You are on page 1of 30

LULET E VERËS

NAIM FRASHËRI

JETA

Sa e dua gjithë jetën!


Se atje gjenj të vërtetën,
Yjtë, nënën, hapësirën,
Të mugëtit, natën, ditën,
Mëngjezë, djellinë, dritën,
Mbrëmën, dh’atë errësirën

Natën, kur ësht’e qetuar,


Edhe gjësendi s’dëgjonet;
Qjellin kur ësht’i qëruar,
E hapësira ndritonet,
Ret’ e zeza sterrë nd’erë.

Vapën, vjeshtën, dimrin verën,


Retë, shinë, dhe lumenjtë,
Gjëmim, mjërgullë, përrenjtë,
Dborën, brëshërin’e erën,
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat, çukat edhe shtigjet.

Oshëtimën, pyjet, drurët,


Shkëmbenjtë, gërxhet’e gurtë.
Lulet, barërat që mbijnë,
E shpesët që fluturojnë,
Edhe këngëra këndojnë,
E në për dega lëvrijnë.

Dhe njerin’e bagëtinë


Dhe gjithë ç’është në jetë
I dua si Perëndinë,
Se nga do që këthenj sytë
Shoh atje Zotn’e vërtetë
Q’është një e s’ka të dytë.
KOH’E SHKUARË

Kam pushuar, jam qetuar, Ju drurët’e uruar!


E rri më nj’an’e derth lot, Ju shoh pa lul’e pa fletë,
Me zemër të përvëluar, Të rjepur të varfëruar,
Me hulm me hidhërim plot. Edhe të that’e të shkretë!

Si zogu, kur bje e fryn Kështu si ju edhe unë


Dheu mbushet me dëborë, Ndë jetë të shkret u thashë,
Nën’ strehët i mjeri hyn, O! sa fletë m’u-këpunë,
Rri i varfër e i gjorë. Edhe ran’e më s’ i pashë!

Sheh dëborënë që bije, Edhe ju fusha e male


Edhe zinë që ka rënë, Që nukë prishi e s’ndrohi,
Botën pa shij’e pa hije, Edhe ju dale nga dale
Dhe s’guxon të nxier zënë. Më duketë po ndryshojti!

S’sheh gjëkundi lul’e fletë Ah! dhe ju ishit të tjerë,


Po të ngrit’e ftohtësire, Yjt’ e bukur, e ti hënë
Jetënë gjithë të qetë, Kur u shikonja një herë
Gjithësinë shkretëtirë. Tani një zi u ka rënë.

Dhenë të bardhë si vezë, Moj kohëz’ e djalërisë


Dhe pa gjeth’e pa burbuqe, Sa me vrap ike dhe shkove,
Zëmrëzën’e tij të zezë, Hyre në gjit të Perëndisë
Q’e pat si lule të kuqe. Edhe mua më harove.

Më s’sheh shok, as fis, as miq. Ti çdo gjëzë m’a tregove


As fëmijë, as folezë, Të bukur e fort të mirë,
Shpresëza e tij i vdiq, Edhe gazë m’a shumove
E ju përhap posi rezë. E m’epnje shumë dëshirë.

Pa kokëzën’e fut në gjit, Si t’ja bënjë zemr’e mjerë,


Mbyll syt e hyn në mejtim, Me kohën gënjeshtare
Mejtohet edhe psherëtit Që ndrohetë kurdoherë,
Me mall shum’e mallëngjim. Dhe s’ngjan ime të parët fare!

Mos pandeh se fle, a dremit, Duke ikur na rrëmben,


Kur e sheh q’është qetuar, Gjithë ç’duam e ç’gjë kemi,
Dhe këllet kokëzën në gjit, Ah! e shkreta ç’na gënjen,
Është gjithënjë i xgjuar. Ashtu si qemë më s’jemi!
Me mëndjezët të tij thotë, Le të bëhet urdhëri yt,
Ah! shkoj, vate, koh’ e mirë, Zot’ i math e i vërtetë!
Dua e mundohem kotë, Po pse të na mbetet në syt
S’e kthej dot me të pahirë. Kjo koh’e shkuar e shkretë?
DIT’E RE

Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti,


Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti.
Është një dit’e bekuar, që rrjedh qiejshit bukurija,
Del në sheshi Zot’i vërtetë, rrëfen fytyrën e tija.
Ngjallen të vdekurit gjithë, mal’e fusha gjelbërojnë,
Qielli qesh, dheu gëzohet, dhe lulet lulëzojnë.
Thonë dimëri na prishi, po s’na humbi dot për jetë,
Erdhi kjo dit’e na gjeti, nuk’e la dhenë të shkretë.
Qielli ësht ndrituar edhe bërë si pasqyrë,
Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë.
Veshur në bar e në lule edhe në gjethe në fletë,
Bukuri e Perëndisë ka dal’e duket në jetë.
Ujërat po burojnë, dhe venë duke kënduar,
S’shoh gjësendi të pëlyrur, gjithë janë lar e ndruar.
Shqerratë po blegërijnë, edhe mëmate kërkojnë,
Zoqtë nër gjethe lëvrijnë, dhe këndojn’e fluturojnë.
Gjithë ç’janë ngjallen, çelen, përsëriten, zbukurohen,
Duhen, qeshin, rrojnë, prehen edhe këndojn’e gëzohen.
Lint Aliu, çfaqet dita, del Zoti, vjen e vërteta,
Mbleron dheut ëmbëlsira, edhe rojit po si bleta.
Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
Të bëhen një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.
Është dit’e dashurisë, ditë e vëllazërisë,
Dit’e mbarë e gëzimit, dit’e bardhë e miqësisë.
njeri! paskëtaj kurrë fjalë të ligë mos thuash,
Po përshëndosh gjithë ç’janë, thuaj gëzuash! gëzuash!
PËR SE?

