Professional Documents
Culture Documents
1.Në një ditë me diell të fortë një pus ujë mbetet relativisht i ftohtë ndërsa kapaku i një pusete aty
afër djeg. Për të njëjtën nxehtësi të përthithur një object hekuri ngrohet shumë më tepër se një
masë e njëjtë uji
2. Të përcaktohet koha lokale e Ankarasë me gjatësi gjeografike lindore 33˚ kur në Tiranë me
gjatësi gjeografike lindore 20˚ koha locale është 13h 05́ ̒(minuta)? 5 pikë
6. Argumento: Pse Toka është i vetmi planet në sistemin diellor ku ka jetë? 5 pikë
Vetëm një pjesë e nxehtësisë që i jepet ujit shkon për rritjen e temperaturës së tij, pjesa
tjetër përdoret për të këputur lidhjet hidrogjenore prandaj për kapacitetin e madh përthithës të
nxëtësisë uji ngrohet më ngadalë dhe ftohet më ngadalë.
d) Pasojë është veprimi përmirësues që masat e ujit kanë mbi temperaturën dhe në
përgjithësi mbi klimën.
1h →X° │ X=1h*360°/24h=15°
15°→1h(60’)│
1° →X’ │ X=1°*60’/15°=4’
1°→4’ │
13°→X’ │ X=13°*4’/1°=52’
Meqënëse Ankaraja ndodhet në lindje të Tiranës orës lokale tëTiranës do t’i shtojmë diferencen
në kohë ndërmjet tyre .
Pyetja 3: Dimë që temperatura ulet me rritjen e lartësisë, por ka raste kur ka dhe përjashtime.
Kur temperatura e ajrit është më e lartë në një largësi të caktuar nga toka dhe më e ulët në
shtresat e ajrit mbi sipërfaqen e tokës quhet inversion termik.
Ndodh në dimër në mot të kthjellët pa re, natën kur toka rrezaton nxehtësi dhe ftohet si rrjedhim
ftohet ajri në prekje me të dhe në lartësi ajri mbetet ingrohtë.
Shtresat e ulëta të atmosferës humbasin nxehtësi nga ftohja e tokës.
Inversioni termik përkeqëson problemet e ndotjes së ajrit duke vepruar si kapak që mban ajrin e
ndotur në shtresat e poshtme të atmosferës dhe ndikon në kushtet e motit në vendet ku ndodh.
Pyetja 4: Ndodhin kur Hëna Toka dhe Dielli ndodhen në vijë të drejtë.
Kur Hëna ndodhet në mes Tokës dhe Diellit ndodh eklipsin diellor; Hëna pengon dritën e diellit
që të arrijë në Tokë.
Kur Toka ndodhet mes Hënës e Diellit ndodh eklipsi hënor, Hëna ndodhet nën hijen e Tokës.
Pyetja 6: Toka ka një atmosferë unike për shkak të forcës gravitacionale që i mban gazet rreth
saj.
Në Tokë uji gjendet në tri gjendjet për shkak të largësisë së caktuar nga Dielli .
Pyetja 7: Nxehtësia që arrin nga Dielli pjesërisht përthithet nga sipërfaqja e Tokës, një pjesë
pasqyrohet drejtpërdrejt në hapësirë pjesa tjetër pasi përthithet nga avujt e ujit, dioksidi i
karbonit dhe gazet e tjerë të atmosferës kthehet përsësi drejt sipërfaqes së Tokës.
Kjo bën që në afërsi të sipërfaqes së Tokës ajri të ketë temperaturë më të lartë mesatare vjetore.
Ky është quajtur efekti serë sepse ngjason me atë që ndodh gjatë dimrit në një serë.
Rrezet e diellit kalojnë xhamat e serës dhe ngrohin terrenin dhe objektet brenda, të cilat
rilëshojnë në formën e rrezatimit infra të kuq energjinë e përthithur.
Një pjesë e rrezatimit nuk arrin të kalojë përsëri xhamat e serës duke mbetur brenda saj. Në këtë
mënyrë brenda serës grumbullohet nxehtësi dhe rritet temperatura.
c) në glob duken qartë afërsisht në formën e tyre ekuatori polet, meridianet ndërsa në hartë këto
paraqiten më të deformuara.
e) me anë të globit kuptojmë më qartë lëvizjen dhe rrotullimin e tokës rreth boshtit të vet ndërsa
në hartë është më e vështirë të kuptohet.
Të përbashkëtat:
Territoret pensizmike:
Pyetja 10: Brizat ose puhitë formohen në zonat bregdetare, breglumore, bregliqenore si dhe në
hapësirat midis qyteteve dhe periferive.
