You are on page 1of 291

Perendimet e Perendimit Me Perendite

Mozaik me 101 Poezi e 162 te Thena Mbi Kultet e Parardhesve Tane

FronCover - LadyLiberty VerticalSunset.JPG

Poetria e ELKO-s

Permbledhur dhe Prezantuar nga


JULIANA
© copyright - Autorja

ISBN 978-99956-13-14-3

***

Redaktor: Asllan Saraçi

Përgatitja grafike: Anila Feka

Fotot: JULIANA (Joanna Junilda Gjoka)


SHTËPIA BOTUESE WESO

Tel & Fax: 04 2 263 314

E-mail: editions_weso@yahoo.com

Perendimet e Perendimit Me Perendite:

Nje Mozaik me 101 Poezi e 162 Referenca Mbi Kultin e Muzave

Dedikim Diellit dhe Hënes, nënës dhe babes, kush ka ikur dhe kush do vijë në të
ardhmen. Ju Muza nga Helikonia na lejoni të fillojmë të këndojmë…. Theogonia për
Hesiodin, për Muzat dhe per Nënat që mbi kokë na qëndruan……
Index - YellowStone VulcanSunset.JPG

08/07/06 Me Perendite ne Perendim tek Vullkanet e Verdha ne Montana, USA

J’u a dedikoj kete liber Nenes sime dhe Nenes se saj,

dhe sigurisht, Nenes se Muzave, Mnemosynes

dhe te tera nenave qe krijuan artin me te bukur, Jeten.[1]

Juliana 08/08/08

A) Analiza: A ka akoma Muza e ku valle vane Ato?


1. Prologu: Per Elkon e Poetrine

2. Preshkrimi: Omen-i Shenje Perendie

3. Prezantimi: Muzat dhe Personifikimin

4. Perendimi: Per Kultet, ku e kur Perenduan

5. Perendite: Per Perandorin Julian dhe Parardhesit Tane

B) Poezia: 101 Poema per Jeten ashtu sic mi dhane Ato!

I. Mnimosynia – Nena e Motrave dhe Muza e Mendjes

II. Kalliopia – Motra e Madhe dhe Muza e Poetrise Epike

III. Euterpia – Muza e Muzikes dhe Poetrise Lirike

IV. Klio – Muza e Trashegimnise dhe Poetrise Historike

V. Erato – Muza e Dashurise dhe Poetrise Erotike

VI. Melpomenia – Muza e Tragjedise dhe Poetrise Korale

VII. Polyhymnia – Muza e Polifonise dhe Poetrise Pelegrine

VIII. Terpsikhoria -- Muza e Koreve dhe Poetrise Vallezore

IX. Thalia – Muza e Komedise dhe Poetrise Pastorale

X. Urania - Muza e Shkencave, Astronomia e Astrologji

XI. Elegjia - Pse su’be e 10-ta Muze dhe c’u be me Iambliken?

XII. Genjeshtria – Sepse sot jane kohet e se 10-tes Muze

C) Epilogu: Shume falenderime e pak fjale per Ata qe e meritojne ..


1. Individuale: Per Ata qe e bene te mundur botimin e Librit.

2. Institucione: Per Ata qe e bene te mundur studimin e Temes.

3. Biografia: Per Jeten e Poetes Elko dhe Autores Juliana.

4. Bibliografia: Per Perendimin e Perendive dhe Civilizimit Perendimor.

5. Indeksi

A. Analiza : A ka akoma Muza e ku vane valle ato ?


1. Prologu: Per Elkon e Poetrine

NYC, 07/07/07. Eshte nje dite e bukur ne New York City dhe per mua akoma me e
bukur. Sot, mbas 10 vjetesh me se fundi u bera Amerikane.

Kthehem nga betimi i nenshtetesise, ku isha dhe nje nga te paktat evropiane ne mes te
qindra te tjereve, dhe jam duke bere rrugen per ne shtepi me mamin. Jemi ne Staten
Island Ferry e te rrethuara nga qindra turiste evropiane qe me nga tre kamera secili,
mundohen te memoralizojne dhe te kapin c’do moment perendimi me pamjen e Lady
Liberty-se.

I dobti dollar po i sjell me shume se kurre – tha Elko.

Mire qe po i sjell, po pse me nga tre kamera secili? – thashe une.

Mundohen njerezit ta marrin momentin per ta memorizuar me cdo menyre, klasike e


digitale, me film e fotografi. - U pergjigj Elko me psheretime.

Mire qe i marrin por kur do e gjejne kohen per ti pare s’e kuptoj, vazhdova une.

Ehhh, mjafton ti kene aty neper thase sic i ke dhe ti sirtareve qe na zene vendin – u
pergjigj ajo. – Do ti shikojne, e shijojne atehere kur t’ju zbardhen floket e t’ju zbuten
kembet.

Cdo moment nje fotografi, cdo fotografi nje copez kujtimi. - Sic e ka zakon Elko, ja
filloi nje poezie te improvizuar aty per aty te cilen megjithese e kam jo dhe aqe mire
ne kujtese, akoma e mbaj mend momentin:

“fotografi, fotografi, sa beme ketu, aq here me shume lame aty


sikur nje dollar te kishim per c’do njeren nga ju o te uruara,

gjithe ullinjte e fushes do i kishim rregulluar tani…” [2]

Ullinjte! Prape tek ullinjte ke ngelur Elko? – E nderpreva une – s’thua ndonje hotel?

Ullinjte e Qeparoit kane me vlere se hotelet e Hawait e te Korfuzit, - u pergjigj ajo –


Pastaj hotelet sa do rrojne? Njezet, dyzet vjet, me pak se njerezit do rrojne me siguri,
por ullinjte rrojne dymije vjet!

Okey, okey, por ti s’do jesh as mbas dyzet vjetesh, keshtu qe po re ne leke ndonje
here, na blij nje hotel se do t’i mbjell une ca ullinj - ja ktheva une me qeshje …

E moj eee, pse ashtu kujton ti se mbillet ulliri! Ullirin e mbillnim sa here qe lindte nje
djale dhe per vajzat mbillnim portokalle. Prandaj dhe cdo ulli kishte emer. Ne e dime
se kush e ku jane tokat tona, le te shkojne e te vine qeverite.

Really? So what’s the oldest-Vertet? Kush eshte ulliri me i vjeter qe kemi ne? – Pyeta
une me kurjozitet per nje fakt qe e kisha degjuar shume here por qe si kisha dhene
rendesi.

Ah, per ty nuk e di se ti je e Gjoke dhe qytapet i mban barbe Minella i Spiro Gjike, ate
te pyesesh. Por une e di se familja ime, Kokajt kane ullirin me te vjeter ne Evrope e
mbase dhe ne bote.

Really? Eshte fakt apo myth -mit? Se sot gjysmat e miteve jane fakte e gjysmat e
fakteve dalin mite – thashe une.

Fakt apo mit s’e di akoma, se po te kisha kohe ta zbuloja do e kisha botuar nje
research tani. Po ti – tha ajo duke mu kthyer mua me te qeshur - 10.000 fotografi ke
nga gjithe bota. E c’do besh me to? As t’i kthesh ne digitale s’te del koha, se 1 minut
per secilen duhen 10.000 minuta.
Ehhh do i bej golf, - u pergjigja une me ate shprehjen klasike vlonjate me te cilen i
madh e i vogel i vene kapakun c’do diskutimi. Por me Elko-n s’i vihet lehte kapak
muhabetit… kur hap nje teme s’te ndahet… C’do besh me to… c’do besh me to? Vite
qe e degjoj kete shprehje sa here qe kthehem nga udhetimet e mia ate mendoj dhe une.
C’do bej me to?

“Pra, c’do besh me fotot Juliana, do t’i marre laraska te t’i beje fole…” - vazhdonte
Elko ndersa dielli kishte fillur te fshihej. Por erdhi casti te ndronim teme se Elko filloi
nje tjeter poeme ironike.

Okey me mua, po ti o ‘Elko c’do besh me qindra poezite e tua? Kur do na kthesh ca
ne poema se mos i botojme?

Kur te fluturoje gomari – u pergjigj ajo – poezia ime eshte ashtu sic ma thane Muzat.
Kur te vete une prapa diellit atehere ti si “Master e Artit” bej c’te duash me to. Une
nuk i ndryshoj sikur dhe te me kthehet ndonje nga ata qe na ikën ose gjeli veze te
beje. Po u ndryshuan, mund të me vrasin Muzat dhe mua.

Cila Muze o Elko, ku do te gjejnë muzat ty? –e pyeta une dhe pergjigja ishte gati:

Aty ku me gjeti dhe nje here e nje kohe. Kisha kenaqesine qe ne vegjeli ti lutesha
Diellit e detit, maleve e fushave duke kercyer duar me duar me muzat ne natyre e nder
burimet e Rivieres sime, sic ka thene dhe Hesiodi, u pergjigj ajo.

I ngaterroi referencat Elko, dy ne nje po te drejte kishte dhe Hesiodi dhe elegjite e
Propertit e bejne kete reference.[3] Une, Hesiod-in e dija nga mamaja e mamit,
Fotina, gjyshja ime qe kur isha e vogel thoshte; “Mos i prisni thonjet dhe floket
naten, se ndjek zanat, mos fishkelle naten, se ndjell xhinded.” Vitet kaluan dhe u
cudita kur u rrita dhe mesova se ne te vertete paskish ekzistuar nje Hesiod, e vertet i
paskish thene ato gjera! [4]

Ky Hesiod na i paskish thene tere ato gjera permendesh, per ore te tera, duke
konkuruar ne stadium perpara mijera njerezve 2700 vjet me pare. Cmimi i tij: Tripodi
Oracular te cilin ja dhuroi tempullit Delfik qe ekspozohej brez pas brezi. Dhe kur u
mbyt ne det, trupin e tij e nxorren ne breg delfinet, diten e festivalit te Perendise se
Dionysos, per nder te te cilit kishte marre dhe cmimin me te larte qe ekzistonte per
humanet ne ato kohe. Dhe sa me shume mesoja, aq me shume cuditesha nga faktet!

Hesiodi ishte fillimi, Homeri akoma s’dihet ne se ishte paralel apo nje brez me
mbrapa.[5] Ka shekuj qe mendjet e medha debatojne kete ceshtje, por ajo qe dihet me
siguri eshte se Muzat;

“Ishin ato te cilat i mesuan Hesiodit,

kengen e bukur kur kulloste delet e tij” - Hesiod[6]

Gjithe bota e ditka se; “Kur turma e Muzave takoi bariun Hesiod tek kulloste delet
prane burimit te gjurmes-se-kalit-te-zjarrte,[7] ato i treguan per lindjen e Kaosit.”[8]
Dhe gjithe bota e ditur gjithashtu e ditka, se ajo qenka Bibla e asaj race njerezore dhe
pema gjeneologjike e Perendive per popujt qe perbejne te ashtequajturin Civilizim
Perendimor. [9]

Por t’i leme cudirat e mia dhe te kthehemi tek ajo dite, mbi lumin Hudson ne
perendim te diellit.

Pra, ti mendon se po te kthehesh, ato akoma atje do jene? – vazhdova une me pyetjet e
mia.

Sigurisht! Atje rrine ato. Atje ku malet puthin rete dhe shkembinjte puthin detin. Une,
sapo te marr pashaporten, do kthehem tek nena ime qe me prêt, tha Elko. Une nuk
fola me, se ka vite qe e degjoj kete pergjigje: “Sa te marr pashaporten pa do me shihni
ju…”

Thua te te mbajne mend akoma muzat? – Pyeta une.

“Per sa kohe qe une mbaj mend poezine time dhe ato me mbajne mend mua. Kudo qe
te vene ato, atje do kthehen prape, na ato burime rrojne ato” – tha ajo me nje siguri te
madhe.
Po mire, me poemat c’do te besh? Sa ke shkruar dhe sa mban mend nga te gjitha? –
Pyeta une.

Te gjitha! Mbase te njemije e njejta. Ndoshta dhe jo komplet, por si titull dhe ndoshta
strofa – strofa, pjeserisht.

Njemije e nje? Pse i ke njemije? E kur i shkrove tere keto? – pyeta une me cudi.

Ehh, sa here qe shoh nje omen, shkruaj edhe nga nje poezi– u pergjigj ajo.

Po pse njemije e nje? C’te gjen po ta ndash ndonjeren dhe ti besh njemije e dy?

C’thua moj! – U pergjigj ajo me nje ton sikur une kisha kerkuar te ndanim Statujen e
Lirise - Poetria eshte si femija, mund te shtohen, por s’mund te ndahen pergjysem.

Po atehere pse 1001? Apo je bere dhe ti Masonike si ata tek ai tempulli ngjitur ne
rrugen tone? [10]

Pse gjalle jane ata? – pyeti ajo – se s’kam pare shpirt njeriu atje, e thashe se vane me
Kalebardhin! [11]

Gjalle jane, se deri naten vone shoh dritat ndezur. Gjalle por ne nuk i shohim, se pa le
sa dyer kane nga hyjne e nga dalin! Por nga dera kryesore kam pare ca here babin te
hyje e te dale, e me qe ra fjala jane disa bluza e kapele me shenjen e tyre neper
shtepi![12] Mos dhe ai eshte bere pjesetar mbase… - thashe une – se ai s’ka lene
kuriozitet pa zbuluar, nga Akademia e Shkencave e deri tek varrezat cifute!

Baahhh, to late- (shume vone), s’e pranuan si masonik, se vajti e pyeti dhe atje. Limiti
eshte 33-vjec, i thane.

Really? Pse 33? C’ndodh mbas 33-shit? E ndalojne masonet apo ndalohet nga Muzat?
– Pyeta une me sinqeritet.
Jo Muzat, jo! Muzat nuk te pengojne, vecse per mire te shtyjne. Por mbas 33-shit sic
duket diskriminon jeta, sepse too old ( mjaft i vjeter) eshte shume veshtire te edukohet
dikush. Por qe te mesoje dikush nga Muzat, s’ka rendesi mosha.

Me nje fjale ti sa ke mesuar nga vetja e sa nga Muzat? – Pyeta une me te qeshur.

Nga vetja ime shume dhe nga muzat fare, se muza ime s’eshte mesuese. Muza ime
eshte kujtuese, e dikujt tjeter krijuese, e dikujt tjeter kallzuese. Muza ime eshte ajo qe
te ndihmon kujtesen, Mnemosynia. Ajo s’ka kohe te merret me mesime. Ka vajzat e
saj per te dhene mesime, tha Elko-ja me nje ton mesueseje. Ashtu sic zanat i mesojne
dikujt zanatin, po ashtu dhe muzat i mesojne dikujt arti-zanatin, sic thoshte (ndjese
paste) Meme Nora.[13]

Po mire, ku e di ti o’Elko, se Muza jote eshte Mnemosynia e jo Klio? – Pyeta une.

Se dallohet nena nga e bija. Ide s’kam se si duket KIioja, por ama e di se si duket
Mnemosynia. Duket tamam si mamaja ose si gjyshja ime – Tha ajo.

Si shume e sigurte degjohesh Elko! Duket sikur shpesh e pini kafen me Mnemosynen.

Ta pret mendja – tha ajo prerazi – pse si kujton ti se i mbaj mend 1001 poema? Vete?

Sigurisht qe vete! Keshtu kujtoja une te pakten dhe s’isha menduar dhe shume. Por
tani fillova te dyshoja se qe dicka mbas faktit, se Elko mban mend permendesh nga
kujtesa 101 telefona, nderkohe qe une, si me emrat e si me numrat e kam problem!

So- pra me nje fjale, ti thua se Mnemosynia personalisht te eshte shfaqur? – Pyeta
une.
Sigurisht! Pse si kujton, se me dergoi e-mail apo text mesage? – Tha ajo me te qeshur.

Mbase. Pse jo? C’do gje ben vaki keto dite, s’do me dukej cudi fare. – U pergjigja
une.

Mnemosynia vjen e iken sic e kerkon njeriu. Ndersa poetria vjen kur e sjellin zogjte.

So, ti thua se dhe ty zogjte ta sollen poezine? – Pyeta une.

Sigurisht qe jo, - u pergjigj ajo. Zogjte sjellin idene, Mnemosynia e kthjellon. Zogjte i
dergon Zoti si mesagere, ndersa Mnemosynen e theret qe te interpretosh mesazhin, e
c’del nga ky perkthim, ajo eshte qe ne e quajme poetria. E kuptove? – Pyeti ajo.

Mbase! Me nje fjale, 1001 poezite e tua jane 1001 zogj qe fluturuan? – pyeta une.

Mbase! Pak a shume! Zogjte s’numerohen! Por ato qe thone, s’jane kot. Jane omen-e
(shenja).

Omen-e? C’omene? Zogjte te japin idene apo omene se me ngaterove? – pyeta une.

Sigurisht qe te dyja. Idea nxjerr omen dhe omen-i nxjerr idene, e keshtu se bashku
behen realitet. Pastaj si kujton ti se i gjeta gjithe keto? Zogjte si paralajmerues dhe
une vazhdova.

Vertet! Si i gjeti Elko varret e te pareve tane, si ketu ne Amerike po ashtu dhe ne
Greqi eshte me te vertete nje teme e cila mund te merrte nje liber ne vete!

Por edhe une shikoj zogj, por pse s’me frymezojne dhe mua ne nje kohe qene dukemi
njesoj? Apo s’e kemi njesoj kapacitetin visionar, sic do thoshte dhe Jung-u? [14]
2. Preshkrimi: Omen-i shenje e Perendive

Ditet kaluan dhe pyetja pse s’me flisnin zogjte dhe mua filloi te me shqetesonte.

“Ne njesoj dukemi por zogjte si shikojme njesoj. Une i shkoj per omen ti i shikon per
qejf” – mu pergjigj Elko-ja nja dy here qe ja bera pyetjen!

Po c’jane keto omen-et? Zogjte of course sigurisht sic tha dhe Elkoja nga
subconscience pa u menduar fare! Elko si gjithe grate shqiptare, kristiane ne emer, e
pagane ne praktike sic thote dhe Edith Durhami nje shekull me pare.[15]

Se c’eshte nje omen, dikur ishte e qarte akoma dhe ne lojerat e fjaleve parodike kur
thoshin se:

“Nje lope apo nje gomar qe qelloi te kalon,

Nje ze ne rruge ose nje skllav qe takon,

Nje emer ose nje fjale qe per shans e degjon,

Po tu duk si omen, quaje zog.”- Aristofani[16]


Zogjte ishin nen precintin a shqiponjes, “the messenger of Zeus’- omens ne anglisht
reading birds, ndersa Helen Harrison tha knowing in birds-dituria ne zogj “apo to
orni-tha apo to orni-fluturo” e kunderta e ‘ri’, ne e thoshim ormisu, dmth ike duke
fluturuar. [17]

Zogjte, messageret e te ardheshmes sic thote kori i tyre; [18]

“ne jemi ne Delfi, Amoni, Dodona, zonja shtepie,

ne jemi ne cdo tempull oracular e ne cdo lapidar”

Zeusi,“Zefi pretenduesi, skeptrin e qukapikut e vodhi dhe ja dha shqiponjes.” Skeptri


qe vjen nga folja shkeftohe, eshte e kunderta e fjales shqiptoje. Skeptri qe jetoi 1000
vjet me shume se qukapiku, ne Rome nen kontrollin e “qukapikut Marsian” dhe
akoma rron deri me sot. [19]

Per qukapikun; “sic thote Dennisi i Halikarnasos ne Apeninne ne qytetin Tiora qe


rrojne Matianet, nje oracull i Marsit. Rraportimet jane qe te kete qene i njejte ne
karakter me orakullin e famshem tek Dodona, dhe origjinal ora [e ] kujt jepeshin nga
nje zot-derguar zog i theritur nga Ata Piku [Picus]. Greeket e quajne Drugoditsi
[Drykolaptes] se paraqitet ne trungjet e pemeve. Tani zakoni thote se Piku, i
urdheruar nga Zeusi duhet te qaje gjithnje gjet-gjet-gjet [gjet-gjet-gjet].” [20]

Por Piku eshte nje numina kthonike qe prezantohet si demon gjithnje bashke me
Faunus,[21] ndersa birds never anthropomorphized- zogjte asnjehere nuk marin
formen e njeriut, only silent readings only omens- vetem mesazhe ne heshtje vetem
shenjat i japin poezise, si zanat qe japin zanatin… Picus Numa dhe Egea Nimfa jane
takuar me Muzat.

E kishte seriozisht Elko dhe fillova ta merrja dhe une seriozisht. M’u kujtua c’kishte
thene gjyshja ime, Fotina se “Zanat japin zanatin, ndersa muzat japin arti-
zanatin”(mjeshterine).

Okay but why now and not then -Mire, por pse ja dhane tani e jo me pare? Sepse Elko
s’kishte shkruar asgje me perpara, vecse lexonte e lexonte! Ja bera kete pyetje Elko’s
dhe me tha se poemen e pare e kishte bere me ze vevetiu, ne nje perendim dielli ne
krishtlindjet e 2001. Ishte dita qe morri vesh vdekjen e papritur te vellait, Dr. Sotir
Koka. Iku brenda 2 javeve daja Sotiri dhe nga shfaqja e semundjes se keqe, deri ne
vdekje vetem 3 telefonata morri Elko.

Sotiri u shtrua, Sotiri u operua, Sotiri u shua. Aq qe e gjitha qe degjoi mes te qarave.
Shokimi ishte i pabesueshem. Buze detit doli Elko ne perendim te diellit, vajtonte te
vellain dhe vajet ju bene vargje. Sic i ndodhi dhe poetit Filokseno, qe Muzat i dhane
artin e poetit ne mes te dhimbjeve dhe katastrofes.[22]

“Sigurisht, talenti poetik eshte nje reagim kurues per cdo te keqe” thote dhe
Kalimaku. [23]

Keshtu qe poetria prandaj ju zgjua Elkos tani, nga dhimbja. E vec dy vite me vone
dhimbja u thellua kur iku nga jeta gjyshi, Nikolla Petro Koka. Rrjedhimi ishte po ai
fenomen qe njerezimi e degjoi per here te pare nga nje bari i hutuar, 2700 vjet shkuar;

“Lumtur’qofte a i qe Muzat e duan, e embel fluturon e folura nga goja e tij.

Sepse edhe nese njeriu ka deshperim dhe dhimbje te papritura ne shpirt te tij

dhe jeton ne ankth nga meraku i zemres se trishtuar. Kur nje poet,

sherbyes i Muzave, reciton te berat e lavdishme te paraardhesve

dhe te Perendive te bekuara qe rrine ne Olymp,

menjehere ai e harron barren e rende

dhe s’i kujton hallet fare,

sepse dhuratat e Perendive, [poetria e Muzave]

e kthejne njeriun tutje deshperimeve” - Hesiod[24]

Por mire krijesa, por si ka mundesi qe kujtesa te perballoje njemije poema? Une qe
dhjete vitet e fundit i kam kaluar duke studiuar, as qe mbaj mend me shume se 3-4
tituj dhe tema nga projektet e essete e mia. Si ka mundesi qe Elko-ua, dyfishi i
moshes sime mban mend 20 here me shume?
Me keto pyetje ju futa akoma dhe nje studimi i cili me nxorri atje ku se prisja. Se
fjalen muze pothuajse te gjithe e dime, por dicka kishte me shume qe une s’dija per
ato Muza qe ne i therisnim Perendira.

“Asklipiu sheron trupin, ndersa Muzat sherojne shpirtin”- Perandori Julian


[25]

E mbaja mend kete te thene nga Gore Vidal-i, libri i pare qe lexova ku muzat
merreshin seriozisht. Keshtu qe e fillova studimin tim nga i dashuri i Perendive dhe
shoqeruesi i muzave, Perandorin e fundit Ilyrian, Julian Rikthyesin, te cilin
kristianizmi e emeroi Apostat. [26] Perandori Julian, i njohur si nje nga filozofet dhe
heronjte me te medhenj, me bema te cilat disa thone se e kalojne akoma dhe
Aleksandrin e Madh, thuhej se ishte inkarnimi (rikthimi) i Julianit, akoma dhe betimet
e bekimet i bente ne emer te muzave:

“pros Ermou kai Mouswn taxews, epi kai toutwn”

“per Hermesin dhe Muzat e kam taksur, e’per ato te tera.” - Julian [27]

Duke vazhduar me Julianin, nuk ishte rastesi fakti se “qe nga Homeri e Hesiodi, te
gjithe njerezit e ditur qe pasuan njerezim, ishin te perqendruar ose ne Hermesin ose te
muzat, ne te parin per elekuence ne shprehje, ne te fundit per kujtesen ne
krijime.”[28]

Nga te 11-te baballaret themelues te Amerikes, te gjithe pervec Hamiltonit dhe


Adamit, ishin masone Deist dhe Muzat ishin pjese e besimit te tyre. Franklini dhe
Jefersoni, se bashku me Volterin dhe Markez Lafayette, e filluan revolucionin nga
Lodga Mazonike e quajtur Nente Muzat ne Paris. Po ashtu, shumica e tempujve
masonike qe kam vizituar, i kane muzat e personifikuara ne sallonet e tyre. Ashtu si
dhe Teatri i Pallatit Mbreteror ne Napoli ka 12 statuja ne te cilat nende jan Musat.

Mu kujtua se si nje here, duke vizituar tempullin Masonik ne Filadelfia dhe te parin
ne Amerike, kisha pare te tre Hyjneshat (Graces), por vecse 5-se apo 6-te Muza.
Pse kaq, ku jane te tjerat, apo i keni dhen me qira per weekend-in? – Pyeta ciceronin,
duke pasur parasysh qe muzeumet ne Amerike kane filluar e japin me qira veprat e
tyre per aktivitete.

Kaqe jane e s’ka te tjera – u pergjigjh ciceroni – c’do gjenerate beri Muzen e saj, por
mbas luftes civile, kush kontraktonte nje Muze vdiste para se ta mbaronte. Mbase
thane se ishte nema e Muzave dhe te tjeret kishin frike te komisionoheshin. Prandaj
dhe e kthyen tek Haritet. E fundit eshte Bukuria ne 1922.

Se kuptova a kishte me te vertete apo humor, por sic thone ketu ne Amerike, ‘makes
sense.’ Etci pou les aniksa (greqisht) keshtu qe hapa koleksionet e fotografive te mia
per te pare edhe nje here se ke nga nga muzeumet kisha vizituar…

Kur flasim per perendite, “Me te vertete, experiena historike verteton se: Kushti i pare
per njerezit qe ndryshuan boten ishte se Perendite ishin me ta dhe ishin ne trup e ne
mish.”[29]

“Pra ne qoftese Perendite ekzistojne, atehere dhe ne ekzistencen reale,

sigurisht qe s’do deshtojne te kene karakteristika individuale.” – Otto [30]

Fatmiresisht, me gjthese kaluan mijera vjet dhe u shuan shume idera e civilizime,
Perendite tona kane ngelur ne realitetin historik, ne te njejten menyre si atehere. I
kemi ne skulpture dhe ne pershkrimet vizuale te shkrimeve te lashtesise, por nje gje
dihet, se ato ekzistonin ne mes te njerezve dhe imazhi i tyre ishte i transfixuar ne
realitetin dhe konshiencen e njerezimit. Ky realitet i shenjte, ishte nen kontrollin e
kultit, dhe kulti vetem kishte te drejten e kontrollit ndaj personifikimit te Perendise se
tyre. Keshtu qe nga momenti qe hyjme ne sferen e kultit, s’ka teori qe mund te
pershkruaje realitetin e nderlikuar.[31]

Megjithate, dihet se ne prezantimin e imazhit te perendive s’kishte liri artistike.


Prandaj, ka nje aresye standarte si prezantohet nga ata. “Niken si nje grua qe ka
ndaluar te lidhi sandalen e saj.”[32]
3. Prezantimi: Muzat dhe Personifikimi

Perendite tona[33] i takojne shkalles me te larte te ndergjegjes te ashtuquajturit


anthomorfizmit…

Sic thote Harrison, « jo te gjitha fete avancojne aq shume sa anthropomorfizmi…


sepse; njerezimi behej me i ndergjegjshem per humanizmin e tij dhe marr-dheniet
[pari-passu] u bene me njerezore, nje anthropomorfizem me se i kompletuar triumfoi
me stabilitet, dhe ne figurat e perendive plotesisht humane, njeriu pasqyroi ndjenjat e
tj me njerezore, advancimin e tij ne marredheniet e vendosura te jetes. » [34]

Prandaj;

“Njeriu mortal perendite i beri ne imazhin e tij,

Si vetja ne veshje i beri, ju dha zerin e trupin.

