You are on page 1of 2

Planetët:

Planeti është një trup qiellor, që nuk ndriçon, ka një masë të mjaftueshme për
vetë rëndesë për të mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të mbajë
baraspeshën hidrostatike dhe lëviz në një orbitë keplerike përreth një yll etj.
Planetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas largësisë nga Dielli. Plutoni në
vitin 2006 u përjashtua nga planetët e kategorisë së parë, prandaj sot pranohen
vetëm 8 planetë kryesorë të sistemit tonë diellor, të cilët mbajnë emra kryesisht
të mitologjisë romake, përveç Uranit që e ka grek. Ditët e javës gjithashtu mbajnë
emrat e planetëve, Diellit dhe Hënës.

Sistemi Diellor:
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen rreth
Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të
ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Sistemi
diellor është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë
xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël.
Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një
numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe
pluhuri ndëryjor.
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka,
Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej
tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së
Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë
prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar
sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake.

Asteroid:
Asteroid ështe një trup qiellor qe vertiten rreth Diellit sipas orbitash te perfshira
kryesisht ndërmjet orbitave te Marsit dhe te Jupiterit. Quhen gjithashtu edhe
planetoidë, por sot kjo fjalë ka marre tjetër kuptim. Janë planete shumë te vegjel.
Me i madhi prej tyre, Ceresi, e ka diametrin prej 800 km.
Ne vitin 1772, Johann Elert Bode, duke llogaritur largesine e planeteve te njohur,
verejti një farë lidhjeje reciproke ndërmjet tyre (Rregulli i Titius-Bodes) dhe arriti
ne përfundimin se ndërmjet Marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe një planet
i panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Giuseppe Piazzi zbuloi një
objekt te ngjashem me një yll, që rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne
largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi një
planet tjetër te vogle, Pallasin (Palladën). Një vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807
Vesta, dhe pas shumë vite shkeputjeje, me 1845 Astreja, e kështu me radhe. Që
atëherë janë zbuluar një numer i madha asteroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit
1891, kur u përdor fotografia. Tashmë u janë llogaritur orbitat më shumë se 1700
trupave të tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra
mijera, megjithese shumë prej tyre janë teper te vegjel dhe nuk mund te
vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit në orbita
që perfshihen midis atyre te Marsit dhe te Jupiterit.

Kometa:
Kometet ose yjet me bisht. Këta trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me
bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të
papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen
Diellit vetëm për periudha të shkurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet
e diellit e ngrohin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe
pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të
gjatë i quajtur bishti i kometës , me gjatësi nga 10 deri në 900 milionë
km.Kometat kanë tre pjesë kryesore: koka, trupi dhe bishti. Ajo është asteroid i
cili gjatë lëvizjes dhe shpejtësisë krijohen shkëndija që neve na duken si Yje me
bisht. Kometa me e njohur është kometa e Halleit që i afrohet tokës dhe bëhet e
dukshme cdo 76 vjet .Herën e fundit ajo është parë në vitin 1985.

Meteor:
Meteori është trup qiellor që lëviz brenda hapësirës së sistemeve të yjeve. Lëvizja
e këtyre trupave mund të shikohet thjeshtë me sy. Vëzhgimi i lëvizjeve dhe
rënieve të tyre në Tokë ka filluar që në kohët e lashta. Që në vitin 467 p.e.s,
Anaksagorasi i Klazomenait, përshkruan rënien spekulatore të një trupi të tillë.
Meteorët, kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë
shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga
qielli.

You might also like