You are on page 1of 8

Toka, gjithËsia

Gjithësia
Gjithësia është hapësira e pafund me të gjithë
trupat qiellorë. Ajo mban brenda çdo gjë që
ekziston. Galaktikat mbajnë yjet planetet dhe trupa
të tjerë qiellorë. Sistemi ynë diellor përmban 9
planete: Mërkuri, Venusi, Toka, Marsi, Jupiteri,
Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni.V
Gjithshtu kemi edhe trupat qiellorë, të cilët ndahen
në planete, satelitë, kometa, meteorë dhe asteroidë.
Toka, gjithËsia
TOKA
Toka është i vetmi planet i njohur për jetën që mbart
mbi vete. Kjo për shkak se ka shumë burime
jetësore.
Toka është në rrotullim të vazhdueshëm, por të
pakuptueshëm. Ajo rrotullohet rreth vetes dhe
Diellit.
Gjithashtu në tokë ka ekuinokse dhe solstice. Një
ekuinoks ndodh kur Toka qendron në atë pjesë të
orbitës kur dita dhe nata janë të barabarta.
Ekuinokset datojnë më 21 Mars dhe 23 Shtator.
Solstici ndodh kur Toka qëndron në atë pjesë të
orbitës kur nata ose dita është më e gjatë se njëra apo
tjetra.
Solsticet datojnë më 21 Qershor dhe 22 Dhjetor.
Toka, gjithËsia
EKLIPSET
Toka dhe Hëna rrotullohen vazhdimisht rreth Diellit.
Gjatë kësaj rruge ato pengojnë dritën e njëra-tjetrës.
Kjo është një dukuri e rrallë që njihet me emrin
eklips.
Eklipsi i Hënës ndodh kur toka kalon midis Hënës
dhe Diellit dhe bën që Hëna të bjerë në hijen e
Tokës.
Eklipsi I Diellit ndodh kur Hëna kalon midis Diellit
dhe Tokës. Ndonjëherë ky eklips nuk mund të shihet
pa syze të veçanta. Kur Hëna del midis Diellit dhe
Tokës sipërfaqja e jashtme e Diellit, e njohur si
KORONA duket rreth Hënës.
Hëna, ndryshe, sateliti i vetëm i Tokës është trup
qiellor i mbajtur nga graviteti i Tokës. Temperaturat
në Hënë mund të arrijnë deri në 123oC gjatë ditës
ndërsa gjatë natës temperatura mund të bjerë deri ne
-123oC. Kjo ndodh sepse Hëna nuk ka atmosferë.
Hëna ka 4 faza: Hënë e plotë, Gjysmë - Hënë, çerek
- Hënë dhe Hënë e re.
Toka, gjithËsia
DIELLI, YLLI YNË
Dielli është një lëmsh gjigant gazesh që digjen në
një temp. 5500oC. Atë e njohim më mirë nga të
gjithë yjet e tjerë, sepse ai bashkë me planetet e tjerë
përbëjnë sistemin diellor.
Planetet mbahen rreth Diellit për shkak të forcës
gravitacionale që ai ka.
Në sipërfaqen e Diellit ndonjëherë shihen disa njolla
të zeza, të quajtura “njollat e Diellit”. Ato janë të
tilla, sepse janë pak më të ftohta se nxehtësia e
sipërfaqes së Diellit.
YJET
Yjet janë masa gazesh që digjen në një temperaturë
të caktuar. Sipas nxehtësisë në të cilën ato digjen
marrin edhe ngjyrën e tyre. Ndonjëherë yjet mund të
formojnë edhe forma të quajtura yjësi.
Toka, gjithËsia
NË BRENDËSI TË TOKËS
Ne mund të dimë shumë gjëra për Tokën, por ajo akoma
mban disa sekrete në brendësi të saj. Toka përbëhet nga 3
shtresa të quajtura: korja, manteli dhe bërthama.
Toka ka forca endogjene dhe ekzogjene. Disa nga forcat
eksogjene janë edhe lëvizjet e pllakave tektonike, që
ndonjëherë largohen nga njëra-tjetra dhe krijojnë të çara.
Si pasojë e lëvizjes së pllakave formohen edhe vargmalet
e larta. Gjithashtu dhe kontinetet lëvizin si pasojë e
lëvizjes së pllakave tektonike.
Para 200 milionë vjetësh, kontinentet ishin të bashkuar,
por që kur filloi lëvizja e pllakave tektonike ata filluan të
ndaheshin pak e nga pak duke marrë formën që kanë edhe
sot.
Toka, gjithËsia
TËRMETET
Tërmetet janë lëkundje të fuqishme të Tokës, gjithashtu të
shkaktuara nga lëvizjet më të shpejta dhe më të fuqishme
të pllakave tektonike. Ato kanë një vatër dhe një
epiqendër. Një tërmet matet me sizmograf. Tërmetet
maten me dy shkallë: shkalla Rihter, që i klasifikon
tërmetet sipas madhësisë së valëve dhe energjisë së çliruar
dhe shkalla Merkal që i klasifikon tërmetet sipas dëmeve
që kanë shkaktuar.
Në vendet ku tërmetet janë më të shpeshta, merren masa
në ndërtimin e bazave më të forta për ndërtesat.
Toka, gjithËsia

PUNOI: ETIEN BAKU


V-A
Toka, gjithËsia

You might also like