You are on page 1of 4

Arkimedi

Arkimedi

Busti Arkimedit në Sirakusë

Arkimedi Në vitet 287 p.e.s lindi shkencëtari Arkimed. Ai jetoi rreth viteve 287
p.e.s. - 212 p.e.s.) qe një matematikan, fizikant, inxhinier, astronom dhe filozof i
lashtë sicilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian. Mendohet nga disa historianë e
matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl
Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar
ndonjëherë.

Zbulimet dhe shpikjet


Arkimedi dallohej si më i mençuri i asaj kohe. Pas kumtimit të këtij lajmi se Arkimedi
ishte njeri i mençur mbreti e thirri dhe i tha Arkimedit se dua të di sesa peshon kurora
ime, dhe nëse nuk do ta gjente mbreti i tha se ti do të ekzekutohesh. Arkimedi mendoi e
mendoi, mirëpo fati ishte i tillë që nuk gjeti gjë dhe mori një vendim. Sipas riteve të
atëhershme të vdisje i pastër ishte gjë e mirë për zotërat e tu dhe Arkimedi tha: "Do
vdes se do vdes të paktën në botën tjetër të jem i pastër". Kështu ai mbushi një vaskë
me ujë dhe kur u fut pa se uji u derdh. Dhe keshtu me vete filloi të mendohej pasi e
përpiloi teorinë e tij ato momente lakuriq doli nëpër rrugë duke përtitur "EUREKA" (sq. E
GJETA) askush nuk e dinte se ç'kishte Arkimedi mirëpo ai e njihte gëzimin e tij sepse
do të jetonte. Të nesërmen gjeti masën e kurorës së mbretit dhe kështu jeta e tij
vazhdoi deri më 212 p.e.s (atë kohë vitet numëroheshin mbrapshtë). Më vonë këtë teori
Arkimedi e thelloi edhe më shumë ku tregoi se kjo teori vlenë edhe për gazet jo vetëm
për lëngjet, mirëpo tek gazet nuk mund të vrojtohet qartë.
Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak
në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me makineritë e tij të
luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe
gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin
e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e
zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke
bërtitur "Eureka" (evrika) - (e gjeta)).

Thuhet se ai parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të
madh pasqyrash (mendohet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që
pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë Luftë së Dytë
Punike megjithëse urdhëri i Marçelusit ishte që ai të mos prekej. Grekët thonë se u vra
ndërsa vizatonte në rërë i zhytur në punën e tij dhe i bezdisur nga ndërprerja e ushtarit,
i paskërka thëne frazën që do të bëhej e famshme: "Μη μου τους κύκλους
τάραττε" (Mos mi trazo rrathët).
Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake.
Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një
pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një
ndëshkim.
Në krijimtari e largpamësi ai ia kaloi çdo matematikani evropian para Rilindjes

Forca e Arkimedit
Forca e Arkimedit apo siç njihet edhe si forca e shtytjes shkaktohet nga ndryshimi i
forcave vertikale prej të cilave forca më e madhe (F1) vepron nga posht-lartë, me ç'rast
forca më e vogël (F2) gjindet lart. P.sh kur jemi në ujë dhe përpiqemi ta fundosim një
top, atëherë nuk do t'ia arrijmë qëllimit sepse sapo ta fundosim ai do dali prap një
sipërfaqe pra kjo nënkupton se forca e shtytjes vepron më shumë nga posht (me ç'rast
e ka zhvendosur topin) kurse vepron më pak nga lartë (me ç'rast ka ndihmuar në
fundosjen e topit). Rastin tjetër e kemi kur ne përpiqemi ta ngrijm në ajër një gur i cili
është i zhytyr në ujë. Kur ne në atë gur veprojmë me forcë atëher uji do të ngrihet kollaj
fare deri në nivelin e ujit, mirëpo do të jetë më e vështir ta lëvizim kur ai gjindet në
sipërfaqe, si pasojë e veprimit të forcës së rëndesës (gravitetit). Pra edhe në këtë rast
është paraqitur procedura e njejtë sikurse tek topi vetëm se këtu ishte rast i kundërt.
Forca e Arkimedit krijohet me anë të forcave vertikale të cilat janë më të mëdha
nga poshtë (F1) dhe më të vogëla nga lartë (F2)
Në anën tjetër kemi edhe rritjen e forcës së Arkimdedit (FA), sa më e madhe të jetë
masa e obijektit të zhytur në ujë aq më e madhe do të jetë forca e Arkimedit. Mirëpo në
rritjen e forcës së Arkimedit ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë densiteti(ρ), vëllimi
(V) dhe rëndesa e Tokës (g). P.sh në një enë hedhim ujë mbi të zhytim një trup atëher
forca shtytëse që vepron në atë trup është e barabartë me ujin e derdhur nga ena, dhe
vëllimi i lëngut të derdhur është i barabartë me pjesën e caktuar të trupit që është futur
në enë,densitetin e përcaktojnë molekulat e lëngut, kurse rëndesa e Tokës ndikon në
zhytjen e trupit. Në anën tjetër kemi një ndryshim tek rritja e densitetit p.sh nëse
formojm një tretësirë kripe në ujë atëherë densiteti është më i madh sesa tek uji sepse
molekulat janë më të ngjeshura në rastin e dytë. Me anë të kësaj trupi arrin zhvendosje
më të madhe të ujit për arsye se shtyn molekula me numër më të shumtë dhe kështu
zhvendoset më shmë ujë. Pra kjo na tregon sesi Forca e Arkimedit është e lidhur me
këto 3 madhësi fizike. Matematikisht paraqitet me anë të formulës:

