You are on page 1of 1

Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik


në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas.
Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme
diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë
është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre
më të zhvilluara.
Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në
Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80
metra të gjatë.
Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës
Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.

Paraardhësit tanë 10 mijë e më shumë vjet më parë uleshin në hyrjen e kësaj shpelle
për të mprehur armët e tyre prej guri dhe ndarë mishin. Ata sapo kishin mësuar të
ndiznin zjarrin. Ne sot nuk mund të bëjmë më shumë se të imagjinojmë jetën e tyre në
Shpellën e Zezë (Pëllumbasit), rreth 25 kilometra nga kryeqyteti në të majtë të luginës
së Erzenit, ndërsa pushojmë në të dalë të saj duke lexuar gazetën që kemi marrë me
vete. Themi imagjinojmë sepse shpella zor se t’i rrëfen të fshehtat që “ka ruajtur” për
mijëra vjet.
Gjurmët që njerëzit e parë mund të kenë lënë në të ajo i ka mbuluar ngadalë, ndërsa
arkeologët që e kanë zbuluar vonë ende nuk mund të thonë shumë për jetën që është
bërë aty edhe pse në shpellë janë gjetur shenja të saj. Tani për tani të vetmet histori që
mund të mësosh në hyrje dhe më thellë në muret prej guri gëlqerorë janë ato të të
dashurve që si kanë kaluar andej kanë shkruar me çfarë kanë pasur mundësi emrat e
tyre, duke u dhënë ngjyrë artificiale asaj që natyra kishte krijuar prej mijëra vjetësh.
Behar Duqi, udhërrëfyesi, roja dhe kujdestari i shpellës na tregon se si më 1992 kur
ishte ende 17 vjeç kishte hyrë këtu për herë të parë sëbashku me një kushuri. “Im atë
nuk e besoi që kishim dalë në fundin e saj, ai dhe njerëzit këtu mendojnë që shpella
është e pafund”, thotë ai. Edhe pse Duqi dhe një kushëri i tij kanë hyrë në shpellë më
92’, ajo e fundit është vizituar për herë të parë nga speleologët vetëm më vitin 1995, për
t’u shënuar kështu në hartën botërore të shpellave karstike përkrah vetëm 5 simotra në
të gjithë Evropën...
Në Pëllumbas, fshatin që i jep emrin shpellës dhe në të cilin duhet të kalosh për të
shkuar drejt saj, arritëm aty rreth orës 9 të mëngjesit. Në fakt ne ishim nisur më herët.
Autobusi i parë që të çon në fshat niset nga Tirana në 7 pa 10 të mëngjesit dhe i dyti
vetëm në 5 pasdite, kështu që ne duhej të zgjidhnim të parin për të pasur kohë të
shihnim shpellën.

You might also like