You are on page 1of 4

Polimeret

Polimeret janë substanca që janë të përbëra nga makromolekulat dhe quhen komponime makromolekulare. Nga
komponimet organike në natyrë janë kauçuku dhe rrëshirat natyrale, celuloza, lignini,polisaharidet, niseshteja, proteinat
dhe acidet nukleike, dmth substancat që janë pjesa më emadhe e pjesës së thatë të botës bimore dhe shtazore.Në
komponimet inorganike janë oksidet e silicit dhe aluminit, d.m.th. komponentët themelore tëkorës së Tokës.Emri
polimer është një fjalë e përbërë nga fjalët greke poly - shumë dhe meros – pjesë, që do tëthotë "shumë
pjesë".Ekzistenca e këtyre polimereve natyrale na lejon që të themi: "polimeret janë në ne dherreth nesh". Kjo do të
thotë se zhvillimi historik në këtë fushë është dukshëm më i gjatë nga ajo qërrjedh nga fakti se zgjerimi i vërtetë i
përdorimit të këtyre materialeve ka ndodhur vetëm nëshekullin 20. Ky zgjerim përputhet me faktin se polimeret e para
sintetike janë prodhua në fillim tëshekullit 20 . Struktura e tyre makromolekulare është kuptua vetëm në vitet e 20 dhe
30 tëshekullit 20.Kjo mundësoi njohuri të thella të vetive të polimereve dhe varësinë e tyre me strukturën.Në të njëjtën
kohë kjo ka mundësuar që edhe prodhimi i produkteve polimere të rritet nga faza eshkathtësive në fushë shkencërisht
të bazuar të aktivitetit njerëzor.

Materialet polimere dhe klasifikimi.

Me reaksionet e polimerizimit, polikondenzimit ose poliaditimit, molekulat me masë molare tëvogël kompozohen me
lidhje primare kimike me ç’rast formohen molekula me masë molare tëmadhe – makromolekula.Masa molekulare
relative e polimereve është nga 10.000 deri në më shumë se 1.000.000 g / molpor makromolekula nuk është thjesht një
molekulë me shumë atome (mijëra atomeve janë tëlidhura në makromolekula me lidhje valente) por është kjo molekulë
në të cilën shumë atome janëtë organizuara ashtu që formojnë makromolekulën e ndërtuar nga njësi strukturale
karakteristikeqë përsëriten, të quajtura mere. Mere në makromolekulë mund të ketë nga disa qindra nëdhjetëra mijëra,
por me pak tipa të mereve, zakonisht vetëm një (homopolimerët) dhe rrallë dy ose më shumë (kopolimerët). Meret
mund të jenë të renditura në një zinxhir, mund të ekzistojnë përgjatë zinxhirit kryesor dhe zinxhirët anësore (polimerët
edegëzuar), ose mund të jenë në formë rrjete tredimensionale (polimerët e rrjetëzuar). Është nivelispecifik i strukturës
makromolekulare të substancave, që i bën polimerët klasë të veçantë të substancave.

Para së gjithash, termin polimer nuk duhet identifikuar me termin material polimer. Në të vërtetë,rezultati i
polimerizimit, i quajtur polimerizat, i cili është një sistem i makromolekulave, gjithnjë emë pak është material, sepse me
qëllim të përpunimit dhe aplikimit, vetitë e polimerizatitndryshojnë nga shtuesit e ndryshëm të ngjashëm me mbushësit,
zbutësit, përforcuesit,lubrifikuesit, gjegjësisht me veprime kimike dhe fizike. Grupet më të rëndësishme të
materialevepolimere janë materialet konstruktive, folitë (membranat, filmat), fijet, lidhësit dhe ngjitësit.Materialet
konstruktive mund të jenë kompakt (masiv) dhe celular (të zgjeruar).Për nga përbërja, materialet polimere janë
homogjene dhe kompozite (përzierje, të mbushura,të përforcuara), ndërsa për nga shkalla e rregullimit të strukturës së
tyre ato janë amorfe dhekristalore.Në bazë të gjendjes fizike gjatë temperaturave të aplikimeve të zakonshme ( - 30 • •
• + 100 ° C),materialet polimere janë elastomere (në gjendje gome) dhe duromere (kristalor ose në
gjendjeqelqi).Materialet polimere janë materiale teknikisht të përdorshme të cilat kanë për bazë polimerin.Shumë rrallë
materialet polimere përbëhen tërësisht nga polimeri në formën e tij origjinale, porzakonisht përmbajnë aditivë të
shumta për të përmirësuar vetitë.