E po te kishin duar, them une, lopet dhe luanet,

Edhe kuajt do ti benin perendite si veten e vet,

Perendi-kuajsh per kuajt, perendi-lopesh per lopet” – Ksenofoni[35]

Dihet akoma se edhe kush prodhoi imazhet e para te Muzave. Sic thote Pafsania, “nga
duart e Qefi’shoh’dhotit” [qef-shoh-dhenesit] dhe ne kohen e kronikave te tij, d.m.th.
ne shekullin e 2-te se eres sone, ishin akoma ne kembe gjashte nga te nentat,
megjthese kishin kaluar afersisht rreth 700 vite nga krijimi i tyre.[36]

Paraqitja me e mire qe ekziston ne ditet tona, dhe nje nga te paktet qe i paraqet Muzat
te 9-ta se bashku, eshte i ashtequajturi sarkofagou Alban i prodhuar ne shekullin e
dyte. Ai ndodhet ne Sallonin e Muzave, ne Muzeun e Vatikanit, i konfiskuar nga
Muzeu i Vatikanit nga Napoleoni. Vatikani e kishte marre koleksionin ne Rome dhe
mbas rindarjes nga fuqite e medha qe ne 1815 eshte rikthyer ne Vatikan. Sot gjendet
ne Luver, ne Paris.[37]

Nje nga imitimet me te mira, e kam pare ne Keshtjellen e Hearstit ne Shen Simonin e
Kalifornise, e prodhuar ne Greqi nga William Hearsti nje shekull me pare. Hearsti, nje
nga masonet me me influence, ishte nje Diell-besues i perjashtuar nga Harvardi dhe
nga Kisha Katolike. Megjithese ne te paren ishte nje nga me te shkelqyeret si dhe ne
maredhenie me kishen, ishte filanthropisti me i madh i koherave te tija.

Megjithese figura e tij ka ngelur ne histori si neneshtetasi Kein, luajtur nga Orson
Welli ne 1941, William Hearst mbeshteti me shume artiste te te gjithave fushave se
c’do njeri tjeter Amerikan filanthropist. Shumica e atyre qe Hearsti mbeshteste, kishin
falimentuar fillimisht ne fushat e tyre, por Heartsi ju jepte zemer dhe nje shans te
dyte. [38]
Ishte nje nga ata filanthropiste apo Masone qe ju rishfaqen Muzat ne prezencen e
njerezimit, ashtu sic thoshte dhe profecia e plakes se verber ne Vjene, kur Perandori
Julian kishte kaluar Rinin duke mundur Gjermanet. Qe nga kohet kur Juliani riparoi
dhe rivendosi statujat e Perendive te ndaluara perseri ne tempujt e tyre,[39] 1111 vjet
kane kaluar nga vrasja e te Dashurit te Perendive nga Bodyguardi i tij Saracene, deri
ne prodhimin e pare te nje imazhi te muzave.[40]

Me ardhjen e Rilindjes me 1474, Andrea Mantegna prodhoi pikturen e quajtur “Nente


Muzat ne Vallezim.” Mbas asaj, gjate gjithe Rilindjes, te nente muzat personifikohen
ne shume piktura dhe pothuajse nga te gjithe piktoret e medhenj, Muzat i kane
prezantuar heret ne karieren e tyre. Njelloj si dhe pothuajse te gjithe poetet e medhenj
te lashtesise apo te rilindjes Evropiane dhe revolucionit Amerikan.

Ky eshte ai koncepti i imortalitetit, pavdekshmerise se veprave te cilat i jane kushtruar


Muzave jo vetem si admirim, por edhe si patrone. Pra ne se ke muzat s’ke imortalitet!
Koncepti i imortaliteti ka rendesi jo si principel fame, por jetegjatesie si shperblim per
artistin. Eshte ajo qe ne teorine e estetikes quhet the beauty of utility or utility of
beauty, nje koncept i analizuar nga nobelisti Santanaya nje shekull me pare.[41]

Sic thote dhe Robert Grave, poetet e ndergjegjshem dhe te dhene tek muzat e dine se
koha e tyre nuk do shkoje e humbur se ata do te ngelen ne kujtesen e njerezve. [42]
Dhe vertet, nga te gjithe poetet e famshem, nuk ishin shume si Lord Byroni qe arriti te
rroje sa te shikoje shperblimin e tij.
4. Perendimi: Per Kultet ku e kur Perenduan

Poetria perpara kristianizmit ishte pjese e festivaleve te kulteve dhe gjithnje


prezantohej ne forme gare per nder te Perendive, per te fituar favoret e tyre.[43]

Atehere dihej se;

“Poemat e bukura, ne se fitojne lavdi authentike,

depozitohen lart ne mes te Perendive,

dhe me ndihmen e se vertetes njerezore,


me te mirat e lojrave te bel-hollave Muza,

dhe kur dikush vdes mbrapa lihen” – Bakylidhi[44]

Ndersa per ato vepra te cilat Muzat nuk denjojne te hedhin syte, sic thote dhe
Perandori Julian, atehere ato zhyten ne llumin e historise ashtu sic zhyten dhe
bastardet Kelt ne lumin Rin, kur nenat e tyre i lene te lundrojne si prove ndaj
Perendive se femijet nuk jane jashte martese por te ligjshem. [45]

I kishte me shume se sa thjesht per paradigma dhe betime, muzat Juliani. I kishte per
Perendi te verteta dhe sic thoshte dhe ai vete, Perendite e Illyrianeve dhe Prigianeve
(Phrygians) te cilat ishin nga me te vjetrat se c’do Perendi qe kishte pare civilizimi.
Dhe jo vetem me te vjetra por sic thote ai ne letren drejtuar Kristianeve; “Muzat
stervisin shpirtin tone, prandaj konsideroini atehere ne se s’jemi superior ne te gjtha
fushat, e kam fjalen per artet dhe intelektin dhe intelligjencen e preardhjes sone; dhe
eshte e vertete, qofte konsiderata juaj per artet e dobishme apo qofte ne ato arte
imituese te cilat per qellim kane zbukurimin.” [46]

Prandaj me marrjen e Perandorise hapi i pare qe mori Perandori Julian, ishte


rivendosja e kultit te Muzave me qellim qe: “ Te siguronte se Muzat do lulezonin, se
idealet e verteta do te mbaheshin me respektin me te larte, dhe se zakonet qe ju
takonin skelleverve te mos kishin me shume peshe se ato tradita qe u perkasin
njerezve me dinjitet te lire.” [47]

Por fatkeqesisht lumenjte e jetes s’ktheheshin dot mbrapa dhe te dashurin e muzave
qe se plagosen dot ne qindra beteja te cilat vete i udhehiqte, ne pabesi e vrau tradhetia.
[48]

Fatmiresisht, neqoftese muzat ekzistonin si realitet, pothuajse per te gjithe njerezit qe


ndryshuan kursin e historise, atehere ato ekzistojne akoma, sic thote dhe Juliani,
“C’do gje qe ka ekzistuar akoma ekziston dhe c’do gje qe ka ndodhur akoma po
ndodh.” [49]

Po ashtu edhe Schliemann-u qe muzat e ndihmuan te gjeje Trojen; “Asgje qe u be dhe


behet apo do behet, s’mund te behet pa berjen pjese njekohesisht dhe te nje dickaje
tjeter. Si rrjedhim, ne natyre s’ka asgje primare, asgje absolute, asgje qe ekziston ne
vetvete."[50]
Prandaj, sic thote dhe Pythagora, mos u cudisni kur degjoni dike t’ju thote se foli me
Muzat ne burimet e ujit apo, pa Perendite ne perendim prane detit.[51] ‘Epifania’,
cfaqja e tyre, “represanton situata identike te shpirteruara nga prezenca transparente,
nje loje mes lirise dhe kufizimeve te vdekjes e jetes, pa arsye, si nje cikel, si dhe koha
ne vetevete.” [52]

Perendite nuk shfaqen kudo e per kedo, por ato shfaqen per te gjithe ne nje forme apo
ne tjetren dhe gjithenje ne situata identike. Ato personifikohen si visioni i maresit te
tyre dhe nuk shkaktojne besim epifanik, por visione epifanie anthropomorfike. [53]

Prandaj, qe nga Plato e Juliani e deri tek Niche apo Jung, njihet fakti se; “Perendite te
personifikuara ju jane shfaqur te gjithe njerezimit dhe kane formuar jo vetem
karakterin e tyre, por njekohesisht, ekzistencen dhe aktivitetin, duke lene vetite e tyre
personale ne karakterin kombetar.” [54]

Keshtu ju shfaqen dikur ilirianeve dhe me to ata ndihmuan ne krijimin e civilizimit


greko-romake. Po ashtu ju shfaqen pothuajse 1100 vjet me mbrapa pasardhesve te
tyre, qe i dhane Rilindjen Evropes. U shfaqen gjthashtu dhe ne anen tjeter te oqeanit
ku disa masone Dionysiane i hapen lufte perandorise me te madhe te botes dhe
krijuan endrren Amerikane, te cilen gabimisht sot bota e kujton nje vend te krijuar
vetem si judeo-christian e anglo-saxon.[55]

Ndersa tek ne, pasardheseve te ilireve, pervec Aristidh Koles - qe librat i shiteshin te
gjtha, por njeri se degjonte - qe nga koha e Perandorit Julian asnje te ashtequajturi
shqipetar s’i ka shkuar mendja, te pyesi pse ne i harruam Perendite e te pareve tane!
[56]
5. Perendite: Per Perandorin Julianin dhe Pasardhesit tane

Keta Muzebesues s’e kishin te lehte, se pothuajse ne te gjitha rastet, qe nga te Shtatet
e Thebes e deri tek Kapiten Bolivari qe i dha lirine pothuajse gjithe Amerikes Latine,
sepse kundershtari i tyre ishte gjithnje superfuqi boterore, i bazuar ne sisteme fetare te
superfuqishme. Megjithate, ata ja arriten te ktheheshin ne perendite e te pareve te tyre;
“Sigurisht, eksperienca historike deshmon se parimi i pare i njerezve qe ndryshuan
historine e botes ishte: Perendite jane prezente ne mish e shpirt.” [57]

Te gjthe e dime se si Arvanitasi Kolokotroni dhe Muze-besuesit e tij krijuan Greqine


moderne. E dime gjithastu se si Arbereshi Garibaldi dhe Masonet emigrante e bene
Italine shtet, nga nje ciflik i poshteruar ne mes te Evropes. Gjithashtu dihet se si nje
Arnaut Mason qe besonte ne perendite e te pareve ishte dhe Ataturku, babai i Turqise
moderne. Po pse ne vazhdojme te besojme ne relikat e te tjereve, a e keni menduar
pse?

Te tre keta Gjenerale, eshte nje fakt i trefishte se armikun me te madh kishin
Patriakanen, Vatikanin e Kalifatin, por kur e zgjuan ndergjegjen e popullit, vetem
atehere u be e mundur te shkeputeshin shpirterat nga ndikimet e prifterinjve dhe
hoxhallareve. Ndersa Iliret e lire, vazhdojne te kerkojne meshire e te paguajne respekt
ne perendite e sotme, te cilat paraardhesit tane mund dhe ta kishin per turp.

Muzat, ne historine e njerezimit u shfaqen si shoqeruese te Dionysos, Perendise se


pare Europeane, megjithse ishte kulti i fundit zyrtar i pranuar ne piedestalin
Olympian. Prandaj dhe ne ritualet pervjetore,[58] Dorianet e therrisnin “Dionysos
Muzagjetis (MousagethV).”[59]

Muzagjetis eshte emri origjinal sic eshte nga gegerishtja e vjeter, e lene e paperkthyer
nga Dr. Otto per arsye kanonike, megjithese kuptimi eshte shpjeguar ashtu sic eshte,
para dhe mbrapa paragrafit. Dhe kur Dionysos dhe Muzat bashkohen, behet fjala per
revolucione, revolucione ne ndergjegjjen e shpirterave, revolucione ne shtresat
sociale.[60]

Perandori Julian thote se Muzat jane Perendite e te pareve tane, te ilireve dhe “Plato
vetevetiu evidenton kur thote se Perendite duke meshiruar racen njerezore, qe eshte
punetore por e vuajtur nga natyra, na dha Dionyson dhe Muzat, qe te kombinohen ne
nje korr te perjetshem. Dhe Dielli, babai i Dionysos, udheheqesit te Muzave, eshte
zoti i tyre.”[61]

Por si atehere ne ate kohe dhe tani, ne, pasardhesit e ilireve i kemi harruar Muzat
krejtesisht. Dhe si thot Juliani : “O njerez te nje race sa te zgjuar po aq dhe
arrogante!

Si ka mundesi te keni harruar Perendite e baballareve tuaj e te


nderoni ato te te huajve?” [62]

Sepse; “Po te studioje dikush perendite dhe krijimet e tyre (krishteret) , asnje njeri
s’mund te arrije shkelqim ose akoma dhe miresi ordinare, nderkohe qe po te studioje
perendite tona (pagane), cdo njeri mund te behet me i mire se c’ishte, edhe sikur te
mos jete i prire nga natyra.”[63]

“Kur njeriu eshte i pershtatshem nga natyra dhe merr mesimet e Muzave tona, atehere
aktualisht ai behet nje dhurate e perendive ndaj te gjithe races njerezore, duke
perhapur driten e diturise, ose duke themeluar nje kushtetute politike, ose duke
zmbrapsur armiqte e vendit te tij, ose akoma edhe duke udhetuar larg e larg ne dhe
(toke) e larg e larg ne dete, duke e provuar vetveten sie njeri nga nje race heroike.”
[64]
Por nga qe; “Injoranca me e madhe eshte te mos veshtrosh c’eshte e vetedukeshme,”
[65] prandaj dhe une i veshtrova me kujdes Muzat dhe kultet e tyre dhe me te vertete
e besova se ato “jane akoma aty ku ishin, prane burimeve e prane lumenjeve, prane
malit e prane detit.”

Prandaj dhe une vendosa ti permbledh e ti botoj keto poezi qe Muzat e frymezuan
Elko-n, sepse “dihet se qe kur njerezimi filloi te shprehej, poetet jane formulatoret e
mesimeve te muzave.”[66] Mbase pak nga inati, e pak nga kurioziteti, me sa duket
diku me kapen dhe mua Muzat. Nuk e di se cila nga ato, por me duket se eshte Klio!

Ne besimin pagan, njeriu ishte me i lidhur me natyren dhe elementet e saj, ushqehej
dhe frymezohej nga ajo, ndersa ne besimin e sotem eshte me i kufizuar dhe pothuajse
lidhja ka humbur ne Civilizimin Perndimor. Poetria eshte, nje nga elementet qe e sjell
njeriun me afer Natyres.

Juliana

__________________

Joanna Junilda Gjoka on 08-08-08 Qeparo, Himare


B) POEZIA : 101 Poema per jeten ashtu sic mi dhane ato

Nente Motrat dhe Nena Muze

“O Femijet e Zeusit! Jepni te dashura kenge,

te festojme racen e shenjte te te pavdekshmeve,

te perendive qe jane te perjetshme” – Hesiodi

Muzat Albani Sarkofagu

Nente Muzat – Sarkofagu Albani


I. Mnimosyni – Nena e Muzave dhe Muza e Memorjes

Mnemosyne_Dante_Gabriel_Rossetti

Mnemosyni [67]

“Por une i lutem Mnimosynes, rrobe-bukures bijse se Qiellit,

dhe vajzave te saja, te me dhurojne te gatshme materiale,

se qorre jane mendjet e njerezve dhe pa ndihmen e vajzave te


Helikonit,

Humnere monopati u doli atyre qe e ecen me mendjet e tyre.” – Pindari


[68]

Mnimosyni - M’ni’mo-sy’nin- Muza qe personifikon kujtesen mendore dhe


imagjinaten vizuale. Mundeht te perkthehet dhe ashtu sic shqiptohet, ‘me-ndihmo-
shikimin’ help my vision. Mnimosyni ishte nje perendeshe Titane, vajza e Gjeas dhe
Uranit (Toka dhe Qielli).

Theogonia eshte e prere;

“poetet i marrin forcat e fjales autoritare

nga zotërim i Mnemosynes dhe lidhjet speciale me Muzat” – Hesiod [69]

Jo shume shpjegime, se ne shekullin e 8-te b.c. ishte me se e ditur se kush ishte


Mnemosyni ne opinionin popullor. Funksioni i Mnimosynes dhe familjes se saj duket
qarte nga nje fragment i Aristotelit, ku sic e pershkruajne akademiket gjate nje
banketi, per ata qe disponojne virtutin e mikpritjes; “Muzat, vajzat e Mnamosynes,
shperblejne me pavdekesi, duke afruar madheshtine e Zeusit dhe privilegjin e nje
shoqerie te sigurte.” [70]
Ndersa ne se per Mnemosynen e vajzat e saj mungojne kushtrimet;

“por kur per to mungojne kenget e lavderimit,

akoma dhe vlerat e veprave me madheshtore,

do gjejne vecse varre vetmie te merzitur ne erresire te thelle.

Por qe per veprat e bukura nje pasqyre te vendoset,

vecse ne nje rruge ne e dime nese diadema shkelqyese e Mnemosynes,

kompesim do te dhuroje per punen e tyre;

ne lavdite e muzikes e te thenat e njerezve.” - Pindari[71]

Personifikimi dhe Prezantimi i Mnemosynes

“O Vajzat e Mnemosynes dhe Zeusit, te shenjtit ze-gjemuesit,

te rinuarat Muza Pierie, te Nenta embel-foleset,

tek ata qe
ne gjoks furite tuaja flaken,

te formuara objektet e deshirave supreme” – Hymni Orfik per Muzat


[72]

Fragmenti i mesiperm eshte me se plotekuptues, duke pasur parasysh lakonizmin


symbolik te hymneve Perendore. Kuptimi eshte se ne ata ne te cilet objektet e
deshirave supreme jane te formuara, domethene per ata qe e dine se c’duan, per ata
eshte i formuar visioni i Mnemosynes dhe vajzave te saj, dhe invokimi varet nga fuqia
visionare e konshiences apo ndergjegjes.[73]

Mnemosyni, sic e pershkruan Pafsania ne shekullin e 2-te te eres sone, ishte e


personifikuar ne lapidarin e Dionysos ne Athine bashke me te 9-te muzat. Po ashtu
Nena dhe te Nenta bijat jane ne altarin e Athines ne Tegjea te Arkadise. [74]

Kultit te Mnemosynes nuk i afrohet vere, por vetem nefalia, te cilat jane “oferta
esell.” Kjo eshte nje tregues qe ritet arkaike te Nenes ishin perpara ardhjes se veres
Dionysiane dhe sacrificave te gjalla, nje tregues i riteve ktonike qe ju takon
“Perendive te cilat ne konservatizmin e tyre te bukur e mbanin shërbimin me te
thjeshte e me te paster se sa jetet e besimtareve te tyre.” [75]

Pershembull nga hymnet Homerike del pershkrimi i ritualit te sherbimit nefalian te


Mnemosynes:

“Metaneira i solli nje kupe me vere mjaltembele

Por perendia s’e piu, doren tundi per shenje,

Se veren e kuqe s’mund ta shijonte…” – Harrison[76]

Sot, per cudi ne statuje nuk e kam gjetur, ndersa ne pikture personifikimi me i
pershtatshem ndodhet ne Muzeun e Artit ne Willmington Delleware. E paraqitur ne
kembe piktura eshte bere nga Dante Gabriel Rosseti me 1881. Gjithashtu, tek
Mnemosyni ne grafit nga piktori Rimantas Gibaviius, e bere gjate komunizmit ne
vitin 1970 per veshjen murale te Nente Muzave ne Fakultetin Filologik te
Universitetit Vinius ne Lituani.

Secila Muze do te vazhdoje me poezite perkatese te ELKO-s.


ÇMIMI NË DASHURI

Cpo ndodh me mua sot

Bora e Marsit me theu fort,

As ditelindjen time te bekuar,

S’kam deshire per ta festuar.

Nisa te bej ndonje telefon,

Andej me pyesin: “C’po ndodh?

Mos na thirr sot moj Eleon-Ore,

Eshte rradha jone te te urojme”

E di dhe une mire…e di,

Por ja, po thyej pak merzine,

Se dhe ditelindjet kur na vijne

Marrim nje vit ne rrokullime…

Vendosa ta pyes mamane:

“Thuajme, c’behet ne ato ane?

Te hidhja larg vetes pak merzine…

Bera shaka: “Isha une vajze e mire?

Ajo m’u pergjigj: “Dita kur linde ti,

Ishte nje dite Marsi per mrekulli,

Na solli peshqesh nje te madhe pasuri,


Fiton cmimin “Nobel” ne dashuri!

Pas asaj bisede me brume,

Ndryshova menjehere dhe une,

Nena me fjalen e embel ne buze,

Me nisi si pako dhe nje Muze!

7 Mars 2007, Annadale N.Y.


AH, Ç’NA BËRI NËNA

Vehten e mundoj,

Fjalët kur kujtoj,

Në gjuhen e huaj,

Shprehjet i harroj.

Fjalëzat e ëmbla,

Si shushurime deti,

Ah ç'na bëri nëna,

Na i këndoi te djepi.

Mendoj te shprehem,

Krijoj plot mendime,

Me fjalorin e huaj,

Buzet sikur mpihen.

Fjalëzat e ëmbla,

Shushurime deti,

Ah ç’na bëri nëna,

Na i këndoi te djepi.

Ah ç'na bëri nëna,

Ajo zë bylbyle,
Na ka nanuritur,

Me një gjuhe Bible.

Nuk joshet jo zemra,

Me fjalorin e huaj,

Tingellon me ëmbel,

Gjuha shqipe e bekuar.

7 Prill 2002
BISEDË NË TELEFON

E ndjeva me të bukur mëngjezin sot,

Kur dielli po ngrihej lart në horizont,

Po flisja me ty, e mira nenokja ime,

Me bëre te zhytem thellë në mendime...

“Eja moj bijë, po pres të të takoj,

”Akoma jo mama, se ben ftohte…

“Eshte herët leje, s’mund të marr,

Te marrë dhe pak moti për behar”

Mirë moj vajzë, por më mori malli,

Më duket se është shumë larg behari,

Unë kam nisur shpesh me ty dhe flas,

Pa cka se ti je ne Amerikën e larget,

Pranë meje hija jote rrotull më vjen,

Më duket se zgjat dorën të përkëdhel,

Për nënat, cdo stine të vitit që të vini,

Beharin ne zëmrat tona ju na e bini”


16 Maj 2007, Nju Jork
EKUILIBRI

E lehte ngjan feminija,

se e di se c’do femija,

por vitet kur kalojne,

rriten edhe ndryshojne.

Shpesh thone u rrit femija,

mos u lodhni me ta shume,

por nuk di mire njerezia,

se s’kane te gjithe nje udhe.

Dikush jep gjithe jeten,

dikush vec di te marre,

duhet te kete nje mesatare,

qe jeta te shkoje mbare.

Nje parim duhet kujtuar,

te mos terhiqet litari,

se duhet mbajte ekuilibri,

Si nga baba dhe nga djali.


Ne te dyanshem relacion,

kur di mirë dhe e drejton,

jeta rrjedh plot bukuri,

si për prinder dhe femije.

Te rrinjve u vafte mbarë,

se jeta ka shumë shkallë,

je baba, por ishe dhe djalë,

je nënë por ishe dhe vajzë.

22 Shkurt 2005, Nju Jork


Ciltërsi për Sabinën

Ti po prisje atje për mua,

Si zog në kafaz që cicërin,

Ajo kënga jote e bukur,

Më solli shumë gëzim.

Si dallandyshe e mërguar,

Lodhur nëpër fluturime,

Kur stinët ishin në të ndrruar,

Tek ti u gjënda në agime.

Unë si nje ëndërrimtare,

Ndala të pi ujë në burim,

Sec gjeta një gushëbardhë,

I fala asaj gjithë shpirtin tim.


Janar 2000, Nju Jork
MARSI NË FESTË

Me gjeti pa krahe Tetë Marsi,

Kraheprere me gjeti kete radhe,

Ku dhe ku e beja buzen ne gaz,

Sot s’kam shkembyer asnje fjale.

Me mungon biseda me mamane,

Me te emblen nenen time atje larg,

Kurre nuk ja pata nxjerre malle,

Ne syte e mi, vizionin e saj mbaj.

Me gjeti buze kycur kete rradhe,

Nje lot me zbret faqeve nxituar,

C’mendon nene embla atje vallë,

Tingullin e zërit mos ma ka harruar?

Buzëqeshin femijët flasin, bisedojnë,

Burri me fjale te mira më përkëdhel,

Dora e ngrohte e dashuria s’me mungojne,

Por ne figuren e saj askush s’me del.

S’mbahet dot lumi, s’ka dige per ta penguar,


Kur niset monopatit drejt detit me rrembim,

Nje tufe me vjersha per te qe i kam shkruar,

Do shkoj t’ja le, ne preher si nje perkushtim.

Jo vetem per ‘te, por dhe per veten time,

T’i kerkoj falje, ne gjunje dua t’i bie,

T’i perkedhel faqet e rreshkura nga lotet,

Te ndjej zemren e saj, si nje oaz te ngrohte.

8 Mars 2008, Nju Jork

SI IKE TI
Tej ishujve mbretëron kaltërsia,

Ajo që ngjyrosi thellë sytë e tu,

Si ike ti nga e jotja mbretëria,

Mes fushës, qiellit dhe detit blu?

Ne bibliotekë, librat u trazuan,

Pa renditje dhe kronologji janë,

Që kur ike ti o konti i bekuar,

Askush rregullin tënd s’e mban.

Në dhomë më nuk ndizet abazhuri,

Letrat që shkruaje janë lënë në mes,

Lulet e limonit thatësira i zuri,

Mollëve ju bien petalet plot vese,

Hardhive ju mbeten degët pa prerë,

Kajsitë verdhojnë, ranë, janë fishkur,

Rrushi nuk digjet për raki dhe verë,

Pas ikjes tënde, shegët janë prishur.

Po dhe ato të gjitha, sikur të mbarojnë,

Do mbetet cicerima e dallandysheve që lejnë,

Do mbetet zhurma e valëve, tej në Jon

Dhe zogjtë në ballkone, do ndërtojnë folenë!


25 Mars 2008

TIM SHOQI
Me kanë thënë se ke lindë në shpellë,

Ishin vite te veshtira, vite lufte atehere,

Vendin me predha, e kishin bombarduar,

Sa histori te dhimbeshme kemi degjuar!

Por vertet, a nuk ngjan kjo me perralle?

Sa do te doja te ta kisha njohur mamanë,

Ate nenen heroine qe lindi shume femije,

Dhe nje dite, mes dhimbjesh solli dhe ty.

Ne shpellen e pirateve të pati lindë,

Sipas legjendes, ciklopi kishte shtepinë,

Pas shtate vajzash erdhe si nje dhunti,

Dua te di c'je ti, legjende apo rastesi?

14 mars 2007

SI U RRITA UNË

U rrita, si pulebardhe prane valeve te detit,

U perkunda me zhurmen e tyre si kenge djepi,

Mes subtropikeve te ngrohte plot shkelqim,


Dhe hijes se ullinjve qe vegjetojne cdo stinë.

Isha pjesë e pandarë, rritesha si një lastar,

Ndjeja kenget e zogjve qe ciceronin me gare,

Dehur nga bukurite e virgjera te Nenes Natyre

Ngjante si nje parajse e gjelber e perterire.

Pa loznim cdo cast me moshataret e mi,

Kacavireshim brinjave e neper shkembinj,

Shoqeruar nga nje brez fisnikesh te mire,

Duke mare nga ata trashegim miresine.

Jeta na kalonte mes njerezve te bekuar,

Mbushur gjalleri, mes brigjeve zhurmuar,

Dhe zemra dhe shpirti im plot dhembshuri,

Mbeten perhere skllave të bregdetit tim!

