You are on page 1of 2

Ndertimi i piramidave

Ndertimi i piramidës

Piramida e Keopsit u ndërtua në vitet 2700-3100 para Krishtit. Është më e madhja nga tri piramidat
kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.

Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës
është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë
secila. Morën pjesë rreth 4-5 mijë puntorë.

Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi
mesatare prej 1 metri.

Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës,
ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e
hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur
deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në
kilometra nga Toka deri në Diell.

Por, si është ndërtuar me saktësi, ende nuk dihet. Mendohet se është përdorur teknologji primitive
bazuar në, kavot dhe forca e kahut.

Dhoma e Faraonit është ndërtua me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 ton. Por, edhe
pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta
kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e
saj.

Arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozoi një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është
ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj
mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ai e shpjegoi me një demostrim virtual.

Modeli virtual

Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë monumenti, ku përfshiheshin përmasat e tij gjeometrike, llojet
e materialeve të përdorura, dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të
parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.

Në llogaritjet e hartuesit u futën fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj
kohe, temperatura.

Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj.
Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.

Arkitektura
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të
qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane
duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë
të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin
të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti
tregon historinë e faraonëve, përëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe
kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që
egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo
mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej
mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e
piramidave.

Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë
mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk
tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të
njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi
kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.

You might also like