Materialet polimere mund të klasifikohen në natyrore, natyrore të modifikuara dhe sintetike. Materiali polimer natyror
më i rëndësishëm është celuloza, ndërsa shumë të rëndësishëm janë edhe mëndafshi, goma natyrale, rrëshira natyrale,
kazeina, vajrat yndyrore dhe polimeret endryshme inorganike, kryesisht silikatet. Materialet polimere të modifikuara
natyrore janë derivatet e celulozës, kauçuku natyror iderivuar, etj. Materialet polimere sintetike prodhohen me
reaksione kimike (polimerizim) në aparaturaadekuate nga monomeret e fituara kryesisht nga nafta, gazi tokësor ose
thëngjilli. Polimer tipik sintetik është polietileni i cili fitohet me sintezën e etilenit(etinit) CH2 = CH2. Shenja =tregon që
grupet CH2 janë të lidhura me lidhje të dyfishtë. Formula e polietilenit mund të shkruhetnë formënKu etileni është
monomeri kryesor. Numri i plotë n quhet shkalla e polimerizimit, dhe tregonnumrin e monomereve kryesore të cilat janë
të lidhura në makromolekulën e polietilenit.Karakteristika bazë e polimereve është masa molekulare. Nga kjo varen gati
të gjitha vetitë epolimereve. Duke ditur që masa molekulare e etilenit është 28, masa molekulare e polietilenit dotë jetë
28 ∙ n.Çdo makromolekulë ka së paku 100 mere. Në rastin e polietilenit, masa molekulare për n = 100 dotë ishte 28 ∙ 100
= 2800 n Molekula të etilenit.

Termoplastet
Termoplastet (plastomeret)Termoplastet janë ndërtuar nga zinxhirë të gjatë të prodhuar nga lidhja e molekulave të
vogla apotë monomereve, ato zakonisht sillen në një mënyrë plastike. Me ngrohje ato zbuten, bëhenplastike, dhe në
këtë gjendje mund të përpunohen me lehtësi. Në temperatura të larta, kalojnë nëgjendje të lëngshme të viskozitetit të
lartë. Termoplastet d.m.th. shkrihen, por për shkak tëstrukturës amorfe nuk kanë temperaturë të caktuar të shkrirjes.
Me ftohje ngurtësohen dheruajnë formën e re të fituar. Termoplastet mund të riciklohen lehtë. Shembuj të
termoplastevejanë: Polistireni, polietileni, polipropileni, polivinilkloridi, najloni, tefloni, ..Termoplastet kryesisht nuk janë
rezistues në temperatura të larta (duke përjashtua teflonin).

Duroplastet
Duroplastet(duromeret)Duroplastet janë ndërtuar nga zinxhirë të gjatë të molekulave, të cilët janë fortë të ndër-lidhur
menjëri-tjetrin tërthorazi për të krijuar strukturën tre-dimensionale të rrjetit. Këto polimere janë mëtë forta, por më të
thyeshme se termoplastet. Fortësohen gjatë nxehjes dhe fitojnë formë tëpërhershme dhe më nuk mund të kthehen në
gjendje plastike Nuk zbuten, nuk digjen por nëtemperatura shumë të larta pëlcasin dhe shkatërrohen. Plastika e tillë e
fortë nuk mund tëriciklohet lehtë. Shembuj të duroplasteve janë: Bakeliti, goma, silikoni, epoksi rrëshira, poliesteri.