16 Nentor 2006, Nju Jork


II. Kalliope – Motra e Madhe dhe Muza e Poetrise Epike

5 Kalliope Sarka

“Kalliopi, ajo eshte shefia e tyre,

sepse ajo shoqeron princat e respektuar” – Hesiod [77]

Kalliope – Ka-lie-o-pe Mund te perkthehet nga arkaikia ‘ajo-qe-mire-pa’. Motra e


madhe e njohur si Muza e Homerit per Iliaden dhe Odysean. Nena e Orfeut, i vrare
nga Nymfat Dionysiane. Kulti i Kaliopes u stabilizua me nderrimin e kalendarit nga
Hena tek Dielli, dhe Orpheizmi ishte gjithastu nje reforme e Kultit Dionysian duke
kaluar ritualet nga Selenia tek Apollo, domethene, nga Hena tek Dielli, gje e cila
kontradiktonte me praktikat e kulteve femerore. [78]

Kalliope me shume referohet me siguri, sesa invokohet, pershembull;

“Ju duhet te udhetoni udhen me te mire, sepse

nga Kalliopi nje cmim te majme keni marre” – Bakylidhi[79]

Apo si ne rastin kur poeti me mburrje deklaron se;

“Muzat jane shoqet e mia dhe poemat e mia te dashura nga lexuesit,

dhe Kalliopi nen rritmet e mia duke vallezuar asnjehere nuk lodhet” –
Propertius[80]

Gjithashtu dhe kur me siguri thote se;

“dhuratat e perendive s’jane per tu refuzuar, sic e di padyshim,


perderisa sapo e degjove nga nje i devotuar i Kalliopes” - Filostrati[81]

Ose si Dante kur ne dhimbje ndihme kerkon Kaliopes specifikisht ta udheheqi


poezine;[82]

“Ma qui la morta poesì resurga, “Ma ketu nga mortja


poezi ringe,

o sante Muse, poi che vostro sono; O te shenjtat Muza, po se juaji


jam,

e qui o Calïopè alquanto surga” e ketu o Kaliope hajde sulmo”-


Dante

Personifikimi dhe Presantimi i Kalliopit

Motra e Madhe prezantohet gjithmone me stylo skalites dhe tableta shkrimi, apo me
von me libra dhe pene por gjithnje duke shkruar. Eshte e vetmja Muze qe mban
kuroren e arte dhe jo laurel-dafinë ose ivy-dredheze si motrat e tjera. Kalliopi ishte me
a njohur ne boten muzikale per shkak te djalit te saj Orfeut. Orfeu u vra ne delirium
nga nimfat Dionysiane ne qytetin e Dionit ndermjet Thrakes dhe Maqedonise.

Vendi i vrasjes dhe varri i Orpheut ishte atje ku ndodhet nje nga lumenje me te
cuditshem Helikoni, te cilin Pafsania e pershkruan : “Mbasi rrjedh per 75%, lumi
zhduket nen-toke. Mbas nje pushimi per 22% te gjatesise uji ngrihet perseri dhe nen
emrin e Bafyra dhe jo Helikon, derdhet ne det. Populli i Dionit thone se lumi ne fillim
rridhte i teri mbi toke gjate gjithe kursit te tij. Por, sic thone, femrat qe vrane Orfeun
donin te lanin gjakun, por lumi u zhyt nen-toke, qe te mos lejonte ujrat e tij te lanin
vrasjen mos-njerezore.” [83]

Duhet theksuar fakti se Orpheu ishte nje mashkull qe mundohej te reformonte ritualet
e monopoluara nga kultet femerore dhe asnjehere nuk arriti te ngrihej lart ne shtresat e
shoqerise por i perkiste klasave popullore. Sic eshte vertetuar nga deshifrimi i
shkrimeve lineare, Orfeizmi ishte nje reformim paternal ndaj diteve te fundit te nje
shoqerie maternale (matriarkate). Eshte interesant fakti se shekuj me vone, e njejta
reforme do te ndodhte ne reverse ne te kundërten me Pythagorinizmin.[84]

Megjithate, sic e pershkruan Kalimako; - “Ne Helikon – ai vend eshte nje rrethine e
hijesuar e shenjte per Muzat – afer derdhjes violente te lumit Olmio dhe burimit
violet-erresuar te Pegasit, atje qendronte pervec statujave te Muzave nje statuje e
Orfeut, djalit te Kalliopes, nje statuje nga me te bukurat. Sepse bronxi lidhej me artin
t’i jepte lindje bukurise, duke theksuar ne shkelqimin e trupit natyren muzikale te
shpirtit.” [85]

Sot, ne statuje, nje nga presantimet me te bukura ndodhet ne Muzeumin Landes te


Shtutgartit. E bere rreth mesit te shekullit te 17-te, Muza Kalliopi eshte skalitur ne
fildish nga Leonard Kohen duke shkruar ne kembe. Ne pikture personifikimi me e
mire eshte nga Marcello Bacciarelli ne shekullin e 18-te. Por kurora eshte dafine dhe
jo prej ari sic do te ishte ne lashtesi.

ATË KOHË NË ATË VEND

Ato vite kur gjëmonte gjithë vendi,

Nga duart e hekurta dorëzohej shkëmbi,

Shkëmbinjtë xixa të zjarrta lëshonin,

Gurët masivë si plastelinë i lemonin.

Mes shkurreve, strallit e brinjave thellë,

Ku gjarperinjtë ndër shekuj kishin folenë,

Nga krahët e hekurta të bregasve, si darë,

Shkëmbinjtë u zbutën pa bërë asnjë fjalë.


Xixa lëshonin shkëmbinjtë dhe ata nga sytë,

Shtrëngonin duart me kallo, baballarët e bijte,

Ëndrrat e bukura të njerëzve tanë bregdetarë,

U kalitën, u gdhendën, në kamina e në zjarr.

18 Maj 2005, Nju Jork


QEPAROIT TIM

Ti s’je vetëm në tokë,

Por lartësohesh në qiell,

Si një meteor i artë,

Shfaqesh mes yjesh.

Deti.tifFusha me portokalle,

Ngjan pjesëz e një përralle...

Atë vend kur e shikon,


Si një ëndërr e kujton.

Qeparoi ynë si parajsë,

Ne ikëm me kokën pas,

Agrumet e verdha u thanë,

Shegët e kuqe plasën e ranë.

Ashtu të morëm me vete,

Strukur në shpirtin plot derte,

Të folëm me gjuhë malli,

Në gjoks na ndrydhej zjarri.

Qeparoi ynë i rrallë

Je një yll në ato anë,

Deti Jon, burim kaltërsie,

Shtëpitë djepe lashtësie.

Maj 2003, Nju Jork

TË JESH NGA BREGDETI

Dikur,

Një shoqe takova në tren,


Sa kishte ndryshuar!

Fijet e bardha gjithandej,

Shfaqeshin si fjollë e praruar.

U stepa!

Sa vjet shkuan, pa e takuar?

Mos veten time kisha harruar,

Ndoshta para pasqyrës,

Nuk kisha qëndruar?

Por jo,

Falë poezisë dhe shpirtit bregdetar,

Asnjëherë nuk jam shqetësuar.

Sa për fijet e bardha ngjyrë ar,

Kohën në fytyrë duhet qelluar!

Mosha jonë,

Nuk është tabu, as stampë,

Te secili variacione ka krijuar.

Pa le, të jesh rritur bregut të artë,

Vitet ikin si duke vallëzuar…

Janar 1998, Nju Jork


ATJE KU LINDA UNË

Atje ku kam lindur unë

Seç luan vala me zhurmë;


Atje ku jam rritur unë,

S’ka fillim, as nuk ka fund.

Kur nëna më përkundi mua,

Ninulla s’duheshin kënduar,

Se këndonte gjithë vendi,

Që nga vala, gjer te shkëmbi.

Qielli blu shkrihet me detin,

Deti përqafon bregdetin,

Dhe bregdeti dalëngadalë,

Shtrihet ne fushën e rrallë.

E të gjithë të dashuruar,

Bregut i mbahen shtrënguar,

Malet krenare përpjetë,

Presin të ndeshen me retë.

Në gjoks mbajnë Qeparonë,

Thonë: “E kemi pjellën tonë”.

Kështu e mbrojnë mot-motit,

Kështjellë si ballkon të Zotit!

Tinguj vale, këngë malli,

Erë borzilok kundërmon bari,


Mbushur ullinj e portokalle,

Zëri i bylbylit, tinguj kitare…

Këndo, shpirt, këngën e shkuar,

Gjithë këta vjet të përmalluar,

Si të bëjmë, t’i dëgjojmë prapë,

Ninullat e ëmbla, në çdo prag?

Mars 2005, Nju Jork

ULLIRI

(poemë)

I gjelbër më je,

Përherë krenar,

I lartë, i drejtë,

Hijeplotë,

Plot bisqe, plot fletë.

Me trungun,

Plot zgavra, stoik,


Shekullor,

Asgjë me ty

S’krahasoj.

Statujë e kohërave,

Që ikin e vijnë,

Far i mikpritjes,

Dhe i dashurisë,

Që aty mbijnë.

Fëshfërimën e gjetheve,

Unë e mblodha

Tek ti, ulli,

Në muzë e ktheva,

Në këngë e melodi,

Para çdo fëshfërime,

Që shperndahet nga ti,

Të magjepsur do mbesim,

Përherë, ne jete,

Na ngjan si mrekulli.

E ç’janë

Para teje
Mbretër,

Princër,

Kardinalë,

Presidentë,

Diktatorë?

Gjithçka ndryshon,

Ndryshon vazhdimisht,

Ndryshon përherë kah,

Siç ndryshon një ekran.

Vijnë e venë qeveritë,

Përmbysen, tronditen,

Ca vijnë pa dashje,

Ca vijnë se nxiten.

Dhe bëjnë që bota,

Të mbushet mornica,

Të dridhet nga pasiguria,

Nga luftat, nga frika.

Por ti, o ulli, shekullori,

Fëshfëritësi, mbetesh aty,

Rrahur nga vitet e shekujt,

Rrahur nga shume stuhi,


Rezistues, dëshmues,

Muze i gjithë kohërave,

I përkulshëm ndaj dashurive,

I pamposhtur ndaj stuhive.

E ndodh që sakatohesh,

Në trup plagosesh,

Nuk pret të vijë kush,

Por vetëmjekohesh.

Njerëzit largohen,

S’jetojnë përherë,

Si vegjeton ti, o ulli,

Aqë gjatë, plot vlere.

Brezat vijnë e ikin,

Jetëshkurtër, kalimtarë,

Po ti historitë e tyre,

I ke dëgjuar, i ke parë.

Shkundi pak fletët,

Shkundi pak gjethet,

E në vend të kokrrave

Bien dhimbjet e jetës.


Drama, tragjedi,

Brenga dhe halle,

Kamje, moskamje,

Dashuri, tradhëti.

Ti mbetesh si ditar,

I atyre që ishin e s’janë,

I atyre që janë e s’do jenë,

Ditar dhe pishtar që rrëfen.

Ti, o i madhi ulli,

Ishe fjalë e urtë,

Shpresë dhe bollëk,

Që sjell bekim e mirësi.

Vetë Jezus Krishti,

Me Apostujt e tij,

Nën hijen tënde lotuan,

Kur nga Juda u tradhëtun.

Sa të adhuroj,

O pemë e Perëndisë!
Për çdo gjë që natyra,

Plot nur të ka qëndisë.

Për trupin e lartë,

Kurorën e artë,

Degët e plota,

Zjarret e ngrohta,

Për lulet e bardha,

Kokrrat e rralla,

Stafidhet e thata,

Vajin ngjyrë t’artë.

Për kurorën ombrellë,

Që rri e gjelbër përherë,

Fëshfëritjen ëndërruese,

Për hijen freskuese.

Rrënjët e futura thellë,

Tokën fort e pushtojnë,

Gërshetuar mes kapilarësh,

Përjetësisht e perqafojne.

Njerëzit te cmojne miresite,

Cdo gje e kane ne perdorim,


Bejne kremëra, sapunë, bërsi,

Në kozmetikë e në industri.

Gjethet e verdha pa jetë,

I vetëkthen në ushqim,

Kështu je ti, i bekuar ulli,

Nuk je pemë, por mitologji.

Ti e nderon atë Rivierë,

Ti, më e bukura legjendë.

Ti, moj pemë e uruar,

Sa jeta duhesh respektuar.

Ndaj me gjethet e tua,

Kurorat e fitoreve krijuan,

Mbretër e triumfatorë,

Olympikas u zbukuruan.

Liria, shpresa, pasuria,

Paqja, fitorja, lavdia,

Janë thurur e gershetuar,

Mes degëve të tua.

Me thjeshtesine e penës,
Ngjyer në qiellin e kalter,

Ngjyer ne detin plot tallaz,

Per një të vërtetë, do t’ju flas:

“ Ne kemi një ulli, në pronë,

Qe si legjendë, ai qendron,

Në fushën tone, në Qeparo,

Nga më të lashtët në botë,

Si dëshmi rreziston,

Se kishte për zot,

Për mburojë të fortë,

Njerëz të mirë e punëtorë.

Tek secili nga ne,

Mirësia jote na ndjek,

Shpirti ynë, gjithashtu,

Tek ty qetësinë e gjen.

E dinte këtë gjyshi im,

Ndaj në çastet e fundit

Kur ishte duke u larguar…

Gjyshja I kishte kerkuar:

“Petro, të shesim një ulli,


Do jetë një zgjidhje e mirë,

Do të kemi shumë mundësi,

Të blejmë ilaçe për ty”.

Por atij që i dhimbeshin,

Ullinjtë njësoj si fëmijët,

Pranoi më mirë të vdiste,

Por jo ullinjte t’i shiste.

“Jo, moj grua e nderuar,

Ulinjte duhet te prodhojnë

Janë si prinder për fëmijët,

Dhe fëmijë për prindët!

Janë si monumente,

Trashëgimni që flet,

Nuk marrin nga ne,

Dhe pa pushuar na jep,

Mbeten burim dhe pasuri,

Lidhen me ne në përjetësi,

Fëmijët, pas vdekjes sime,

Do kenë, si mbështetje ty.

Po mbetën pa ullinj,
Do mbeten pa prindër,

Do të humbasin mua e ty,

Edhe gjithë sigurinë.

Nuk preken jo Ullinjte,

Jane te vlefshem si femijet,

Jane identiteti yne,

Do shoqërojne gjithe breznite!


PORTO PALERMOS

Gji i kalter, hapesh si porte parajse,

Para asaj magjie, kush mund te flase,

Nga bukuria jote mbetesh goje hapë

Brigjeve shkembore, Joni ndalon vrapin.

Zberthehen ylberet, lart ne qiellin gri,

Dielli ben kuvend, diku neper kodrine,

Midis koraleve qe ndrisin si margaritar,

Fshihen plot thesare, brenda Jonit qelibar,

Perulemi para magjise plot kaltersi,

Ku thuren, sa e sa legjenda e histori,

Qe nga gojedhenat e lashta homeriane,

Deri ne diktaturat e fundit enveriane,

Shume kohe te mbyllen, te izoluan,

Por magjine tende dot s’e ndryshuan,

Brenda gjirit tend, ndjehemi si sirena,

Shushuritja e lehte, enderr mes perlash,


Nuk je gji deti, por pjelle e magjise,

Derdhur nga dora e bute e Perendise,

Neper koridoret e kalase se lashte,

Dallohen gjurmet e lehta te Vasilikise.

22 Shkurt 2008, Nju Jork


Verrazano apo Valta

Sa here ndodhemi mbi urra,

Qe lidhin shtete e qytete,

Habitemi nga infrastruktura,

Që përshkon lumenj e dete.

Depertojne ne cdo drejtim,

Verrazano, Brooklyn Bridge,

Manhattan ose Bayonne bridge

Emri s'ka shume rendesi.

Te gjitha kane nje qellim,

Të ndihmojnë njerëzinë,

Duke e zhvilluar më mirë

Hap pas hapi shoqërinë.

Po përballe madheshtise,

Njeriu mbetet i trishtë,

Jemi lidhur me boten tonë,

Mendja në atdhe na shkon.

Eshtë një urrë në Qeparo,


Jo më lart se nja tre metro,

Doni te dini c’mendoj unë,

Se si më duket ajo urrëz?

Më ngjan si një vepër arti,

Ndërtuar nga ata bij fshati,

Ndërtuar mbi një shtratlumë,

Nën të nuk rrjedh shumë uje...

Ajo urez në miniature,

Më vjen pranë e më kujton,

Si jetuan e sa ndërtuan,

Njerezit tanë në cdo kohë.

Atje larg-o ne vendlindje,

Rri cdo cast kjo zemra ime,

Te ajo urrëza ne Valta,

Eshtë shumë e ëmbël balta.

Eshtë balta nga atdheu

Qe ne zemrën na e theu

Se atje në ato krahina,

Njerezit bënë mrekullira,

Nentor 2003, New York.


HIMARA IME

Si himerë me dy krerë,

Gjithë kohët, mbetesh perlë,

Nuk ke njohur nënshtrime

Njihesh ti Himara trime.

Kur gjithë bota përpëlitej,

Në luftëra të errëta zhytej,

Ti flatrat përplasje lehtë,

Çaje qiellin e kthjellët.

Kur të tjerët zinxhirët rëndë,

I shtrëngonin gjer në dhëmbë,

Ti lirinë me pashë e gëzoje,

Nuk të prekeshin ato troje.

Se përkunde në djep trima,

Të shkathët si malet Vetëtima,

Nuk fshihet lehtë ajo histori

Shkruhet me gërma floriri.


Në vite mbetesh e dlirë,

Si mbetet një zog i lirë,

Kush do që të hedhë gurë,

Nuk të arrin ty dot kurrë.

Himarë e bukur, Himarë,

Zambak i kuq, në ato anë,

Aromë dehëse buzë Jonit,

Emri yt njihet tej Globit.

Shtatë fshatrat si kurorë,

Janë vizatuar me dorë,

Ngjan si një konstelacion,

Lum kush emrin tënd gëzon.

Himara ime, moj Himarë,

Ti mbetesh legjendë e rrallë,

Je si shqiponjë majë malit,

Thirri djemtë e nxirru mallin.

Qershor 2005, Himarë


ATDHEU IM

Atdheu im sa i pasur dhe i vobekët,

Çfarë po ndodh kështu me ty?

Mëndja e shpirti atje më kanë mbetë,

Sado që ika, aqë larg nga ti!

Atdhe, nga bijtë e tu plagosur,

Nuk reshte dot, sa dhimbje ke duruar,

Dhe kur luftërat u patën sosur,

Trupi të mbeti me plagë mbuluar!

Atdhe, kalove në jetë sa drithërima,

Kur shihje bijtë e tu, me shpirt të vrarë,

Mbi supet e tua të përkulura nga dhimbja,

Përbuze dhunën, luftove të mbeteshe gjallë!

Maj 2007, Nju Jork.


GJERGJ KASTRIOTI

Ai ishte vigani, Gjergj Kastrioti,

Erdhi pas Aleksandrit te madh,


E dergoi si engjëll një dite Zoti,

T'i jepte Arbërisë nder e famë.

Ishte bir nga një vend i vogël,

Shumë i vogël sa një mëhallë,

Por e kishte një djep shqiponja,


T'i jepte botës shkëndi dhe zjarr.

Ç’fshihej në atë figurë vallë?

Fuqi hyjnore, engjëll I rrallë,

Njeri me mbiforcë njerëzore,

Shkruar me shpatë në ballë!

Ja, ky ishte Gjergj Kastrioti,

Skenderbeu, Gjergji Ynë i Madh,

Por sot shqiptarët kudo presin,

Një Tjetër pasardhës të denjë të dalë.


T’u kthejë trojeve te veta emrin,

T’u kthejë trojeve te mohuara nderin,

T’u kalitë shqiptarëve durimin,

T’u kthjellojë drejtuesve gjykimin.

19 Nëntor 2005, Nju Jork


III. Euterpia – Muza e Muzikes dhe Poetrise Lirike

Euterpe sarka “Ministria e Kenaqesise” – Hymni Orfik per Muzat [86]

Euterpia – E’u-terpo-ve Muza Muzikante thuhet se vjen nga folja arkaike ‘terpo’ qe
pershtatet ne ‘kenaqesi’ ndoshta-terbove. Ne dialektin Dorian eshte e kunderta e foljes
‘turpero’.

Kulti i Euterpes u zhvillua me perdorimin e rritjes se veglave muzikore ne ritualet e


festivaleve dhe garave Perendore te Dorianeve. Sic duket nga pershkrimi i Pindarit ne
shekullin e 8-te;

“Edhe Muzat, sigurisht, qendruan karshi meje,

duke me c’vellosur te reja dhe shperthyese monopate muzikale,

ne Doriane kercime rrythmike, te shpreh zerin e kengeve tona triumfante.”


Pindari[87]

Dihet se ne ato kohera muzika ishte jo vetem per magji dhe kenaqesi, por edhe si nje
mjet mbijetese ne lufte dhe eksorcisme. Pershembull sic e pershkruan Pafshania; -
“Ne Sparte, kane ngritur nje azil per Muzat, sepse Lakedemonet shkonin te luftonin,
jo nen zhurmen e trumpetes, por me muziken e flautave nen shoqerine e lyrave dhe
harpave.”[88]

Keto praktika Doriane, Pythagora i shperndau me arritjen e tij ne Krotona te Kalabrias


se sotme. Pythagora eshte i pari qe hapi kultet e Muzave ne qytetet e Gegerise se
Madhe apo Magna Greacia si quhet akoma. Mbas formimit te kushtetutes komunale të
Himares, ai gjithe rendesine ja kushtoi krijimit te praktikave rituale muzikale duke
përdorur invokimet e muzave për purifikimet publike dhe larjet e gjaqeve ndërmjet
fiseve. [89]

Personifikimi dhe Presantimi i Euterpit

Euterpia paraqitet gjithnje duke mbajtur flautën, ne pergjithesi flauten dyshe te cilen
ajo vete e shpiku. I biri, Resho-ja, qe ishte një nga princat thrakianë në anën e
Trojanëve i cili arrin në vitin e fundit të luftes 10-vjecare. Resho, po ashtu edhe si
dardanet, erdhi vone ne konflikt se ishte ne luftë me Skythianët dhe u vra nga
Diomede në gjumë, mbasi Odysea i kishte vjedhur kalin.[90]

Euterpi eshte nena e heroit Reshu me baba Shtrymonin, Perendine e lumit te famshem
me te njejtin emer. Lumi Shtrymon qe fillon 2200 metra mbi det ne malin Vitosha te
Bullgarise, ecen per 400 km dhe derdhet ne nivelin zero ne detin Egje ne Greqi.
Shtrymoni eshte nje lumë, që ashtu sic degjohet, zbret si shtrëngatë nga maja e
maleve ne gjithë këte distance me shume furi.

Ne lashtesi ishte kufiri ndermjet Thesalianeve dhe Thrakianeve, më vonë ndërmjet


Thrakianeve dhe Maqedoneve e më vonë akoma, ndërmjet Maqedonëve dhe
Skithianve. Sot, atje ku takohet Bullgaria me Greqine eshte nje fshat arvanitas i
quajtur Kulla që është po ashtu sic e ka emrin.

Aty ku lumi derdhet ishte nje nga qytetet me te lulezuara te lashtesise dhe po ashtu e
kishte dhe emrin Qyteti i Lulezimit. Atje, ne Amfipoli ne nje pike ku nga gryka e
lumit fillonin nente rruge qe te conin ne nente drejtime te ndryshme. Ne kete pike te
nente Muzat kishin kultet e tyre dhe eshte kurioz fakti se megjithese Xerxes (mbreti
Persian) nuk besonte ne systemin Olympian. Kur forcat Persiane sulmuan Evropen
per here te pare ne 480 b.c., para se te kalonte lumin, Xerxes sacrifikoi per se gjalli 9
vajza e 9 djem te pamartuar per shpirtin e Lumit Shtrymo, bashkeshortit te Euterpit.
Megjithate, sacrifica s’ishte e mjaftueshme, sepse nje vit me vone, mbreti Leka I 1-re
i Maqedoneve i theu ne te njeten pike forcat Persiane, kur po ktheheshin nga Athina.
[91]
Ne statuje, nje nga me te bukurat qe kam pare eshte nga Francesko Durrio ne
Muzeumin e Arteve ne Bilbao, ku ajo ndodhet ne kembe me duart e shtrira nga qielli.
Ndersa ne pikture presantimi me i bukur eshte nga Roqueplan De Camilli e bere rreth
mesit te shekullit te 19-të.

KUR NIS AGIMI

Kur agimi nis e afron,

Mua zemra më gëzon,

Nis agon nje dite e re,

Plot me shpresa e hare,

Hapet dera ndonjehere,

Më buzëqesh një kacurele,

Vajza ime hyn ngadalë,

Si një ëndërr borëbardhë,


Nis biseda rehat-rehat

Dhe gjysëm ore, ështe mjaft,

Njëra tjetrën e përqafojmë,

Me vrull ditën e fillojme.

Eshte e bukur dita e re,

Kur shëndet e gëzim ke,

Mos harroni, cdo buzëqeshje,

Eshtë një sekret më vete.

13 Dhjetor 2005
U TRET ROMANTIKA…

Kur nga ballkoni im kundroja

Netëve qiellin e artë e mrekulluar

Me hënën e re, shpesh bisedoja,

Tek ecja viseve duke imagjinuar.

Muza trokiste në shpirt pa e ftuar,

E befas ndiheshe që herët poete,

Nga ballkoni si studio e lartësuar,


Poezia të bënte skllave me vete.

Planeti i ëndrrave zbriste në tokë,

Gjithçka me petkat e arta u vishte,

Çamarrokja e përjetshme, Hënëplotë

Me detin Jon, niste e bënte flirte.

…Eh, tani këtej s’ka më ballkone,

Ato prej kohësh kanë mbetur larg,

Romantika e Hënës me valët joniane,

Si kripë është tretur pak e nga pak.

S’KA MË BATËRFLAJ

Dikur detit bënim garë,

Çanim thellë e sa më larg,

Ca me not, me “Stil të lirë,”


Ca të tjerë me “Batërflaj.”

Tani shohim në Atlantik,

Tutje bregut asgjë s’na nxit,

Sa çke ujë, o i thellë oqean,

Kemi ne kujtime dhe mall.

Tek kundrojmë shumë larg,

Të menduar, si të mpirë,

S’ngjajnë valë, por katarakt,

Ujërat kanë shumë turbullirë.

S’ka më det, s’ka shushurimë,

S’gjen as blunë, as kaltërsinë,

Kuptohet, s’ka më “Batërflaj”,

Por jo më, as “Stil të Lirë”.

Gusht 2000, Nju Jork


DO VIJ PËR PAK

Do vij për pak,

Do vij fluturim,

Erën e limonëve të marr,

Të ndiej erën e detit tim.


Erën e rozmarinës,

Të fsakës e trëndelinës,

Një tufë manushaqe të mbledh,

Në mes të brinjës,

Të ndiej flladin e lehtë,

Si më trazon mua,

Më sjell ndër mend,

Kohën e kaluar.

Do vij për pak,

Dritëyjesh netëve të mbledh,

Midis puhisë pranverore,

Magjinë Joniane të gjej.

Vij të shfaqem amazonë,

Nëpër fushën e fshatit tonë,

Të ndiej erën e barit,

Pranverës kur harbon.

Do vij atje për pak,

Bekimet tuaja të marr,

Por përsëri do ikij,

Tej oqeanit, mes reve, larg.


Maj 2000, Nju Jork

UNË DHE MUZA

Sa herë vetëm unë rri,

Muzës sime i thërras:

“Eja, në paç Perëndi,

Mos më lerë të pëlcas!

Eja si ëndërr e lehte,

Eja si një zog i bardhë,

Merrmë pranë vetes,

Në krahët e tua, mbamë!”

Eja si një engjëll,

Më jep frymëzim,

Ngrohe zemrën time,


Ngrohe shpirtin tim!

Eja, eja, muzëzo-oo

Rri me mua e mos shko,

Se thërras unë dhe të tjerë,

Por nuk kanë tënden vlerë!


MË PËLQEN

Më pëlqen të loz me agimin,

Më pëlqen të loz me zgjimin,

Më pëlqen të sodis lindjen,

Më pëlqen të përcjell ikjen.

Më pëlqen kur dielli del,

Vellon mbi tokën e hedh,

Dua t’ia shkel njërin sy,

Mes luleve të kopshtit tim.

Më pëlqen të hap dollapin,

Të kërkoj në gardërobë,

Ç’do vesh sot, ta marr në dorë,

Më shkon blu, a më shkon rozë?

Pastaj të bej ca kombinime,

Çantë dore a çantë shpine,


Varëse, kapele, byzylyk, syze,

Këpucë sandale, apo çizme.

Sa për taka? Ndalu beg,

Ke përpara plot hendekë,

Këtu jemi në Amerikë,

S’është Romë, as Paris!

Nga doktori gjithë ç’jemi,

Kemi një rekomandim:

-Të veshim firmë ortopedike,

“New balance” modeli ynë.

Me dy pika lot në faqe…

Hap e mbyll ato dollapë,

Ku renditen lloje lloje,

Po harroje, pa harroje…

Vetë I zgjodhe, ëndërrove…

Prapë vetëm u gëzove,

Këtu është vend për punë,

Gustot janë për Hollywood.

Por prapë do t’i kthej ca fletë,

T’ju them, me tërheq kjo jetë,


Çdo mëngjes dita kur gdhin,

Unë i them, me plot gëzim:

“Mirë se erdhe, moj e mirë,

Ditë e re vjen na përtërin,

Ardhsh me të mbara përherë,

Shpirtin na e bëfsh pranverë!

