You are on page 1of 1

AFRIKA

Afrika është njëri nga shtate kontinentet e rruzullit tokësor. Ndryshe është i njohur edhe si kontinenti i
zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berbere të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore.
Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e
cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika
ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe
latinisht aprica (me diell). Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug mendohet
të ketë formë veshi dhe kokë kali. Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë
midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi
perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore. Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në
veri,Kepi Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.
Shkretetira e Saharase
Saharaja është shkretëtira e dytë për nga madhësia pas Antarktikut në botë, me 9 000 000 km² e cila
gjendet në veri të Afrikës. Sipërfaqja e Saharasë është përafërsisht sa 50 shtetet e SHBA-ve. Emri i
Saharasë rrjedh nga nje fjale arabe që do të thotë shkretëtirë. Saharaja, ashtu siç është sot ekziston që
prej 3.500 vjet. Mendohet se në Sahara shumë kohë më parë ka pasur lumenj dhe mendohet se janë
ende nën rërën e kësaj shkretëtire. Mendohet se rezervat e saj nëntokësore janë rreth 15 miliardë km³
ujë. Kohët e fundit shtetet më të zhvilluara si Libia kanë filluar ta përdorin këtë ujë. Aty ka pak oaze në
krahasim me sipërfaqen. Oaza më e madhe në Afrikë është lugina e lumit Nil.
Hidrografia
Afrika ka një rrjet të pasur me lumenj dhe liqene. Shpërndarja e lumenjve dhe e liqeneve nuk paraqitet
e njëjtë. Pjesa më e madhe e lumenjve të Afrikës, si: Kogo, Nigeri, Oranzhi dhe Senegali, derdhen
në Oqeanin Atlantik, lumi Zambezi dhe Limpopo derdhen në Oqeanin Indian dhe lumi Nil në Detin
Mesdhe. Kjo ndodhë sepse sipërfaqja e Afrikës më tepër është e pjerrët pra anon nga ana e Oqeanit
Atlantik. Gjithashtu Afrika është e pasur me shumë liqene ku mund të përmendim liqenet: Viktoria,
Tanganika etj. Liqeni më i madh me sipërfaqe është Viktoria me 68.800 km². Liqeni më i thellë është
Tanganika me 1470 m.
Bimesia
Kontinenti afrikan ka bimësi të zhvilluar. Zonat bimore janë: zona e bimësisë mesdhetare, shkretinore,
savanet, stepat dhe pyjet e lagështa ekuatoriale.
Në Afrikë ka shumë liqene shkretinore (shote) të përhapura kryesisht në pjesën veriperëndimore të
kontinentit. Në pjesën jugore të Saharasë shtrihet LIQENI i CADIT, sipërfaqja e të cilit ndryshon nga
11 000 - 22 000 km².
Popullsia
Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe
e njëanshme sepse kolonialistët nuk u morën me studimin e këtyre problemeve. Afrika ka një
popullatë prej 1.111 miliardë (2013). Aty popullsia ndahet në dy grupe: negroide dhe jo-
negroide.
Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe
bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.
Popullsia jo-negroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe
semitë.

JONA MITRUSHI

You might also like