Elastomeret
Elastomeret (duke përfshirë gomat) kanë strukturën (mes dy grupeve të shënuara më lart) në tëcilat mund të
lajmërohen disa lidhje zingjirore tërthore. Elastomeret kanë mundësinë edeformimeve të mëdha elastike, pa ndryshim
të përhershëm të formës. Elastomere quhenmaterialet të cilat në temperaturë të dhomës nëse ngarkohen në tërheqje
mund të rrisin gjatësinësë paku dyfish dhe atë pa pësua deformime pas ndërprerjes së ngarkesave në tërheqje. Për
këtëshpesh quhen edhe plastike me elasticitet të lartë.

Kauçuku natyral
Kauçuku natyral fitohet nga lateksi (qumështi-lëng) i cili në të vërtetë është polimer i izoprenit – ihidrokarbureve të
pangopura C5H8. Lateksi është emulsion koloidal i kauçukut që formohet me prerjen e drurit tropikal të kauçukut
(Hevea braziliansis dhe Ficus elastica) të cilët rriten në klimëntropikale të Brazilit, Cejlonit, Kongos, Indonezisë, Liberisë,
etj. Emërtimi origjinal ,, ca hu chi” dontë thotë druri i cili qanë. Lateksi është tretje që përmban 30 – 40 % kauçuk.Me
selektim shumë vjeçar janë zhvillua lloje të ndryshme të drunjëve të kauçukut në plantazhe tëcilët për një kohë të gjatë
mund të prodhojnë lateks. Në temperaturë dhome lateksi është shumëelastik (zgjatet deri në 80%), kur të ftohet nën
0oC bëhet i thyeshëm, ndërsa mbi 50oC e humbëelasticitetin dhe kalon në gjendje krejtësisht plastike.

Goma
Deri në luftën e dytë botërore goma është prodhuar vetëm nga kauçuku natyral. Sot përpunohenmë shumë lloje të
kauçukut natyral dhe artificial, jo vetëm për tu plotësua kërkesat e rritura përprodhime të gomës, por edhe për t’u
plotësua vetitë e kërkuara të produkteve finale. Gomatsintetike janë të ngjashme me ato natyrale por kanë rezistencë
më të lartë ndaj vajrave,kemikalijeve, nxehtësisë dhe vjetrimit.Shumë here gomat sintetike përzihen me gomën natyrale
me qëllim që produkti ti posedojë vetitëe mira të dy materialeve. Tg = -700C Tm = 300CVullkanizimi i gomësProcesi
nëpërmjet të cilit arrihet rrjetëzimi i kauçukut quhet vullkanizim. Vullkanizimi mund tëjetë i nxehtë apo i ftohët. Thelbi i
vullkanizimit është futja e squfurit i cili bënë lidhjen anësore tëmolekulave zingjirore (rrjetëzon).Vullkanizimi bëhet me
nxehje disa orëshe të prodhimit në matricat prej çeliku, nëtemperaturë 110 – 165oC dhe futja e squfurit. Kjo është faza
më e rëndësishme gjatësë cilës atomet e squfurit lidhin tërthorazi zingjirët e polimerit.
Goma natyrale, fitohet me polimerizimin e izoprenit i cili forcohet me sjelljen e squfurit, d.m.th.me vullkanizim të
zbuluar në vitin 1839 nga Gudijer. Goma natyrale ka fleksibilitet tëshkëlqyeshëm dhe veti fizike të mira të cilat nuk
ndryshojnë shumë gjatë lirimit të nxehtësisë përshkak të fërkimeve të brendshme, p.sh. gjatë rrotullimit të
pneumatikëve nëpër rrugë.Goma natyrale lehtë kthehet në formën dhe dimensionet fillestare, është rezistuese e mirë
ndajkonsumit dhe mjaft rezistuese ndaj gërryerjes.Goma natyrale është pak e rezistueshme ndaj ndikimit të naftës dhe
ozonit, por ka rezistencë tëshkëlqyer në thartira. Më së shumti përdoret për rrypa të makinave, pneumatik, çizme,
papuçegome etj. Goma artificiale, fitohet nga kauçuku sintetik i cili fitohet me polikondenzimin e butadienit nëforma të
ndryshme.  Sipas metodës së Hofmanit procesi zhvillohet me veprimin e nxehtësisë (950C) dhe presionit përgjatë 10 –
14 ditëve.  Metoda Gjermane bazohet në reaksionin e natriumit elementar dhe butadienit i cili na jep produktin e
quajtur buna (butadien-natrium).Sot janë zhvillua shumë lloje të gomës artificiale, nga të cilat më të njohura janë: Stiren-
butadien goma Butil goma Etilen-propilen goma Nitril goma Neopren goma Gomat polisulfide Gomat poliuretane Gomat
silikone, etj.Neopreni është shpikur në vitin 1930 dhe ishte prodhimi i parë nga goma sintetike. Neopreniështë përdorur
për gjëra të tilla si membrana për mbulim dhe kostume për larje.Polibutadieni ka ngjashmëri me neoprenin, vetëm se në
vend të atomit të klorit që ishte teneopreni, këtu vjen një atom i hidrogjenit. Kauçuku sintetik ka luajtur një rol të
rëndësishëm nëLuftën e Dytë Botërore.

