You are on page 1of 1

UJËRAT TERMOMINERALE

Ujrat të cilat kanë temperatur mbi 20⁰C në vendburim quhen ujra Termale, kurse ujërat që
kanë më shumë se 1 gram minerale në 1 litër ujë quhen Ujëra minerale. Ujërat minerale
përmbajn: bikarbonat, sulfat, klor, natrium, magnezium, kalcium, jod, hekur, elemente
radioaktive,etj. Ndërsa ujëra termominerale pra quhen të gjithë ata ujëra që në burim kanë
temperatur më të lart se 20⁰C dhe kanë më tepër se 1 gram minerale në një litër ujë.

Burimet e ujërave termominerale gjenden në të gjithë Serbin, por më së shumti në rajonin e


maleve Rodope dhe në brezin jugor të ultësirës së Panonisë. Sërbia është shumë e pasur me
burime të ujërave termominerale rreth 220 burime, të llojllojshme për nga përbërja fizike dhe
kimike, po ashtu ajo njihet edhe si vend i banjave (53).

Për nga temperatura ujërat termale ndahen:

 Hipotermale me temperaturë 20˚deri 34⁰C


 Homeotermale 34˚ deri 38⁰C
 Hipertermal mbi 38⁰C

Ujërat termale, minerale dhe termominerale pasi shërbejn për shërim të disa sëmundjeve tek
njerzit quhen edhe ujëra shëruese. Prandaj afër tyre ndërtohen banjat, që shërbejn për shërim,
pushim dhe rehabilitim. Tek ne ujin më të nxeht e kanë: Banja e Vranjës me 92 -96⁰C njëherit
llogaritet si banja me ujin më të nxeht edhe në Evropë, Banja e Jashanicës 78⁰C, Banja e
Siarinës me 75⁰C e cila gjendet në komunën e Medvegjës. Kjo banjë ka edhe gejzerin me lartësi
8 metra. Banjat tjera në Serbi janë: Banja Bujanocit, Nishit, Sokobanja, Mataruska, Vrnjaçka,
Kovilaçës, Kurshumlis, Novi sadit,Klloktit, Ilixha afër Pejës, etj.Shkenca e cila studion përbërjen
fizike dhe kimike të ujërave shëruese, efektin e tyre në organizmin e njeriut dhe mënyrën e
përdorimit të tyre për shërimin e sëmundjeve të caktuara quhet Balneologjia.

Banja e Siarinës Banja e Bujanocit

You might also like