PAS ZEFIRIT QË FRYN

Mike u bëra një çast me erën,

Zogjtë, lulet, gjithçka përreth,

Dhe shpirtin e ndjeva të lehtë,

Le të bjerë në paqe, njëherë!

Me të dërgova mijëra puthje larg,

Drejt botës sime që më mungon,

Të gjitha, të gjitha, i dhashë atë çast,

Puthjet e zemrës i mbylla në lot.


Shkurt 2007, Florida
Ç’ËSHTË POEZIA

Në pyetshi, c’është poezia,

Si merr jetë, si merr vlerë,

Them se është vetë magjia,

E mbaj me vete kurdoherë.

Mund të kesh shpirtin ngarkuar,

Mund ta mbash në zemër thellë,

Mund të ndjehesh e frymëzuar,

Mund të bësh lavdi dhe emër.


S’është dora, por shpirti,

Mjeshtri që shkruan poezi,

Ndaj mbetet aq i pasur,

Ndaj mbetet përherë i ri.

Boten tonë e pasuron,

Dallgëzon si det me valë,

Si limfa kur qarkullon,

Nëpër sytha e ndër lastarë.

Por sido që të jetë,

Është dhuratë e bekuar,

Nga parajsa sikur zbret,

Për të na frymëzuar!
ZEMRA E GRUAS

Është e ndjeshme si ajri,

Eshte e thyeshme si kristali,

Eshtë transparente si xhami,

E duruar si gur stralli.

Eshtë e kuqe si dashuria,

Bëhet e zezë nga mërzia,

Di të heshtë si në varre,

Bëhet e egër në hakmarrje.

Di të jepet me shumë zjarr,


Di të tërhiqet, por me vaj.

Melodi të ëmbla shpërndan,

Është pothuajse pentagram.

Është e gjerë, sa një oqean,

Ngjan si diell, rrezaton mbarë,

Është e thellë, pafundësi mban,

Është e ngushtë, hidhërimi e çan.

Rri strukur brenda në kraharor,

Si zog që ngrin, ditëve me borë.

Si e tulatur me ankthe jeton,

Me forcën e saj çdo gjë urdhëron.

E vogla zemër ka katër pjesë,

Ka dy barkushe dhe dy veshë,

Duhet ta dini, ka dhe një pjesë,

Tepër mistike, që s’ jepet lehtë.

Kush anatominë e njeriut e krijoi,

Pinjolles së Evës, çelës i dhuroi,

I tha: “ Kujdes, mos e humbet,

Se po u gjet, mallkimi të pret!”

Duajeni gruan per gjithe keto cilesira,


Eshte vete mirësia qe krijoi Natyra!

EJA PRANVERË

Pranverë, e bukura, pranverë,

Më kthe në lule, më kthe në erë,

Eja, shpejt, eja nxituar,

Këngë zogjsh për të kompozuar.

Pranverë, e bukur pranverë,

Me padurim presim, a po vjen?

Tej ne kodra flladi I lire,

Se c’me ngjan si mandoline.

Eja shpejt, eja nxituar,


Gjithësinë për ta gjelbëruar,

Shkunde pjalmin që ke mbledhë.

Shkund parfumet që ke vjelë.

Eja shpejt, eja nxituar,

Gjithësinë për ta gëzuar,

Se pranvera dhe rinia,

Janë binjake që të dyja.

Ja mendoni si do te ishte

Sikur pranverë te mos kishte,

Nga errësira dhe zymtësia

Do humbiste lumturia.

Të vrapoj seç ma ka ënda,

Të ndiej zemrën si rreh brënda.

Tej nga parqet nis gjallëria

Po na I merr mendjen lulëria.

Pranverë, e bukura pranverë,

Më kthe në lule, më kthe në erë...

Të vrapoj sec ma ka ënda,

Të ndjej që vjen e të thurr ëndrra!


UNE DHE JU

Me vite eca dhe kërkova,

Botën më shumë e njoha,

Vite eca dhe kundrova,

Bukuritë që i përshkrova,

Po ngado që unë shëtita,

Nga kujtimet nuk ju shqita,

Bëj t’ju harroj ndonjëherë,

Por se si ndihem, si e mjerë.

Shkurt 2003, Nju Jork


IV. Klio – Muza e Trashgmerise dhe Poetrise Historike

Klio sarka “Mbikqyresja e te shenjtit-uje, ilustrimi, e arta Klio” – Simonidi [92]

Klio , Ke-le-o ; Muzes klironomike kutpimi i jepet nga folja e lashte qe mund te
spjegohet si “ke’le - ron- o’mi’ke” dmth, ‘ke le ne jete o mike’ ose shkurt, c’le ne jete,
cila eshte trashegimnia qe le. [93]

‘’Klio hyri ne kultin e Muzave si mbikqyresja e te drejtave te paraardhësve. Ritualet e


sektit ishin një zhvillim i banketeve funerale, te cilat në kohën e bronxit ishin festat e
vdekjes së heronjve. Priftëreshat e Klios kishin të drejtën e inspektimit shtetëror te te
gjitha ceshtjeve qe lidheshin me ceshtjet e trashegimnise, qe nga neglizhenca e
prinderve te moshuar apo lenia mbas dore e pasurive te trasheguara, deri tek dhenia e
gjobave per ofendime, apo debimi i te huajve nga shteti.’’ [94]

Klio ishte nena e Hymnit, i cili fillimisht ishte Perendia e martesave dhe me mbrapa e
gjithe ceremonive. Hymni pershkruhet si drejtuesi i gjithe martesave te perendive,
gjithashtu dhe te gjithe xhaneve (zanave) dhe xhindeve. Banketet fillonin me dollite
per nder te Hymnit dhe me emrin e tij mbaronin. Me mbrapa, Hymni therritej me ane
te lutjeve ne c’do ceremoni magjike apo ritualet e veres. Homeri e pershkruan bukur
Hymnin, ne mburojen e Akilit si drejtuesi i njerit nga dy qytetet ne lufte. [95]

“… atje festa dasmore kishte, sic shkonin rreth qytetit

me nuset e shoqeruara, me pishtaret e ndritur nga vatrat e tyre.

E madhe ishte jehona e Hymnit, dhe të rinjtë

kercenin nen muziken e flautes dhe te lyres.” - Homeri


Personifikimi dhe Prezantimi i Klios

Klio prezantohet ne art gjithenje me disa libra ne dore, apo nje leter lajmerimi ne
forme ruli, prandaj shpesh ajo eshte mbiquajtur dhe Deklaruesja.

Pyetjes se c’rol kishte nje sekt ritualist per trashegimnine ne kultin e Muzave, i
pergjigjet me se miri Professor Kereyin. Ai diskuton mbi konceptin e klironomise
(trashegimnise) si dhe per perendine Dionyso.

“Sepse jeta permban trashegimni - i tejkalon limitet e individualit mortal ne c’do


krijese jetuese dhe trashegimnia gjithnje eshte nje proces jete, pavaresisht nese
realizohet apo jo nga krijesa qe i takon. Keshtu qe jemi te justifikuar te flasim per jete
te pashkatrueshme dhe ta personifikojme imazhin primal te saj ne monumentet e
besimit dhe po ashtu, per te treguar rrendesine e imazhit te saj per njeriun besues si
nje eksperience historike.” [96]

Ne skulpture, nje nga imazhet me madheshtore eshte Klio ne Karron e Historise, e


bere nga Karlo Franzoni ne 1819. Muza paraqitet ne nje karoce (karriot) me krahe dhe
ne vend te rrotes eshte nje ore funksionuese e bere personalisht nga Simon Willardi.
Statuja gjendet mbi nje glob te dekoruar me te gjitha shenjat e oroskopit. Eshte nje
pamje madheshtore dhe kuptimplote: Muza qendron mbi c’do gje dhe c’do gje,
shkruhet ne histori nga ajo.

Por mbi te gjitha, pozicioni i statujes se Klios ne mes te njeres nga ndertesat me te
mrekullueshme te botes dhe ne krye te gjithe statujave te presidenteve amerikane,
eshte nje nga pamjet me madheshtore. Gjendet ne Hollin Kombetar te statujave ne
Washington D.C., nje ndertese e stilit amfiteater Dorian e bere nga artistet me te mire
Italiane te shekullit 19-te, kur disa nga presidentet ishin Masone, apo thjesht, Muze-
besues.

Po ashtu, nje tjeter personifikim i Klios te cilin s’mund ta le pa permendur per shkak
se gjendet ne publik te hapur, eshte Klio e Vupertalit ne Gjermani. Eshte nje nga
instancat e vetme qe Klio eshte e ulur dhe armet i ka prane saj ne gadishmeri. Ne
pikture, nje nga prezantimet me te bukura eshte bere nga Eustaqe Le Sueur ne 1645.
Piktura e cila gjended ne Louvre, paraqet Klion bashke me Euterpen dhe Thalian, te
tre motrat te ulura te preokupuara me aktivitetet e tyre ne natyre.
JETA ËSHTË NJË CIKËL

Kur isha vajzë e vogël,

Ju s’më ndanit nga dora,

Isha drita e syrit tuaj,

Për mua, ju ishit krejt bota.


Tani, kur vetë jam e rritur,

E malluar, vij t’ju shikoj,

Të vegjël bëheni si unë dikur,

Dhe me vete nis e mendoj:

Sa e çuditshme është jeta!

Kjo botë si qënka ndërtuar!

Si një rreth me dy porta,

Veç lojtarët portat ndryshuan…


JETA ËSHTË SURPRIZË

Jeta është plot surpriza,

Të vjen si me dredha.

Kur të jemi shtrydhur,

Do mbetet veç pena.


S’PATA KOHË

S’më del koha, jam vonuar,


Kam aq shumë për të shkruar,

S’dua të iki pa mbaruar.

Kush tha, kush ju ka treguar,

Se disa të tjerë, që shkuan,

Kanë qenë më të zgjuar?

Ata që në rini filluan,

Patën kohë për t’u dëftuar,

Unë jam vonë dhe e mërguar.

Pa do kishit për të dëgjuar,

Si të urtëve të mëparshëm,

Do t’ju a kisha kaluar!

Shtator 2004, Nju Jork


PRITJA
Jeta jonë fillon, me pritjen vetë,

Nëntë muaj duhen, të vish në jetë.

Pastaj pret të rritesh, të maturohesh,

Me ëndrrat e bukura nis ngatërrohesh.

Pret të dalë një princ, a një zonjë,

Me krahët e zjarrta, të të pushtojë.

Ja ashtu presim, me mot e vjet,

Të rriten fëmijët, të dalin në jetë.

Presim me padurim, nuse e dhëndurë,

Më pas të shtohen, të bëhen një tufë.

Më thoni ju, o miq të mirë,

Jeta jone, si mund të vijë,

Sikur nje dite papritur e pakuptuar,

Gjithë pritjet tona të na jenë shuar?

Prill 2004, Nju Jork


DHE VJEN NJË DITË

Dhe vjen një ditë, vërtet

Që s’është një ditë,

Por një jetë.

Kujdes, o mik,

Mos e humb nga sytë,

Ajo s’është një ditë e thjeshtë,

Por një legjendë, e vërtetë,

E parikthyeshme,

Për fat të keq.


SHEGET E KUQE TE DERA

Si nje gardh, rreth avllisë se shtëpisë sonë,

Rriteshin e vareshin shegët qe kuqëlonin,

Nga pesha e madhe përkuleshin poshtë,

Piqeshin e gati plasnin nga shëndeti i plotë.

Çanin lëvoren e ndritur, te sheges se pjekur,

Nxirrnin syçkat e bukura, të kuqe te ndezur,

Si dhembët e një vajze tërheqëse, të hajthme,

Mbushej goja me lëng mezi prisje t'i haje.

Krenoheshin prindërit tanë me shegën e mirë,

Ëmbëlsonin me të, shtëpinë dhe shoqërinë,

Ato sillnin për gjithë kohën bollëk e mbarësi,

Ndaj zbukurohet me shegë tavolina në Vit të Ri.

Vraponim kur venim atje të rritur e fëmijë,

“Na pret shega thoshim, sapo të mbërrijmë,

Kuqaloshet janë gati, me gojë hapur rrinë”


I ruante nëna jonë në sëndukë, në çdo stinë.

Ju fliste pemëve ngadalë ca fjalë me përkëdhelje,

Ashtu si dhe fëmijëve, me dashurinë e saj i prekte,

Kokrrat e kuqe të shegës, si gjiret e një lope malteze,

Krijonin çaste të bukura, rridhnin mijëra buzëqeshje.

2004, Qeparo-Fushë
RRESHQITJE NE KOHE

Dita kalon shpejt si guri në të rrokullisë,

Nata si ngjalë rrëshqet, sapo mbyll sytë,

Javët njëra tjetrës radhën ja lëne shpejt,

Muajt përpara i venë, të dymbëdhjetë.

Ashtu ngadalë dhe pa u kuptuar,

Si një ninullë e bukur vitet kaluan,

Sa herë trokasim nëpër ta i zgjojmë,

Arkivë e përsosur mbetet zemra jonë.

31 Tetor 2007, Annadale, Nju Jork


V. Erato – Muza e Dashurise dhe Poetrise Erotike

Erato sarka“Erato, ajo qe frymezon shikimin” – Hymnet Orfike [97]

Erato – E’ra’nto -- Eratoja mund te imagjinohet si flladi mbas shterngates qe qarteson


ato qe shigjetat e Erosit shkaktuan. Eratoja eshte antidota e dashurise se erret, s’duhet
ngaterruar me Erosin qe eshte dashuria e paster dhe eroticizmi.

Eratoja eshte stergjyshja e Asklipiut, gjysme-perendise se sherimit. Ne kohet klasike


ai kishte me shume kulte me qendra kurimi dhe konsultimi shendetesor se c’do
perendi tjeter. Asklipiu erdhi vone si kult zyrtar ne Athine nga veriu, por lutjet rituale
ishin te njejta si p.sh.;

“Fli o zemer, pak e lire, nga mendimet qe te vrasin,

Asgje e rende per ty tani, as e mire e as e keqe.

Dhe kur syte e shuar te shikojne, pallatet ne gjume plot e perplot

Nata e sjellte ate qe dita s’po ta jep tani” –Inscript Asklipian [98]

Ka rendesi fakti se ne gjeneonologjine perendimore, Erosi vete s’ka asnje lidhje


familjare me Muzat. Erosit qe s’i dihet se kush eshte i ati, thuhet se eshte djali i
Aferdites. Aferdita gjithashtu eshte e vetmja perendi Olympike se ciles nuk i njihen
prindet dhe nuk dihet nga erdhi. Disa thone qe ajo ishte femije jashte ligjore e
Oqeanias dhe doli nga afroi-i-detit, disa thone qe ishte vajze e Uranias Titane [jo ajo
Olympike] dhe kishte ardhur nga ylli i Afer-dites (the morning star). [99]

Nga kjo del Erosi, i cili ashtu si femije i pa i kontrolluar nga prindet, sjell vetem
ngaterresa. Si e kunderta e Erosit personifikohet Eratoja dhe autoriteti i saj si Muze
Olymipke. Pershembull paragrafi i meposhtem, pjese e te ashtuquajturave
Anakreontea ilustron me mire marredheniet e pershkruara me siper. [100]

“Muzat e lidhen Erosin me fistilia dhe ja dorezuan Bukurise

Dhe tani Aferdita, sjell nje shperblim e kerkon ta liroje.


Por ai po u lirua, as qe do ikij por do rrije,

se si te behet skllavi i saj, e ka mesuar ai” – Anakreontea

Personifikimi dhe Presantimi i Eratos

Eratoja ne lashtesi ishte e personifikuar me lyre, ndersa ne Rilindje dhe me kitare.


Shume here ajo prezantohet dhe me shigjetat e Erosit ne dore apo dhe me demonin
Eros te carmatosur ne kembet e saj, qe ne vend te harkut mban nje pishtar. Duhet
theksuar se mbajtja e pishtarit nuk eshte me kuptimin e bashkepuntorit, por
përkundrazi symbolizon një femije te mbrapshtë qe po i rrefen rrugen dhe vendin e
mish-masheve nje figure autoritare.

Erato e pastron mendjen dhe frymezon shikimin imagjinues te poetit ne nje ceshtje aq
te turbulluar nga Erosi sa qe ai vete s’shikon dot. Kjo duket nga invokimet e saj ne
pjeset me te dhimbura mbas dashurie ku Eratoja tregon te paberat e Erosit ne pjeset
me romantike.” E keshtu « Eratoja tregimin tregon » thote Ovidi [101] apo Apollon
Roditi kur thote “Hajde o Erato o Muza e dashur, rri prane meje dhe nisja tregimit.”
[102] Po ashtu ne Eneiden e Virgjilit apo ne poemen anonime te quajtur Radhina, e
paraqitur nga Strabo.

Eshte per tu theksuar fakti se Erato ne kontrast me Erosin, ka një pemë shume te sakte
familjare qe fillon me Zeusin dhe vazhdon deri ne kohet kur ajo per here te pare filloi
te personifikohej. Dokumenti me absolut ne saktesine gjeneologjike vjen nga ish’ylli
ne Hymnin e Asklipiut. [103]

“Babai Zeus mbleseroi doren e Muzes Erato ne martese te shenjte me Malon


[Kapedanin e Malesise] dhe cifti kishte nje vajze, Kleofama…” Nga kjo Kleofama del
sternip Asklipiu. Ish’yllit hymn eshte gjetur i shkruar ne nje pllake varri nen lapidarin
e Asklipiut ne Epidaver. Sic inskripti thote: « Ish’ylli konsultoi autoritetin e perendive
ndermjet Orakullit Delfik, per publikimin e gjeneologjise familjare te gjysme-
perendise Asklipiut. » [104]

Ne skulpture prezantimi me i mire ne vend te hapur publik eshte ne Via Morrigi ne


Milano. Ne salle te mbyllur Erato eshte e prezantuar ne Sallen e Muzave ne Muzeun
Pio-Clementini ne Vatikan. Ne pikture, prezantimi me i mire eshte nga John William
Godward ne vitin 1861. Erato eshte e ulur duke i rene harpes, ka cilesi fotografike dhe
gjendet ne Museun e Riperteritjes se Artit ne Londer.

EH, DASHURI

Eh, Dashuri,

Mbarsur me pasion,

Arti i krijimit,

Jetën e rifreskon.

Shumë e ëndërruar,

E pazëvëndësuar

Nga asgjë tjeter,

Në jetën tonë.
Eh dashuri,

Zbritur nga parajsa,

Madheshtorja,

Qiellorja ti.

Rigjeneruesja,

E shpirtrave njerezore,

E pakrahasueshme,

As me poezine.

Nga ti buron,

Drama, hidherimi,

Gezimi, shpresa jonë,

Motoja e jetes, krijimi.

Te gjithe njerezit,

Te enderrojme,

Te kerkojme,

Te adhurojme.

Me shpesh,

Te presim si frymezim,

Të hysh ne zemër,

Pa le te jesh dhe iluzion!


21 Shtator 2007, Nju Jork

SHËTITJE IMAGJINARE

Tek shëtisja në Central Park plot gjelbërim,

Mbi qerpikun e syrit tënd, bëra një pushim,

Ndërsa ecja dhe shijoja ditën plot gjallëri,

Irisi m’u be një oqean i kaltër pambarim.

Qerpikët u celën si zambakë të bardhë,

Aromën e tyre ngado përreth shpërndanë,

Petale qershije, mbi supe si flutura me ranë,

Central Parku ngjante me nje oaz te paane,


Mos ndoshta muzat ate cast erdhen pranë?

9 Prill 2008, Nju Jork

A KA DASHURIA MOSHË?

Mendoj se dashuria, si çdo gjë, ka moshë,

Lind e rritet, plaket dhe venitet me ne bashkë,

Por njeriu e ka vetë atë ate sekret në dorë,

Ta mbajë të freskët, plot aromë si borzilok.

Si trëndelinën që çel në shkëmbinj, ta mbajë,

Me të në shpirt të jetoje, gjithë jeten e vet,

Pse jo si trëndafil të kuq që lulëzon në Maj,

Kur të ikë, ta rruajë në zemër si emblemë!


7 Mars 2006, Nju Jork

OMBRELLA

Ti moj ombrellë e dikurshme,

Pse vjen e troket mendimeve të mia,

Një herë kur shiu binte furishëm,

Na mbështolle si të ishe vetë magjia.


Nje mbremje te bukur, në rinine e pare,

Kishim biseduar, shetitje per te dale,

Donim diku qytetit, diku per t'u ndale,

Por zemra dridhesh nga syte kureshtare.

Ju lutem shiut, te bente nje mrekulli,

Dhe si per cudine tone, ja nisi me furi,

Ombrellen hapem, u kapem per duar,

Shiu binte bute, dheun ngopte shtruar.

Atje të strukur poshtë hijes se saj,

U mbrojtëm goxha nga sytë kureshtarë,

Nën romantizmin e pikave të shiut,

Nuk pamë se retë u shpërndarë vetiu.

Ombrella na strehoi, ate mbremje ne rini,

Nga syte kureshtare, shpetuam per bukuri,

Ombrella ime e mire, pse s'te cova ne muze,

Ti fryme nuk kishe, po fryme ne na dhe!

Maj 2000, Nju Jork

ASHTU SI TRAJEKTORE
Ashtu kalimthi u pamë,

Ashtu kalimthi u ndamë,

Si trajektore në qiell pa anë,

Si udhetarë bujtës homerianë,

Në kornizat e brishta të kësaj jete,

Nuk ngelet asgjë e përjetëshme!

26 Shtator 2008,

Oakwood Beach, Staten Island.

ME ËNDRRËN

Më zgjoi një ëndërr

Më beri si të hutuar,

Nga ç’derë më hynte,

Dekada kanë shkuar!


Nisa të mendohesha,

Për vitet që fluturuan,

Kur mosha jonë ishte,

Si një kristal i praruar.

Dhe, për çudinë time,

Asgjë nuk ishte fshirë,

Me sa duket ëndrrat,

Në shpirt kanë mbirë.

Sido që të jetë,

Nuk po bëj shaka,

Me ëndrrën atë natë

U çmalla goxha...

Janar 2000, Nju Jork

MË THUAJ
Më thuaj se dashuria përherë jeton,

Mallin si një mal me vete do ngarkoj,

Do shkruaj vargje e këngë më shumë,

Lotët vargan do t’i nis të lënë gjurmë.

Më thuaj se ne zemer jeton, atje ka folene,

Do përcjell gjithë yjet kur shkojnë të flejnë,

Do pres gjithë agimet e bardha kur ndrijnë,

Mbi Kashtën e Kumtërit do hedh poezinë.

Kur shpirti im të jetë mbushur plot dritë,

Një melodi funebër në qiell do jetë ngritë,

Me dashurinë që mbush gjithë shpirtin tim,

Do ngjitem lart, yjeve t’ju shtoj vezullim.

30 Shtator 2006, Nju Jork


VALA DHE SHKËMBI

Histori ka vala dhe shkëmbi,

Bashkë ata asgjë s’i trembi,


Në një botë plot me stërkala,

Loz e qesh shkëmbi dhe vala.

Një jetë të tërë të dy janë,

Në dashuri shkëmb e valë,

Herë me puthje e përqafime,

Herë me grindje, zemërime.

Herë larguar, herë afruar,

Herë përplasen të egërsuar,

Jetojnë dramë dhe dashuri,

Kështu, shkojnë në përjetësi…

Vale moj c’vjen e nxituar,

Mos shkembi te ka kerkuar,

Hidhu plasu me rrembim,

Nuk te del as zjarr as tym!

21 Maj 2005, Nju Jork


NJË FILXHAN KAFE

Befas sot ndjeva një dëshirë,

T’ju takoja, o njerëz të mirë,

Të këmbejmë bashkë ca fjalë,

A thjesht, të pimë një filxhan.

Sa mire është, mendoj përherë,

Të kesh shokë e miq me vlerë,

Jeta e mbytur me një rutinë,

Na rrëndon si gur mbi shpinë.

Miqtë e vërtetë në jetë i vlerëson,

Kohën e ashpër, me ta e zbukuron,

Dhe botës çamarroke e pak brutale,

Ja vesh me pëllëmbë dhe s’ke gajle!

Gusht 2007, Tiranë


NDJENJAT

Në se dikush pyet:

Çfarë janë ndjenjat,

Do t’i përgjigjesha,

Menjëherë si profet:

“Janë etja për jetë”

Ato i mbartim me vete,

Të shoqërojnë përherë,

Të çojnë lart tek retë,

Si një ballon me erë.

Here ndjehesh i lumtur,

Herë ndjehesh i mjerë,

Lum kush i provon,

Se shpirti mbetet përherë

I ngrohtë, si një pranverë…


STINË E VONUAR

Bukuria nuk të jepet vetëm në rini,

Mund të rilindë dhe mes thinjave gri,

Pa le, po u gërshetua me mënçurinë,

Vlen ta ruash si thesar të artë, rininë!

Mos kujtoni se është pranverë e vonuar,

Në çdo moshë njeriu mbetet ëndërrimtar,

Një pranvere e bukur pas dimrit lënguar,

Bën të ngjitesh vërtik drejt qiellit qelibar.

Admironi ndonjëherë dhe thinjat gri,

Do gjeni esencën e jetës, mençurinë,

Pa lëre kur përzihet me përkëdhelitë,

Rrezatohen atje, herë hëna, herë yjtë.

Gusht 2006, Toronto


SHPESH MË AFROHESH

Shpesh më afrohesh pakuptuar,

S’e kam mëndjen, ndjehem befasuar,

Më thua: ’’Eja të të përqafoj’’

Si vajzë e mitur, hem…nis hezitoj,

Të them ca ashpër e me ton:

“Kujdesu pak, mos e tepëro,

Vitet nuk bëjnë poshtë por lart,

I sheh fëmijët sa të rritur janë? ”

Afrohesh e më sheh në sy,

Më buzëqesh me çiltërsi,

Më thua: “Ja, po ta përsëris,

Gjithë vitet, e mia dua t’i gris,

Rreth bletës që më gumëzhin…

Pranë teje ndiej sërish rininë,


Ti si dikur më ngjan njësoj,

Vjen si një Muzë, më frymëzon!

10 Gusht 2006, Toronto

LULEDELE, MOJ E MIRË

Moj e vogla lule dele,

Të lodhëm me përkëdhelje,

Kur binim në dashuri,

A s’kërkuam ndihmë nga ti?

Luledele, moj e urtë,

Hapi petalet butë- butë,

Na ndihmo, duam ta dimë,

Mos di gjë për dashurinë?


Luledele, moj bardhoshe,

Në e dije, pse s’na thoshe…

Gjithë vajzat e djemtë e rinj,

Pyesnin ty për dashurinë.

Më do, s’më do, më do, s’më do…

Lule dele moj, te lutem më ndihmo,

Të zgjidh pyetjen e vështirë,

Më do mua, ai djali i mirë?

30 Tetor 2007, Nju Jork

BLUJA

Ndesha pa dashje sytë blu,


U mundova të notoj,

Herë tutje, herë tëhu,

Asnjë stil s’më lehtësoi.

Thonë se mbyten në lumenj,

Thonë se mbyten në liqen,

Por e dini vallë si humbet,

Në një kaltërsi…pa det?

5 Nëntor 2007, Nju Jork


SI TË ZEMËRUAR
Sonte zemëruar ramë,

Secili kokën mënjanë,

Krahët kthyem shpejt,

Të huaj në një dyshek.

Rrimë të distancuar,

Me mur imagjinar,

Si dy copa gurësh,

Nën të njëjtin jorgan.

… Seç vjen zemërimi,

E na kap si dallgë,

Si në Antarktidë,

Na u duk kjo nate.

Dita e re agoi,

Me një përqafim,

Gjithçka e largoi,

Fshiu çdo zemërim.

Kush foli i pari,

Zemërimi ku shkoi,
Fajin kush e kishte?

Askush s’e kujtoi.

22 Shkurt 2005, Nju Jork

RAPORTI ME DASHURINË
Para dashurisë prindërore,

Mbetemi borxhlinj, në kohë të kohëve.

Para dashurisë së fëmijëve, që sollëm në jetë,

Mbetemi skllevër të vërtetë.

Dashuria për mëmëdhenë,

Na gërryen nga brenda, si gangrenë.

Dashuria për të qenë i lirë,

Nuk njeh kufizim, as hapësirë.

Dashuria për diturinë,

E ka mitrën në trashëgiminë…

Dashuria për vetë jetën,

Nuk shkëmbehet me asgjë tjetër.


Me magjinë e dashurisë,

Ushqejmë shpirtin, jetën e përtërijmë.

6 Nëntor 2007, Nju Jork

ENDACAKE

Endacakë mbetëm përherë,


Si unë dhe ti, dashuri,

Herë mbin në zemër luleshqerre,

Herë fshihesh si ylber në sy.

