You are on page 1of 4

DETYRE

Tema:Fazat e henes.

Hëna  është sateliti i vetëm natyror i Tokës , njëherit sateliti i 5-të për nga madhësia në sistemin tonë
diellor, trupi qiellor më i afërt me planetin tonë  dhe i vetmi në të cilin ka arritur të shkelë njeriu.
Shpeshherë arrijmë ta ndeshim atë në qiell gjatë netëve të vitit, por a kemi ndaluar ndonjëherë të
analizojmë dukjen e saj? Mbase disa nga ne po, por megjithatë i vetmi konkluzion që mund të
nxjerrim është se ajo ka formë “rrethore”, ”gjysmërrethore” etj., dhe asgjë më shumë. Kjo mund të
arsyetohet me shpjehimin se padyshim një analizë më e hollësishme është e vështirë për t’u bërë me
sy, pa përdorur ndonje instrument astronomik. Sidoqoftë, çfarëdo vështrimi të bëhet vlen të
përmendet se nga Toka mund të shihet vetëm njëra pjesë e Hënës (59%), ndërsa ekziston edhe ajo
pjesa që ne nuk arrijmë ta shohim. Arsyeja pse ne gjithmonë kemi vetëm pamjen e njërës hemisferë
është fakti se Hëna rrotullimet rreth boshtit të vet dhe rreth Tokës i kryen në të njejtën kohë.
Pjesa e Hënës të cilën e shohim nga Toka ndryshe quhet edhe “pjesa e afërt” ose “pjesa e
ndritshme”, ndërsa ajo e cila nuk shihet quhet “pjesa e largët” ose “pjesa e errët”. Këto emërime kanë
rrjedhur vetëm nga përshtypja jonë, sepse faktikisht që të dy hemisferat janë njëlloj të ndriçuara.
Pjesa e padukshme për herë të parë është fotografuar nga sonda sovjetike “Luna 3” më 7 tetor 1959.

Karakteristikat e Henes

 Largësia mesatare e qendrës së Hënës nga ajo e Tokës është 384,405 km, afërsisht sa 30 herë
diametri i Tokës.
 Hëna kryen një orbitë (rrugë rrethore) rreth Tokës çdo 27.3 ditë (muaji siderik), kohë për të cilën e kryen
edhe një rrotullim të plotë rreth vetes, ndërsa rreth Diellit ky satelit lëviz bashkë me planetin tonë
(sistemi Tokë-Hënë), për këtë arsye shpesh ky sistem quhet “planet i dyfishtë”, dhe ndryshimet
periodike gjeometrike të sistemit Tokë-Hënë-Diell janë përgjegjëse për fazat e Hënës, që përsëriten çdo
29.5 ditë (muaji sinodik).
 Diametri i Hënës është 3.474 km.
 Sipërfaqja (3.793x10^7 km²) është më e vogël se 1/10 e Tokës, përafërsisht sa sipërfaqja e Rusisë,
Kanadasë dhe SHBA-ve së bashku.
 Vëllimin e ka rreth 2% e vëllimit të planetit tonë dhe masën 81 herë më të vogël (7.3477x10²²km).
 Tërheqja gravitacionale është rreth 6 herë më e dobët se sa ajo e Tokës, ndërsa fusha magnetike diku
te 100 herë më e dobët.
 Pjerrtësia e boshtit të orbitës së Hënës është 6.68°, krahasuar me pjerrtësinë e boshtit të ekliptikës së
planetit Tokë që është 16.76°.
 Rrezja e këtij sateliti natyror është 1.738km (afërsisht 4 herë më e vogël se e Tokës).

Siperfaqa e henes
Sipërfaqen e Hënës e përbëjnë detet (30%) dhe kontinentet (70%), gjithashtu karakteristike për
relievin e saj janë edhe strukturat unazore, që ndryshe quhen kratere. Vetëm në anën e dukshme
janë përafërsisht 300 000 kratere me diametër më të madh se 1 km, e ka edhe të atillë me diku
200 km diamtër të gjatë. Detet e Hënës nuk kanë ujë por ky emertim eshtë ruajtur nga lashtësia. Ata
janë të rrethuar me vargmale, të cilat quhen me emra të vargmaleve tokësore.
Formimi
Sikur për çdo trup që ekziston që para qindra–mijëra–miliona apo miliardë vitesh ashtu edhe për
Hënën mënyra e formimit të saj mbetet ende një pikëpyetje e madhe për një pjesë të madhe të
njerëzimit, megjithë hipotezat që janë paraqitur.
Hëna mendohet të jetë formuar diku para 4.6 miliardë vitesh , respektivisht diku 30–50 milionë vjet
pas formimit të sistemit diellor. Një hipotezë e vjetër thotë se sateliti i Tokës u formua duke u
shkëputur një copë nga korja e planetit tonë dhe u largua si pasojë e forcave centrifugale. Supozim
tjetër është se Hëna u formua krejt diku tjetër por Toka e tërhoqi atë me forcë gravitacionale. Disa
mendojnë edhe se Hëna u krijua bashkë me planetet tjera të sistemit diellor, e shumica përkrahin
hipotezën se Hëna së bashku me Tokën, përkatësisht sistemi Tokë–Hënë, u formua si gjithë trupat e
tjerë qiellor nga “shpërthimi i madh”.

Fazat e Hënës
Varësisht nga pozita, që e zë Hëna në krahasim me Tokën dhe Diellin,  dallojmë disa faza, të cilat e
bëjnë që ajo të duket jo gjithherë në formë rrethi.
Kur Hëna gjendet mes Tokës dhe Diellit na është kthyer pjesa e errët e saj, fazë kjo që quhet
"Hëna e re". Hëna e re lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje bashkë me Diellin. Pas
kësaj faze Hëna zhvendoset kah lindja. Ajo lind gjatë ditës, perëndon pas perëndimit të Diellit
dhe në mbrëmje duket më së miri. Në këtë fazë brinjët e draprit janë të kthyera kah lindja.
Shtatë ditë pas Hënës së re, krijohet "çereku i parë". Në këtë fazë ajo i përngjan shkronjës
‘D’. Lind rreth mesditës dhe perëndon rreth mesnatës.
Pas katërmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë ditësh nga Hëna e re, Hëna gjendet në anën e
kundërt me Diellin, kështu që e gjithë sipërfaqja e kthyer nga Dielli ndriçohet. Këtë fazë e
quajmë "Hëna e plotë". Në këtë fazë Hëna lind në mbrëmje, perëndon në mëngjes. Nga Hëna
e plotë pjesa e ndriçuar fillon të zvogëlohet. Brinjët e draprit kthehen kah perëndimi.
Në "çerekun e fundit" Hëna lind rreth mesnatës dhe perëndon rreth mesditës. Kështu nga
Hëna e plotë deri në Hënën e re pjesa e ndriçuar e saj vazhdimisht zvogëlohet, derisa dy–tri
ditët e fundit të ciklit Hëna gati sa nuk vërehet fare.
Cikli i plotë i ndërrimit të fazave të satelitit tonë natyror quhet "muaj sinodik".
Fazat hënore shfrytëzohen edhe si bazë kalendarike në disa vende të lindjes.

You might also like