Ato formohen si rezultat i ndryshimit të temperaturës dhe trysnisë atmosferike midis tokës dhe
detit midis qëndrës së qytetit dhe periferisë, midis lumit dhe bregut të lumit, midis liqenit dhe
bregut liqenor.
Ato ndahen ne puhi detare dhe puhi tokësore .
Ditën toka ngrohet nga dielli dhe krijohet zonë me trysni të ulët atmosferike ndërsa deti ka
temperaturë më të ulët dhe krijohet zonë me trysni të lartë atmosferike atëherë ajri lëviz nga deti
me trysni të lartë drejt tokës me trysni të ulët atmosferike. Kjo quhet puhia detare.
Natën toka lëshon nxëtësinë që ka fituar gjatë ditës dhe krijohet zonë me trysni të lartë
atmosferike ndërsa në det nxehtësia është ruajtur në shtresat e uji dhe krijohet zonë me trysni të
ulët atmosferike prandaj ajri lëviz nga toka me trysni të lartë drejt detit me trysni të ulët kjo quhet
puhia tokësore.
Lënda: Gjeografi Klasa: XI
10 pikë
3. Emërto problemet më të mëdha të njerëzimit në botën e sotme globale. 5 pikë
7. Analizoni veçoritë e klimës dhe florës së Evropës duke treguar faktorët që ndikojnë tek
secila prej tyre.
10 pikë
10. Vrojto me kujdes hartën e mëposhtme dhe plotëso sipas numrave emërtimet fiziko-
gjeografik të Evropës.
10 pikë
1- Oqeani Atlantik
2- Ishulli Islanda
3- Liqeni Ladoga
4- Gadishulli Iberik
5- Deti I Veriut
6- Ngushtica e Gjibraltarit
7- Malet Kaukaz
8- Lumi Vollga
9- Gjiri i Biskajës
10- Ultësira gjermane
Përgjigjet e pyetjeve të Olimpiadës Gjeografi XI
Pyetja 1 Kriteret e rajonizimit janë : faza I
Pyetja 2
Evropa Perëndimore
*shtrirja gjeografike në perëndim të Evropës
*mbizotëron relievi i ulët
*klima oqeanike në brigjet e Atlantikut dhe kontinentale drejt lindjes.
*rrjet i dendur lumor
*bote bimore dhe shtazore e pasur
*gjuha e grupit gjerman dominues dhe pak latin
*besimi i krishterë
*niveli më i lartë ekonomik, shoqëror
*proces i shpejtë industrializimi.
Pyetja 3
*uria
*Zhvillimi i pabarabartë veri –jug, qendër –periferi, etj
*analfabetizmi
*migracioni i pakontrolluar i popullsisë për një jetë më të mirë
*ndotja e mjedisit
*paksimi i resurseve natyrore
*ngrohja globale ,efekti serrë
*shpyllezimet
*vrima e ozonit
Pyetja 4
OKB-ja
Detyrat: siguria ndërkombëtare,barazia sociale, zhvillimi ekonomik
Organet kryesore
*Asambleja e Përgjithshme; marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare.
*Këshilli i Sigurimit; ruan paqen dhe sigurinë në botë. Përbëhet nga pesë anëtarë të
përhershëm: SHBA, Britania e Madhe, Kina. Rusia, Franca.
*Sekretariati i Përgjithshëm; hallka ekzekutive dhe kryesohet nga Sekretari i
Përgjithshëm ,Ban Ki Mun.
*Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë; zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet
shteteve ,në rast parashtrimi për zgjidhje nga këto shtete.
*Këshilli Ekonomik Social; vepron në fushat : ekonomi ,shendetësi ,arsim ,kulturë
çështje sociale .
Pyetja 5
*dalje në dete ,sidomos në Mesdhe, ku sigurohet lidhja me kontinentet e Afrikës dhe
Azisë
*oqeani Atlantik mundëson lidhjen me kontinentin Amerikan .
*kalojne rrugë të rëndësishme tregtare ,detare tokësore,që krijojnë mundësi të mëdha
komunikimi midis vendeve .
*popullim i hershëm, .
*,zhvillim i shpejtë ekonomik
*lidhje kulturore dhe politike
Pyetja 6
*historia gjeologjike e Tokë gjatë erave gjeologjike
*ndertimi gjeologjik me larmi shkëmbinjsh
*faktorët e brendshëm ( vullkanet, lëvizjet orogjenike ,shkëputëse)
*faktorët e jashtëm (akullnajat ,ujërat sipëfaqesore e nëntokësore etj.)