Në të ndjeksha dot ndonjëherë,

Do të rilindësh e bukur përsëri,

Do të mbjell në zemër një bahçe,

Të lulëzosh përherë vetëm ti.

Dhe pastaj do vijë një çast,

Kur ta gjejmë të dyja qetësinë.

A nuk lindën yjet në qiellin lart,

Nga shkrirja e shpirtit me dashurinë?

10 Nëntor 2006, Nju Jork


VI. Melpomeni – Muza e Tragjedise dhe Poezise Korale

9 Melpomene sarka

Pse po e shtyn o’i shenjti Sofokli, te pranosh dhuratat e Melpomenes? [105]


Melpomene, Mel’po-me’ne Muza qe ‘gezohet me ne’. Melpo si fjale arvanitase apo
arbereshe, ne Kaoni apo Kalabri, ka kuptimin e kundert te foljes ‘Mallko”. Ishte muza
qe kishte nen kujdesje koret tragjike ne konkurimet e festivaleve të Dionysos, i cili
vete e kishte emrin publik ‘‘Melpomenos.’’[106]

Eshte fakt qe tragjedi do te thote tregimi i “dhive” thote ne diskutimin e saj Harrisoni
ne kapitullin e titulluar goat-song.[107] Studimet nga Vollgraff, Cook, dhe Harrison
vertetojne lidhjen e Melpomenit me tragjedine me se nje shekull me parë, ku del se
tragjedia vjen nga trago-dhia domethen tregimi i dhive.[108]

Karl Kereyini nje gjeneratë më vonë duke pasur ndihmën e skriptit linear, e kishte me
te lehtë te konkludonte se para mermerizimit te kultit te Dionysos tragodhia ishte nje
dialog midis nje bariu dhe nje dhie. I pari qe e zhvilloi ne kult koral ishte Thales
Ikariani i Dorianeve dhe nje gjenerate me vone Pratina i Fliut e solli ne festivalet
publike nga territorret Doriane. Ishte nje dialog verbal me dhinë e zgjedhur për
sakrifikim. Ky flijim më vonë vertetohesh nga leximi orakular i shpatullave të
pjekura.[109]

Pyetjes se c’lidhje kane dhitë me tregimet dhe tragjedite mund të shpjegohet nga
elementi marrëmëndës në tragjedi bazohet në momentet me kritike në peshperitjet e
ritualeve dhe akteve perfundimtare. Dialogu bazohet mbi temen e hakmarrjes.
Meqenese tema të tilla kërkonin shumë opinione u rrit dhe numri i pjesëmarësve.[110]

Personifikimi dhe Prezantimi i Melpomenit


Muza qe gjithnje paraqitet me masken tragjike ne doren e djathte ose mbi floke, dhe
gjithmone e veshur me kathurna (cothornus), te cilat mund te perkthehen ashtu sic
degjohen domethene cizmet e thurura. Keto cizme te cilat visheshin gjithashtu dhe
nga Perendesha Artemisa, ishin symbol i aktoreve tragjikë, në kontrast me këpucet
atletike të aktorëve komikë.

Origjina e kathurnave i perket fiseve Toskane ne pergjithesi. Ne helenizem ishin te


veshura nga luftetaret, ndersa ne shoqerine Romake i perkisnin vetem oficereve te
larte. Ata kishin detyra te dyfishta, sic ishin funksionet ushtarake dhe ato fetaro-
ceremoniale. Deri rreth vitit 1000 te eres sone, kathurnat i vishnin veterm gjeneralet
dhe kardinalet. Ne kohen Bizantine u bene akoma dhe me te rralla dhe vetem familja
perandorake kishte te drejte ti vishte kathurnat violet, qe ishin te mbuluara me
shqiponjen e arte dykrereshe. Sot, kathurnat jane akoma dhe me te rralla sepse vetem
Papa i Romes e ka ate privilegj.[111]

Ne statuje Melpomeni ka nje nga pesonifikimet me te bukura qe ekzistojne nga


lashtesia ne mermer. Me permasa gjigande rreth 4 metra ajo ka ne doren e djathte
masken tragjike. Statuja ndodhet ne Louvre qe nga viti 1800 kur Napoleoni e mori me
force nga Vatikani. Vatikani po ashtu ja kishte marre Teatrit te Pompeit ku ndodhej qe
nga shekulli i fundit para Krishtit. duke e sjellur ne Rome.

Ne pikture, Melpomeni i amerikanit Eduard Emerson Simmons eshte nje nga


reprezantimet me te fuqishme qe kam pare. E prodhuar ne vitin 1896, Melpomeni
qendron gjigande ne katin e pare te Librarise se Kongresit, ne ndertesen e Thomas
Jeffersonit ne Washington. Me floke te zeza e pelerine te kuqe, ajo duket sikur
personifikon Shqiperine me tiparet e bukurise se eger. Ne keto momente mu kujtuan
vargje nga Pindari ku thoshte: “kaluar karros se Muzes, jep’me fjalet tregimin te
tregoj.” [112]
GAZETA QË HESHT

Gazeta “ Ta Nea” sa ëndërrova,

Vite më parë dot s’të lexova…

Me sy, vjedhurazi, kundruall,

Të rejat e ditës i pata mësuar.

Na kish rënë gjithë pesha,

Tek duart e shkreta,

Kacafyteshim me jetën,

Për pak dhrahmi a lireta.

Eh, sa vite kaluan,

Kur gazetën shihja me lakmi,

Ishte si mollë e ndaluar,

Nga distanca e përpija me sy.


Por vrejtjen shpejt dëgjoja,

“ Ç’po lexon, moj Eleonorë,

Nuk je këtu mësuese (dhaskala),

Jeton një tjetër kohë!”

Ah, mëndja më vinte,

Larg, në Atdheun tim,

Te biblioteka që mbyllur rrinte,

Dhe librat që mbetën jetime…

Gusht 1998, Nju Jork


O PRINDËR TË TRISHTUAR

E di

Sa ju lodh kjo vetmi,

Ju, të dashurit e mi.

Kërkoni sado pak ngrohtësi,

Në vitet tuaja të moshës gri.

E di

Sa ju vret ankthi ynë,

Tërbon e trishta qetësi,

Atje ku zërat bënin jehonë,

Tani heshtja ombrellë ju rri.


E di,

Për ca nuanca jete,

Për ca zëra të vërtetë,

Do të jepnit gjithçka patët,

Pse jo dhe shpirtin vetë.

Ju adhuroj,

O prindër të trishtuar,

Prindër të mirë të vendit tim!

Në u theftë një ditë ajo vetmi,

Do jetë Rilindja jonë përsëri.


BABAI S’MË KUPTOI

babai.tif

Në mërgim kur ika,

Katërmbëdhjetë vjet shkuan…

Nga babai mora një letër

Shumë të dëshpëruar.

“Ah, moj vajzë, pse ike,

Tek ti patëm shumë besim.

Atdheun si e braktise,

Nuk ndien pak pendim?

Kishit arritur aq shumë,

Po atje e dini ç’ju pret?

Kishit ndërtuar një kulm,

Do mbeteni pa identitet”.

Kur u larguam në mërgim,


Katërmbëdhjetë vjet shkuan,

Mora nga babai një letër,

Ishte me mua i zemëruar.

Shpejt u ula për t’i shkruar,

“Jo baba, Atdheu s’na ndihmoi,

Ndërsa ne i dhamë shumë,

Fatkeqësisht, nuk na vlerësoi.

Ndaj morëm rrugët pa kthim,

Rrugët e largëta për kurbet,

Sikurse ju shkruani me trishtim,

Duke kërkuar një identitet…”

Ah, babai s’më kishte kuptuar,

Koha e mbrapshtë na kish trazuar!

Gusht 2004, Nju Jork


VIZITORE NË SHTËPINË TIME

Erdha si vizitore te shtëpia ime,

Ku ëndrrat përkëdhelja me kujdes,

Natën i renditja në mënyrë intime,

Në forma reale, i ktheja në mëngjes.

Po endesha e hutuar nëpër shtëpi,

Lodrat e fëmijëve më shihnin me habi.

Hapnin e mbyllnin sytë, si me frike,

Sikur thoshin:“ Ku jeni, pse keni ikë?”

Ato s’e dinë si erdhi për ne një çast,

Kur marathonave të kohës iu dhamë,

Dhe troku i patkonjve të ikjes plot ankth,

Gjithçka e kthehu në pluhur e mall.


Mos u habitni, o kukulla të mbara,

Ti Xhudi, Kozeta, Tomi dhe Eralda,

Si kalorëse e huaj, shaluar mbi një kalë,

Vizitore në shtëpinë time, sot kam ardhë.


ULLINJTË E BRAKTISUR SOT

Kur u shkova pranë,

Mallëngjim më dhanë,

Si ca pleq m’u dukën,

Të varfër, mjeranë;

Copëtuar, sakatuar

Të tharë, të shkatërruar,

Nga pseudopronarët,

Nga disa barbarë.

Ah, sytë ç’më panë!

Ku janë ata, të paret,

Thirra, sa u ngjira,

Por s’mu dha përgjigje.

Aty-këtu ndonjë ulli

Qe kthyer në klithmë,
Drejt qiellit u ankonte,

Se mos e dëgjonte.

O botë e çuditshme!

Gjembat pse i krijove,

Kur rrit trëndafilat,

Me gjithë atë bukuri?

Përherë përkulemi,

Para teje, o ulli,

Se vaj i jep kandilit,

Njerëzimit plot mirësi.

Dhe flaka jote e mirë,

Ndezur të qëndrojë,

Te shndrisë përherë,

Për shpirtrat që shkojnë.

Njerëzit mëkatarë,

Të mos vënë sopatë,

Të keqen ta ndalin,

Zoti u dhëntë hakë!

30 Shtator 2002, Nju Jork


KUR MË PREKIN NË ZEMËR

Jam e fortë,

E duruar,

Jam e qeshur,

E gëzuar,

Po kur,

Më prekin në zemër,

Kërkoj,

Të Akilit thembër…

7 Korrik 2006, Nju Jork


NË VARREZA

Mes jush e heshtur eci,

Hapat e dhimbjes,

I mas dhe qaj.

Ndiej se zogjtë që larg,

Ngashërimit të zemrës,

Iso i mbajnë.

Mermeri i ftohtë,

Tek e lëmoj,

Më akullon.

Qirinjtë me erën,

Luftojnë,

Shpirtin tim sëmbojnë.

Dëshpërohem e vuaj,

Nga shurdhimi,

I heshtjes suaj,

Mes qiparisave,

Fle Mbretëria e Nënbotës,


Me lot e shuar!

Maj 2004, Qeparo

GJETHJA E PLEPIT
Anës Jonit eci, menduar,

Si në një botë të huaj,

Kërcitjen në zhavorr,

Jam duke e përgjuar…

Këmbët me përtesë,

I tërheq zvarrë-zvarrë,

Në ngjol një bretkosë,

Këngës ja ka marrë.

Kallamat vjeshtake,

Lëkunden me ecejake,

Plepat nisin fëshfërijnë,

Ja cojnë detit melodinë.

Sot mendimet e mia,

Zhyten thellë te kaltërsia,

Deti si një tufë leshterikë,

I pret, i përhap me vërtik.

Në flokë një gjethe,


Si një pupël ndjehet,

Qe e verdhë, e lehtë,

Kishte fare pak jetë…

Këtu gjithë këta vjet,

Vetëm pleqtë kanë mbetë.

Këmbët ne zhavor I zvarris,

Në ujin e detit i zhys.

Këtë ditë të vranët,

Me gjethen e tharë,

Fatin tim kam krahasuar,

Dhe ndjehem e dërmuar.

Më ben të pikelluar,

Imazhi i jetës së shkuar,

Vërtitet si një përrallë,

E çuditshme, e rrallë.

Imagjinoj dikur plazhin,

Kur gjëmonte pa mbarim.


Si bletë kudo gumëzhinim,

Buçiste nga jeta bregu ynë.

Por kohet ndryshuan,

Ne të gjithë u larguam,

Gjithë ata brezarë,

Si trungje mbetën tharë.

Moj gjethja e vjeshtake,

Si me gjete në këtë vetmi,

Ma bëre zemrën të heshtë

Të ndjejë, kaqë melankoli!

Maj 2004, Hoston-Qeparo


Ç’RËNDËSI KA

NË SE JETON SI MBRET?

Ju kalimtarë

Nga jeta të vrarë,

Ju të paçmallur,

Nga asnjë mall,

Kur sytë i mbyllni,

Në rrugën pa kthim,

Ç’merrni me vete,

Si mund ta dimë?

Kur ka një fund,

Që ardhka vërtet,

Ç’rëndësi paska,

Në jeton si mbret?

Dhe kush si mbret,


Në pastë jetuar,

Në zemër me një peng,

Do të jetë larguar…

25 Dhjetor 2004, Nju Jork.


VII. Polyhymnia – Muza e Polifonise dhe Poetrise Pelegrine

Your browser may not support display of this image.

‘Eja Muza, zë-kulluara e shume-hymneve,Muza,


fillo nje kenge te re per vajzat te kendojne” – Alkmani [113]

Polyhymnia – Po’ly-hy’mne Muza e shume-hymneve dhe agrikultures kolektive.


Spjegimi i emrit vjen nga Diodorus Siciliani i cili thote “per cdo emer, thuhet se,
njerezit kane vene nje arsye te perafert per te. Shume-Hymnesja, sepse me shume-
hymnet e saj, ajo sjell fame te pavdekshme shkrimtareve qe e invokojne ne veprat e
tyre.” [114]

Polyhymnia quhet dhe Muza e avancuar, se ndryshe nga simotra e saj Melpomeni, ka
kujdesjen e koreve te levizeshme, d.m.th. ritualet e sektit te saj i takojne fushes aktive.
Filimisht u cfaq me koret e Klodinave Pirgjiane, te cilat shoqeronin pelegrinazhet e
festivaleve Dionysiane.[115]

Ne nje kohe qe Dionysos u pranua ne Pantheonin e Perendive te botes greko-romake,


ne epoken Prigiane (Phrygian) ishte Perendia zoteruese per me se nje mije vjet.
Prigianet, qe ishin perandoria me e madhe e botes per 500 vjet, qe nga renia e Trojes e
deri tek humbja orakulare e Kroseut. Evidenca e varreve tregon se fillimin e kishin ne
Orikumin e Kaonise dhe Matin e Mirdites nen emrin e fisit Briga ne tosk apo Prigia
(Phryges) ne gege.[116]

Fisi Briga kur pushtoi Azine u njohen si raca Prigia dhe ishte njelloj ne zakone dhe
karekteristika me te ashtequajturit Besi apo Besa-Besi [emerimi eshte origjinal dhe jo
i perkthyer as nga Harrisoni, megjithate pershtatja lidhet me mikpritjen] te cilet rronin
atje ku mbarronin pemet dhe fillonte bora ne maja malesh. Beset ishin “brigante te
briganteve” te “papushtuar asnjehere e nga asnje” dhe te cilite kishin vetem nje
Perendi per nje mije vjet, “Dionyson, Lordin e Luftes”. [117]

Personifikimi dhe Presantimi i Polyhymnias


Polyhymnia prezantohet si Muza me serioze, gjithnje e menduar dhe shpesh me gisht
ne buzë. Vishet si pelegrine me pelerine te gjate dhe me vellon e udhetares. Sekti u
zhvillua ne kultin e Muzave me ardhjen e federatave Doriane, te cilat ishin katunde
kolektive te udhëqura nga keshillat e pleqve. Ato ne realitet ishin shume te ngjashme
me kooperativat qe komunizmi i kopjoi e propagandoi si me te bukurat, si qytete me
kenge e kore.

Megjithese Polyhymnia eshte nje kor piligrimezh, kenget jane ne veten e pare :

“Megjithese ne qiejt e lart une fluturoj,

si e lindur ne krahun e Muzave,

mendime te medha mendoj, por asgje une s’gjej,

me te forte sesa te ashprat nevojat e ulta” – Euripidi[118]

Apo kur ato perserisin ne kor Meanadik vargjet rituale ne veten e pare;

“Pashkelur, e shenjte, as hija s’hyn, ku manaferra te panumurta rriten,

ku jo nxehtesi diellore hyn, por as era e dimrit s’fryn,

ku rrefyesi Dionysos dhe Nimfet e tij, atje do shkoj” - Sofokliu[119]

Muza e shume-hymneve qe ka autoritetin e shpjegimit kinetik, visual apo verbal.


[120]

“Polymnia, nena qe vallen foshnjeron, valviti krahet e saj,

dhe ne ajer vizatoi imazhin e nje zeri pa ze, duke folur me duar

dhe syte te levizshemn ne pikture grafike, te shurdhet por plotekuptuese.” –


Nonoi

Apo; [121]
“Perendeshat s’po binin dakord; nga ato Polyhymnia filloi e para;

te tjerat ishin te heshtura dhe te thenat e saj ne mendje shenuan.

Mbas Kaosit, sapo te tre elementet i ishin dhene botes,

sapo komplet krijimi rezultoi vetvetiu ne speciet e reja.

Ajo kengen e Krijimit kendoi dhe deklaroi,

Maji ishte emeruar per perendeshen Majesta” – Ovidi

Ne skulpture nje nga reprezantimet me te bukura eshte ne nje statuje ne burim uji
publik ne Bad Cannstatt, ne Stuttgart, Gjermani. Ne pikture nga Francesko Del Cossa
ne 1456 ne stilin agrikultural qe duket si prototip i artit te realizmit komunist ne nje
ferme kolektive.

PERËNDIM NË ELLIS ISLAND

E keni parë diellin në perëndim,

E keni parë atë si të përgjysmuar?

Kur te kontinenti mëmë sapo lind,

Te kontinenti i “ëndrrave” ka perënduar.


E keni parë diellin në perëndim

Rrugën e tij e kini imagjinuar?

Tek Ellis Island i kuq si gjaku ndrin,

Shiheni atë pak sa pa u larguar.

Statujën e Lirisë zgjat dhe mbërrin,

Ndoshta me të largohet i përqafuar,

E keni parë diellin kur zbret në perëndim,

E dini sa miliona vetë e kanë përgjuar?

Nga ishulli Ellis vështrimet e pasigurisë,

I mbështillte në gji, ikte me nxitim,

Lindte të nesërmen i ngrohte sërish,

Atje mediti nisjen e shekullit xhaxhai im,

Atje, me siguri, i lutej diellit gjyshi juaj,

Atje ku derdheshin gjithë ëndrrat e njerëzisë.

E keni parë diellin të zbresë në perëndim?

I kuq si gjaku ngjan, si gjaku i Lirisë!

7 Prill 2008, Nju Jork


KU JE, MONTANA IME

Montana ime.tif

Biçikleta ime “Montanë”

Për ty malli më ka marrë,

Fluturoje ditë e natë,

Ngjaje si qilim i artë.

Si rrufe me vrap kaloja,

Pak sa zilen e ngacmoja,

Pas dritareve vraponin,

Të dyjave na admironin.

Me fëmijët në sedile,

Nuk ma bëre kurrë me hile,

S’u ankove asnjëherë,

S’kishe lodhje, bëheshe erë.


Ti bëheshe erë, unë furtunë

Përballonim shumë punë,

Por ty vala të përpiu,

Atje ku zhduket dhe njeriu.

Tani vitet na harruan,

Ndaj në vargje po të ruaj.

Montanë e bukur, blu/bardhë,

Mos më ke kërkuar vallë?


MOS NGACMO

KËNGËT E ZEMRËS

Ç’mi ngacmon këngët e zemrës,

Më mirë lëri të flenë,

Më kujtojnë mallin e nënës,

Që mbush një oqean të thellë.

Ç’mi ngacmon dertet e zemrës,

Më mirë lëri të ngrijnë,

Më kujtojnë dhimbjen e babës,

Kur priste për ne të hyjmë…

Mos ngacmo këngët e mallit,

Leri në një kënd të shkruar,

Më sjellin pranë gjithë njerëzit,

Që shkuan jetë të malluar.


Mos e prit këngën e heshtur,

Ta këndoj me një violinë,

Unë një penë kam tërhequr,

T’ju kushtoj gjithë mallin tim.

25 Tetor 2006, Nju Jork


ULLIRI

DHE GRATE

HIMARJOTE

Sa herë gërshetat e grave,

Dhe nënës sime të mirë,

U mpleksen mes degëve,

Dhe bisqeve te rinj.

Ai i zbukuronte,

Me lulet e bardha,

I kthente në nuse,

I kthente në zana.

Ai dinte shumë

Ai shihte shumë,

Në vitet me gjëmë,

Bëhej si muzeum.

Bëhej plot gjelberim,

Mbushej me sythe te rinj,


Sillte fëshfërimë,

Mbushej me prodhim.

Atje nën ato hije,

U shkrua historia,

Po atje mbështeti,

Shpatat trimëria.

Prandaj ato trungje,

Plot shenja sot janë,

Për gjithë të vërtetat,

Që plagët ju hapën.
PO Ç’TË THEMI

Cfaquni, më tha një herë,

Një miku yne, njeri i penës

“Ju femrat diçka fshihni,

Perhere mistere na lini.

Nga duhet ta mësojme,

Botën e grave plotësisht,

Në se goja ose dora juaj

Nuk e thonë sinqerisht”

“Ç’të themi ne më shumë?

S’do kallauzë një fshat,

Ajo që mbetet në buzë,

A nuk del në sy e shtat?

“Po ç’të themi ne, or’ mik,

Ç’të shkruajë e shkreta penë,


Ëndrrat tona morën frikë.

Qe kur e lame mëmëdhenë.’’

Gusht 2007, Tiranë


SHUMË HERË

NJERIU HESHT

Shumë herë njeriu hesht,

Kur duhet të flasë me krenari,

Të tregojë për origjinën e vet,

Për lidhje gjaku e për fisni.

U grindëm për Nënë Terezën,

Debat kishim me indianët,

Më thanë nuk ishte albaneze,

E tyre ish bërë ajo ‘’Nanë’’.

Si mund të ishte e tyre Gonxhja,

Lulja me aromë e ngjyrë të rrallë,

Gonxhe ka vetëm në kopshtin Alban,

Janë lulet që lindin nga Dardanët.

Por muret e kështjellës shqiptare,


Ishin ngurosur dhe kyçur me vjet,

Trokiti më kot ta hapë, Nën’ e Madhe,

Por qe shurdhuar i tëri një shtet.

Trokitjet i shurdhëri nuk i dëgjon,

Të tjerë prindër e bijësuan,

Ndaj mbeti jashtë avllisë Bija Jonë,

Ata që sot me mua debatuan.

Bota për Nënën ishte krenare,

Për trëndafilat dhe gonxhet e Ilirisë,

Ndaj inati atë çast më kish marrë…

Se lulëzuan mërgimeve të Indisë.

Toka që lindi Mother Terezën,

Dhe patriotë penë artë, anembanë

U bekoftë t’i kthejë Shqiperisë shpresën

Se në shekuj me dhimbjen qe shtatzënë.

25 Korrik 2006, Nju Jork


SI DETI

Si deti

Shpesh u trazova dhe unë,

Mes tallazeve që shkuan furtunë.

Ndonjëherë,

Si dallgë e trazuar shpirti im,

Kërkonte në det të shuante mërzinë.

Herë-herë,

Ngjan si anije e humbur në oqean,

Nga ankthi, dukej sikur bregu ikte më larg.

A nuk ngjajmë shpesh si pjesë nga një det?


Herë i qetë si vaj, herë tsunam i ngritur tek retë!
KUR QAN FËMIJA

bebi.tif

Kur fëmija nis të qajë

Krojet ison seç ja mbajnë,

Të qarat bëhen si zakon

Ngjan se bën revolucion.

Janë ankesa për trajtim,

Janë ankesa për drejtësi,

A nuk lind që në fëmijëri,

Ortake dhe çdo padrejtësi?

Prekemi kur qan një fëmijë,

Buzët e njoma pëshpërijnë,

Lotët si shatërvan pikojnë,

Për dashurinë tonë dyshojnë.

Ndaj kur fëmijët qajnë,

Në gjoksin tonë t’i mbajmë,

T’i ushqejmë plot dashuri

Të rriten me përkëdheli!
Të gjithë duhet ta dimë,

Eshte një engjëll çdo fëmijë,

Janë qelizat e reja, të shoqëfisë,

Përtërijnë e freskojnë breznitë.

Kur fëmija nis të qajë

Dhe krojet ison ja mbajnë.

Të qarat bëhen zakon,

Ngjan se bën revolucion.

Mars 1999, Nju Jork

KUR LIGJERON NENA IME

Kur nëna ime ligjëron,

Se ç’të dhëmb e të pikon,

Kur ajo nis te vajtoje,

Këngen zogjte e pushojne.


Eh, kur qan kjo nëna ime,

Bashkohet me shumë dhimbje,

Rreth e rrotull saj dëgjojnë,

Me shpirt të gjithë e pasojnë.

Kur qan ajo grua e mirë,

Zanat fshihen në luginë,

Thonë është çast i rrallë,

Vajton një nënë me mall.

Kur zë qan ajo me ligje,

Nis e qan si një bylbyle,

Vijnë nga të gjitha anë,

Edhe preken shumë plagë.

Zëri i dridhet si një kitarë,

Përhapet zhytet në dallgë,

Shkon drejt qiellit të largët,

Dhe përzihet me zevalë.

Kur nis e qan ajo nëna ime,

Të rrënqeth në secilën fije,

Rreh zemra sikur do dalë,

Për çdo njeri që ka plagë.


Kur nis te qaje ajo dritë,

Kullojnë trarët e shtëpisë,

Shkon thirrja deri në male,

Oshtima shtyhet në varre.

Penetron te ata poshtë,

Po s’e hapin dheun dot,

"Thonë qaj ti o moj zonjë,

Se nuk flasim, por dëgjojmë"

Kushedi mos dhe e ndjejnë,

Zërin e njohur e pëlqejnë,

Është nënë, qan për djalë.

I qan zemra hapur plagë.

Ti nena ime, moj zonje,

Dil ne ballkon sodit Jone,

Qaj me lot e qaj me ligje,

Por andejë s'vjen përgjigje.

Ti moj nena ime xhane,

Grua e bregdut si zane,

Si s’të shteruan ata lot,

Mos detit ja merrje borxh?


Buze detit për karshi,

Ne bacen plot hijeshi,

Nis e thuaji ca ligje,

Ku vajti ajo njerëzi?

Ka plot halle zemra juaj,

Është nga plagët e shpuar,

Po dhe rrugët e mërgimit,

Ja kanë shtuar hidhërimin.

Oh, kur qan e mira nënë,

Fshihu diell, ikë o hënë,

Se nga lotët e kristalta,

Edhe dita ngjan si nata!

Zbrazet dhimbja me fjalë,

Dhe fjala buron nga shpirt,

Në atë çast që e dëgjojmë,

Shkrihen gjithë meloditë.

Do t'i mbledh ligjet e tua,

Moj nëna ime e bekuar,

Do ti rruaj si thesare,

Te mbetesh ndriçim i gjallë.


Zërin tënd o moj bylbyle,

Do ta kthej në gurgullimë,

Të japë melodi, në kroje,

Që marrin ujë ne çdo brinjë.

