You are on page 1of 12

RAMIDAT E EGJIP

Piramidat misterioze te Gizes


Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja
nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me
1380000 m2, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa
raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e mbart edhe një
kamion i madh. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar
hapësinor, madje edhe nga Hëna. Struktura e piramidës përmbante informacione që do të
zbuloheshin pas shumë shekujsh.

Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje
edhe nga Hëna. Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas
shumë shekujsh. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe
rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion skllavë.
Pikën e parë shumë shkencëtar po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës
dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme.
Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës)
duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot ndërtohen shumë pak ndërtesa me
formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi.
Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi
vizitoi dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me
kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë
shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim,
asnjë dokument? Eshtë vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin
çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndërtimin e
shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet
kurrë për piramidat të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore,
nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e
mundur kjo? Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te
njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin
diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e
ndërtimit. Sepse edhe vetë praktika tregon se egjiptianët do ta
përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk
ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët? Thuhet se
civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth
500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.
Si u ndertuan Piramidat e Egjiptit?
Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e
arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të
zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja
tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të
thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia
e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e
lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla
primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë
bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një
prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si
ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të
mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në
Mbretërinë e Vjetër, çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë
ndërtuar piramidat. Ekzistojnë shumë teori të cilat mundohen të shpjegojnë
mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, puna vjen edhe aty, saqë
thuhet nga disa shkencëtare se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptiane (rreth 2
milion te tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër.
Teorite per ndertimin e Piramidave te Gizes
Për shekuj me rradhë, njerëzimi mendonte se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat duke
transportuar blloqe të mëdha graniti.
Megjithatë, inxhinieri Peter James e ka cilësuar këtë gjë të "pamundur".  Ai beson se është e
kundërta e asaj çka ne shikojmë sot.
Pra, fillimisht është ndërtuar një bërthamë e brendshme duke përdorur blloqe më të vogla dhe
më të lehta, se sa gurët e mëdhenj që janë vendosur në pjesën e jashtme. Më pas, është bërë
ndërtimi i pjesës së jashtme të piramidës duke përdorur skela.

Inxhinieri Peter James  prej më shumë se 18 vitesh merret me restaurimin e piramidave


