You are on page 1of 5

Përbërja dhe ndërtimi i Tokës

Përbërja dhe ndërtimi i Tokës në pjesën e saj sipërfaqësore, tregohet në bazë të hulumtimeve të
shkëmbinjëve nëpër kanjonet e thella të lumenjëve, shpellave, gjatë eksploatimit të naftës, të xeheve të
bakrit, hekurit...etj. Mirëpo shpuarja më e thellë sot shkenca ka arritur 12 km, ndërsa bërthama e Tokës
ndodhet në thellësi 6371 km.
Të dhënat për ndërtimin dhe përbërjen e Tokës në thellësi më tepër se 12km, janë fituar në bazë të
dridhjeve dhe lëvizjeve të valëve të tërmeteve, në thellsitë e këtyre shtresave. Valët e tërmeteve mund të
jenë horizontale dhe vertikale. Këto valë lëvizin me shpejtësi të ndryshme . Edhe pse nga brendia e Tokës
(hipoqendra) nisen në të njejtën kohë, valët vertikale lëvizin më shpejt dhe krijojnë trupa të fortë dhe gaze
të lëngta. Valët horizontale të tërmeteve lëvizin më ngadalë dhe krijojnë vetëm trupa të fortë.
Nëse brendia e Tokës do të kishte përbërje të njëjtë të shkëmbinjëve në të gjitha shtresat e saja, atëherë
valët e tërmeteve do të lëviznjin në mënyrë drejtvizore dhe me shpejtësi të njëjtë. Shpejtësia e valëve është
më e madhe në brendinë e tokës, për shkak se kanë dendësi të madhe të materjeve ku ato lëvizin.
Sipas hulumtimeve më të reja valët e tërmeteve e ndryshojnë lëvizjen dhe shpejtësinë e tyre në thellësi 70
km, 900 km, 2900 km dhe 5100 km. Të gjitha këto numra tregojnë kufinjtë e shtresave (mbështjellsave) të
Tokës, të cilat kanë përbërje, dendësi dhe veçori të ndryshme fizike.
Duke filluar prej sipërfaqes së Tokës kah brendia e sajë dallojmë këto shtresa (mbështjellsa):
- Litosfera (korja e Tokës)
- Mbështjellsi i bërthamës së Tokës dhe
- Bërthama e Tokës
Mbështjellsat (shtresat) e Tokës prej sipërfaqes kah brendia
10 km

50-100 km Litosfera (korja e Tokës)


900 km

2900 km

5100 km
Mbështjellsi i bërthamës së Tokës

6371 km

Bërthama e jashtme Bërthama e brendshme


Litosfera ose korja e Tokës- trashësia e
saj sillet prej 50-100 km në sipërfaqe kontinentale
dhe 10 km në sipërfaqet detare, oqeanike.
Prej sipërfaqes së Tokës deri në thellësi prej 15 km,
është e përbërë prej shkëmbinjëve të ndryshëm, të
cilët dallohen njëri nga tjetri për nga mënyra e
formimit, përbërja kimike, ngjyra, pesha specifike,
fortësia, madhësia...etj.
Shkëmbinjtë në koren e Tokës janë të shtresuara
(rradhitura) në mënyrë zonale, në shtresat e
sipërme shkëmbinjtë sendimentues: siliciumi,
aluminiumi, magneziumi, natriumi...etj. Nën këto
shkëmbinjtë magmatikë: bazaltet, granitet,
andezitet...etj.
Kryesisht litosfera është ndërtuar prej elementeve
të lehta të siliciumit dhe aluminiumit dhe quhet
sial-zona (Si +Al).
Mbështjellësi i bërthamës së Tokës-gjendet
nën litosferë deri në 2900 km thellësi. Në pjesën e sipërme
të mbështjellsit të Tokës shtrihet zona e astenosferës.
Astenosfera- është shtresa që gjendet midis kores së
Tokës dhe mbështjellsit të sipërm të bërthamës së Tokës,
në thellësi deri 900 km. Astenosfera ka veçori brumoro-
plastike me temperaturë deri 1400°C, dhe në të zhvillohen
proceset e baraspeshës jostabile ndërmjet kores së Tokës
dhe mbështjellsit të bërthamës së Tokës.
Astenosfera paraqet vatrën e tërmeteve dhe vullkaneve
si dhe shkaktarë kryesor të lëvizjeve intenzive, të pllakave
tektonike. Në pjesën e poshtme të mbështjellsit të Tokës
shtypja është shumë e lartë si dhe temperaturat rriten deri
në 3000°C. Kjo nxehtësi krijohet si rezultat i karbonizimit
të elementeve radioaktive (uraniumit, toriumit) dhe
kaliumit, por edhe nga ftohja e vazhdueshme e nxehtësisë
nga formimi i Tokës.
Në përbërjen e kësaj sfere marrin pjesë siliciumi dhe
magneziumi që ndryshe quhet sima zona (Si + Mg).
Bërthama e Tokës- gjendet në thellësi prej
2900 km deri në qendrën e Tokës 6371 km. 3000°C

Kryesisht pëbëhet prej hekurit dhe niklit, që quhet


nife zona (Ni + Fe). 6000° C

Është e ndërtuar prej dy pjesëve me dendësi të


ndryshme: pjesës së jashtme (bërthama e jashtme)
dhe pjesës së brendshme ( bërthama e brendshme).
Mendohet se bërthama e jashtme (thellësi 5000 km)
është në gjendje të brumtë e të zjarrtë , kryesisht nga
hekuri, ndërsa bërthama e brendshme është në
gjendje të lëngët me dendësi të madhe. Prej dy
shtresave të mëparshme nuk ndryshon për nga 6371 km
përbërja, por sipas gjendjes agregate të masave.
Për shkak të shtypjeve shumë të mëdha 3.5 milion
atmosfera në 1cm², dendësisë dhe temperaturës
shumë të lartë, rreth: 6 000° C, nuk gjendet në
gjendje të gaztë, por në gjendje të lëngët e të dendur
me fortësi sikurse çeliku. Shtypja 3,5 milion atmosfera- 1cm²

You might also like