12 Maj 2005, Nju Jork

VIII. Terpsikhoria - Muza e Koreve dhe Kercimeve Korale

Terpsikore sarka “Turbina e Valleve” – Hesiodi [122]

Terpsikhore – Te’per-si’u-kho’re -Muza qe ‘te perfshin ne hore’ apo ‘te perfshiu


vendi apo vallja” sic mundet te pershtatet. Gjithashtu, me shqip akoma e ka kuptimin
perkthimi nga greqishtja e vjeter qe do te thote “Terbo Horon” me kuptimin terbo-
vendin-nga-gezimi.
Terpsikoria u zhvillua me invadimin dhe kolonizimet Doriane ne shekullin e 7-te b.c
dhe arriti kulmin e kultit ne shekullin e 6-te. U perhap shume ne Magna-Greacia
(gegeria e madhe) dhe ne pergjithesi ne te gjitha rivierat bregdetare. Stili mbeshtetej
ne dinjitetin e shkolles Hesiod-iane. [123]

Nje fragment qe pasqyron kohen kur akoma s’kishte dalur monedha ne vendet
Doriane thote se;

“Ato dite te shkuara Muzat s’ishin akoma te babezitura per fitim,

e s’ishin per cirakeri, po ashtu dhe kenget e embla

e te buta te ze-mjaltes Terpsikhore, s’u ofroheshin per shitje

fytyrave te mbuluara nga argjendi” - Terpander [124]

Kulti i Terpsikores u zhvillua me evolucionin e koreve tragjike Dionysiane, te cilat


fillimisht ishin vetem te perbera nga meshkuj me maska dhe te palevizshme. Ritualet
e Terpsikorias i perkisnin kategorise Sacrus Ludus, d.m.th, ishin rituale personifikimi
the luanin ne valle vokale dhe kolektive, si p.sh. Tarantela e Kalabrias apo Pidiktos or
Maleveuziotikos e Kretes. Me daljen e te ashtequajtures Tomb-Theory te Prof.
Ridgway’s, eshte vertetuar se pjeset e vallezimeve korale ishin ‘ouk arriton’, d.m.th,
te nuk arritshme, te pa-arritshme, te pa folura, “sekrete qe i perkisnin asaj Perendie qe
as emri s’i duhej zene ne goje vecse ne kohen e duhur,” e cila drejtohej nen koret e
Terpsikorias.[125]
Personifikimi dhe Presantimi i Terpsikhorias

Terpsikoria, ne pergjithesi prezantohet e ulur duke i rene lyres ne shoqerim te korit te


kercimit, personalisht ju shfaq per here te pare Steshi-korit, nga fillimi i shekullit te 6-
te ne Himara te Sicilise.[126]

Eshte per tu cuditur fakti qe Terpsikoria prezantohet shume me pak ne art se sa vjazat
e saja Sirenat. Sic duket, Muza e koreve te jetes, ka me pak pune e arsye per tu
paraqitur se sa vajzat e saj te cilat paraqitin koret e vdekjeve. Terpsikoria ishte nena e
Sirenave me baba kthonik, Forkun, nje nga djemte e Oqeanit. [127] Ato ishin shume
te bukura dhe shume te talentuara, por kulti i tyre u rrit me shume se c’duhej dhe
rrezikoi te merrte dhe vendin e tezeve te tyre, Muzave Olympike. Ato kishin
kapacitetin e dyfishte te tregonin te kaluaren dhe te ardhmen dhe mbureshin se “ne i
dime te gjitha gjerat qe do jene mbi token e fryteshme.” [128]

Keshtu ne nje konkurs madheshtor me Tezet e tyre, ato humben konkurrimet dhe si
denim me krahet e tyre Muzat bene kurorat me te cilat ato prezantohen gjithnje. Qe
atehere, ato nga turpi u zhduken nga toka dhe ekzistojne jashte syrit te njerezve vecse
ne det dhe shfaqen tek ata per te cilet hapi i metejshem eshte vdekja. [129]

Sirenat jane pjese e besimit ne te gjitha vendet detare te botes, dhe ne perendim kudo
qe jane theriten me te njejtin emer. Ne pergjithesi ato shfaqen ne mesdite apo mesnate
dhe fundi i kenges se tyre gjithnje pasohet nga vdekja trupore, por jo shpirterore.
Keshtu qe ato luajne dhe rolin pozitiv te shoqerueses per shpirtrat ne udhetimin e tyre
ne boten tjeter. [130]

Ne skulpure me e mira ne mermer eshte nga John Walsh ne 1771 e bere me porosi per
Tempullin e Harmonise te Lordid Charl Kerneys Tynte. E presantuar me nje harp
Eoliane dhe nje shtellunge thurese. Ne pikture nga Zhan-Mark Nattieri me 1739 po
me harp, por ama po ashtu si dhe Thalia gjysem e xhveshur.
SHPIRT POETIK

Si të pata mbajtë,

Kaq kohë pa folë,

Ti m’u bëre urë,

Ti m’u bëre fjollë.


Kaq gjatë në shpirt,

Si të fsheha, moj?

Rrugëve të shtegëtimit,

Me dhe krahë e fluturoj.

Më e mira shoqe,

Në ditë të vështira,

Krahëhapur qiellit,

Fluturojmë të dyja.

Mos nga ëndrra vallë,

Linde krahë shkruar,

Dole mjellmë e bardhë,

A yll në të aguar?

20 Prill 2007, Nju Jork


THIRRJE TË BUKURËS

Ndalu te te them dy fjale,


Ndalu moj e bukuro-o

Mos je yll, a mos je zane,

Më ngjan me nje fluturoo.

Kisha kohe te kerkoja,

Midis luleve te tjera,

Po s’munda te te dalloja

Deri sa erdhi pranvera.

Dimri plot me ftohtesire,

Te kish mbuluar me bore,

Poshte dheut rrije e mpire,

Prisje te hapje kurore.

Ndalu pak te te kundroj,

Ndalu moj e bukur- oo,

Je si lule plot arome,

Cel mes kopshtit lulez-oo.

Eja cel ne kopshtin tim,

Here si lule, here si zane,

Te ndjej parfumet kur fryn,

Zbukuroje vendin mbare.

Eja moj krahe praruar,


Here si lule, here si zane,

Do te ngjis ne kraheruar,

S'do te ndahem kete radhe.

7 Prill 2006, Nju Jork

STUHIA E VERËS

Stuhia e verës, seç na prishi punë,

Dolëm ne një natë, në kopsht pa zhurmë.

Në kopshtin e artë, pjergullat rrënduar,


Hurmat kokrra artë, kajsitë verdhuar.

Aty seç shëtitëm si unë edhe ti,

Në gjoks na buciste zjarri i rinise,

Stuhia verore erdhi befasuar,

Ne si dy trumcakë, mbetëm frikësuar.

Pa u gjetëm ngushtë, qeshëm nën buzë,

Seç e ngatërruam stuhinë me muzën…

Ah dhe kjo stuhia ç’erdhi befasuar,

S’kishte gjë me ne, pse u frikësuam?

Maj 2000, Nju Jork


FLUTUR, FLUTURO

Flutur, flutur, fluturo,

Eja pranë e me trego,

Ngjyrat qe te zbukuruan,

Mos nga pjalmi u krijuan?

Flutur, flutur, fluturo,

Moj zonjez e bukuro,

Si foshnja qe pi ne gji,

Ti strukesh neper pistil.


Endesh, endesh, nder petale,

Krahë hapur nazemadhe,

Pranvera mire pa bleruar,

Ty te paren te ka ftuar.

Ngjyrat krahëve valëzojnë,

Midis luleve vezullojnë,

Here ngarkon, here shkarkon,

Fluturoo, si nuk përton..

Ti qe përqafon ylberet,

Sapo natyra nis e çelet,

Fluturo- o krahë praruar,

Mos harro për te na vizituar.

1 Nentor 2007, Nju Jork


DETIT JON

Deti Jon, një djep i kaltër,

Kur lëkund e shpalos valët,

Shushurimë që të zgjon mall,

Herë me tango, herë me vals.

Bluja përkëdhel qerpikët,

Hapet plot magji në shpirt,

Llokoçitet, puth shkëmbinjtë,

Qiell e det shkrijnë kufijtë.


Në vdeksha diku mërguar,

Nëpër uje do jem valëzuar,

Në sy do mbyll bukurinë,

Do kërkoj ta mbaj robinë.

Pafundësinë e kaltërsisë,

Ta mbaj pikturë në retinë,

Bojë në shkrimet e mia

Emblemë për bregun tim.

Fry levando dhe tund valën,

Si tund nëna në djep djalën,

Shushurimat pranë zallit,

Zgjojnë magjinë e beharit.

Kori i ndezur i pulëbardhave,

Shkrihet me ison e dallgëve,

Dielli kur zbret mbas Pihoit,

Merr pasqyrën e Qeparoit.

Nuk ka lindur asnjë penë,

Ndoshta as penel i rrallë,

Të përshkojë atë perlë,

Ku luajnë Muzat me valë.


Vdekja afër kur të vijë,

Në dritare të më trokasë,

Do t’i them që të më shtyjë,

Në kaltërsi, poshtë Kalasë,

Ku mbretëron vetë deti,

Thellë në fundin e honit,

Qoftë varreza e kristaltë,

Në thellësitë përtej Jonit.

31 Korrik 2007, Qeparo

MUZIKA IME

Shpesh herë vetëm jam,

Unë dhe muzika ime…

Fëmijëve krahë u dhamë,


Ata u nisën për fluturime.

Prindërit i lamë larg,

Ikëm, lamtumirë u thamë,

Dhe ata vetminë e kanë,

Si hije të dytë pranë.

Rrallë shihemi këta vjet,

Malli për të dashurit na djeg,

Shpesh nuk mund t’i vizitojmë,

Me një “alo” mallin e çojmë.

“Ju dua shumë, o njerëzit e mirë,

Ju dua me shpirt, jo veç me shkrime,

Ndaj si nota çdo çast ju vendos,

Në pentagramin e muzikës sime”


KUR VJESHTA VJEN…

Kush tha vjeshtën s’e dua

Ndoshta s’ka pyetur mua,

Gjithë stinët janë të mira,

Janë katër, bija nga Natyra.


Vjeshtë, o e bukura ime,

Na mbulove me prodhime,

Se vjeshta dhe Qeparoi,

Qe bollëk që kurrë s’mbaroi.

Mbushej vendi begati,

Me bajame, arra, fiq,

Kishe për vete pasuri,

Jepje boll edhe për miq.

Kishte fshati bukuri,

Çdo shtëpi plot mirësi,

Doje rrush, doje raki,

Doje verë, ne çdo derë.

Dhe ata që s’bënin dot

Biznesin me bujqësinë,

Niseshin me një tufë plot,

E ndrisnin me blegtorinë.

Ja, sikur i shoh përpara


Ata burra aq viganë,

Që zhurmonin ato stane,

Me një kërrabë e një llabane.

Hej, Bejk-o!

Vruu Sisko- o!

Hidhu Balo- o!

Pas Kabadho- o!

Të vegjël ishim atëherë,

Na merrnin prindërit me vete,

Shkonim malit, në Liziko,

Ngjan si ëndërr edhe sot.

Në vreshtat tona ato vjet,

Na kishin ndërtuar tenda,

Mes bajameve, nëpër pemë,


Frynte flladi, ç’ta kish ënda!

Shpesh herë rri e kujtoj,

Zilen kur më ftonte mua,

Sa hynte muaji Shtator,

Mësimi duhej filluar.

E sërish po në Shtator,

Zoti solli një mirësi,

E bukur si vjeshtë e mbarë,

O fëmijë e parë, erdhe ti!

Fillimi i punës sime,

Në Shtator nisi sërish

Tani kur e mendoj,

Qe viti shtatëdhjetë e dy.

Shumë herë zë e kujtoj,

Vjeshtë qe, o miku im,

Kur më the: “Të dashuroj”

Me ty lidha, fatin tim.


…Sa herë qe afrohet vjeshta,

Me ngjyrat e saj të zbehta,

Zemra ime nis e tundohet,

Si vetë stinët trazohet.

Shkurt 2004, Nju Jork

Ngjyra vjeshte, zhduken ne heshtje.

Sot si zakonisht beja rrugen per ne shtepi,

Pyllin e zhveshur e kundroja me kersheri,


Binte shi, ishte dite e zymte vjeshte,

Pemet sikur qanin, kullonin ne heshtje.

Shikoja me vemendje pyllin ne cdo aspekt,

Gjethet trazoheshim e binim me te shpejte,

Rreth trungjeve era si grumbuj i mblidhte,

Per dekompozim si me dore i pregatiste.

Pak dite me pare, perseri kisha kaluar,

Pyllin kundroja duke e admiruar,

Ishte i bukur, ndezur larmi ngjyrash te gjalla,

Te verdhe, te gjelber, portokalli e te bardha.

Sot shiu, gjethet nga deget i shkundi,

Thupra magjike, natyren e perkundi,

Gjethet e trishtura, prane rrenjeve bien te flene,

Shndrohen ne humus, perqafohen nje me dhene.

Nje ze brenda meje, sikur me pati pyete:

''Mos di gje, pse gjethet marrin ngjyre te zbehte?

Besonte si biologe, pergjigjen do t'ja jepja shpejt,

Thashe:" Para gjumit te fundit verdhesia vjen vete"

Eshte xhelozia per jeten qe iken, diku humbet…

Struket ne token meme, qe dheu te mund t'i trese,


Ndaj gjethet ngjyre ylberi marrin ngjyra te zbehta,

Nuk shkeputen lehte nga pema... eshte e embel jeta"

SONTE ME LINI TE MENDOJ

Do te doja sonte te mos shikoja asgjë,

Do te doja te mendoja vetëm për Atë,

Qe iku aq mendueshëm nga jeta,


Qe ndjeu dhimbje nga e vërteta,

Dua te me lini te mendoj për Te,

Mos me thërrisni ne telefon s'dua zë,

Mos i bini derës ju lutem mos i bini,

Me lini sado pak te falem, me lini.

Doja te kthehesha pas te shikoja,

Si dora e ngrohte shpirtin ma lëmonte,

Si fjala e tij dhimbjen ma shëronte,

Si ne rrugët e jetës drita me ndriçonte..

Mos me flisni, ju lutem gjë mos thoni,

Jam vetëm duke nisur larg, një mesazh,

E di qe pa lexuar, nga Ai do te qëndroje,

Por le te endet qiellit te pafund diku larg.

Mos me flisni sonte me lini te kujtoj,

Si rrodhen vitet shpejt pa bere zë,

Se askush nuk do qe shpirtin ta lëndoje,

Por jeta nuk le pa dhimbje asnjë.

Nuk kane shkuar akoma dyzet dite,

Nuk di se ku te shoh gjurmët e tij,

Ato me siguri janë duke u bere drite,


Se drite nuk pushoi se dhëni Mësuesi.

Ikën shpejt jeta, s'ndalet për asnjë,

E bukur ajo rrjedh dhe tinëzare,

Por kur afër shikojmë e na mungojnë,

Seç dhemb kjo zemër, e s’do arsye fare.

Mos me trokisni sonte, me lini te mendoj,

Për dhimbjet e mangësitë qe ju shkaktuam,

Me lini te mendoj edhe për gjithë gëzimet,

Kur krahë ju dhamë, si engjëj fluturuan.

Për babanë dhe mësuesin tone,

Niko P. Koka Ne kujtim te tij,

11 Shkurt 2006, Nju Jork

IX. Thalia – Muza e Komedise dhe Poetrise Pastorale

11 Thalia sarka

“O Muza e Kantandise, e’asaj te vecante melodie, ciuciuciucinksss,

Une [zogu] me Ju kendoj ne lendina e ne maja malesh, ciuciucinks”-


Aristofani[131]
Thalia – Th’a-lia - Muza qe mund te shpjegohet si tha-lia, tha-te-lenat apo ne shqipen
e sotme thashethemet ose thjesht, ‘tallja’ (nga katund, katandia positive, katandisesh
negative). Thalia mund te shpjegohet si ajo qe eshte ne pergjegjesi per lulezim te
perjetshem, d.m.th. ‘ajo qe perjetson te thenat e lena.’

Shpjegimi emeror vjen nga Diodoro Siciliani i cili thotë “Per emrin e c’do muze,
thuhet se njerezimi ka gjetur nje emer te pershtatshem per te: Thalia, i thone sepse ata
njerez qe e kane lavderuar ate ne poemat e tyre, ata kane lulezuar per perioda te gjata
kohore.”[132]

Thalia ishte nena e Korybanteve apo ne dialektin Toskan te Dorianeve, te cilat


quheshin Klodinat ne krahinat Maqedoniane dhe Pyrgiane.[133] Ne Krete theriteshin
Thelgines dhe ishin me sy blu dhe flokezeza.[134] Ato ishin kultet sekrete me
prestigjoze te perbera nga virgjeresha luftarake. Ne Greqi njiheshin si Kolegji i
Kureteve, ndersa ne Itali si Kolegji i Selioteve dhe kishin pergjegjesine e ruajtjes se
objekteve sekrete te ceremonive rituale ne festivalet Dionysiane.[135] Seliotet e
Romes kane origjinen nga Dodona, ne Sulin e sotem, ndersa Kuretet e Delphit nga
Knosoi i Kretes.[136]

Duhet konsideruar se kalendari diellor zevendesoi kalendarin lunatik pak perpara


Olympiades se 1-re, aty rreth vitit 777 b.c. Kulti i Thalias eshte pranuar ne Pantheonin
e Perendive ne Olympiaden e 7-te, d.m.th. rreth mesit te shekullit te 8-te b.c., gje e
cila dihet nga dokumentimi i aresyeve te perdorimit per here te pare perdoret ullirit si
kurore lavdie ne vend te dafines.[137]

Personifikimi dhe Presantimi i Thalias

Thalia presantohet gjithnje me masken komike ne doren e majte dhe me shkopin e


bariut ne doren e djathte. Si muza e fertilitit ajo invokohej ne kultin e blegtorise dhe
me se shumti nga barinjte sic duken dhe nga Symposiacsi Plutark-ut. [138]

Ne pergjithesi sagat e lashtesise e kishin per tabu te flisnin per kultet, por dihet se:
“Thalia s’eshte thjesh Perendesha e banketeve dhe thashethemeve, por ajo eshte
demoni magjikal i festivaleve te prodhimit.”[139] Prandaj kur vjen fjala per
Thalian,“Dy gjera duhen kujtuar, se ajo kishte fuqine te bekonte po edhe te mallkonte.
Gjithashtu, kur demoni pjellor eshte i egersuar, ajo paraqitet qartesisht si
Eumenidhet.”[140]
Nje nga epifanite – cfaqjet me te famshme te Thalias ne histori eshte ajo e presbiterit
Arius ne Aleksandria gjate viteve AD 250-336 te eres sone. Gjate periudhes se
Konstandinit te Madh, i cili sapo kishte konsoliduar kristianizmin si forme qeverisje
perandorake por vete ishte Diell-besues. Arius shkroi nje liber shume te thjeshte te
dedikuar Thalias. Keshtu filloi Arianizmi dhe ay po si dhe Orfeu i shkaktoi nji vdekje
dionysiane themeluesit, i cili u coptua nga turmat e bishopeve te Aleksandrias si
heretik.[141] Thjesht solli nje lufte civile qe vazhdoi gjate gjithe kohërave te
perandoreve Illire te familjes Klaudjane. Me kenge te thjeshta qe kendoheshin ne
publik nga qindra virgjeresha, arianizmi u perhap me shpejt.

Sot nje nga personifikimet me te mira ne statuje gjendet ne Via Morigi ne Milano si
dekoracion i jashtem. Ndersa ne pikture nje nga personifikimet me te mira eshte nga
Zhan-Mark Nattieri e bere ne 1739 dhe ndodhet ne Luvre. Por e meta e ketij
personifikimi eshte se po ashtu si edhe Terpsikoren, Nattieri i ka paraqitur te dyja
Muzat me gjysem-gjoksi zbuluar, gje e cila ne lashtesi do te ishte konsideruar si fyerje
e jashtezakonshme ndaj Perendive. Ato asnjehere s’jane prezantuar te zhveshura me
perjashtim te Aferdites, qe s’i njiheshin prinderit.
KUR ERDHA NË AMERIKË

Sapo u ula nga avioni,

Kureshtja shpejt më pushtoi;

Pashe reliefin e sheshtë,

Si nuk kish një të përpjetë.

Ne u rritëm në harcale,

Zogj të lirë në ato male,

Atje ku shkrepin rrufetë,

Ku ngre shqiponja foletë,

Ku shtron petalet limoni,

Ku gurgullon ëmbël kroi,

Ku vajzat ngjajnë me zana,

Ku në gjoks të shuhet vala,

Teksa shihja këtë tokë,

(E bekuar qoftë, o Zot!)


Por kam marrë tjetër erë,

Do përgjërohem përherë.

Fryj, moj erë, fryj furtunë,

Më përplas në det me shkumë,

Më nxirr në brigjet e Jonit,

Të ndiej pranë erën e jodit.

Ndaj dhe malli më ngacmon,

Në ato anë zemrën ma çon,

Ku kam qeshur dhe kënduar,

Ku njerëzit më kanë çmuar.

Ku kam nënë, babë e vëllanë,

Vajzë e fis, miq në çdo anë,

Ku rrëndon çdo fjalë e burrit,

Më shumë se pesha e gurit.

7 Mars 2005, Nju Jork


MOS U LODHNI

Me te tjere mos u lodhni,

Mendjen lehte t’ju ndrroni,

Eshte veshtire me besoni,

S’eshte i lehte informacioni.

E provova shume here,

Jep e jep dhe mos merr,

Eshte sikur po rrit nje peme,

Dhuron prodhimin e vjele.

Te te tjere, e dorezon,

Qe nuk dine si ta trajtojne,

Dhe nga nje prodhim i bolle,

Plot me vlere e me arome,

Del vetem nje grusht plehe,

I kane lene e moren ere,

S’qene te zotet, as ta hane

Gjithe mallin qe ju dhame.

Ka kjo bote lloj e lloj,


Ka qe s’duan informacion,

Mendjen s’jua sundon lehte,

Kush te kupton, kot qe flet…

Po ka dhe plot te tjere,

Qe pa u dhene fare leje,

Ta vjelin pemen pa pjeke,

Duke e lene dhe pa dege.

Ndaj punet duhen ndare,

Duhen mare si me radhe,

Ata qe mund te te kuptojne,

Nuk kursehemi, t’i ndihmojme,

Pa te tjeret qe nuk duan,

Te mos luhatemi e te druajme,

Ja leme Zotit per t’i gjykuar,

Ai e di, qe i ka krijuar!

Tetor 2004, Nju Jork


BISEDË ME STINËT

U shfaq herët sivjet Prilli,

Si një djalosh i pashëm, i ri

Dhe mua shpirt naiven,

Më kapi prapë në befasi.

Harrova në çast dimrin,

Harrova peshën mbi kurriz,

E plasa pallton tutje,

Më erdhi vërtet ta gris.

Ah, pranverat dhelparake,

Me të bukurat ecejake,

Seç lozin me zemrën tonë,

Na ledhatojnë shkarazi e shkojnë.

Dhe mua një goxha grua,

Pothuaj më gjen të hutuar,


Ndoshta vjen nga padurimi,

Si bajamja çel, pa ikë dimri.

Pranvera e harlisur mbase e di,

Sikur nënqesh me hallin tim,

Duket se thotë: Pallton shtrëngo,

Dimri në Nju Jork nuk vonon!

FATI LUAN ME JETËN TONË

Hedh valle kjo jetë lajkatare,

Hedh valle si një shtojzovalle.

Pas saj nisim të vrapojmë,

Me sy hapur seç ëndërrojmë.

Me sytë hapur, zemrën zjarr,

Vagonin e ëndrrave heqim zvarrë,

Koha s’ndal, vazhdon na josh,


Eh, si loz me ne, kjo jetë bosh!

Vagonët tutje shtyjmë me radhë,

Si të ngarkuar ngjajnë me mineral,

Kjo rrugë e gjatë, sa na mundon,

Koha s’ndalon, lëmsh që s’mbaron.

Jeta e njeriut- një tunel i gjatë,

Sikur ndjek dritën për ta kapë,

Ecën, mundohesh, vagonët shtyn,

Drita shkon larg, kurrë s’e mbërrin.

Drita, dihet, më shpejt vrapon,

Ajo njeh ligjet, gjë s’e ndalon,

Ti bën ta kapësh, ajo shkon larg,

Ne mbetemi si Marathonomak.

9 Janar 2006, Nju Jork


JAM VONË

Jam vonë, dua të shkruaj,

Më besoni, ndaj e vuaj.

Jam vonë, s’do të arrij,

Të shoh fundin si do vijë.


Ndoshta të tjerë me lupë në dorë,

Do kërkojnë të më kritikojnë;

Si shkroi dora, si dhëmbi zemra,

Që kishte zjarre, që digjej brenda.

Kur të kem ikur, dikush do thotë:

“Eh, kjo botë, e rreme, e kotë!”

A s’thashë dhe unë ashtu për të tjerë,

Për ata që ikën, u bënë të ndjerë?

JETA RRËSHQET

Jeta shpejt ikën,

Rrëshqet porsi ngjalë,


Më ndihmoni pak,

Ju, që ju kam pranë.

Ta shtrëngoj në duar,

Ta mbaj fort, ta ruaj,

Dhe me majë të penës,

Veç për ju të shkruaj.

Maj 2002, Nju Jork

SHOKUN E KUJTOVA

Një shok poet kisha në rini,

Dhe kishte ai një penë për bukuri,

Por ne s’e shihnim me atë sy,

Thonim: “I bie fyellit një melodi”


Por koha ikën dhe një ditë,

Zonja poezi tek unë trokiti,

Tha:” Hape portën për mua,

Kam ardhur per të të vizituar.

Hezitova, një çast u stepa,

S’pata kurajë, dot s’e pyeta,

Më pas veten kur e mblodha,

Shokun tim poetin e kujtova…

25 Korrik 2007, Tiranë

ADOLESHENTES

Fustani ngritur përpjetë,

Prej gjoksit që shenjat jep,

Sytë ulur rreth hetojnë,


Mos dikush do t’i dallojë.

Harliset në trup pranvera,

Si lëndinë me luleshqerra,

Rreth teje djemtë përgjojnë,

Burbuqet duan t’i ngacmojnë.

Hidhi hapat më me vrull,

Qerpikët poshtë mos i ul,

Gonxhet që çel trëndafili,

Nuk mbahen dot sa vjen Prilli.

25 Korrik 2007, Tiranë


DY TE BARDHA

Një ditë shkurti e ftohtë qe,

Më bëri vajza sot një kafe,

Ma dha me vete e gëzuar,

Bora jashtë kish zbardhuar,


Sa kënaqësi fytyra i shprehte!

''Mami, merre gotën me vete,

Rrugës në tren pije të ngrohtë,

S’ ke për të ndier fare ftohtë.

Mendova e gëzuar në atë çast,

''Sa mirë do ishte për çdo rast,

Të përcillen njerëzit me dashuri''

Të kapja trenin, ika me nxitim…

Treni erdhi nga nënte e gjysma,

Ai rrëshqiste shpejt nëpër shina,

Përshkonte ishullin në gjatësi,

Unë tej oqeanit tretja shikimin,

Gotën e kafes, hapa për ta pirë,

Buzët m’u thartuan, sikur u mpinë,

Në vend të sheqerit, vajza kish hedhë,

Pluhur të bardhë por.. .qe zeher.

Kripa dhe sheqeri të bardha janë,

Faji është imi, që i lë ato pranë,

Vazot që i mbajnë janë identike,

Por shijet e tyre janë të ndryshme…


Me një bardhësi, njeriu buzëqesh,

Me tjetrën fytyrën e ngërdhesh,

Seç desha në atë çast të mirës bijë,

Me pëllëmbë t'ia ngjeshja në fytyrë…

Për kafen që mori urimet më parë,

Tani rri e pështyj kripën e bardhë,

Tringu i telefonit mendimin ma preu…

Vajza që qeshte inatin ma ktheu.

"I'm sorry mam'' kam bërë gabim,

Propozoj kripën ta bojatis në të zi,

Se dy të bardha që vure në qoshe,

Nuk mund t'u jepje të njëjtin nder"

''S' ka gjë…moj zemra ime,

Ti veç kujdes e mos bëj gabime,

Unë të kam falur, këtë herë,

Mos ngatërro zaharin, me zeher.

6 Shkurt 2007, Nju Jork


Nene Maria

Ishte grua shume e ëmbël nene Maria,

Me praninë e saj zbukurohej gjitonia,

Bujare e sjellshme, e dashur, me te gjithë,

Kishte jetuar jashtë, Egjiptit e Greqisë,

Ndaj gëzonte dhe respektin e gjitonise.

Ajo ishte bije nga një dere kapedanesh,

Nga Vlashajt qe I kishin te larta namet,

Tregonte si shkuan jetën ne mergim,

Me pas ne fshat me pronat u kushtuan,

Dhe një vajze qe kishin, mire e edukuan.

Mblidheshim te oborri ne fëmijët nganjehere

Sa here ndjenim se gatuante, pritnim ne dere,

Nxirrte pjatancen me petulla, me mjaltë e kanelle,

Na i jepte ne dore nene Maria, ne bëheshim ere,

Vazhdonim te loznim, xixëllonja duke mbledhë.

Një rast me kujtohet Ninia, një vajze nga gjitonia,

Nuk pranonte te hante petullat, qe na jepte Maria,

Petullat me padurim, nga larg ajo po i shikonte,


Ne te gjithë e dinim, se asaj goja lëng i lëshonte,

I thonim:” Merr dhe ti Nini te hash kur na i jep.”

Ninia përgjigjej, menjëherë me një naivitet:

“Po unë dua te me lusë, te me lusë shume here…

Ashtu thonë, duhet bere, kur shkon ne tjetër dere”

Dhe qe nga ajo dite ne fëmijët e lagjes sonë,

E gjetëm nga Ninia e Merxhane një batute,

“Jo, se dua shume here, te me lute, te me lute”

LULESHQERRE

DHE ZAMBAK

Moj e bukur luleshqerrë,

Lërmë të të marr pak erë,

Lërmë të të mbaj në dorë,

Të të mbjell në bahçen tonë.


