You are on page 1of 10

“Loti i fundit që pikon”

Newborn KOSOVA – me një dramë epike në zemrën e Londrës

Shkruan:
Emanuel Bajra

U desht të kalonin shumë vite deri sa të thehej akulli i një kulture më të gjerë në mesin e
komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ishim mësuar për më shumë se njëzet vite që
në gjithë diasporën Shqiptare nëpër botë të përjetojmë organizime të cikleve të ndryshme
kulturore, si koncerte muzikore, recitime, valle dhe fjalime të stërzgjatura të “liderëve” të
komunitetit ku nuk mungonte pesha e rëndë e hijes së nostalgjisë për të qenë i pari.

Këtë rradhë pikërisht në qytetin e liderëve të mirëfilltë dhe liderit të sinqertë botërorë –
Londrës u organizua dicka shumë më e vecantë nga ajo se c’ishim mësuar ndër vite.
Organizatorja e shquar e evenimenteve kulturore në Mbretërinë e Bashkuar Znj.Burbuqe
Pacarada së bashku me dy asistuesit e saj Eleonorën dhe Selmanin – na kishin sjellur dicka
tejet magjike në mesin e komunitetit tonë. Pikërisht Dramën – zhanrin më të vështirë por
edhe më të mirë e të fuqishëm për të spjeguar historinë tonë moderne.

Ishte pikërisht Drama “Loti i fundit që pikon “ ajo që theu akullin kulturorë dhe të përmasave
më të gjëra komunitare dhe stilistike të organizimit tonë si komunitet. Znj. Burbuqe Pacarada
dhe grupi I saj punues për të dytën herë solli një risi të vërtetë në komunitetin tonë duke
organizuar një dramë të tillë që në thelbin e saj spjegonte katrahurën, dramën kombëtare
Shqiptare si edhe plejadën e shumë njerëzve që kishin qenë pjesëmarrës dhe bashkëvuajtës të
asaj lufte të tmerrshme që populli Shqiptar kishte përjetuar më shumë se dhjetë vite më parë.

Drama e Newborn Kosova kishte embëlsinë e të shikuarit me dhimbje episodin e vuajtjes.


Por në anën tjetër ishte pikërisht ngjarja dhe tematika që ishte përcaktuar në kuadër të dramës
ajo që të bënte të ndjeheshe i vogël në këtë botë. “Sa shumë të vuajtur që kemi qenë ...”
dëgjohej pëshpërima e disa të moshuarëve që morrën pjesë në këtë eveniment. Po me të
vërtetë se sa shumë të vuajtur kishim qenë, por cka e bënte evenimentin edhe më shumë
festues dhe shpresëdhënës ishte prezenca e gati me shumicë e të rinjve që shumë prej tyre
kishin lindur në Britani të Madhe dhe sa ëmbël e flisnin gjuhën Shqipe ata.

1
|
P a g e 


Drama kishte filluar me një përshkrim perfekt të ambientit të brendshëm Shqiptar të konakut
Shqiptar. Më pastaj një dialog i vogël në mes të kryefamiljarit me anëtarët e tjerë të familjes
kishte filluar si hyrje në jetën e përditshme të Kosovës së para-luftës. Të kujtonte ato ditët e
viteve 1997,98 dhe 1999. Kur soldateska gjakatare serbe ishte futur në konaket Shqiptare për
të marrë nderin e Shqiptarëve. Kohën kur paramilitarë të popujve të shpërndarë sllav kishin
ardhur të paguar nga cnjerëzia e milosheviqit për të bërë krime nëpër familjet e ndershme, të
urta dhe punëtore Shqiptare.Ishte koha e djallëzisë sllave mbi trupin e lashtë Shqiptarë që nuk
ishte ngopur prej së thithuri gjak Shqiptari.

“Loti i fundit që pikon” – tregojë edhe njëherë epërsinë tonë kombëtare tek vlerat kulturore
kur dijenia për të implementuar një dramë tragjike në një zhanër aq të vështirë nga realiteti i
hidhur, në formën e artit e të shprehurit artistik dhe skenatik, u bë një realitet i castit, realitet i
përjetshmërisë.

Aktorët e kësaj estrade sic mund ta quajmë ishin të shkëlqyeshëm. Konfidenca e tyre jo
vetëm e të shprehurit por edhe e përjetimit të ngjarjeve me aq përpikmëri dhe energji dhe elan
të vecantë ishte një fuqi dhe energji e madhe që e shtynte këtë dramë të renditej në njërën prej
dramave më të susksesshme me tematikë Shqiptare që është mbajtur ndonjëherë në Britani të
Madhe.

