You are on page 1of 1

Shpella e pellumbasit

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër
fshatit Pëllumbas.

Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku
10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur
teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.

Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.
Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike
Shkencore Speleologjike Shqiptare.

Skeletet e gjetura në këtë shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e


Firences, i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më
parë. Në të gjithë Evropën janë vetëm pesë shpella të tilla.
Kjo shpellë karstike ndryshe nga shpellat e ngjashme në Evropë ka dhe mbetje të kulturës
njerëzore që sipas Institutit të Arkeologjisë i përkasin periudhës nga Paleoliti deri në periudhën e
Mesjetës së Hershme. Mendohet që
shpella ka qenë e banuar që në fillimet
e shoqërisë njerëzore, rreth 30.000
vjet më parë.

Shpella me përmasa 360m e gjatësi,


10-15m e gjerësi dhe 15-45m e
lartësi të cilat nuk janë
përfundimtare dhe me mjediset e
mbushura me stalaktite dhe
stalagmite përbën një objekt me
vlera të veçanta për të studiuar
evolucionin e paleo gjeografinë e
gjithë zonës si dhe qarkullimin e
ujërave nëntokësorë të saj.
Ajo është e mbushur me mikroforma
të shumta të relievit nëntokësor
karstik me bukuri te rrallë dhe vlera të
veçanta turistike.

Punoi: Megi Xhemalaj

You might also like