Të më zgjohesh në mëngjes,

Mbushur plot aromë e vesë,

Të ndriçosh me vezullim,

T’i japësh kopshtit tim gëzim.

Më pëlqejnë lulet e tua,

Ti bëj tufë t’i mbaj në duar,

Se pa lule dhe pa aromë,

S’ka kuptim as jeta jonë.

Moj e mira luleshqerrë,

Eja të të mbjell në derë,

Të më rritesh në parmak,

Do kesh afër një zambak.

Dhe po deshe në behar,

Kur të çelësh lulen e parë,

Shkelja syrin fap - e -fap.

Të lulëzoni si dy ortakë.

Kur të afrohem në kopesht,

Mos harro të më befasosh,

Kur t’ju shoh të përqafuar,

Të dy bashkë, duar për duar.


22 Shkurt 2005, Nju Jork

JU ISHIT PIONERET E LIRA

Ju ishit pionieret e lira të kohëve të murme,

Ishit guximtaret e para që thyenit kanune,

Ju s'donit të dinit shumë, për tiranë e tirani,

Ne studentet e tjera ju shikonim me habi,


Mbyllej dera, nata shënonte orët pas mesnatës,

Ju pas xhamit, portierit i trokisnit me kujdes,

Me sy ja bënit, i thonit një arsye të vërtetë,

T'ju hapte derën të hynit brënda për të fjetë.

Sa pëshpëritje që vinin pas krahësh atë çast,

''I patë filankat, sa vonë u kthyen dje ne darkë?

Kush ju hapi derën, që ju rraftë mortja ju rraftë''…

Ju bënit sikur nuk ndjenit, fjalët i hidhnit jashtë.

Në zemrën tuaj liria hareshëm triumfonte,

Vetëm ju e ndjenit, se pranvera po lulëzonte,

Bota të fliste, mendjen s'kish për t’ju a ndruar,

E dinit mirë, zogu një ditë do të kish fluturuar...

Do përplaseshit mes dallgëve, në kohë të vështira,

Ftohtësia si copë akull, do hynte në zemrat e ngrira

Do niseshit nëpër botë, do çanit rrugët me mundim,

Do mpinte në kraharor, gjithë ëndrrat për dashurinë.

Sot rrimë e kujtojmë kohët, kur ndrydhesh rinia,

Dikush luante me moshën, digjej nga dashuria,

Të tjerat fshiheshin nuk dinin se jeta ka dhe zjarr,

Pas dritareve pëshpërisnin, s'di a u bënë pishman.


3 Tetor 2006, Nju Jork

X. Urania - Muza Shkencave Astronomis & Astrologji

12 Urania sarka

“Drita e shkelqimit njerezor, sidoqofte, nuk zhduket me trupin e tij, jo.

Muza ate e foshnjeron, dhe ze-embli gjeli i lyre-zoterueses Urania”–


Bakylidhi[142]

Urania - U’rana-ia- Muza qe rri-ne-re sipas kuptimit arkaik ne lashtesi, ndersa e


perkthyer direkt nga anglishtja e sotme, “heavenly’ d.m.th qiellorja, eshte Muza qe
tregon te ardhmen me ndihmen e trupave qiellore. Eshte e vetmja Muze e specializuar
ne te ardhmen ndersa te gjitha te tjerat i takojne funksioneve nga koha e shkuar apo
prezente.
Urania, motra e fundit nga te nenta Muzat, ne lashtesi ishte paralele me Dashurine
Universale, ndersa ne kristianizem u konvertua ne Shpirtin e Shenjte. Qe nga Rilindja
Evropiane ajo ishte Muza padrone per poetet kristiane dhe John Milton e invokon ne
poemen epike « Parajsa e Humbur ».

Urania eshte nena e Linos, qe mund te shqiptohet li-no dhe vjen nga le-na, d.m.th. Ai-
qe-na-la. Linosi, eshte kenga lamente, term i vetekuptueshem në shqip dhe me te
njetin funksion ne te gjitha gjuhet.

Nje fragment ilustrues mbi ritualin p.sh.; “Linosit c’do vit i sakrifikojne, si nje heroi
perpara se te sakrifikojne per Muzat. Thuhet se Linosi ishte djali i Uranies me
Amfhimaren, djalin e Poseidonit, dhe se ai per muzike fitoi fame me te madhe se c’do
bashkekohor apo i shkuar, dhe se Apollo e vrau se e kishte rival ne kendim. Me
vdekjen e Linos, merzia për të u shpernda, sic duket, ne te gjithe boten e huaj, se
akoma dhe ne mes te Egyptianeve arriti dhe rri kenga e Linos.” [143]

Presantimi dhe Personifikimi i Uranise

Urania prezantohet gjithnje e veshur me pelerine te qendisur me harten qiellore,


ndersa syte dhe vemendjen e ka nga qielli gjithmone. Ajo ka nje glob ne doren e majte
dhe shkop tregues ne te djathten. Kemben ne pergjithesi e ka mbi nje breshke, qe
symbolizon heshtjen, apo levizjen e te gjithe trupave, sado i avashte te jete ai.

Kulti i Uranias u be i plotfuqishem ne shekullin e 6-te b.c. arsyeja ishte evidenca e


parashikimeve te praktikave te tyre. P.sh. Thales ne Mileton Doriane parashikoi saktë
eklispin e Diellit ne Maj te 585-es b.c. dhe nje gjenerate me vone, ne 546 b.c.
Po ne te njejtin ishull, Anaximanderi prodhoi harten e pare korrekte te botes, e cila
duket po ashtu si dhe hartat e sotme murale. Gjithashtu, nen ndikimin e Uranias eshte
provuar se ata ishin korrekt ne kalkulimin e peshes ekzakte te piramidave te bazuar ne
hijen e tyre, apo ne sistemet e krijimit te Universit me bazen atomike dhe materien e
zeze si territor (domain) i quantumit.[144]

Urania, po ashtu si dhe e ema apo te gjitha Nimfet [e kunderta e Nyset] d.m.th. vajzat
e pamartuara, ne kultet e tyre s’pranohej fare vere ne ritualet. Arsyeja eshte se ajo
eshte muza e shkencave dhe astronomia e astrologjia duhej bere esell dhe jo nen
ndikimin e veres. [145]

Emri i saj i eshte dhene observatoreve astronomikë gjithandej ne boten perendimore si


ne Berlin, Viene, Zyrih the Antverpi??. Ne Hollande gjithashtu, Flota Mbreterore ka
200 vjet qe ka gjithmone nje anije te quajtur Urania ne dispozicion të Kolegjit Naval.

Ne statujë, Urania e Malages që e kam pare ne Muzeun Kombetar ne Madrid, ne


Spanje eshte nje nga me te bukurat. E prodhuar nga fundi i shekullit te 2-te para eres
se re ishte bere porosi ne Rome. Ne pikture, Galeria Nacionale e Arteve ne
Washington ka Muzat Urania e Kaliope, nga Simon Vouet-i, e bërë ne vitin 1634 per
Luisin e XIII. Ikonizuar janë motra e madhe dhe e vogla, Kalliopi dhe Urania.
Kalliopi është me Odysenë ne dore.
KOHA

Koha shkon, koha vjen,

Koha iken, shpesh te genjen,

Koha si hije te rremben,

Koha pranga lidhur flen,

Koha sjell plot miresi,

Koha fshin, koha ngrin,

Koha, vitet, bëhen suferinë,

Koha dhimbjet hap e mbyll.

Koha sjell cdo gjë te re,

Koha te shtrenjtat i fsheh,

Koha gjërat na i rrëmben,


Koha bën sikur s’na njeh,

Koha fshin cdo dashuri,

Qofsh Juliete a Ofeli,

Në hijen e saj të tretur,

Ikim si heronj të heshtur,

Koha syrin mbyll e qesh,

Koha syrin mbyll e qan,

Koha njerëz s’është infinit,

Por e kapëshme ka shpirt,

Me një memorje të shkëlqyer,

Kohën bëjeni më të vyer,

Mbajeni kohën në vend,

Eshte flori, eshte argjend!

Korrik 2008. South Beach,

Staten Island, Nju Jork


ADHUROJ VJESHTËN

Adhuroj ngjyrat vjeshtake,

Të kuqen, verdhaken,

Portokallinë.

Më bën për vete ajo stinë

Siç na bëjnë xixëllonjat,

Kur jemi fëmijë.

Më ngjan se bie sërish në dashuri,


Me gjithësinë, me ty

Me vjeshtërinë...

Tetor 2007, Nju Jork


MIQESI ME DIELLIN

Mbrëmja gatiste perdet i ulte ngadalë,

Dielli lëshonte rrezet e fundit mbi oqean,

Si i penduar tokës i kërkonte te falë,

Linte majat e maleve, nisej tjetër anë.

Tej oqeanit rrezet reflektuese portokalli,

Më vinte ti mblidhja në grushtet e mi,

Ashtu të zjarrta, si një musht dehës t'i pi,

Për përjetësinë e tij te ngrë dhe një dolli.


Ne ato momente mendoja me vete:

“Tek rrimë ngulur për të punuar me vjet,

Për të mbledhur pak dollarë ne sirtarë,

Ditët njëra pas tjetrës na marrin si zvarë.

Do ishte mirë, me diellin te kuvëndojmë,

Në një rrëze kodre, a vreshtë që gjelbëron,

Ku dielli nga lart, na derdh rrezet si flori,

Ëmbëlson kokrrat e rrushit bardhë e zi.

Dhuron për vreshtin gjithë bekimet Dionysiane,

Që kur në tokën e virgjër të të lashtëve Iliriane,

Zeusi mbolli farën humane brigjeve të Mesdheut,

Dhe vuri këmbën i pari njeri i Prometheut.

E shoh te Madhërishmin, del herët ne mëngjes,

Mbyllem diku brënda, veç pak sa e përshëndes,

Harrojmë dhe soditjen, ditët ikin si fluturim,

Dielli sikur pyet:- ku fshihet gjithë kjo njerëzi?

Ja bej pak me sy, gëzohem kur sapo e shikoj,

Rrezeve ju nis një buzëqeshje, në heshtje meditoj,

Ndjek dielli buzëqeshjen time si me ironi,

Mbledh rrezet rreth vatrës, vazhdon rrugën e tij.


Unë lë për te nesërmen serish një takim,

Duke pasur në shpirt vetëm një dëshirë,

Dita e re që do vijë, të na gjejë të gëzuar,

Me rrezet e arta të vijë për të na bekuar!

20 Mars 2006, Nju Jork

ERDHI BORA

Erdhi shpejt bora e parë,

Po na zbret dalë ngadalë,

Butë-butë vellon shtron,

Tokën si nuse e përqafon.

Bora sot ka nisur shtruar,

Zjarri në oxhak s’ka vluar,

Gështenjat mbeten, pa pjekë

Sa shpejt erdhe, moj lanete!


Me vellon e bardhë mbulona,

Kujdes, tjetër herë lajmërona,

Të bëjmë gati drutë e zjarrit,

Të mbledhim harxhet e beharit.

Kur të vish, të na gjesh gati,

Të mos na ketë mbete hatri.

Eja, pra borë, borë e bardhë,

Shkundi fjollat, dalë ngadalë!

Nëntor 2006, Nju Jork


DIELL I BEKUAR DIELL

Dielli eshte burim gjallerie

Dielli eshte burim miresie,

Falemi per cdo rrezatim,

Qe dërgon mbi Token e tij.

Si një baba dorështrënguar,

Nuk u tregua pak bujar,

E mbajti fuqinë për vete,

Nuk ju fali të bijve zjarr.


Por ca shkendija i rrembeu,

Nje “tradhetar” si Prometheu,

Për njerëzimin sakrifikoi,

Me zjarrin, diellin imitoi.

Për thyerjen e besës u dënua,

Me zinxhirë nëpër duar,

Për njerezimin kush punoi,

Ai ishte shpërblimi që mori.

Diell Mbret i Gjithesise,

Je pishtar i Gjallërisë

Pa ty jeta cdo qe bërë,

Nje ferr i pafund i tërë!

8 Korrik 2008

HËNËZ, O PLANET I ARTË

Hënëz, o planet i artë

Frymëzim i dashurisë,
Qielli pa ty, ngjan i zbrazët,

Malli Tokën e zhurit.

Ç’bukuri kur del e plotë!

Magjeps të tërë një botë,

Buzët e çifteve pëshpërijnë,

Fjalë t’ëmbla për dashurinë.

NUSE PERMBI JON

Rrezet e tua mbi dallgë,

I shoh tek derdhen si ar,

Ëndërroj të vij çdo natë,

Kur jam afër, kur jam larg.

Si një nuse e zbukuruar,

Shfaqesh, buzëqesh përherë,

Midis yjeve ndrit praruar,


Pelerinë mbi këtë Sfere.

Te sodis nga çdo dritare,

Reflekton në det e lumë,

Derdhi moj rrezet e tua,


Bëji të ndrisë çdo gjurmë.

Del në qiell e llamburit,

Zemra jonë shtegton larg,

Gjithë Dheun ti e shndrit,

Na kujton rininë e parë.

Të bukura netët në bregdet,

Kur përsipër nesh ndriçon,

Me hënën e plotë nis e flet,

Me sy e vetulla ajo aprovon.

Magjistare moj vetullhark,

Mendjen ma ke marrë,

Ç’më shikon nga larg,

S’jam më vajzë e parë!

Të sodis nga kodër e mal,

Reflekton tokën si ar,

Ç’ti bej moj rrezet e tua,

Gjerdan për të dashuruar?

30 Qershor 2007, Qeparo


XI. Muza e 10-te – Elegjia

Elegia

Elegjia “Elegjia fytyr-fortja mes tyre terhiqet,

eshte pak i larte rendi se c’i takon,

e perendeshave u ankohet sic shkon

e vendosur mbeshtet te shkurteren kembe


e me deshiren te duket e 10-ta Muze

e pakuptuar perzihet me Motrat e saj” – Sylvai [146]

Elegjia – E’le-gji-an- Pseudo-Muza, nena Iambikes, poezisë calamane, shqiptohet


po ashtu sic edhe perkthehet. E-le-gjine, me kuptimin e’le gjirin, e’le token. Vargjet e
lart permendura shpjegojne pozicionin e saj, por perdorimi i fjales motra eshte
symbolik, se muzat tamam tamam ishin tezet e babait te saj Linos, djalit te Uranise i
cili u vra nga Apolloni ne xhelozi e sipër.[147]

“O Lino, i nderuar nga Perendite –i pari ishe ti qe te pavdekshmit,

te dhane nje kenge te kendojne me ze te paster, per njerëzit.


Apolloni i egersuar te vrau, por Muzat vajtojne per ty.” – Homeri

Elegjia ishte nje zhvillim Ionian, d.m.th poetri personale helene, sic ishte dhe sistemi
individualistik i Ionianve. U zhvillua ne shekullin e 7-te dhe 6-te ne brigjet lindore te
Egjeut me qender Smirnen dhe Ephesin. Arsyeja shoqerore qe s’u be kurre muza e
dhjete, ishte sepse kultet e saj u zhduken ne shekullin e 5-te, me humbjet Ioniane ndaj
Persianve. Megjithate ajo u pasua nga bija e saj Iambikia, që është poetri mbi nje
kembe, pershtatje calamane mbi-nje-kembe dhe shume e ngjashme me foljen kadence
ironike apo satire politike. Subjekti i Iambikes ishte gjithnje shkelja, shkelja e beses,
shkelja e premtimit, shkelja e fjales, shkelja e besimit, dhe në pergjithesi c’do gje qe
kishte te bente me nje shkelje te dhimbshme. Sot ka ngelur vetem ne epitafe.[148]

Personifikimi the Presantimi i Elegjias

Ajo personifikohet me nje kembe me te shkurter per shkak se formati i saj dylambrik
e ka gjithnje nje rresht me te shkurter se tjetri. Elegjia u shfaq per here te pare ne
Paros Archilokusit ne fillim te shekulit të 7-të, ndersa vajza e saj Iambikia, u shfaq
nga fundi i shekullit më vonë me Simonidin në Amorgo. [149]

Keshtu pra duket se Lino ishte personifikimi i vajtimeve funerale ne forme verbale,
gje e cila me vone u be prone e vajzes se tij, Elegjise. Qe Elegjia eshte nje zhvillim i
mevonshem ne anthropo-morfizem, duket nga fakti se as ajo e as babai i saj Limnos,
nuk ekziston ne funeralet Homerike apo Theogonin e Hesiodit. Gjithashtu, motrat
Muzat i vajtuan njëra-tjetrës funeralet e djemve të tyre pa Elegjinë. [150]

“Tre Perendi ne varr vune te prehen trupat e djemve te tyre.

Terpsikore kendoi nje dirgje mbi ze-kulluarin Lino.

Ourania lamentoi me tinguj te leshuar Hymneon,

Kalliope vajtoi mbi lyre-artin Orfeun” – Pindari

Megjithate, s’para paraqitet e personifikuar ne art. Arsyeja natyrale qe Elegjia nuk e


be kurre Muza e 10-te, eshte ne faktin human se vajtimet e vdekjeve nuk mund te
zhvillohen kurre ne nje forme te plote poetike. Kenget funerale jane burim i drejte per
drejte momental, te krijuara nga ndergjegja ne cast dhe per shkak te individualitetit
dhe dhimbjes nuk mund te transmetohen e paraqiten si forme arti e zbavitje.
Megjithate, heret a vone te gjithe e takojme Elegjine dhe ashtu sic thote dhe Statius,
cale-cale “ajo pa kuptuar përzihet mes motrave muza.”

E vetmja instance ne dijenine time qe Elegjia personifikohet eshte nje pikture e bere
ne 1899 nga William Adolf Bouguereau. Bougeraou ishte 77 vjec dhe pak vite
perpara vdekjes nga pozicioni i tij i trishtuar duket se kishte nje imazh te paster te saj,
mbi nje gurr varri.

Personifikimi me i mire qe paraqitet ne foton me siper, eshte nga nje pikture anonime
qe shoqeron Silva-nian e Statius ne latinisht, e cila eshte nje mrekulli vizuale ne
paraqitjen e dyfishte te Elegjise, si trup dhe si shpirt paralel me njeri tjetrin, të
bashkuar dhe te ndare.
Sotirit, vëllait tim

Vëlla kjo koha,

Sa shpejt kalon,

Vite larguar, më s’të shikojmë.

Me ty shpesh flas,

Përgjigje s’marr,

E pres nga qielli ndonjë mesazh.


Lutem ne mbrëmje,

Për sa kam gjalle,

Po ti o zemër, ku ndodhesh valle?

Dhembjen kush e provon,

Lehte nuk i shkon,

Por koha mjeke, plagët i mbulon.

Jeta te rrëmben,

Ngjan si një film,

Ca dhimbje venë, të tjera vijnë.

E dhimbja, dhimbjes,

Radhën ja lëshon,

E loti-lotit, rrugën i tregon.

Shpesh me lutje,

Ju çojmë ca fjale,

Zemrave te heshtura, që flenë në varre.

Sa lule valle,

Për lulet shkuan,

Aromat u thane, tek ju s’depërtuan.


Por ju nuk shihni,

Se ç’bën i gjalli,

Se si vuan zemra, digjet nga malli.

Na dhemb zemra,

Sa herë vjen Viti i Ri,

Si e ndërtove botën, O Zoti Ynë?

Ne Vit te Ri,

Sotiri ynë,

Ka lëne detyrat, pa përfundim.

Fëmijët heshtin,

Me koken më një anë,

Natashes fjalët, mbaruar i janë.

Prindërit te qajnë,

Ne varreza vene,

Si mal mbi trup, dhimbjen e ndjejnë.

Ne tre vëllezër,

Sa here të mendojmë,

Ndjehemi te mjere, se na mungon.


Kur vijnë Krishtlindjet,

Vjen Viti i Ri,

Sa shumë qirinj, të ndizen ty.

Prehu o im vëlla,

Ne rreze kodre,

Atje dëgjohet vec zëri i zogjve!

Janar 2004, Nju Jork


XII. Genjeshtra – E Dhjeta Muze

self-deception image

“Genjeshtra, si Vyrtet, si parim, është eternale; Genjeshtra[151]

Genjeshtra si sport, si komfort, si arratisje ne kohen e duhur,

E katerta Harite, e Dhjeta Muze, per njeriun me e mira e sigurta shoqe,


e pavdekshme eshte e s’mund te zhduket nga toka” – Mark Twain
[152]

Genjeshtra – [kie-nje-e-nash-tre] e 10-ta Muze qe ne anglisht eshte Lie dhe ne shqip


mund të pershtatet :- kishe një e tani (nashti) tre-.

Lie, lie te verteten dhe vur masken e se sic duket Genjeshtra ka kohe qe eshte
zhvilluar plotesisht ne Muzen e dhjete. Mark Twain s’ishte i pari qe iu referua Muzes
se 10-te me kete kuptim, sepse shekuj perpara Shekspiri e vuri konceptin në gojen e
poetit shpikes….

“Si munded Muza ime te me doje temat ti shpik?

Pse kete gje ma frymezon, ta ve ne vargje,

Mos eshte argumenti im i embli, me i mire se c’duhet

per c’do gazette vulgare te riperteritet?

… Behu atehere e dhjeta Muze, dhjete here me e vlefshme

Se ato te vjetrat nente qe me rrythmet merren.” – Shekspiri [153]

Kerkesa dhe kuptimi eshte i qarte. Poeti eshte pushtuar nga Muza, por ajo s’eshte
asnje nga te Nentat, sepse dihet se “Tregimi i tyre, është nje ze nga qielli qe s’mund te
genjeje” [154]

Keshtu qe eshte apo s’eshte nje nga te Nentat ajo Muze qe ndihmon te krijohet shpikje
nga asgje dhe asgje nga c’do gje, qe ekziston sidoqofte, duhet rikujtuar parimi qe;
[155]

“Per dhuratat e shume-deshiruara te Muzave, mos genje fare hapur,

se ndonje i ardhur me vete te rremet do i marri.” - Bakylidhi


Personifikimi dhe Prezantimi i Genjeshtres

Genjeshtra, ne te gjithe boten per femijet eshte e personifikuar me Pinokun. Por tani
qe u rritem vertetuam:- se shume gjera ishin vecse genjeshtra te thjeshta por te
prezantuara me sofistikim.

Sic thote dhe Mark Twain, “nje genjeshter pa takt e pa shkence, eshte aq hesap i
humbur sa nje e vertete.” Kjo ndodh sepse sic thone filozofet, “Vur re ate proverben e
respektuar: Femijet dhe idiotet gjithnje flasin te verteten. Kuptimi eshte i qarte, te
rriturit dhe te zgjuarit kur se thone.”

Sic duket per prezantim portretin e dhjete te mesiperm Muza e Genjeshtres ka te


njejtat tipare me realitetin e vetvetes. Keshtu qe personifikimi i kesaj Muze eshte
maska e realitetit ndaj vetvetes. Qe nga momenti qe e vesh, veshtire te duket e verteta.
Por pse te duket kur realiteti eshte me i hidhur se genjeshtra? Pastaj me dhjete muzat e
tjera duhet fati e talenti, per te dhjeten mjafton vecse praktika.

Prandaj, qe te mos dukemi te gjithe femije dhe idiotë dhe une jam dakord me Mark
Twain-in kur propozon se meqenese Genjeshtra eshte nje virtut i te rriturve dhe te
zgjuarve, atehere as qe ka nevoje te thuhet se: “Asnje virtut s’mund te arrij vleren e
perdorimit pa kultivim te kendshem e te kujdesshem, - prandaj, eshte e
vetëkuptueshme qe duhet te mesohet qe nga shkollat, e deri ne oxhaket e shtepive dhe
gazetat. Sepse c’ mundësi ka nje genjeshtar injorant e i pa kultivuar kundra nje
eksperti te edukuar? C’shanse kam une ndaj nje avokati?” [156]

Si perfundim, megjithese kane kaluar mese 111 vjet qe atehere, zgjidhja ngelet po e
njejta qe propozoi dhe Mark Twain;

“Gje e zgjuar per ne eshte, qe me durim te stervisim veten te genjejme me


plotekuptim.

Me te drejten qe i takon, te genjejme me qellim te mire dhe jo per keq, te genjejme


per avantazhin e te tjereve dhe jo tonin, te genjejme si sherim, si bamemiresi,
humanisht, jo brutalisht, jo demtues e keqberes, te genjejme me dashamiresi, jo pa
lidhje e pa kuptim, te genjejme me firme, sinqerisht, hapur fare, me koken drejt, jo me
zor, jo zvarritur, jo me paraqitje te ndrojtur, sikur kemi turp nga theritja e detyres sone
te larte per te genjyer.”[157]
E Dhjeta Muze

Genjeshtra, mjeshtre në errësirrë,

Gjarpër që mplekset me cdo rrethane,

Herë del lakuriq dhe si e pafytyrë,

Herë lëkurën e gjarpërit vesh si Zane.


Gënjejnë shumë pa përjashtim,

Gënjeshtra ka sa të duash histori,

E thërret kur do të gjesh shpëtim,

Mbase e fton dhe në dyluftim.

Ne një jetë qe ndjehesh i mohuar,

Shpesh e shkreta duhet bekuar,

Ne botën e reme dhe gënjeshtare,

I jepet titulli Muz’e Dhjete haremadhe.

Nuk na vjen fare e papritur,

Neper konferenca e takime,

Të aprovojmë për të nje titull,

E Dhjeta Muze - Gënjeshtra trime.

27 Shtator 2007, Nju Jork


Part C. Epilogu

Shume falenderime e pak fjale per ata qe e meritojne

1. Falenderime Individuale: Per Ata qe bene te mundur botimin e librit.

Jam mirenjohese tek keta persona qe ndihmuan direkte ne realizimin e botimit:


Eleonores: ELKO’s sime qe duke na rritur neve, ajo vetë harroi to
rritej.

Dr. Kostantinin: E falenderoj per të gjitha pjeset e cituara ne


proze.

Dionysis Dennis Gjoka: Per te 101-librat qe morra borxh nga biblioteka


e tij.

Odeta Gjoka-Biljali: Motres sime që më ftoi e para, te vizitoja muzeumet.

Fotina Todhri-Koka: Gjyshes sime qe te gjithe me dashuri e therasim «


MAMA-ja ».

Nikolla Petro Koka: Gjyshit tim qe me mesoi gjithcka të vlefeshme qe


duhej per arvanitet.

Lefter e Dhimiter Gjoka: Gjyshit dhe xhaxhait qe me folen per Arbereshet.

Petro e Margarita Koka: Dajes, Petro Koka me bashkeshorten


Margarita Koka, per mbeshtetjen financiare ndaj botimit. Qe te dy jane te vecante
ne vleresimin e artit, e dashurojne dhe te ndergjegjshem investojne per te. Ndjekin me
vemendje dhe ndihmojne ne cdo hap te niperve dhe mbesave te tyre.

Tomasina Jefferson: Se si omen u personifikua me 4-th of July. [158]

Gjithashtu, shume falenderime (alfabetikisht) per individet qe terthorazi ndihmuan si :

Agathia Vogli dhe djemte e saj, Generali John dhe Chief George, per mbeshtetjen.

Ambasadorit Aleksander Sallabanda dhe Znj. Sashenka per prezantimin ne D.C.

Dhespoti Thyra Panteleimon, per pagezimin dhe bekimin e shenjte qe na dha ne


Santorini.

Dr. Candice Simmons, per shoqerine e saj intelektuale ne te dyja anet e Oqeanit
Atlantik.

Familjen “Dubois” per perkrahjen e tyre.

Kardinal Antonio dhe motres se tij Katerina Bellusci, per mikpritjen qe me bene ne
shtepine e tyre ne Frasinata - Kalabri.
Leonora dhe vellait te saj Dionysis Malo, per mozaikun e jetes qe na krijuan ne
Florida.

Tezeve Dhespina e Natasha si modele Muzash per jeten e tyre ne Athine.

Kusherirave Dorothea, Fotini e Endrina Koka; Marsela, Nertila e Evis Duni ; Eleni
Gjoka ne Greqi.

Xias Evangjelia Tenet, per kurajon dhe shembullin qe na dha ne Amerike.


Kushurinjve te mi George e Bill Tenet, per modelin e tyre te larte, ne shoqerine
amerikane.[159]

Me se fundi, i kerkoj falje te gjithe atyre qe mund te kem harruar te falenderoj.

2. Falenderime Institucionale: Per Ata qe e bene te mundur Studimin.

Megjithëse në saje te prindërve dhe nen syrin e perendive asgje s’na ka munguar, nga
ana ekonomike une s’do ta kisha kurre mundesine te perfundoja kete studim pa
udhetimet e mia edukative apo profesionale, te cilat me dhane mundesine te shikoja
boten nga kendveshtrimet me intime te jetes se perditshme dhe jo thjesht si nje ‘turiste
kineze.’

