You are on page 1of 5

130 languages

 Artikulli
 Diskutim
 Lexo
 Redakto
 Redakto nëpërmjet kodit
 Shihni historikun
Arabët (arabisht: ‫عرب‬, ‘arab) janë një popull që
flasin gjuhën arabe, e janë kryesisht të vendosur
në Gadishulli Arabik, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën
Veriore.
Në kuptimin e gjerë arabë është çdo njeri që flet gjuhën
arabe si gjuhë amtare. Shtrirja e arabëve në kuptimin e
gjerë është nga pjesa jug-perëndimore e
Azisë nëpër Afrikën veriore deri në mes dhe jug
të Sudanit dhe në bregdetin lindorë të Afrikës, diku 150
milion njerëz.
Arabët janë pjesërisht popuj endacakë (Beduinët) dhe
pjesërisht popuj bregdetarë të vendosur (Fehlahët),
Zanatli dhe Tregtarë. Në shekullin e VII ishin bartës
të fesë së myslimanëve dhe e shtrinë ndikimin e fesë
Islame nëpër Afrikën veriore deri në Spanjë.
Arabët në mesjetë dhanë kontribute të dalluara në
literaturë dhe shkencë. Në shekullin e XVI ranë nën
sundimin osmanë. Ndërsa në kohën moderne nën
sundimin të pjesërisht të britanikëve dhe francezëve. Pas
luftës së parë dhe të dytë botërore u krijuan disa shtete
arabe.
Po me këtë fjalë në rrethet e ngushta të kalorësve dhe
blegtorëve që merren me rritjen e kuajve përdoret ky
termë për kuajt e rasës araba, një ndër rasat më të mira.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura arabe në Andaluzi (Spanjë, shek. 12)

