tretë: Rezervimi maksimal i karbonit. Duhet të përdoren sa më tepër që të jetë e mundur
materiale ndërtimorë me origjinë bimore kryesisht lëndë drusore në mënyrë që të sigurohet një
jetë sa më e gjatë si edhe ripërdorueshmëri e tyre. Në Finlandë ku tashmë është dominues ndërtimi
me dru është vlerësuar se përdorimi i lëndës drusore në ndërtim mund të rritet me 70%. Në shtëpitë
e vogla ka mundësi që të përdoren deri në 550 kg produkte prej druri për metër katror sipërfaqe. Për
tipe më të mëdha ndërtesash mund të realizohen 300-400kg/m2.
Ndotës të tjerë
• Helmet mjedisorë përbëjnë një kërcënim në rritje për njerëzit dhe për
ekosistemet. Ka njëfarë pasigurie për efektet edhe në përqëndrime të vogla të
tyre. Këtu përfshihen metalet e rënda dhe komponimet e ndryshme organikë.
Shumë nga këto substanca ndodhen në zinxhirin ushqimor të përhapura nga
deti ose ajri në shumicën e vendeve dhe janë në procesin e koncentrimit në
ujin tokësor në mbarë botën. Ndryshimi klimatik rrit përhapjen e tyre.
• Gjatë 1990 përdorimi i kimikateve të rrezikshme në BE është rritur me 20% dhe
tani përbën rreth 8kg për njeri në ditë. Industria e ndërtimit kontribuon në një
masë të madhe veçanërisht nëpërmjet aditivëve në plastika, agjentëve të
trajtimit kimik dhe bojrave. Gjithashtu rreziqet mund të shprehen me
shprehje të kombinuara ku shprehjet individuale janë të lidhura me vija të
pjerrëta, si psh për tetrahidrofuranin.
Disa substanca të rëndësishme
ndotëse
Substanca Numri CAS Shprehja e riskut Vendndodhja
Acetonitril 75-05-0 20/21/22-36 Plastika
Akroleinë 107-02-8 24/25-26-34-50 Plastika
Acid akrilik 79-10-7 20/21-26-34-50 Plastika, adezivë, bojra
Akrilonitril 107-13-1 45-23/24/25-37-41-43-51/53 Plastika
Asbest 12001-28-4 45-48/23 Çimento, gips
Benzen 71-43-2 45-46-36/38-48/23/24/25-65 Plastika
Benzopiren 50-32-8 43-45-46-60-61-50/53 Produkte bitumi
Boraks 1303-43-4 62-63 Pambuk mineral, biocide
Bronol 52-52-7 21/22-37/38-41-50 Bojra
Klorur kalciumi 10043-52-4 36 Çimento
Disa substanca të rëndësishme
ndotëse
Etilbenzen 100-41-4 20 Plastika
Etilen 74-85-1 67 Plastika adezivë
Bakër 50/53 Fletë metalike, biocide
HCl 7647-01-0 34-37 Plastika
HCN 7664-39-3 26-50/53 Plastika
Paration 56-38-2 24-26/28-48/25-50/53 Biocide
Plumb 138-86-3 38-43-50/53 Instalime, bojra
Nikel 740-02-0 23-40-43-48 Përlidhje metalike
Terpentinë 8006-64-2 20/21/22-36/38-43-51/53-65 Vernikë
Zink 50-53 Biocide, prodhimi i
metaleve
Rreziqet kimike ndaj njerëzve dhe mjedisit
Klasifikimi R-phases
Efekte kancerogjene, të njohur apo të dyshuar 40-45-49
Efekte mutagjenike, të njohur apo të dyshuar 46
Efekte në riprodhim, të njohur apo të dyshuar 60-61-62-63-64
Shumë toksikë 26-27-28
Alergjikë 42-43
Të dëmdhëm/toksikë nëse thithen më hundë 20-23
Të dëmshëm/toksikë nëse gëlltiten 22-25
Të dëmshëm/toksikë në kontakt me lëkurën dhe sytë 21-24-34-35-41
Irritues ndaj syve 36
Irritues ndaj sistemit respirator 37
Irritues ndaj lëkurës 38-66
Shumë toksike/toksike/të dëmshme ndaj organizmave ujorë 51-52-53
Toksike ndal florës, faunës, organizmave dhë dhe dhe bletëve 54-55-56-57
Të rrezikshme për shtresën e ozonit 59
• Substancat që hollojnë shtresën e ozonit, janë kryesisht fluorkarburet e
kloruara (CFCs) të cilat janë pakësuar që nga nënshkrimi i Protokollit të
Montrealit në 1987. në ndërtim ato janë përdorur si agjentë shkumëformues
për materialet izolues me bazë plastike. Kjo është një fushë ku zëvendësimi
është provuar të ketë qenë shumë i lehtë dhe ekonomik. Edhe HFCs që janë
përdorur deri tani dhe që po përdoren përsëri kontribuojnë në ngrohjen
globale dhe janë mbi 1300 herë më potentë se CO2.
• Substancat acide, çojnë në acidifikim të mjedisit natyror zvogëlojnë
mundësinë e mbijetesës për shumë organizma, ky grup substancash përfshin
kryesisht dioksidin e squfurit (SO2) dhe oksidet e azotit (NOx) të formuara
gjatë djegies së lëndëve fosile dhe proceseve të tjerë industrialë. Gjithashtu
çlirimi i klorurit të hidrogjenit (HCl) nga djegia e mbetjeve plastike çon në
acidifikim. Në Angli është vlerësuar se 8% e emetimeve të squfurit vijnë nga
prodhimi dhe transporti i materialeve ndërtimorë.
• Formimi i oksidantëve fotokimikë (hollojnë ozonin). Oksidantët fotokimikë janë shumë
korrodues dhe zakonisht shfaqen në formën e smogut. Ata formohen kur një përzierje e
oksideve të azotit (NOx), pluhurit dhe komponimeve organike volativë (VOCs) është
subjekt i dritës së diellit. Në sektorin e ndërtimit burimi kryesor është djegia e lëndëve
fosile (proceset e prodhimit që harxhojnë shumë energji dhe emetimet që lidhen me
transportin e lëndëve të para dhe produkteve të gatshme). Prandaj potenciali i ngrohjes
globale (GWP) i materialeve ndërtimorë supozohet se jep një të dhënë të mirë për rolin
e tyre në formimin e oksidantëve fotokimikë.
• Substancat eutrofikuese. Plehërimi i tepërt dhe mbirritja që rezulton nga farërat e këqia
të shkaktuara nga substancat eutrofikuese në sistemet ujore njihet si shterrues kimik i
oksigjenit. Plehërat artificialë të përdorur në kultivimin e bimëve përmbajnë
komponime të fosforit të cilët konsiderohen shumë eutrofikuese.
• Lënda organike e pezullt në shkarkimet ujore industriale mund të çojë në eutrofikim.