*takimi i pllakës Euroaziatike me pllakën Afrikane me atë Indoaustraliane .
Pyetja 7
*klimat e Evropës janë: 1.atlantike 2.subtropikale mesdhetare 3.kontinentale 4.arktike
Faktorët klimëformues janë :
*larmia e relievit (ndikon te klima kontinentale)
*afërsia me oqeanet dhe detet (ndikon te klima mesdhetare)
*rryma detare e Golfstrimit (ndikon te klima atlantike )
*afërsia me polin e Veriut (ndikon te klima arktike )
*veprimtaria e njeriut( ndikon në krijimin e mikroklimave )
Pyetja 9
*vendlindja e shumë aktiviteteve ekonomike si:
*.lindja dhe zhvillimi i Revolucionit Industrial
*.konkurrent i fortë përballë SHBA-së e vendeve të Azisë .
*.promovues i politikave të reja ekonomike
*.qëndrueshmëritë ekonomike në përgjithësi
*.burime të mëdha natyrore
*.aftësi konkurruese në kushtet e globalizimit të ekonomisë botërore.
Shenim :Për këtë pyetje nxënësi duhet të shkuajë mendime të ngjashme me ato më sipër.
Pyetja 10
Lënda: Gjeografi Klasa: XII
2. Pse trevat shqiptare për nga shumëllojshmëria e formave të relievit janë mozaik i vërtetë
gjeografik? 2 pikë
3. Cilat janë pasuritë klimatike të trevave shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre? 4 pikë
Në ndryshim nga periudha deri me 1990, ku roli i industrisë ishte mjaft i rëndësishëm,
në vitet e sotme dolën në plan të parë bujqësia, ndërtimi, sektori i shërbimeve etj.
-rënia drastike e prodhimit industrial nga 41.3% në 1989 në 12.4% në 2009.
-në dallim nga e kaluara nuk dominon me sot në Shqipëri industria e rëndë, por ajo e
lehtë dhe ushqimore. Kjo industri nuk është më e pranishme në të gjithë vendin, por
kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të tij.
-ndonëse ekonomia bujqësore jep mbi 54 % të prodhimit të përgjithshëm kombëtar te
vendit ajo është pak produktive si rezultat i vështirësive dhe problemeve që po has sot
fshati ynë.
Rëndësi e vecanërisht të madhe në ekonominë e Shqipërisë ka marrë pas vitit 1990
sektori i tretë i ekonomisë që zë vendin e dytë pas atij bujqësor.
-ndryshimet strukturore në ekonominë e Shqipërisë janë shoqëruar me ndryshime në
strukturën e punësimit.
Gjirokastra është një ndër qytet kryesore të Shqipërisë. Shtrihet rreth 400 m mbi
nivelin e detit, në disa kodra të rrezes lindore të Malit të Gjerë dhe në fushë. Si
vendbanim ka gjurmë të hershme (shekujt e parë të erës së re). Kështjella e tij, e shek.
XII, u bë bërthamë e zhvillimit të metejshem si qender qytetare. Në fillim të Shekullit
XX ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, tregëtare e kulturore duke u
zgjeruar më vonë dhe zhvilluar disa degë të industrisë.
Gjirokastra është shpallur qytet muze dhe trashëgimi kulturore botërore:
-për arkitekturën e vecantë të ndërtesave karakteristike qytetare, të ndërtuara me gurë
-për strukturën e saj urbanistike, në të cilën bie në sy shpërndarja rrezore e rrugëve
nga qendra dhe objektet e shumta historike
Kosova është para së gjithash një vend bujqësor. Ajo eshtë dalluar tradicionalisht për:
- kultivimin e drithërave të bukës
- bimëve industriale
- vreshtarisë si dhe mbarështimin e llojeve të ndryshme të blegtorisë.
Në vitet më të mira të saj bujqësia e Kosovës plotësonte nevojat e rreth 65 % të
popullsisë (me grurë, misër, thekër, elb).
Në bimët industriale, krahas duhanit që është mbjellë dekada më parë, kulturat e tjera
industriale filluan të mbillen (luledielli, panxhar sheqeri etj). Sot interesi për këto
bimë ka rënë. Rëndësi për ekonominë bujqësore të Kosovës kanë edhe pemtaria,
bimët foraxhere, vreshtaria, pylltaria etj.
Zhvillimi i blegtorisë bazohet në sipërfaqet e konsiderueshme të kullotave dhe
livadheve.