You are on page 1of 2

Amarildo Dashi

-Hipotezat mbi ndërtimin e piramidave Egjiptiane-


Le ta fillojmë me përshkrimin e tri prej piramidave më të famshme : është fjala për
tri piramidat e rrafshit të Gizës. Njëra prej tyre, piramida e Keopsit, është piramida
më e madhe në botë dhe deri në shekullin e 20-të ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në
botë. Arkeologët dhe egjiptologët janë të gjithë dakort në një pikë: piramida e
Keopsit është vepra më e arritur nga të gjitha piramidat e tjera. Menjëherë pas saj
vijnë dy piramidat e tjera të ndërtuara shumë pranë saj, por me përmasa më të vogla.
Mirëpo studimi i piramidës së Keopsit nxjerr në pah disa cilësi të habitshme të saj.
Së pari, kjo piramidë është vendosur saktësisht në qendrën e rëndesës së
kontinenteve. Për më tepër nëse heqim dy vija pingule veri-jug dhe lindje-
perëndim, këto vija i ndajnë kontinentet në katër pjesë plotësisht të barabarta për
nga sipërfaqja. A janë këto thjesht rastësi? Si është e mundur që egjiptianët ta
kenë ndërtuar piramidën pikërisht në një vend të tillë?

Sipas historianëve dhe librave të historisë, piramida e Keopsit u ndërtua rreth viteve
2.580 para erës sonë dhe ndërtimi i saj zgjati 20 vjet. Për realizimin e saj janë
përdorur 2 milionë e 300.000 mijë gurë disa prej të cilëve arrijnë peshën deri në 9
tonë. Pesha totale e gurëve të përdorur është 6.5 milionë tonë.
Teoria e Rrëshqitjes -----Sipas kësaj teorie, piramidat gjigante u ndërtuan
duke përdorur vetëm forcën e njerëzve,më saktë të dhjetëra mijëra burrave. Gurët e
lidhur me litarë u tërhoqën nëpër shkretëtirë të vendosur mbi disa drurë që kryenin
funksionin e një ruli duke e zvogëluar sadopak fërkimin. Gjatë transportit të tyre
punëtorët lagnin vazhdimisht rërën.Rëra e lagur i bënte gurët edhe më të lehtë për
t’u tërhequr zvarrë. Kjo praktikë shihet edhe në disa vizatime antike në muret e
brendshme të disa piramidave. Supozohet se pasi gurët u zvarritën nëpër shkretëtirë,
ato u ngritën në majë përmes një sistemi të ngjashëm me atë horizontal, por këtë
herë të përshtatur për pjerrësi.

Teoria e Kanaleve Ujore ------Sipas saj, gurët e mëdhenj u transportuan jo


duke u tërhequr zvarrë mbi rërë, por përmes ndërtimit të kanaleve speciale në
vendet ku janë ndërtuar piramidat, duke i ndihmuar gurët të notonin deri atje. Këto
kanale ujore që dyshohet se ishin bërë prej druri të kedrit, ose lëkura kafshësh të
mbështjella me papirus, lejonin lidhjen me bregun e lumit. Ndërsa piramida vijonte
të ngrihej, më pas u përdorën 4 tuba uji për të shtyrë përpjetë blloqet prej guri. Një
grup portash kontrollonin sesi blloqet shkonin përpjetë nga fundi në majë.Këto
kanale dhe “ashensorë ujorë”bënin që gurët të shtyheshin mjaft lehtë. Megjithëse
nuk ka një provë të qartë të shkruar të kësaj hipoteze, janë gjetur shenja të një
teknologjie të tillë.

Krijimi i blloqeve---- Nuk ka një konsensus të qartë as për mënyrën se si u


krijuan blloqet. Por për të prerë gurin gëlqeror, mendohet se janë përdorur dalta
bakri ose sharra. Edhe pse zhvillimi i praktikës së prerjeve dhe këndeve të sakta
mund të ishte arritur në disa mënyra pa pasur nevojë për ndonjë teknologji moderne.
Disa studiues pretendojnë se egjiptianët e përdorën sipërfaqen e ujit si një nivel dhe
punuan nën ujë. Të tjerët përmendin përdorimin e instrumenteve bazë për të
llogaritur këndet dhe për të zbuluar pikat që nuk ishin të niveluara

Teoria e alinëve----Pavarësisht se teoritë e mësipërme janë munduar të shpjegojnë


shkencërisht ndërtimin e piramidave, mënyra e sjelljes së blloqeve gjigantë të gurëve nëpër
shkretëtirë dhe ngjitja e tyre në lartësi aq të madhe vetëm nga dora njerëzore ende nuk është
bindëse për shumë skeptikë. Shumë individë shkojnë deri aty sa të besojnë teorinë e alienëve e
cila thotë se këto krijesa jashtëtokësore mund t’i kenë ndërtuar piramidat dhe përdorur si bazë në
Tokë për eksplorimin e trupave qiellorë të afërt me planetin tonë. E kështu materialet aq të rënda
janë transportuar përmes teknologjisë jashtëtokësore, por kjo duket më shumë si hipotezë e
shpikur në mungesë të fakteve shkencore më bindëse.

You might also like