egjiptiane.
Peter James tha se "teoritë aktuale janë të pakuptimta". "Vetëm shikoni numrat. Sipas teorive
aktuale, për të vendosur 2 milionë blloqe, egjiptianët do të duhej të vendosnin një bllok të
madh çdo 3 minuta.
Unë besoj se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat njësoj si ndërtohen sot shtëpitë
moderne", tha inxhinieri. Ai thotë se fillimisht, ishin përcaktuar 4 cepat e piramidës,njësoj si
4 cepat e një shtëpie.
"Pas kësaj,është ndërtuar dhoma e varrimit duke përdorur granit", vazhdon argumentimi i
inxhinierit Peter James.
Sipas tij, duke flluar nga muret e dhomës së varrimit, egjiptianët kanë ndërtuar platforma
të pjerrëta. Peter hedh poshtë edhe atë çka njerëzit besojnë, se egjiptianët i ndërtuan
piramidat si një shkallë për të shkuar në parajsë dhe tek Zotat. "Është më e thjeshtë se kaq",
Shkencëtarët holandez pretendojnë se kanë zgjidhur përfundimisht misterin e
ndërtimit të piramidave egjiptiane. Eksperimentet e reja kanë provuar se rëra e
lagur është çelësi për zgjidhjen e misterit.
Bota është munduar prej qindra vjetësh për të gjetur sesi kanë mundur skllevërit
të transportojnë blloqet e mëdha në vitin 2000 para erës sonë.
Tani shkencëtarët kanë dalë në një përfundimin që përban dy fjalë të thjeshta:
“rëra e lagur”.
Kërkuesit holandez kanë kuptuar se egjiptianët vendosnin objekte të rënda në
një slitë e tërhequr prej qindra punëtorësh dhe më pas thjesht derdhnin ujë në
rërën përpara slitës.
Eksperimentet në Universitetin e Amsterdamit provuan se sasia e duhur e
lagështisë së rërës përgjysmon forcën që duhet për të tërhequr një objekt.
Sekreti qëndron në dy pika kryesore, tek rëra e lagur dhe tek sasia e duhur e
lagështisë.
Një statujë në varrin e Djehutihotep tregon një person që qëndron përpara slitës
që tërhiqet duke derdhur ujë në rërë. Shkencëtarët besojnë se ky truk i vjetër
egjiptian, mund të ndihmojë edhe në disa element të ndërtimit sot.
Shumë kohë më pas arkeologët zbuluan një dokument me vlerë të jashtëzkonshme që e ndezi edhe
njeherë misterin e moshës së piramidës. Në lindje të piramidës së madhe të Keopsit, arkeologët
zbuluan testamentin e faraonit legjendar Keops. Deshifrimi i testamentit i la arkeologët pa frymë:
vetë Keopsi shkruante se ai nuk e kishte ndërtuar piramidën, por vetëm e kishte restauruar në disa
vende. Keopsi flet edhe për disa zbulime të bëra ndërkohë që pastronte rërën prej piramidës së tij dhe
Sfinksit. Ai shkon akoma më larg kur e quan piramidën "shtëpia e perëndeshës Isis".
Ja një pjesë nga testamenti i faraonit:
"Unë sakrifikova për Isisin një qingj dhe pastaj rindërtova tempullin e saj prej guri. Më pas, vizitova
Sfinksin madhështor. Kur isha pranë Sfinsksit një rrufe e fuqishme goditi pemën e sikamorit dhe
Sfinksin. Unë e riparova Sfinksin menjëherë."
Dhe vërtet në vitin 1930 arkeologu veteran egjiptian Selim Hasan duke pastruar rërën nga Sfinksi
kishte gjetur shenjat e goditjes së një rrufeje dhe gjitahstu edhe shenjat e një riparimi të bërë në kohën
e Keopsit. 
Në testamentin e tij Keopsi flet edhe sesi kishte ndërtuar tri piramida të vogla për vete, gruan dhe
vajzat e tij. Këto piramida egzistojnë ende dhe gjenden në lindje të piramidës së madhe. Deri tani
arkeologët kanë vërtetuar se njëra prej piramidave të vogla ishte përdorur vërtet si varr i njërës prej
grave të faraonit. 
Historia zyrtare gjendet tani përpara vështirësive serioze. Nëse Keopsi është autori i piramidës, përse
ai nuk e përdori vetë atë ? Arkeologët mendonin se tri piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar prej
faraonëve për të shërbyer si varre për ata vetë. Mirëpo, përse asnjëri prej tyre nuk i kishte përdorur
piramidat si strehën e tyre të fundit. Përse Keopsi thotë në testament se ai vetëm e ka restauruar
piramidën dhe nuk është ndërtuesi i saj ? Nëse piramidën e madhe nuk e ka ndërtuar Keopsi, atëherë
kush kishte mundur ta ndërtonte atë ?
Në vitin 1983 prehistoriani Robert Uenke nga Universiteti i Uashingtonit mori leje nga
qeveria egjiptiane për të analizuar mbetjet e gjallesave që ishin gjetur në brendësi të
piramidës. 
"Fillimisht analizat treguan data nga më të ndryshmet, mirëpo pas një studimi më të thellë doli
që mosha e fosileve të gjetura në bazën e piramidës, kryesisht insekte, i afrohej viteve 3.100
para erës sonë. Deri këtu gjithçka përputhej. Mirëpo një zbulim i dytë do t’i trondiste
studiuesit. Fosilet e pjesës së sipërme të piramidës ishin rreth 1.000 vjet më të vjetra se fosilet
e pjesës së poshtme. Kjo ishte e pabesueshme. Sipas analizave dukej sikur piramida e madhe
ishte ndërtuar së prapthi, pra nga koka drejt sipërfaqes së tokës, gjë që natyrisht për ne nuk ka
kuptim."
 
