You are on page 1of 10

ENERGJIA

ALTERNATIVE
Energjia Alternative
Energjia alternative, është energjia që fitohet nga resurse të
ndryshme nga ato që përdoren sot (nafta, qymyri etj. Kjo lloj
energje synon të jetë sa me e pastër dhe sa me pak e dëmshme
për mjedisin jetësor. Kjo lloj energje nxirret nga resurse të
përtëritshme si era, rrezet e diellit, uji (hidrogjeni) etj.
Shkenca e sotme është duke punuar së tepërmi mbi këtë lloj
energjie duke e parë si "shpëtim" për të ardhmen e resurseve të
papërsëritshme të planetit.
BURIMET E ENERGJISE ALTERNATIVE
• Energjia diellore 
Energjia Diellore (solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë
nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin
energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin
e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton
klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë. Me energji diellore nënkuptohet
energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te
energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo ore Dielli transmeton drejt
orbitës 1 kWh për meter katror. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive
te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike
etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga
dielli janë :
• Paneli Diellor Termik
• Paneli Diellor me përqendrim
• Paneli fotovoltaik
Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe fotovoltaik.
• BIOMASA
Biomasa është material biologjik që rrjedhin nga organizmat e
gjallë. Si një burim energjie, biomasa ose mund të përdoret
direkt nëpërmjet djegies për të prodhuar nxehtësi, ose indirekt,
pas konvertimit të saj në forma të ndryshme
të biokarburanteve. Konvertimi i biomasës në biokarburant mund
të arrihet me anë të metodave të ndryshme të cilat në
përgjithësi klasifikohen: termike, kimike, dhe metodat biokimike.
Ka tre burime të biomasës në kuadër të produktit të energjisë: 
1-Biomasa e burimeve drurore (Lignocelluloses) të tilla si :
Mbetjet nga pyjet, Plantacione të drurëve për energji, Mbetjet
nga ushqimet, Mbetjet nga drurët industrial, mbetjet të
mbeturinave të drurëve.
2-Biomasa jo-drurore (vaj, sheqer, niseshte) të tilla si: Bimë për
energji nga bujqësia, Kashtë dhe mbetje të tjera të korrura nga
bujqësia, Mbetje nga industria ushimore, etj. 
3-Kafshët/Njerëzit(Yndyra/Proteiat) Plehu i farmave/jashqitjet,
Mbeturiat e therjeve, Mbetjet organike nga amvisëria dhe
industria.
o Energjia gjeotermike 
Eshtë energjia termike e prodhuar dhe e ruajtur në Tokë. Energjia termike
është energjia që përcakton temperaturën e materies. Energjia gjeotermike
në koren e Tokës e ka origjinën që nga formimi fillestar i planetit dhe nga
prishja radioaktive e materialeve . Gradient gjeotermik, i cili është dallimi i
temperaturës midis bërthamës së planetit dhe sipërfaqe së tij, përçon
vazhdimish energji termike në formë të nxehtësisë nga bërthama në sipërfaqe.
Termi gjeotermik e ka origjinën nga greqishtja γη (GE), që do të thotë tokë,
dhe θερμος (termos), që do të thotë nxehtë.
Nxehtësia e brendshme e Tokës është energjia termike e krijuar nga prishja
radioaktive dhe humbja e vazhdueshme e nxehtësisë nga formimi i Tokës .
Temperaturat në kufirin ndërmjet bërthamës-mbështjellësit mund të arrijnë
mbi 4000 °C (7,200 °F). Temperatura e lartë dhe shtypja në brendësi të Tokës
shkakton që disa shkëmbinjë të shkrihen dhe përbërja e ngurtë të sillet
plastikisht, si rezultat pjesa e shkrirë e përbërjes së brendëshme të tokës
ngrihet lartë pasi është më e lehtë se shkëmbijtë rreth saj. Shkëmbinjtë dhe
unji nxehen në kore, ndonjëherë deri në 370 °C (700 °F) .
o Energjia e ujit
Hidroenergjia ose energjia nga uji është fuqia që rrjedh nga
enegjia e rënies së ujit apo ujit të rrjedhshëm, e cila mund të
shfrytëzohen për qëllime të dobishme. Që nga kohët e lashta,
hidrocentralet të llojeve të shumta të mullinjve me uji janë
përdorur si burime të energjisë së ripërtëritshme për ujitje
dhe funksionimin e pajisjeve të ndryshme mekanike, siç janë
mullinjtë e miellit, pajisjet për përpunimin e tekstilit, etj.
Në fund të shekullit 19, hidroenergjia u bë një burim për
gjenerimin elektricitetit.
• Kemi disa lloje te hidroenergjise: Hidroelektriciteti tradicional,
Hidroelektriciteti nga lumi i rrjedhshëm, Projektet hidro të vogla,
Projektet hidro mikro, Projektet e hidroelektricitetit në kanal,
Hidroelekticiteti me pompim të rezevuarit.

You might also like