Kjo formulë paraqet raportin e drejtë midis Forcës së Arkimedit dhe 3 madhësive
fizike, për arsye se rritet densiteti, vëllimi dhe rëndesa e Tokës rritet edhe Forca e
Arkimedit, kjo vlenë edhe anasjelltas.

Ligji i Arkimedit

Teoria e Ligjit të Arkimedit e paraqitur në praktikë

Forca e Arkimedit mund të paraqitet në këtë mënyrë marim një dinamometër dhe një
trup, trupin e masim me dinamometër p.sh ai do jap masën e caktuar p.sh 5kg. Pas
kësaj marim një enë eureka të cilën e mbushim me ujë, në enën eureka poashtu e
vendosim trupin të cilin e matëm me dinamometër, ena eureka ka një vrimë pak mbi
nivelin e ujit. Kur ne e vendosim trupin në enë nga ajo vrimë uji do derdhet duke kaluar
në një enë tjetër sapo ta masim ujin e derdhur në enën tjetër atëherë masa e tij patjetër
duhet të jetë 5kg dhe me anë të këtij eksperimenti paraqitet edhe Ligji i Arkimedit i cili
thotë:
Në çdo trup të zhytur në ujë vepron forca shtytëse e cila është e barabartë me
masën e lëngut të derdhur
Vlenë të përmendet se Ligji i Arkimedit vlenë edhe tek gazet (fluidet) mirëpo nuk
vërehet me sy të lirë sepse siç e dim gazrat kan vetin e zgjerimit dhe dendsiteti është
shumë i vogël tek gazet.
Historia

Në këtë foto është paraqitur karikatura e "eurekës" së Arkimedit


Në vitet 287 p.e.s lindi shkencëtari Arkimed. Dallohej si më i mençuri i asaj kohe. Pas
kumtimit të këtij lajmi se Arkimedi ishte njeri i mençur mbreti e thirri dhe i tha Arkimedit
se dua të di sesa peshon kurora ime, dhe nëse nuk do ta gjente mbreti i tha se ti do të
ekzekutohesh. Arkimedi mendoi e mendoi, mirëpo fati ishte i tillë që nuk gjeti gjë dhe
mori një vendim. Sipas riteve të atëhershme të vdisje i pastër ishte gjë e mirë për
zotërat e tu dhe Arkimedi tha: Do vdes se do vdes të paktën në botën tjetër të jem i
pastër. Kështu ai mbushi një vaskë me ujë dhe kur u fut pa se uji u derdh. Dhe keshtu
me vete filloi të mendohej pasi e përpiloi teorinë e tij ato momente lakuriq doli nëpër
rrugë duke përtitur "EUREKA" (sq. E GJETA) askush nuk e dinte se ç'kishte Arkimedi
mirëpo ai e njihte gëzimin e tij sepse do të jetonte. Të nesërmen gjeti masën e kurorës
së mbretit dhe kështu jeta e tij vazhdoi deri më 212 p.e.s (atë kohë vitet numëroheshin
mbrapshtë). Më vonë këtë teori Arkimedi e thelloi edhe më shumë ku tregoi se kjo teori
vlenë edhe për gazet jo vetëm për lëngjet, mirëpo tek gazet nuk mund të vrojtohet
qartë.

Punoi: Angela Agolli

Klasa: X-4

You might also like