You are on page 1of 1

Kristi Koçi 04/11/2022

Detyrë shtëpie
Ese argumentuese: Rëndesia e gjetjes së burimeve alternative të lëndëve
djegëse.
Vitet e fundit, energjia alternative është bërë objekt debati. Njerëzimi
ndodhet ku vazhdimisht kërcënohet nga ndryshimet klimatike dhe nga fakti që
temperaturat mesatare globale vazhdojnë të rriten çdo vit, për këtë arsye dëshira
për të gjetur forma të energjisë që do të reduktojnë varësinë nga lëndët djegëse
fosile, qymyri dhe proceset e tjera ndotëse është rritur natyrshëm.
Energjia alternative ka dhe do të ketë një rëndësi
akoma më të madhe në vitet e ardhme sepse është energji që shfrytëzon burime si:
rrezet e diellit, uji, era. Këto burime janë burime të pashterrueshme dhe nuk kane
efekt negative në ndotjen e mjedisit. Dalëngadalë lëndët djegëse si nafta apo
qymyrguri do të zëvendësohen nga burime energjitike si ato që u përmendën më
sipër. Me evolimin e teknologjisë po fillojnë të prodhohen makinat elektrike ose
“hibride” të cilat funksionojnë me anë të energjisë elektrike që merret nga
hidrocentrale ose nga dielli apo era. Në Brazil përvec ketij lloji makine janë
prodhuar dhe makina të cilat funksionojnë me anë të etanolit, i cili ka aftësi të
digjet shpejt dhe në këtë mënyrë prodhon energji për makinën që të lëvizë.
Gjithashtu kompania me famë botërore Mercedes Benz ka deklaruar se nuk
do të prodhojë më makina të cilat funksionojnë me naftë ose benzinë pas vitit
2025. Pas këtij viti cdo makinë e prodhuar nga ta do të funksionojë me energji
elektrike. Duke
përdorur burime alternative do të vërejme që do të ketë kosto më të ulët, sepse ne
dimë që nafta dhe qymyrguri janë të kushtueshëm dhe herët a vonë do të mbarojnë
si burim dhe njëkohësisht dëmton dhe mjedisin ku ne jetojmë. Por, nëse ne
përdorim ujin apo diellin apo erën si burim energjie do të kemi kosto më të ulët
sepse ato janë burime, të cilat nuk humbasin kurrë dhe nuk janë të kushtueshme
sepse gjenden kudo. Ish-presidenti i Sh.B.A Xhorxh W. Bush ka thene: "Është në
interesin tonë jetik të kemi shumëllojshmëri në furnizimit me energji të vendit. E
ardhmja është teknologjia"
Pra, unë personalisht arrij në konkluzion që, energjia alternative është mjaft
e rëndësishme në ditët e sotme dhe do të jetë akoma dhe më e rëndësishme në vitet
e ardhshme.

You might also like