You are on page 1of 2

Busulla

Kompasi ose Busulla është paisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar


nga magneti dhe gjilpëra e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit
tokësor.
Ekzistojnë shumë llojesh kompasash (busulla) të prodhuara në vendet e ndryshme.
Disa nga to janë të thjeshta të dedikuara për qëllime shkollore, kurse disa tipe janë duke
u përsosur dhe zgjeruar me elemente të reja. Kur marrim parasysh lehtësitë që na krijon
kompasi s’ka dyshim se është mjet i pa zëvendësueshme për orientimin e hartës dhe
në teren.
Kompasi, zakonisht është një kuti (7 për 7 cm), kapaku i të cilit kur hapet, qëndron në
pozitë 90 shkallë dhe nga ana e mbrendshme është pasqyrë. Në qendër të fushës
është boshti mbi të cilën është mbështetur gjilpëra e lirë magnetike. Përreth saj janë
shënuar me germa anët e horizontit : E (East - Lindja) W (West – Perëndimi), N (North -
Veriu) dhe S (south - Jugu). Jo larg pikës N lokalizohet një pikë që tregon mesataren e
këndit të deklinacionit. Përreth këtyre shënimeve ekziston shkallëzimi seksagezimal
(360 shkallë) dhe ndarja në promil (në një mijë pjesë). Materiali i përdorur për punimin e
kompasit duhet të ketë cilësi jomagnetike, kurse shenjat kryesore fluoreshente.

Kompasi (Busulla)

Busulla është një shpikje kineze që ka një


moshë 1800 vite. Në fillim përdoreshin
disa gurë të magnetizuar për të ndërtuar
tavolinat, derisa dikush vuri re se gurët
gjithmonë shënonin të njëjtin drejtim duke
i hapur kështu rrugë ndërtimit të busullave
të para. Busullat e para ishin shigjeta të
magnetizuara që plluskonin në enë plot
me ujë, por që me kalimin e kohës u
përmirësuan dhe u reduktuan në
madhësinë, derisa u shndrruan në
instrumente xhepmbajtëse. Shigjetat e
magnetizuara që përdoren sot u shfaqën
në Kinë mes vitit 850 dhe 1050 dhe
shumë shpejt u përhap përdorimi i saj tek
lundërtarët. I pari që e përdori një busull
ishte Zheng He, një lundërtar nga
provinca e Yunnan-it dhe që realizoi një sërë udhëtimesh oqeanike në vitet 1405 –
1433. Kurioze është se busullat kineze shënojnë gjithmonë jugun, ndërsa ato europiane
shënojnë veriun dhe sipas disa kërkuesve busulla europiane është një shpikje e pavarur
nga ajo kineze. Arabët ka të ngjarë që e kanë huazuar shpikjen kineze, si dhe hartat
ashtu edhe busullat shënojnë jugun në vend të veriut. Për shekuj busulla ka qenë
instrumenti i orientimit më i rëndësishëm për njeriun. Tani po zëvendësohet nga
aplikacione GPS që ofrojnë më shumë informacion dhe saktësi. Madje edhe busullat
xhiroskopike të avionëve janë kalibruar përmes lazerit.

Përdorimi i busulles
Kompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të
horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinezë
dhe evropianë dikur në shekullin XII. HISTORIA Busulla është një shpikje kineze që ka
një moshë 1800 vite. Në fillim përdoreshin disa gurë të magnetizuar për të ndërtuar
tavolinat, derisa dikush vuri re se gurët gjithmonë shënonin të njëjtin drejtim duke i
hapur kështu rrugë ndërtimit të busullave të para. Busullat e para ishin shigjeta të
magnetizuara që plluskonin në enë plot me ujë, por që me kalimin e kohës u
përmirësuan dhe u reduktuan në madhësinë, derisa u shndrruan në instrumente
xhepmbajtëse. Shigjetat e magnetizuara që përdoren sot u shfaqën në Kinë mes vitit
850 dhe 1050 dhe shumë shpejt u përhap përdorimi i saj tek lundërtarët. I pari që e
përdori një busull ishte Zheng He, një lundërtar nga provinca e Yunnan-it dhe që realizoi
një sërë udhëtimesh oqeanike në vitet 1405 – 1433. Kurioze është se busullat kineze
shënojnë gjithmonë jugun, ndërsa ato europiane shënojnë veriun dhe sipas disa
kërkuesve busulla europiane është një shpikje e pavarur nga ajo kineze. Arabët ka të
ngjarë që e kanë huazuar shpikjen kineze, si dhe hartat ashtu edhe busullat shënojnë
jugun në vend të veriut. Për shekuj busulla ka qenë instrumenti i orientimit më i
rëndësishëm për njeriun. Tani po zëvendësohet nga aplikacione GPS që ofrojnë më
shumë informacion dhe saktësi. Madje edhe busullat xhiroskopike të avionëve janë
kalibruar përmes lazerit.

You might also like