Burimi kryesor nga industria e ndërtimit është NOx që rrjedh nga djegia e lëndëve fosile.
Prandaj GWP e një materiali mund të jetë një e dhënë e mirë edhe për eutrofikimin.
• Grimcat. Pluhuri dhe grimcat. Pluhuri mund të jetë kimikisht neutral, por gjithashtu
mund të pëprodhohen gjatë nxjerrjes së shumë lëndëve të para të materialeve
ndërtimorë, proceseve të ndryshëm industrial, në vendet e ndërtimit, si edhe gjatë
djegies jo të plotë të lëndëve djegëse dhe naftësrmbajë edhe toksina mjedisore.
Grimcat ndotëse mund të jenë problem edhe gjatë fazës së shkatërrimeve.
• Një sërë komponimesh organikë sintetikë është e vështirë që të degradohen në
mjedis. Këtu volume më të mëdha vijnë nga industria e plastikës. Në ndërtim po
përdoren gjithnjë e më shumë plastika. Këto të fund thyhen dhe mbesin në formën e
grimcave të përhershme. Në ujërat e Paqësorit tani ka 6 herë më tepër grimca të tilla
të vogla plastike se sa planktone. plastikat janë të pranishme në zinxhirin ushqimor
të shumë specieve. Efektet e kësaj nuk janë të njohura plotësisht, por përveç rrezikut
të bllokimit të stomakut të disa specieve shumë plastika përmbajnë aditivë toksikë si
psh fungicidet me bazë metalesh të rëndë dhe ngadalësuesit e bromuar të flakërimit
të cilët mund të absorbohen dhe të koncentrohen në shumicën e organizmave të
gjallë.
• Ndotja gjenetike. Në bujqësi dhe në zhvillimin e pyjeve po përhapen gjerësisht specie
bimorë të modifikuara gjenetikisht. Kjo bëhet që të rritet prodhimi dhe që të
përmirësohet rezistenca e specieve si psh ndaj të ftohtit, myqeve dhe insekteve. Nga ana
mjedisore qëllimet e përdorimit të tyre shpesh janë të pranueshme; psh për të zvogëluar
përdorimin e pesticideve. Por ato konsiderohen si të rrezikshme. Në përgjithësi çdo
ndryshim që ndodh në speciet natyrore dhe që i jep atyre avantazh mbrojtës ndikon edhe
në mjedisin ku ato specie jetojnë dhe mund të çojë në zhdukjen e specieve të tjera.
• Nanogrimcat. Nanoteknologjia përfshin struktura sintetike me përmasa më pak se
100nm. Qëllim i përdorimit të tyre është zhvillimi i materialeve më të lehtë dhe
materialeve aktive me veti speciale përfshirë edhe ato që përdoren në industrinë e
ndërtimit. Psh tashmë prej disa vitesh janë të disponueshme në treg materialet
vetëpastrues të veshur me një shtresë të hollë nanopjesëzash të cilët përdoren për
dritare. Produkte të ngjashëm po zhvillohen për trajtimin e betoneve.
• Kontaminimi i ekosistemeve me nanopjesëza lidhet me një sërë rreziqesh për njerëzit dhe
për mjedisin. Ndërmjet efekteve të dyshuara janë dëmtimi i trurit tek peshqit, zvogëlimi i
rritjes së drithërave, sëmundjet e zemrës dhe ato respiratore tek njerëzit, etj.
Ndotja në ajrin e brendshëm të ndërtesave
(indoor pollution)
• Shumë materiale organikë si edhe materialet mineralë me aditivë organikë lejojnë
rritjen e kërpudhave kur ekspozohen në lagështi të vazhdueshme. Kjo mund të shkaktojë
emetimin e mykotoksinave dhe irrituesve të ndryshëm. Një sërë materialesh ndërtimorë
emetojnë grimca dhe gazra që përmbajnë shumë rreziqe shëndetësorë. Psh substancat
organike volative (VOCs) si psh solventët në bojra.
• emetimet mund të jenë më të mëdha gjatë javëve ose muajve të parë. Në raste të tjera
emetimet janë të vazhdueshme si psh emetimet nga dyshemetë e buta prej plastike. Në
disa raste të tjera emetimet mund të rriten më vonë me vjetrimin e materialit ose kur ai
ekspozohet në temperaturë apo lagështi të lartë. Këto emetime më shpesh janë shkaku i
problemeve respiratore, astmave dhe alergjive dhe në disa raste ato janë substanca
shumë toksike dhe kancerogjene.
• Rrezatimi elektromagnetik (radioaktivitetin dhe rrezatimi me frekuencë të ulët) të cilët që
të dy mund të ndikojnë në proceset biologjike. Disa materiale emetojnë doza të vogla të
gazit radioaktiv radon. Materialet që janë përcjellës të mirë mund të rrisin fushat me
intensitet të ulët në ndërtesa. Ndërsa radioaktiviteti është kancerogjen, rrezatimi me
frekuencë të ulët mendohet se mund të shkaktojë sëmundje dhe lodhje.
Zvogëlimi i ndotjes në prodhimin e
materialeve ndërtimorë
• Natyrisht që ndotja nga industria e ndërtimit varet nga sasia e burimeve të përdorura.
Prandaj strategjia primare është zvogëlimi i përdorimit të burimeve. Veç këtyre janë
të rëndësishme edhe sa më poshtë:
• Zvogëlimi i përdorimit të produkteve që janë përgjegjëse për emetime të mëdha të
gazeve serë dhe ndotësve të tjerë gjatë prodhimit. Ka një potencial të madh për
përdorim të materialeve me impact më të vogël mjedisor.
• Zvogëlimi i përdorimit të produkteve që emetojnë gaze të dëmshëm, pluhura ose
rrezatim. Janë të disponueshëm mjaft material alternative.
• Mënjanimi i materialve organikë në vendet me lagështi. Gjatë dekompozimit të tyre
ato mund të emetojnë substance të rrezikshme si edhe mund të formohen myqe të
cilat mund të emetojnë mykotoksina dhe irritues të tjerë në mjedisin e brendshëm.
• Rritja e përdorimit të lëndës drusore dhe burimeve të tjera bimore në prodhimin e
produkteve me jetëgjatësi të lartë. Produktet e prodhuara nga bimët funksionojnë si
rezervuar karboni dhe duhet të zgjidhen sa herë që të jetë e mundur.
Burimet energjetike dhe ndotja
Burimet energjetike CO2 CO NOx SO2 Metalet e rëndë Pluhuri Hidrokarburet Radioaktiviteti
aromatikë

