You are on page 1of 2

Dielli si ylli ynë më i afërt

Dielli si ylli ynë më i afërt


-Dielli është ylli ynë më i afërt.Nga planeti tokë është në largësi mesatare prej afër 150 million kilometrash.Më
04.07. dielli nga toka është larg 152 million kilometra dhe kjo pozitë quhet aphel,ndërsa më 03.01. dielli nga toka
është afër 147 million kilometra dhe kjo pozitë quhet perihel.Dielli ka rëndësi të madhe për token.Ai është burimi i
dritës dhe i nxehtësisë që e mundësojnë jetën në tokë.
-Sipas formës masa diellore është një tërësi e cila përbëhet prej katër sferave koncentrike të cilat dallohen për nga
karakteristikat e tyre fizike.Ato janë:bërthama diellore,fotosfera,kromosfera,dhe korona diellore.
-Dielli së bashku me nëntë planetet tjerë:Merkuri,Venera,Toka,Marsi,Jupiteri,Saturni,Urani,Neptuni,Plutoni dhe 61
satelitët natyrorë të planeteve,mbi 2000 planetoide apo asteroid dhe një numër i panjohur kometash dhe meteoresh e
përbëjnë sistemin tone diellor.
-Dielli në masë është 108 herë më i madh se planeti tokë.

You might also like