You are on page 1of 2

Ese: UJI

Kudo ku ka ujë, ka jetë dhe kudo ku kërkojmë jetë, kërkojmë ujë. Uji është burimi i jetës.
Mjafton të mendojmë që përpara se të popullonim tokën, ishim krijesa ujore, që sot e
kësaj dite, kur kërkojmë jetë të tjera në hapësirë, kërkojmë gjurmë uji.

Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale.

Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të
pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi.Uji na ndihmon
që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky
proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë. Uji jep ndjenjën e
ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një
gotë ujë para çdo vakti. Uji tretë produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë
metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm.

Marrja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe konsumimi i pemëve dhe perimeve është gjëja
më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj, nëse doni që ajo të duket e freskët dhe e re.

Te personat gjithnjë të dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga
lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe
ekspozimit në ajër të thatë. Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje
substancash. Ndryshe mund te quhet tretës universal. Substancat qe treten mire ne ujë
quhen hidrofilike. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike. Gjithashtu uji
eshte tretesi me i mire (universal) fale struktures se molekules se tij qe eshte dipolare.
Me dipolaritetin e tij shprehen te gjitha vetite tretese te tij. Ne uje tretet: kriperat e
shumta ne natyre, sheqeri, kripa, dioksidi i karbonit. Kurse substancat qe nuk treten ne
uje janë: squfuri, qelqi, vaji, benzina, goma, druri, masat plastike, rera, hekuri etj. Uji
eshte I demosdoshem gjate aktiviteteve sportive,udhetimeve. ….gjate studimit

Hidratimi është tejet i rëndësishëm për shëndetin mendor. Aq më tepër kur duhet të
përqendrohemi apo të studiojmë. Kur dehidratohemi, sasia e gjakut që shkon tru dhe
bashkë me të edhe ajo e lëndëve ushqyese, bie ndjeshëm. Pasojat janë humbja e
vëmendjes, e përqendrimit, lodhja, dhimbja e kokës, etj.

You might also like