Poliklorur vinili (ose PVC) është polimer termoplastik . Ai është një nga produktet më të rëndësishëm ne industrinë
kimike. HISTORIA E ZBULIMIT DHE PERDORIMIT TE TIJ Per here te pare PVC u zbulua ne menyre rastesore nga fillimi i
shkullit XIX nga Viktor Regnault ,i cili vuri re se masa e lenget e klorurit te vinilit,e ndodhur ne nje shishe te ekspozuar ne
driten e diellit,ishte kthyer ne gjendje te ngurte. Me vone kjo gje u vu re edhe nga kimiste te tjere te cilet filluan
perpjekjet per te pergatitur dhe perdorur materialin plastik te porsa zbuluar. Perpunimi i ketij materiali ishte i veshtire.
Nga viti 1926 kompanite prodhuese i shtuan perberjes materiale te tjera per te permiresuar cilesine. Ata arriten te
perftonin nje material te lakueshem e te lehte ne perpunim .Filluan te prodhoheshin produkte te ndryshme per tregtim
dhe ne ditet e sotme eshte shume i perhapur ne jeten e perditshme. PVC konsiderohet si i treti polimet termoplastik ne
perdorim pas polietilenit dhe polipropenit.Eshte produkt shume i rendesishem ne industrine kimike.Eshte material i
forte,rezistent ndaj acideve dhe bazave dhe prodhimi i tij eshte me kosto te ulet.

Prodhimi i PVC
Poliklorur vinili prodhohet nga polimerizimi i monomerit klorur vinili CH2=CHCl. Ne kete proces kloruri i vinilit dhe uji
futen ne aparatin e polimerizimit se bashku me substancat ndihmese te procesit .Permbajtja e enes se reaksionit
perzihet dhe i shtohet uje vazhdimisht qe produkti te behet i njetrajtshem.Pas perfundimit te reaksionit ,perzierja
gjiysme e lengshme e PVC degezohet dhe nxirret sasia e tepert e klorurit te vinilit qe nuk ka hyre ne reaksion dhe
riciklohet. Me pas perberja kalon ne centrifugim ku i hiqet uji i tepert .Me pas thahet me ajer te nxehte. Ne forme te
bute mund të përdoret në rroba dhe tapiceri, të bëjë çorape fleksible dhe tuba, dysheme, çati, mbulesa membranore
dhe izolues te telave elektrike. Gjithashtu përdoret në produkte që mbushen siç janë dyshekët me ujë dhe lodrat me ujë.
Në gjithë botën mbi 50 % e PVC që prodhohet përdoret në ndërtim. Si material ndërtimi, PVC është me kosto të ulët, i
fortë, dhe i lehtë të montohet. Poliklorur vinili njihet si perberje kancerogjene.Nese nuk perpunohet me mjete
mbrojtese mund te shkaktoje demtime me natyre kancerogjene te personate qe ndodhen aty prane kur perpunohet ose
perdoret.Gjate prodhimit dhe djegies se tij clirohet perberja toksike me emrin dioksin ,e cila ka efekte anesore mbi
ne.Demton sistemin imunitar ,riprodhimin si eshe shumellojshmeri kanceresh.

You might also like