Fakti që fosilet e gjetura ishin përafërsisht të kohës së Keopsit, në fund të fundit mund të
dëshmonin vetëm ato që ai kishte shkruar edhe vetë në testamentin e tij: që riparimet ishin
bërë pikërisht në atë kohë. Mirëpo fosilet nuk mund të argumentonin se piramida ishte
ndërtuar vërtet në kohën e Keopsit. 
Për të vërtetuar hipotezën se piramida e madhe nuk ishte ndërtuar nga Keopsi, arkeologët
përdorën edhe një lloj tjetër argumenti. Ishte e qartë se piramida e quajtur e Keopsit dhe dy
piramidat e tjera pranë saj ishin më të përsosurat nga të gjitha piramidat e tjera egjiptiane.
Midis tyre kishte një ndryshim të mahnitshëm. Hipoteza ishte e thjeshtë. Nëse piramida e
madhe e Keopsit ishte ndërtuar në të vërtetë para 10.000 vjetësh, atëherë ajo kishte shërbyer si
model për të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Me fjalë të tjera faraonët e lashtë thjesht kishin
imituar piramidën e madhe duke dashur ti afrohen madhështisë së saj. Kështu arkeologët iu
vunë krahasimit të piramidave.
Fakti i parë që të bie në sy është se ndërtimi kronologjik i piramidave nuk është linear.
Piramidat e Gizës ku bën pjesë edhe piramida e madhe e Keopsit, u ndërtuan sipas
historianëve gjatë periudhës së Dinastisë së Katërt nga Keopsi dhe dy pasrdhësit e tij
Kefreni dhe Menkari. Mirëpo kronologjia e piramidave nuk i bindet logjikës historike.
Nëse Keopsi ishte vërtet ndërtuesi i piramidës së madhe, atëherë logjikisht pasardhësi i tij
duhet të kishte ndërtuar një piramidë akoma më të madhe dhe më të bukur. Ky ishte nje
zakon i mbretërve të lashtësisë. Asnjë mbret nuk do të kishte pranuar të kishte një
piramidë më të vogël se ajo e parardhësit të tij. Mirëpo në vend që të ishte më e madhe
dhe më e bukur, piramida e dytë e Gizës, ajo e Kefrenit është më e vogël dhe më pak
madhështore se ajo e Keopsit. Ndërkohë piramida e tretë e Gizës, ajo që i atribohet
faraonit Menkar, ishte akoma më e vogël dhe më pak e sofistikuar. Në vend që të
përparojë me kalimin e kohës, ndërtimi i piramidave ka rënë çuditërisht. Duket qartë se
ka një problem kronologjik me piramidat e Gizës. Por çfarë mund të thuhet nëse përdoret
hipoteza e kundërt sipas së cilës Keopsi dhe faraonët e tjerë pas tij nuk i ndërtuan
piramidat, por i gjetën të gatshme duke i pritur që prej mijëra vjetësh. Atëherë gjithçka
bëhet e qartë.
Keopsi, faraoni i parë i Dinastisë së Katërt mori për vete piramidën e
madhe, Kefreni faraoni i dytë, piramidënmë të vogël, ndërsa për të tretin
Menkarin mbetej vetëm piramida e tretë, ajo më e vogla. Të njëjtën gjë
vërteton edhe linja e piramidave të tjera. Siç thamë më lart, piramidat e
tjera më të vjetra ose më të reja janë shmë larg madhështisë së tri
piramidave të Gizës. Nëqoftëse piramidat e tjera nga Dinastia e Tretë deri
në Dinastinë e Trembëdhjetë janë ndërtuar të gjithë nga faraonët, atëherë
logjikisht cilësia e tyre duhet të ishte në rritje të vazhdueshme. Mirëpo ajo
që ne shohim është se piramidat e para janë shumë poshtë piramidave të
Gizës. Pastaj vijnë piramidat e Gizës me madhështinë e tyre dhe më pas
piramidat e tjera të cilat njësoj si piramidat e para janë të një cilësie shumë
më të dobët. Duket sikur egjiptianët kanë krijuar një teknologji të
pabesueshme për ndërtimin e piramidave vetëm gjatë kohës së Dinastisë
së Katërt, pra kohës së Keopsit, dhe më pas ata harruan menjëhere sesi
ndërtohen piramidat. Kjo natyrisht duket e pakuptimtë. Mirëpo gjithçka
merr kuptim nëse pranojmë se piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar
shumë kohë përpara të tjerave dhe jo gjatë Dinastisë së Katërt.
Rrjedhimisht piramidat e Gizës kishin shërbyer si model për faraonët
egjiptianë të cilët ishin përpjekur të imitonin piramidën e madhe, por pa
mundur kurrë të arrinin madhështinë e saj. 
FOTO

You might also like