You are on page 1of 1

Tipat klimatike në R.M.V.

-Në R.M.V. janë të pranishme tri tipa klimatikë:klima mesdhetare,klima kontinentale,klima malore.
-Klima mesdhetare formohet nën ndikimin e depërtimit të ndikimeve të ngrohta prej Detit Egje nëpërmjet luginës se
lumit Vardar,lugina e Strumicës dhe fushëgropës së Dojranit.Ndikime më të mëdha të kësaj klime ndihen në
fushëgropën e Gjevgjelisë-Vallandovës,fushëgropën e Dojranit,deri në Demir Kapi.Me ndikim më të dobët kjo klimë
është prezente edhe në fushëgropë e Dibrës,këtu kjo depërton prej detit Adriatik,nëpërmjet Drinit të Zi,ndërsa
pjesërisht edhe në fushëgropën e Ohrit-Strugës.Klima mesdhetare karakterizohet me verëra të ngrohta dhe të thata
dhe me dimra të butë dhe reshje.
-Klima e mesme kontinentale është e përfaqësuar në Pellagoni,Prespë,Kërçovë,Ovçe Pole,Kumanovë,Sllavishte dhe
Maleshevi.Gjatë dimrit këto hapësira janë nën ndikimin e masave të ftohta ajërore prej veriut,kurse gjatë verës
masat e ngrohta të ajërit depërtojnë prej jugut.Klima kontinentale karakterizohet me dimra me lagështi e të ftohtë
dhe me verëra të ngrohta dhe të thata.
-Klima malore paraqitet në malet që kanë lartësi mbidetare mbi 1000 metra.Temperatura e ajërit në malet tona
zvogëlohet me zmadhimin e lartësisë mbidetare,ndërsa reshjet janë më të mëdha.Klima malore karakterizohet me
dimra të gjatë e të ftohtë dhe me reshje bore,ndërsa verërat janë të shkurtëra dhe të fresketa.Pranvera është me e
ftohtë se vjeshta.

You might also like