You are on page 1of 2

Shtypja atmosferike

Ajri është materie. Sikurse çdo materie tjeter edhe ajri ka peshën e vet, me të cilën ushtron
trysni mbi sipërfaqen e Tokës. Pra 1 m³ ajrë peshon 1300 gr, pra është 773 më i lehtë se uji.
Pesha e shtyllës së ajrit me sipërfaqe prej 1 cm², prej kufirit të epërm të atmosferës e deri në
sipërfaqen e tokës quhet trysnie ajrit apo Shtypja atmosferike. Shtypja normale atmosferike
është 1013 mb (milibar), në 0 metra lartësi mbi detare, në 0⁰ C dhe 45⁰ gjersi gjeografike. Me
rritjen e lartësis mbi detare ulet lartësia e shtyllës së ajrit, e me këtë ulet edhe shypja atmosferike.
psh në 2000 metra lartësi shtypja e ajrit është 800 mb, në 4000 metra 600 mb, në 8000 metra
rreth 350 mb,etj.

Shtypja e ajrit varet nga nxehtësia (temperatura) dhe lagështia e ajrit. Ajri i nxehtë është më i
rrall dhe më i lëhtë se ajri i ftoht, prandaj edhe shtypja është më e ulët. Po ashtu, është e njohur se
avulli i ujit është më i leht se ajri dhe për këtë arsye, nëse ajri është i lagësht shtypja dhe pesha
është më e ulët. Matja e shtypjes atmosferike realizohet me anë të Barometrit, Aneroidit dhe
Barografit. Barometri u zbulua në shekullin XVII nga shkenctari italian Turiçeli.

Përhapja horizontale e shtypjes atmosferike në Tokë paraqitet në hartat meterologjike me


ndihmën e izobareve. Izobaret janë vija të lakuara, të mbyllura, të cilat i bashkojn vendet me
shtypje të njejt atmosferike. Nëpër harta meterologjike dallojm rajonet me shtypje të lart
atmosferike në qendër (anticikloni) dhe me shtypje të ulët në qendër (cikloni). Kah qendra e
ciklonit ku shtypja është më e ulët nga të gjitha anët fryen era në form spirale. Pran sipërfaqes së
tokës qarkullon ajri i ftoht, ndërsa mbi të shpërndahet në mënyrë të barabart ajri i ngroht.
Cikolnet sjellin motë të paqendrueshëm, të përcjell me ulje të temperaturës së ajrit, reshje dhe
erë, herë pas here kanë edhe forcë të stuhisë (uraganeve). Në hemisferën veriore kryesisht
godasin brigjet juglindore dhe jugore të SHBA-ve. Gjendja e motit në Evropë kryesishtë varet
nga anticikloni i Azoreve dhe cikloni i Islandës që janë të përhershëm, si dhe antickloni i Siberis
dhe cikloni i Mesdheut që janë sezonal. Anticiklonet dallohen me lëvizjen e ajrit prej qendrës në
drejtim të periferis. Kryesisht sjellin mot të ngroht (verës), por të ftoht dhe të acart (dimrit), që në
brendësi të kontinentit zgjasin disa javë.

Cikloni dhe Anticikloni Cikloni


Mirpo, në Tokë egzistojn rajone të mëdha në gjerësi të caktuara gjeografike, në të cilat shtypja
atmosferike gjatë gjithë vitit është e njejtë. Ato janë:
 rajoni ekuatorial me shtypje të ulët
për shkak ngritjes së ajrit të nxeht
dhe të lagësht.
 rajoni subtropikal me shtypje të
lartë, për shkak të uljes së ajrit të
thatë.
 rajoni subpolar me shtypje të ulët
për shkak të ngritjes së ajrit të
ngrohtë dhe nga gjersit gjeografike
të ulëta drejt poleve.
 rajoni polar me shtypje të lartë,
për shkak temperaturës së ulët
gjithemon.

You might also like