You are on page 1of 2

Mesopotamia

Harta e Mesopotamisë së lashtë.


Mesopotamia (greq. Μεσοποταμία, μεσο, meso - mes,
midis; ποταμός, potamos - lumë, pra vendi mes lumenjve) është
emri me të cilin njihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes
tokave pjellore përreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikërisht në
kufinjtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore.
Qytetërimet e para të lashta në Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet më parë. Shkrimet mesopotame janë
ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë "djepin e qytetërimit". Sipas një
teze sumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit. Qytetërimet
më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.),
dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.)
Në Mesopotami lindën edhe perandoritë e para, dhe ndërtimet e para monumentale.

Kultura
Arti i Mesopotamisë
Arti i Mesopotamisë prej nesh njihet më pak se arti egjiptian. Në këto zona nuk kishte gurë apo nxjerrje guri nga
skllevërit. Shumica e godinave ndërtoheshin me tullë të pjekur e cila me kalimin e kohës dhe nga kushtet
atmosferike, shkërmoqej dhe kthehej në pluhur. Banorët në Mesopotami nuk kishin të njëjtën bindje fetare me
ata në Egjipt. Në periudhën shumë të hershme kur një popull i quajtur Sumeriane sundonin në qytetin e Urit,
mbretërit ende varroseshin me të gjithë njerëzit e shtëpisë, me skllevërit e të tjerët. Pra nuk ndodhte si në Egjipt
ku ata duhet të varroseshin në varre të vecanta madhështore. Banorët e Mesopotamisë nuk besonin në ruajtjen
e trupit dhe të shpirtit te tij. Ndonëse artistët në Mesopotami nuk thirreshin për të zbukuruar muret e varreve,
atyre iu duhej që në një mënyrë në tjetër të kujdeseshin për shëmbëlltyrën e njeriut për të qenë i pushtetshëm
në botën tjetër. Pas disa kohësh, mbretërit e Mesopotamisë e bënë për zakon që të porosisnin monumente
kushtuar fitoreve në luftë ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetë e grumbulluara. Më pas
monumente të tilla u kthyen në kronika të plota, me figura për fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mirë datojnë
nga një periudhë disi më e vonë, nga periudha e sundimit të mbretit Asurnasipal II të Asirisë i cili ka jetuar në
shekullin e nëntë para Krishtit, pak më vonë se mbreti biblik Solomon. Në to shihen të gjithë episodet e një
fushate të organizuar mirë. Mënyra e paraqitjes së skenave është fort e ngjashme me ato të egjiptianëve edhe
pse me më pak rregullsi e ngurtësi. Gjitçka ngjan mëse e vërtetë dhe bindëse. Në shumë mozaikë pasyrohen
luftërat e tmerrshme me shumë të vrarë e të plagosur ku asnjëri prej tyre nuk është asirian.

Gjuha dhe shkrimi


Më saktë të themi Sumerianët. Duke filluar nga viti 4.000 pr.l.k. e më pas sumerët, përdornin piktograme për të
ruajtur dëshmitë e tyre. Dalëngadalë ato u zëvendësuan nga simbole që përdoreshin për të paraqitur tingujt dhe
rrokjet e një fjale, në vend të idesë që përcillte. Piktogramet e hershme gdhendeshin në gur. Më vonë, pas
3.500, shkruesit merrnin shënim duke bërë goditje vertikale dhe horizontale dhe të pjerrëta mbi një tabelë balte
të njomë, duke përdorur majën e prerë në formë kunji të një kallami. Më pas, tabelat liheshin të thaheshin në
diell. Shkrimi quhej kuneiform që do të thotë "në formë kunji". Aty nga viti 2.700 pr.l.k. në Sumeri kishte
biblioteka me tabela balte.
Egjipti i lashtë
Jump to navigationJump to search

Sfinksi i Madh dhe Piramidat e Gizës janë dy nga simbolet më të njohura të


qytetërimit të lashtë egjiptian.
Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë
që është sot shteti modern i Egjiptit.
Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane)[1] kur u krye
bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë.[2] Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një
seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme.
Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së
Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës
filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas
vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit.
Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një
provincë romake.[3]
Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së
Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin
në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti
shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi
egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese
dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e
Egjiptit. Për të motivuar dhe organizuar këto aktivitete ekzistonte një burokraci e shkruesve, liderëve fetarë dhe
administruesve nën kontrollin e faraonit, i cili siguronte unitetin dhe bashkëpunimin e popullit egjiptian nën
rregullat e besimit fetar egjiptian.[4][5]
Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe
obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para,
qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në
histori.[6] Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe
gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar
imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj
të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një
vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën.

You might also like