You are on page 1of 2

Brezi verior mesatar i nxehtësisë

-Tipi verior klimatik-vegjetativ mesatar përfshin sipërfaqen më të madhe të territorit të Europës.Në të janë të
përfshirë këta tipa klimatike:tipi atlantik,tipi mesatar-kontinental,dhe tipi kontinental.
-Tipi klimatik Atlantik e hasim në brigjet e oqeanit Atlantik në Europë Perëndimore,si dhe në ishujt që ndodhen në
këtë oqean.Ky tip lind si pasojë e ndikimit të oqeanit Atlantik,të erërave perëndimore dhe të rrymës së
Golfstrimit.Tipi Atlantik I klimës karakterizohet me verëra të freskëta dhe me dimra të nxehtë dhe me reshje.Limanet
më veriore të Europës Hamerfest dhe Murmansk në gadishullin të Skandinavisë kurrë nuk ngrijnë për shkak të
rrymës së Golftrimit.
-Tipi klimatik mesatar-kontinental I përfshin pjesët qendrore të kontinentit të Europës.Ai përbëhet nga vargmalet e
Alpeve dhe të Karpateve në jug,deri në Detin e Veriut dhe Detin Baltik në veri.Kjo klimë karakterizohet me vera të
nxehta mesatare dhe me dimra të ftohtë mesatarë dhe me sasi të mjaftueshme reshjesh gjatë vitit.
-Tipi klimatik kontinental më së shumti është I përhapur në pjesët lindore të Europës.Ky tip përfshin hapësirën e
Ultësirës së Europë Lindore,ultësirës së Vllahisë,dhe ultësirës së Panonisë.Ky tip karakterizohet me vera të nxehta
dhe të thata dhe me dimra shumë të shpër dhe të ftohtë.Varësisht nga reshjet tipi continental ndahet në tip continental
të lagët dhe në tip kontinental stepash.
-Tipi i klimës mesdhetare është I shtrirë në brezin e bregut detar të detit Mesdhe,si dhe të deteve anësore të tij dhe të
grupeve ishullore.Karakterizohet me vera të thata dhe shumë të nxehta dhe me dimra të butë dhe lagështi të
madhe.Përfaqësohet me një vegjetacion specific –makiia,kultivohen edhe
agrumet(limona,mandarina,portokalla,kivi).
Brezi i ftohtë
-Brezi I ftohtë përfshin dy tipa klimatikë të vegjetacionit:polar dhe nënpolar.
-Tipi klimatik-vegjetativ polar përfshin pjesën më veriore të Europës,përkatësisht hapësirën e oqeanit të Ngrirë të
Veriut me ishujt.Në këtë pjesë të Europës kemi klimë polare.Ajo karakterizohet me dimra shumë të gjatë dhe të
ftohtë,me erëra të forta dhe me sasi shumë të vogla reshjesh bore.
-Tipi klimatik-vegjetativ nënpolar shtrihet më në jug se tipi polar dhe i përfshin pjesët verilindore të Europës.Ky tip
karakterizohet me dimra të gjatë dhe të ftohtë,që zgjasin prej shtatë deri dhjetë muaj në vit dhe me vera të
shkurtra.Derisa zgjat vera e shkurtër,bora dhe akulli shkrihen dhe krijohen një numër i madh
moçalesh(tundra).Banorë e rrallë që jetojnë aty(eskimezet)merren kryesisht me gjueti dhe me peshkatari,si dhe me
kultivimin e irvaseve.

You might also like