Dielli

Uji/Era/Valët 1

Gjeotermike

Djegia e biomasës (X)2 X X (X)3

Diegia e biogazit/bioetanolit (X)2 X (X)3

Djegia e gazit natyror X X X X

Djegia e naftës X X X X X X X

Djegia e qymyrit X X X X X X X

Energjia bërthamore X

1 nuk janë përfshirë emetimet që rrjedhin nga transporti i lëndëve djegëse dhe ndërtimi i uzinave të gjenerimit të
energjisë
2 konsiderohen neutral mqs emetimet janë të barabarta me kapjen fillestare nëpërmjet fotosintezës
3 sasi të vogla nga djegia e efektshme
Efektet e ndotjes
1 2a 2b 2c 3 4 5
Materiali Potenciali i ngrohjes globale Potenciali Substancat Kategoria e
acidifikues helmuese, mbetjeve
Impakti Modifikimi Modifikimi (gSO2ek/kg) holluese të
bazë zvogëlues shtesë shtresës së ozonit
(gCO2ek/k (gCO2/kg) (gCO2/kg)
g)
Gizë Nga minerali 750 - - 6 53-52-12-94 D
Bakër Nga minerali 6000 - - 140 32-9-85 C
Plumb Nga minerali 1130 - - 10 56-85 E
Gazobeton Bloqe dhe njësi të 270 -20 - 1.2 78-30-85 C
parafabrikuara
Gur gëlqeror 150 -5 - 0.7 78 C
Gur strukturor 10 - - 0 78 C
Deng kashte 5 -800 - - - A/D
Argjilë e pjekur Tjegulla, tulla 190 - - 1 53-78 C
PE 1600 - +3200 9 43-72-6 B/D
Panele gipsi 250 - - 2 6 D

You might also like