Këta artistë të vegjël me emrat e bukur ; Bujar, Flamur, Liza, Merita, Dardan etj bënë
mrekullinë në zemër të Londrës duke na dhënë edhe njëherë shpresë se e ardhmja është e
sigurtë në duar të tyre dhe se e shkuara e vuajtur e jona është pjesë e vetë-ekzistencës tonë sot
dhe përgjithmonë. Një grup i mirë i koreografëve dhe skenografëve sic ishin ;Dafina
Pashtriku-Kastrati , Hysen Kastrati,Pleurat Morina, prezentatorët Eleonora Seljmani dhe
Selman Lokaj – të gjithë u bënë pishtarë të një epoke të re të kulturës Shqiptare që mbartë me
vehte emrin e të sapolindurit – me të vërtetë jemi me fat t’i kemi këta punëtorë të komunitetit
që me aq miradi dhe punë të vështirë së bashku me dedikimet dhe pasionin e tyre na
lumturuan të gjithë dhe përherë mbetemi krenar me ata.

“Loti i fundit që pikon” në shumë nga zemrat tona kurrë nuk do të mbetet i tharë gjithnjë do
të jetë i gjallë , ndërsa ai lot dhashtë zoti t’i ndritë fytyrat e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e
tyre.e pikërisht këtë ka filluar ta bëjë një grup I të rinjve dhe profesionistëve të artit modern
dhe ata po I japin një pasqyrë tjetër komunitetit tone në Mbretërinë e Bashkuar – tanimë në
ajër po ndjehet era e ndryshimeve dhe të tjerët po marrin drejtimin përpara, iu lumtë dhe zoti
I bekoftë në aspiratat dhe punën e tyre.

2
|
P a g e 


Programi ishte udhëhequr nga Moderatorët : Eleonora Seljmani dhe Selman Lokaj.

Aktorët :

Familja – Skena e Parë :

Babai Bujari – Betim Hashani

Nëna Anita – Laura Gashi

Vajza Liza – Erika Fejzullahu

Djali Luli – Faris Selmani

Gjyshja – Sevime Gashi

Familja skena e dytë ;

Babi Flamuri – Lundrim Gashi

Nëna Merita – Kaltrina Mehmeti

Djali Dardani – Lorik Osmani

Ushtarët ;

Adrian Hashani, Taulant Rexhepi , Genc Hashani

Balerinat ;

Ardita Sadiku, Gresa, Ejona Dibra, Erisa Fejzullahu, Elona Buzhala

Koreografia – balerinat : Monique Rohan

3
|
P a g e 


Ndihmuan në organizim :

Albana, Fahriu, Rrustemi, Murati, Hyrija, Emanueli, Fahrija, Elita, Sabria, Kaltrina,
Nerimani.

Grupi Udhëheqës :

Skenografia dhe producent: Hysen Kastrati

Dritat dhe Editimi : Dafina Pashtriku-KAstrati

Xhirimi dhe efektet : Isidora Fejzullahu

Koreografia e Baletit: Monique Rohan

Muzika, skripti dhe kostumet : Newborn Kosova Club

Musafirë nga ambasada e Kosovës : Fran Sokoli ( Konsul I Ambasadës së Rrepublikës së


Kosovës në MB)

Koreografi a valleve : Sevime Gashi

• Grupi I Fëmijëve të vegjël “Valle me tupan”


• Grupi I të rriturve SHOTA
• Grupi I fëmijëve të rritur : “Vallja e Rugovës”, “Besa-Besë”, “ Vallja e pavarësisë”

Recitime të përgatitura nga mësuesja Elita dhe Sabrie :

• Pavarësia e Kosovës nga Gentiana Hashani

4
|
P a g e 


• Gëzuar pavarësia nga Ardita Sadiku
• Bac u Kry monolog nga Lorik Morina
• Oketa Shala, Janin Miftari, Diona Miftari

Intonimin e hymnit kombëtarë është bërë nga Narona Krasniqi.

Foto nga evenimenti :

5
|
P a g e 


6
|
P a g e 


7
|
P a g e 


8
|
P a g e 


9
|
P a g e 


10
|
P a g e 


You might also like