Professional Documents
Culture Documents
Pdfslide - Tips Projekt Gjeografi
Pdfslide - Tips Projekt Gjeografi
Lenda: Gjeografi
Tema: Afrika
Objektivat:
Pozicioni gjeografik
Pasurite natyrore (relieve,klima,hidrografia,bota bimore,shtazore)
Popullimi (karakteristikat)
Problemet e rajonit
Roli I rajonit ne politiken boterore
Afrika është njëri nga kontinentet e rruzullit tokësor. Përndryshe është i njohur
edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berberë të cilët janë
popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin
Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë
së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka
shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike(mungesë e të
ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell).
Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37°
të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi
perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.
Relievi
Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e
rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes.
Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe
pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.Në fizionominë primare, Afrika
paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat
(pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë
sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në
lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me
lartësi 5895 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi,
Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas,
të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i
takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia
morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të
Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.
Popullsia
Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e
panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk janë marrë me studimin e
këtyre problemeve.Afrika ka një popullatë prej 922.011.000 (2005). Aty popullsia
ndahet në dy grupe : negroide dhe jonegroide.
Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet
në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët
në pjesët tjera.
Popullsia jonegroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet
në hamitë dhe semitë.