Prandaj dua te falenderoj keto institucione te cilat per nder te profesionit dhe gjuhes
se tyre, po i le pa perkthyer emrat ashtu sic s’na pelqen dhe neve te na i perkthejne
emrat e Perendive tona. Megjithate, jam e sigurte se sot pothuajse te gjithe e kuptojme
anglishten ashtu sic kuptonim deri dje Italishten apo Greqishten. Si thote dhe babi im,
Dr. Kosta; “po ti heqesh koken apo bishtin c’do fjale angleze, do dali o toske o gege,
e po s’doli asnjera, atehere eshte shqipe fare, por qe s’na ka rene rasti akoma per ta
degjuar.” [160]

Prandaj, per ndihmen e tyre intelektuale falenderoj Institucionet e meposhtme:

The Center for European Studies at Columbia & New York University in New York
City
Fogelman Social Science & Humanities Library at The New School University in
New York City

The Institute for Humane Studies at George Mason University in Virginia

Il Centro Internazionale di Studi Deradiani a San Demetrio di Corone, Calabria, Italia

The NYU/School of Medicine Program for Survivors of Torture at Bellevue Hospital


in NYC

The Center on Law and Security at NYU School of Law in New York City

The Foreign Press Center of the U.S. Department of State in New York City

The Human Rights Watch Headquarters in New York City

The Dallas Field Division of The Drug Enforcment Administration in Texas

The Alexandros S. Onassis Program in Hellenic Studies at NYU in Greece

The Institute for Intellectual Property at the World Trade Organization in Geneva,
Switzerland

The Center of Byzantine, Modern Greek and Cypriot Studies at the University of
Granada, Spain.

4. Biografia: Per jeten e Poetes - Elko & Autores - Juliana


ELKO = Eleonora Koka-Gjoka

Ka lindur ne nje vend ku mbetet ne endrrat e saj, si burim i pashtershem frymezimi.


Atje ku ylberet luajnë me fytyrat tona, që sapo hapem syte dhe ku hena hedh
ndricimin e saj te argjente mbi dallget e detit Jon. Atje ku flladi i detit nanurit djepet
feminore dhe ku ajri eshte perhere i mbushur nga aroma e plantacioneve me
portokalle, limona e mandarina.

Qeparoi, eshte nje nga perlat, midis shtate te tjerave ne bregdetin e Himares. Është
bijë e njerit nga intelektualet me dinjitoze, e ‘Dijetarit te Heshtur’ qe sherbeu gjithe
jeten per vendin e tij deri ne oret e fundit te jetes. Ishte babai i saj, Mesuesi shume i
respektuar, Niko Koka, tek i cili u bazuan sukseset dhe edukata qe u percoll nga nje
brez ne tjetrin si trashegimni, duke paisur brezin e ri me vlerat me te mira njerezore.

Është e martuar me Dr. K. Gjoka, kane tre femije per te cilet jane shume krenare per
arritjet e tyre. Eleonora ka kryer arësimin e larte si specialiste e Mbrojtjes se Bimëve,
ne Fito-Patologji.

Pas ushtrimit te profesionit, u diplomua ne Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres


dhe sherbeu ne aresimin e mesem, ne vartesi te Ministrise se Aresimit.

Vitet e fundit në Shqipëri 1980-1990 ka punuar Drejtore e Kopshtit Didaktik Mesimor


per Qytetin e Tiranes. Me nje perkushtim dhe talent krijues, la gjurme ne punen e saj
si drejtuese.

Pas viteve 90, shkoi per disa vjet ne Greqi dhe me pas ne Amerike.

Ka punuar si mesuese ne dispozicion te Bordit te Edukimit per Nju Yorkun.


Njekohesisht Diplomat e saj si Inxhiniere - Agronome janë vlerësuar si ne Athinë dhe
në NewYork. Eshte studjuese dhe ndjek nga afer cdo sukses qe ka te beje me misionin
intelektual, per te mbajtur gjalle emrin e mire te kombit.

Aftesite poetike i ka trashëguar, nga prindet dhe nga gjyshet e saj. Vete ambjenti ku u
lind dhe u rrit indukton poezine dhe shpirtin krijues. Eleonora i falet atij vendi te
bekuar per kete dhurate qe i ka bërë, duke e berë te mos ndjehet kurre e heshtur.
Ngarkesa e madhe profesionale si dhe preokupimet per rritjen e femijeve nuk e lanë
t'i kushtohej shume shkrimeve. Por asnjehere nuk ka rreshtur, se dashuruari poezine,
ajo e shoqeronte ne castet e veshtira. Kjo mban gjallë shpirtin e saj krijues ne menyre
qe ajo te percjellë tek njerezit boten e pasur dhe dashurine e saj.

Ka fituar dhe merituar respektin e njerezve kudo qe ka jetuar dhe punuar. Ajo ju
dhuron njerezve, ciltersine e saj dhe gadishmerine duke jetuar prane veshtiresive dhe
kerkesave qe shtron per shqiptarët jeta e emigracionit. Eshte anetare aktive prej 10
vjetesh ne shume forume ne internet dhe aktiviteti i tyre shtrihet ne shume vende te
botes, jashte Amerikes.

Nga botimet e deri tanishme ne librin “Imazhi i Gruas, nga Mitologjia ne Boten
Reale,” botuar ne Tirane 2008 ka shkruar per rolin e femrave ne shoqeri. Gjithashtu
eshte dhe bashkeautore ne keto botime:

Libri: “ Nenes,” Tirane, 2005

Antologjine: "Kur e le Zogu Folene,” Prishtine, 2006

Antologjine: “Zemer prinderore,” Tirane, 2008

Eshte duke dale nga botimi libri tjeter : »Perendimi i Perendive », si dhe jane
pregatitur dy te tjera per t’u derguar.

JULIANA= Joanna Junilda Gjoka

Juliana eshte pseudonimi i Joanna Junilda Gjoka, per nder te Perandorit, filozofit
ilirian Julian. Lindi ne Tirane me 1981 dhe u rrit ne Athine, ku familja e saj shkoi
mbas renies se monizmit me 1990. Qysh ne 1997 jeton ne New York.
Nga ana akademike, ka mbaruar Master ne Art per Maredhenie Nderkombetare e
specializuar per Europen Perendimore nga New York University dhe Columbia
University.

Vazhdon te punoje konsulente per agenci shteterore, federale dhe lokale, per
organizata bamirese, si dhe private. Synimi i saj ka qene dhe mbetet te pasuroje
intelektin duke qene e antaresuar ne organizata dhe assosiata (shoqeri) profesionale te
ndryshme si dhe think-tanks.

Arti, kultura jane pasionet kryesore te cilat jane zhvilluar me nje progres te ndieshem,
jo vetem nga edukimi shkollor dhe eksperienca profesionale, por dhe nga mbeshtetja e
nivelit kulturor te familjes.

Ka mare pjese ne shume seminare dhe konferenca nderkombetare si studente ose me


pune dhe ka udhetuar ne shume vende te Europes perendimore, jugore dhe juglindore.
Gjithashtu ka vizituar teresisht Ameriken Kontinentale.

Ne hapje te librit, ne nje dialog qe pershkruhet nga biseda me Elko-n, tregohet se si i


lindi ideja per kete liber. Deshironte te permblidhte disa nga poemat e saj dhe vendosi
te zbuloje idene e frymëzimit, qe nga fillimet perendimore, revolucionet ...cfare i
frymezoi njerezit, qe nga historia, kultura, traditat, arriti deri tek Muzat...

Muzat—pa ato nuk do te egzistonte as epika lirike as ajo historike, as Homeri e


Kadareja, as Hesiodi e tragjedianet e medhej te botes. Herodoti cdo kapitull te
shkrimeve te tij, qe i hapi rruge civilizimit qe para 2500 vjeteve, e titullon me emrin e
nje Muze. S’ka Muze-um ne bote, duke perfshire edhe Muzeun Kombetar ne Tirane,
qe te mos kene ne vepra arti nje, ose disa Muza.

Muzat ishin ne sistemin politheist te besimit (pagan). Perendite natyrale te te pareve


tane perenduan ne sistemin e besimeve monotheiste. Perendimin e tyre e ndjeu
shoqeria njerezore, duke u futur ne erresire (Dark Age) per 1000 vjet rrjesht. Erdhi
Rilindja: erdhi me vonese, me nje Perendi dhe me ndjenjen e turpit, ne se i kerkohet
ndihme, apo ne se permendet emri i Muzave. Civilizimi Perendimor, pa Perendite
dhe pa Muzat eshte duke ecur ne nje rruge jo te sigurte, qe te shkeput nga Natyra,
Universi, qellimi per te cilen jemi krijuar.
Gjithashut duke punuar ne gjuhen shqipe dhe greqishte si dhe dialektet e tyre dhe
duke kaluar ore te gjata per te mbaruar disertacionin ne “NYU Bobs Library” per
invadiment Doriane, gjeti dhe studjoi nje liber te Nicholas Hammond qe shpjegonte
skriptin linear A dhe B.

Duke i bere pyetje vehtes se saj Juliana thoshte: Keto te dy gjuhe dhe vende ne
afersine e tyre kane nje lidhje ne gjuhen e lashte. Konkluzioni ishte se: Shume gjera
ne ate skript mund te spjegohen ne gjuhen e lashte kaoniane te stergjysheve tane, si
dhe ne gjuhen (dialektin) arberesh. Megjithate kjo eshte nje teme shume interesante
qe duhet te studjohet ne gjeresi nga persona te specializuar ne ato dy skripte.

Ne kete liber ajo jep nje trashëgimni nga kultura e te pareve tane, per gjeneratat e
ardheshme, me qellim qe te krijoje nje laborator udheheqes dhe mendim global. Ajo
thote : “Ja kam borxh Klios per trashegimnine familjare, lokale e kombetare. Keshtu
qe dhe ne ja kemi borxh njerezimit si obligim.

Synimi eshte qe te kontribohet ne restaurimin dhe ndertimin e Muzeumit- Tempull


per Muzat.
5. I N D E K S I

Adami faqe 13

Aferdita, 70, 124

Alban, 15, 21

Aleksandri i Madh, 13

Alkmani, 99

Apenine, 12

Amerika, 11, 13, 18

Amoni, 12

Anakreonta, 70

Anverpi, 137

Anaksimanderi, 137

Aristidh Kola, 18

Aristofani, 123

Arianizmi, 124
Arius, 124

Artemisia, 88

Asklipu, 70

Ataturku, 70, 124

Athine, 156

Baironi, 16

Bakylidhi, 17, 32, 136

Berlin, 137

Bilbao, 49

Ciceroni, 13

Civilizimi Greko-Romak, 5, 9

Civilizimi Perndimor, 18

Charl K. Tynte, 112

Columbia University, 156

Dante Aligeri, 33

Dante G. Roseti, 23

Dardania, 161

Delfi, 8, 12

Deist, 13
Denisi i Helikarnsos, 12

Dionnis Gj, 156,

Diodorus Siciliani, 99, 123

Dodona, 12

Dragodisti, 12

Dyonisios, Perendia, 8, 18, 19

Edith Durhami 11

Eduard E. Simons, 88

Elegjia, 144

Epidaver, 71

Erato, 69

Eumenidhet, 124

Evripidi, 100

Evterpia, 48

Faunus, 12

Filokseno, 12

Filostrati, 33

Filothea, 13

Fotina K. 8

Francesko del Cossa, 100

Francesko Durio, 49
Franklin, 13

Galeria Nacionale e

Arteve, Washingtn, 137

Garibaldi, 9

Gea (gjeas), 22

Gete, 5

Gore Vidali, 13

Genjeshtra, 148

Greqi, 11, 12, 15

Gjergj K. Skenderbeu, 47

Gjermane, 16, 17

Hamilton, 13

Harison15, 23

Harvard, 15

Hawait, 7

Helen Hari, 11

Helikon, 21

Herodoti, 5, 8, 9, 13, 20

Hesiod, 111

Himare, 112

Homeri, 5, 9, 13, 61, 144


Hudson river, 9

Hymni Orfik, 22, 69

Iambika, 144

Iliada, 32

Instituti GJ. K. Skend. 156

Jefersoni, 13, 88

John W.Godward, 71

John Milton, 136

Julian, Perandori 5, 13, 16, 17, 18

Kadareja, 5

Kalabri, 111

Kaliopi, 32

Kalimaku, 12

Kaoni, 99kaosi, 3, 100

Kapiten Bolivari, 12

Kalifati, 19

Karlo Franxoni, 62

Kelte, 17

Keshtjella e Hearsit,15

Kisha Katolike, 15

Klara Kodra, 6
Klaudiane, 124

Kolokotroni, 19

Klodiana Pirgiane,99

Korfuzi, 7

Kostantini i Madh, 124

Kostantin Gj. 5

Kosova, 156

Kreta, 111

Ksenofoni, 15

Kulti, 14

Lafayet, 13

Lefter Gj. 144

Leonard Kherni, 33

Libanius, 13

Lino, 136, 144

Lodge, 13

Luvre, 5, 62, 88, 124

Masonike, 9

Marcelo Bocciareli, 54

Malon, 71

Mark Twain, 148


Mati, 99

Melpomeni, 87

Meme K. 10

Minella Gjika, 8

Mnemosina, 21

Musa Pacuku, 156

Muzat Olimpike, 112

MuzeuOlimpik,70

Muzeu Kombtar Tirane, 5

Muzeu Kombetar Madrit, 137

Muzeu Pio Clementini Vatikan, 71

Muzeu riperteritjes Artit Londer 71

Muzeu Vatikanit, 15

Myslim Ruci, 157

Napoleni, 15

Niche, 18

Nika, 14

Niko K. 12

Nikola Hammond, 157

Nimfat, 137

Nonoi, 100

Numa, 12

NY C f alb, St, 156


NYU, 156

Odisea, 32

Omen, 11

Orakulli Delfik, 71

Orson Welli, 15

Otto, 14,

Orikumi, 99

Ovidi, 71, 100

Pagan, 5

Pafsania, 15, 22

Pantheoni, 124

Papa, 88

Paris, 13, 15

Patrarkane, 18

Perendimi Dielit, 12

Piku,12

Pinoku, 149

Pindari, 22, 48, 88, 144

Pitagora, 17, 18

Platoni, 18, 19

Plutarku, 124
Polyhymnia, 99

Pompei, 88

Prigia 99

Properti, 8, 31

Qeparo, 7

Qielli, 22

Rape Ruci, 157

Riviera, 8

Roma, 12, 15, 88

Raqueplan de Camili, 49

Rihni, 16

Rilindja, 16, 18

Rimantas Gibavius, 23

Robert Grave, 16

Santanaya, 16

Sarkaleone, 16

Schlieman, 17

Skaptri, 12
Simon Vonet, 137

Simon Wilardi, 62

Simonidi, 61

Sofokliu, 100

Sotir K. 12

Staten Island, 6

Statuja e Lirise, 7

Strabo, 71

Statius, 145

Sylvai, 144

Shen Simoni, 15

Shekspiri, 148

Shtate te Thebes, 18

Thalia, 62

Tegjea Arkadia, 22

Tempulli i Harmonise,112

Terpsikhoria, 111

Terpander,111

Time Squere, 161

Titane, 22

Toskane, 88

Tripodi Orakullit, 8

Troja, 17, 19
Ulliri i Koke, 8

Urania, 136

Vatikani, 88

Via Morigji, 124

Viene, 16, 137

Virgjil, 71

Volter, 13

Washington, 88

Wiliam Hearsti, 15,

Wiliam A. Bougeraou, 145

Zeus, 11, 12, 20, 22

Zyrih, 137

Xerxes, 49
PostBios - TimesSquare DardaniaIndipendent Joa+ELKO

Elko & Juliana diten e Pamvaresie se Kosoves

Times Square, New York 2008

F U N D

[1] Per konceptin maternal te Muzave: dmth nuk eshte krijuar jete pa prezencen e
tyre, si thote dhe Harrison ne referencat e saj…

[2] Fusha i therasin Qeparoit bregdetar, ndersa Qeparoi ne mal therritet thjesht Fshati.

[3] Hesiod, Theogony Works and Days Shield, Translated by Athanassakis,


Apostolos, N., John Hopkins University Press, 1983

[4] Hesiod, 107


[5] Idem, 2

[6] Idem, 1, 39

[7] Idem, 13-16 i.e. the fountain Hippokrene ne Mt. Helikon

[8] Idem, 16:116, Callimachus, Aetia Fragment 2 (trans. Trypanis)

[9] Idem, 48

[10] Bay Street Masonic Temple, Staten Island, NY

[11] Giuseppe Garibaldi House Museum, Staten Island, NY (thuhet se ka perardhje


Arbereshe dhe e thrisnin kalorsi Kalebardh).

[12] Vanderbuit System & Masonic symbolism

[13] Meme Kokja- Gjyshja, Eleonora Koka lindur ne 1898 e bija e Agathise dhe
Sotirit.

[14] Carl Jung’s dissertation pre-existent forms of apprehension the image-making


minds, Otto, 15

[15] Edith Durham, High Albania- A Victorian Traveler’s Balkan Odyssey, Phoenix
Press, 2000

[16] Jane Ellen Harrison, Epilegomena to the Study of Greek Religion and Themis: A
study of Social Origins of Greek Religion, University Press: 1962, on Aristofani, 99

[17] Idem, 98

[18] Idem, 99

[19] Idem, 101

[20] Idem, 101-102

[21] Idem, 106-107

[22] Aelian, Historical Miscellany, Leob Classical Library, Translated by N.G.


Wilson, Harvard University Press, 12: 44

[23] Callimachus, Epigrams 47 (from A.P. 12.150 trans. Mair poet C3rd B.C.)

[24] Hesiod, 15

[25] Vidal Gore, Julian, Little, Brown and Company, 1964, fr. against Gallileans, 387
[26] Libanius, The Loeb Classical Library, Henderson, Jeffrey; Harvard University
Press, 2003

[27] Gore, 181

[28] Gore, 119

[29] Walter Friedrich Otto, Dionysus: Myth and Cult, Translator: R. B. Palmer,
Indiana University Press, 1995, prolog,

[30] Otto, 16

[31] Otto, 16

[32] Harrison, Prolegomena, Making of a Goddess, 258

[33] Perendite tona, perdoret ne gjeresine e fjales per civilizimin dhe jo si term
nacionalizmi. Per kontributin e Ilireve ne krijimin e civilizimit Greko-Romak, si
spjegohet me poshte.

[34] Harrison, Prolegomena, 258

[35] Xenophanes, Frag. 1, 2, 5 & 6, in Harrison, 258

[36] Pausanias, Description of Greece 9. 39. 1 - 7 trans. Jones

[37] Sarkofagu Albani ne Muzeun e Louvres ne Paris, Departamenti i Antikuitetit


Grek, Toskan dhe Roman.

[38] Louis Pizzitola, Hearst Over Hollywood: Power, Passion, and Propaganda in the
Movies, New York: Columbia University Press, 2002

[39] Libanius, The Loeb Classical Library, Henderson, Jeffrey; Harvard University
Press, 2003, 291

[40] Libanius, 495

[41] George Santayana, The Sence of Beauty, Adam & Charles Black, London, 1896,
on Untility of Beauty 155

[42] Robert Graves, The White Goddes (Leucothea), New York: Farrar, Straus and
Giroux 1948; 1966

[43] François de Polignac, Cults, Territory, and the Origins of the Greek City-state,
Chicago University Press, 1984, 130

[44] Bacchylides, Frag. 9


[45] Gore, 211

[46] Idem, 389

[47] Ilibanius, 385

[48] Julian III, The Loeb Classical Library, Jeffrey Henderson, Harvard University
Press, 2003 on behold the river are running backwards

[49] Gore

[50] Friedrich Schelling, Ideen zu einer Philosophie der Natur

[51] Iamblicus on Pythagora

[52] Carl Kerenyi, Dionysos Archetypal Image of Indestructible Life, Translated by


R. Manheim, Princeton University Press, 1976, 11

[53] Kereyni, 14

[54] Otto, 46

[55] Sam Harris, Letter to a Christian Nation, Random House: 2006

[56] Aristidhi Kola, Gjuha e Perendive, Plejad, 2003

[57] Otto,16

[58] Ritualet pervjetore jane te njetat me pashken dhe krishtelindjet e Jesusit

[59] Otto,144

[60] Concept ne Otto, Kereyini, Nitzche, dhe Harrison

[61] Gore, Julian’s Oration to the Sun, 82

[62] Julian’s Against the Galileans, Edited and Translated by Joseph Hoffmann,
Prometheus Books, 2004

[63] Gore, Julian, Against the Gallileans, 384

[64] Idem, 387

[65] Idem

[66] Julian’s Against the Galileans, Edited and Translated by Joseph Hoffmann,
Prometheus Books, 2004, 149

[67]Mnemosyne, nga Dante Gabriel Rossetti (1828-1882) Delaware Art Museum &
Projecti Ekologjia e Memorise ne Universitetin e Berkeley ne Kalifornia
[68] Pindari, Paeanin nr.7

[69] Hesiod,

[70] Aristotle, Scholars at Dinner

[71] Pindar, Nemean Ode 7. 12 ff (trans. Conway) (Greek lyric C5th B.C.)

[72] Thomas Taylor, Hymni Orfik per Muzat, The Loeb Classical Library, Harvard
University Press, Hymnin 76

[73] Jane Ellen Harrison, Epilegomena &Themis, 514

[74] Pausanias, Description of Greece 1. 2. 5 & Description of Greece 8. 46. 3(trans.


Jones 2nd A.D.)

[75] Jane Ellen Harrison, Prolegomena: To the Study of Greek Religion, Princeton
University Press:1991, 508-9

[76] Idem, 510

[77] Hesiod,

[78] Harrison, Themis, 190

[79] Bacchylides, Fragment 19, Sir Richard Jebb, Cambridge University Press, 1905,
British Museum 420

[80] Propertius, Sextus, by J. S. Phillimore, Oxford at the Clerendon Press, 1906,


Elegies 3. 2

[81] Filostrati i Riu, Imazhet 13 Fairbanks

[82] Dante, Purgatory book I line 7-9

[83] Pafsania, Description of Greece 9. 30. 7 - 9

[84] Harrison, Themis, 466

[85] Callimachus: Hymns, Epigrams, Select Fragments, Johns Hopkins University


Press, 1987

[86] Tylor, Iamblikus’ Life of Pythgoras, Inner Traditions Inernaitonal LTD, 1986,
frag. 76
[87] Pindar, Pindar, The Olympian and Pythian Odes, Harper & Brothers, Edited by
Basil Lanneau Gildersleeve, 1885- frag. 3. 4

[88] Pausanias, Description of Greece, Richard Priestley, Vol III, 1824, 3. 17. 5

[89] Tylor, Iamblikus’ Life of Pythgoras, Inner Traditions Inernaitonal LTD, 1986, 32

[90] Bernard Fenik, Iliad x and the Rhesus: The Myth, Brussels: Latomus 1964, who
makes a case for pre-Homeric epic materials concerning Rhesus.

[91] Herodotus 7,114 [1]

[92] Plutarku Simonides, Fragment 577 (from Plutarch) (trans. Campbell)

[93] D. S. Levene, Damien P. Nelis (2002). Clio and the Poets: Augustan Poetry and
the Traditions of Ancient Historiography, Brill Academic Publishers

[94] Harrison, Prolegomena, 349

[95] Homeri ne Iliaden Libri 18 (tr. Samuel Butler, 1898)

[96] Carl Kerenyi, prefece

[97] Taylor,

[98] Harrison, Prolegomenta, 343

[99] Harrison, per Aferditen, 268-9

[100]Anakreontea, Frag.19, rreth shek. 5 bc

[101] Ovid: Fasti, Loeb Classical Library No. 253, translated by G. P. Goold, and J.
G. Frazer, 1989, 4,190

[102] Apollonius Rhodius: The Voyage of Argo: The Argonautica, Translated by


Emile Victor Rieu, Penguin Books, 1959, 3. 1 ff

[103] Isyllus, Hymn to Asclepius in Apollodorus, translated by J. G. Frazer Vol. I


books 1-3.9, Loeb Classical Library, 1960

[104] Harrison, Prolegomena, 348

[105] Nga Filostrati i Ri ne Imazhet 13 duke pershkruar nje picture klasike. (trans.
Fairbanks 3rd A.D.)

[106] Otto, 143

[107] Harrison, Prolegomena, 421

[108] Harrison, Prolegomena, 453


[109] Carl Kereyini, 323

[110] Harrison, Prolegomena, 433

[111] John Julius Norwich, A Short History of Byzantium, Penguin 1998, p. 248 in
"Buskin" Catholic Encyclopedia incorporates text from the public-domain Catholic
Encyclopedia of 1913

[112] Pindar, 9:80

[113] Alkmani, ne fragment 14 ne Anacreon, translated by David A. Campbell, Greek


Lyric II: Anacreon, Anacreontea, Choral Lyric from Olympis to Alcman, Loeb
Classical Library No. 143, 1988

[114] Diodorus Siculus: Loeb Classical Library No. 375, 4. 7. 1, translated by C. H.


Oldfather, 1946 (Greek historian C1st B.C.)

[115] Harrison, Prolegomena, 372

[116] Hammond, N.G.L, A History of Greece to 322 B.C. Clarendon Press, Oxford:
1986, history appendix ii, 654

[117] Harrison, Prolegomena, 370-377

[118] Euripides, Volume I. Cyclops. Alcestis. Medea (Loeb Classical Library No. 12)
translated by D. Kovacs, 1994, Alcestis, frag. 965

[119] Sofokliu ne Oedipus Kolonoi ne frag.670 trans by Mr. D.D. MacColl in


Harrison

[120] Nonnoi ne Dionysiaka, Libri V, translated by W H D Rouse, Heinemann, 1940,


88 (epic C5th A.D.)

[121] Ovid, Fasti 5. 9 ff (trans. Frazer) (Roman poetry C1st B.C. to C1st A.D.)

[122] Hesiod, Theogony

[123] Hammond, 170

[124] Terpander ne Framgnetin 384 nga komentatori mbi Pindarin,Terpander by


Edward Joseph Dent, E.P. Dutton & Co., 1927

[125] Harrison, Themis, 342 & Carl Kerenyi, 247

[126] Hammond, 172.

[127] Virgil,V.846; Ovid XIV, 88.

[128] Harrison, Prolegomena, 198


[129] Vidal Gore, Julian on apro letters. p.238

[130] Harrison, The Ker as siren, "'Prolegomenma" (3rd ed. 1922:197-207) 197 &
199

[131] Aristofani, Zogjte, translated by W. Arrowsmith, New American Library, 1961,


79

[132] Diodorus Siculus, Library of History 4. 7. 1 (trans. Oldfather) (Greek historian


C1st B.C.)

[133] Harrison, Prolegomena, 397

[134] Harrison, Prolegomena, 172

[135] Harrison, Themis, 255

[136] Harrison, Themis, 236 & 511

[137] Harrison, Themis, 236

[138] Harrison, Prolegomena, 430

[139] Idem, 372

[140] Idem, 432

[141] J. Kirsch, God Against the Gods, Viking Compass, 2004, 157

[142] Bakylidhi, frag.3

[143] Pafsania, Description of Greece 9. 39. 1 - 7 (trans. Jones)

[144] Hammond, 546 classica

[145] Harison, Prolegomena, 508

[146] Statius: Silvae, Loeb Classical Library No. 206, Translated by D. R. Shackleton
Bailey, 2003

[147] Komenti b ne Iliad Fragmenti 880

[148] Hammond, 172

[149] Hammond, 172

[150] Pindari ne Dirgjet Fr. 139


[151] Notre-dame University ku presantohet si illustrim per articullin mbi vet-
mashtrimin dhe zhdukjen e ethikes nga Professor Ann Tenbrunsel ne Korik te 2005.

[152] Mark Twain ne Esse mbi Dekompozimin e Artit te Genjeshtres ne Konkursin e


Klubit Kalorsiak te Hartfordit

[153] Shakespeare's Sonnets, William James Rolfe, Bertram Grosvenor Goodhue,


American Book Company, 1898, ne Soneten 38

[154] Apollon Roditi

[155] Bakylidhi, fr. 55

[156] Mark Twain ne Esse mbi Dekompozimin e Artit te Genjeshtres ne Konkursin e


Klubit Kalorsiak te Hartfordit

[157] Idem.

[158] Thomas Jefferson Presidenti i treti i ShBA- ishte autori i Deklarates se


Panvarsis te ShBA-se- vdiq ne 4 Korik 1826 dhe panvarsa festohet ne te njitin date.

[159] Xia Evangelia iku nga kjo bote me 10 Prill te 2008s duke lene mbrapa binjaket
William & George Tenet

[160] Scripti linear reference ne Bombard on linguistika

You might also like