Arabia para-islame: Nder civilizatat me te njohura ishin


ato te Tamudit, qe ekzistuan rreth vitit 3000 p.e.s. deri ne
vitin 300 e.s., dhe ajo e Dilmunit qe ka ekzistuar rreth
mijevjeqarit te 4et p.e.s. deri ne shekullin e 600 e.s.. Si
shtese, gjate fillimit te mijevjeqarit te 1, kishte disa
mbreteri ne Jugun e Arabise si Sabeanet, dhe pjeset
bregdetare ne lindje te Arabise, qe ishin te udheheqera
nga Partianet Iranian dhe Sasaniet prej vitit 300 p.e.s.
Feja ne Arabine para-islame, ishte e perbere nga disa
besime vendore monoteiste, Krishterizmi, Jahudizmi.
Origjina Semitike: Disa nga teorite e vendosin origjinen e
popullit Semit ne gadishullin Arab. Sidoqofte, disa analiza
Bajesiane e kane identifikuar një origjine te një gjuhe para-
semitike ne Levant (qe sot janë shtetet e Syrise, Qipres,
Izraelit, Jordanise,Palestines, Turqise dhe te Libanit).
Popujt e hershem Semitik jo Arab prej nga Lindja e Afërt
te lashtesise, si Siret, Akadianet (Asirianet dhe
Babilonaset), Amoritet, Izraelitet, Eblaitet, Ugaritet,
Kananejte, kishin ndërtuar qyteterimet ne Mesopotami (qe
sot janë Iraku, Siria dhe Kuvajti), Arabine Lindore dhe ne
Levant, dhe gjenetikisht keta u perzien me njeren mbi
tjetren. Me kalimin e kohës ngadale e humben pushtetin
politike te Lindjes se Afërt si pasoje e trazireve te
brendshem dhe nga sulmet e popujve jo-Semit.
Megjithese Semitet perfundimisht e humben kontrollin
politik ne Arabine Perendimore nga shkaku i Perandorise
Perse, gjuha Aramakisht mbeti si gjuhe e zakonshem e
Asirise, Mesopotamise dhe Levantit. Aramakishtja u
zevendesua nga Greqishtja si gjuha me prestigj e Azise
Perendimore mbas sundimit te Alexandrit te Madhe, edhe
pse Aramakishtja sot mbijeton ndërmjet Krishtereve
(Qaldo - Asirianet) dhe nga Mandeanet ne Irak, veri lindje
te Sirise. Jug-Lindje te Turqise dhe veri perendim te Iranit.
Nga historianët llogaritet që arabët deri para shekullit I-të
p.e. sonë kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të
gadishullin arab dhe diku nga fundi i shekullit e kanë
populluar edhe pjesën jugore të gadishullit.
Si degë ekonomike kishin të zhvilluar punimin e tokës dhe
kultivimin e Deveve (gjithashtu por më pak të deleve dhe
dhive) që ishin ngushtë të lidhura me jetë fshatare
endacake (nomade). Kultivimi i Deveve ishte një degë që
përdorej për tregti me vendet e largëta dhe që e
garantonte ekonomin e çobanëve dhe fshatarëve. Fjala
"Arab" përshkruan një fshatarë apo çobanë të këtyre
vendeve. Jeta shoqërore këtyre fshatarëve e çobanëve
ishte e ndikuar nga fisi i cili kryesohej nga Prirësi
(arab.: Sheik). prirësi i fisit kryente detyra të ndryshme
shoqërore përbrenda fisit siç është p.sh. gjykimin e
ngatërresave, dhënien ndihmë të vobektëve si dhe
shpalljen e luftës. Këto detyra ai i kryente në pajtim me
plakun e fisit që ishte njëherit anëtari më i moshuar.
Shikuar nga besimi, arabët besonin në shumë perëndi
(Politeistë). Në shekullin IV dhe V në disa grupe arabe si
Nabateët dhe Lamidët përhapet feja krishtere. Sipas
Kuranit (22/78) përmendet një varrezë e "Besimit të
Ibrahimit". Këta nuk e përdornin për ushqim mishin e derrit
mirëpo jetonin me norma e zakone të këtij religjioni.
Populli arab para ardhjes së islamit ishte një popull mjaft i
prapambetur sa që nuk zgjonte interesimin për ta pushtuar
askush meqë ishte zonë shumë e pazhvilluar dhe e
katandisur në humnerë.
Paraqitja e Profetit Muhamet dhe fesë Islame në
Gadishullin Arabik ishte kthesë e madhe për këtë rajon,
meqë Profeti arriti që pas një periudhe 23 vjeçare të luftës
ndaj idhujtarisë në qytetin e Mekes dhe konkretisht fisit
Kurejsh, të bënte një shtet që i bashkonte shumicën e
arabëve të quajtur më vonë Kalifat ( Hilafet).
Lufta dhe konflikti mes perkrahesve te Profetit dhe
Kurejshëve erdhi dhe u egzagjerua pas shpërnguljes së
Muhamedit (a.s) ne Jethrib (Medina e Sotme), atje filluan
dhe lufterat frontale mes dy grupeve. Beteja e pare ishte
ajo e Bedrit, pastaj ajo e Uhudit e kështu me radhe, vetëm
sa ishte gjallë Profeti u zhvilluan diku rreth 28 luftera.
Megjithate zhvillimin edhe me te hovshëm shteti tanime i
krijuar islam e sheh gjatë periudhes së pasardhesve te
Muhamedit (a.s) gjegjesisht shokeve te tij si Ebu Bekiri,
Osman bin Afanit, Omer Bin Hatabit Ali bin Ebu Talibit.
Gjate periudhes kur hilafeti gjendej ne doren e burrave te
lartecekur gjendje politike, ekonomike, kulturore e
shoqërore ishte ne ngritje e zhvillim te madh.
Masat e ndermarra nga keta udheheqes te njohur ndere
mysliman me titullin 'udheheqesat e drejtë', ofruan një
mundesi dhe u krijua një bazament mjaft i fuqishem qe
paskëtej në periudhat e mevonshme shteti islamo-arab te
lulezonte dhe ndikimi i civilizimit islam te arrinte zenitin si
p.sh periudha e dinastisë Emevite, Abasite etj.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


[[Kategoria:Njerëz sipas kombësisë])
Kategoria:
 Arabë
 Kjo faqe është redaktuar për herë te fundit më 21 prill 2022, në orën 11:35.
 Të gjitha materiale

You might also like