Pse s’vjen, o dit’e mirë,


Pse vallë nukë vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?

As hidhe gardhe,
Dhe shpejto pakë,
dit’e bardhë,
Dhe jakë, jakë,

Se të pres,
Nukë vdes.

Jak’o dit’e uruar!


Që lind nga perëndon,
At’an’e ke ndrituar
E ne pse na haron?

Dritëz’e jetës!
Edhe e motit
Dhe e së vërtetës,
Dhe gaz’i Zotit,

Ndritëna
E xgjohna.
ZËMËRA

Fuqi’ e Perëndisë
Duketë tek do,
Se shpirt’i gjithësisë
Po është ajo.

Ajo është gjithë ç’janë,


Është në çdo vënt
E duket më ç’do anë,
Në trup e në mënt.

E shohëmë në qiej,
Në shi e në rë,
Ndë hen’e në për diej
Ësht’ edhe në dhë.

Më tepër zemrën tënë


Atë ka për fron,
Nuk ja dëgjon zënë,
Zemrën s’e dëgjon?
DIT’E ZEZË

U gdhi një ditë, një dit’e zezë, Dhe errësira e ligësisë


Engjëllit’ gjithë me lot po qanin, Nga të gjith’anët e kish rrethuar.
Përpara Zotit shihnin një rezë,
Rrinin tmeruar edhe zi mbanin. Lufton gënjeshtra me të vërtetën,
Dhe errësira dritën luftonte,
Dheu qe mbuluar ane një errësirë, Që t’erresonte së gjithash jetën,
E tërë bota ish egërsuar, Dhe djallëzija të mbretëronte.
Dielli e hëna ishin nxirë,
Qielli ishte i trubulluar. Po derdhej gjaku, gjak i bekuar,
Qjelli kish hedhur cipën e zisë.
Ish bërë sterrë tej-për-tej jeta, Përpara syve të Perëndisë,
E ishte një tmer, tmer i mërzitur, Ëngjëjtë qanin duk’e tmeruar.
Se kishte humbur gjith’e vërteta,
Se gjithë bota isht’e mahnitur! Yj edhe qiej! qysh s’u-rrëzuatë?
E si s’u bëtë cop’e thërime?
Paudhësija dhe ligësija Diell e Hënë për se qëndruatë?
Ishte bërë mbret mbi det të shkretë! E nuk’u bëtë si zëmra ime?
Dhe të këqijat e padija
Kishin zënë vënt për të vërtetë! Zot i jetës, shumë durove,
Shumë durove, o zëmër-gjërë,
Ish një mynxyrë mbi njerëzinë! Po na të gjorët na përvëlove,
Sepse gënj eshtra po prist’e qepte, Na perzëllite zemrën e mjerë!
E kish verbuar fare njerinë,
Edh’ e vërteta po mirt’e jepte. Njeri i ndyrë, komb’i mërzitur!
Imam Hysenit i heth shëgjetë?
Dritëz’e bukur e Perëndisë Nukë di se ç’bën, je i mahnitur?
Nd’anët e rripës kishte qëndruar, E kë godit kshu? Zotn’e vërtetë?
BESOJMË

Besojmë Zotnë q’ësht’ i vërtetë,


Se gjithë ç’shahem ësht’ ay vetë,
Dhe falëtore kemi njerinë,
Atje e gjejmë dhe Perëndinë.
Ëngjëllë thuhetë vetij’e mirë,
Dhe djalli është pun’e pështirë.
Njeriu s’vdes’ po vetëm ndërrohet,
Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet.
Njerin’e bëri Zoti të lirë,
Po duhet kurdo të bënjë mirë,
Dhe i dha mëndjen që të peshonjë.
Dhe të paudhat t’i largësojnë.
Të mos përflasë, të mos qërtonja,
Të jet’i urtë, me nder të rronjë,
Shpirti na thotë të bëjmë mirë,
E të rnos kemi kurrë dëshirë,
Për të këqia kurrë në jetë,
Të jemi t’urtë e të vërtetë.
Fort lark të jemi nga marrëzija,
E të mos rrojmë si bagëtija.
Falje ne kemi vëllazërinë
Dha dashurinë e njerëzinë,
Se udh’ e drejtë e Perëndisë,
Nuk’ është tjatrë, veç njerëzisë.
Po të nderojë njeriu njerinë,
E ka nderuar dhe Perëndinë
Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë,
Shtëpi e tij është zëmra jonë.
Të dil në shesh desh Zot’i vërtetë,
Bëri njerinë dhe atje është vetë.
Një njeri që njeh vethen e tija,
E di se ç’është dhe Perëndija.
UJËT E BEKUARË

Ejani këtu, o shokë, Dashurinë duke mbjellë,


Mblidhuni kokë për kokë, Dhe këngëtë duke pjellë,
Pini të bëhem trakë, E gas të math duke sjellë,
Të na shohë Perëndija! Mjerësija na mbulohet.

Këtej e tutje s’gënjehem, Të këqijatë harrohen.


Me të rreme më s’rrëmbehem. Dhe mejtimetë s’mbarohen.
Dua të pi e të dehem, Edhe brengatë s’mejtohen,
Ku është vera dhe rakija? Njeriu qesh e gëzohet.

ujthit’e bekuar! Jakëni, shokë, të rrimë,


Nga qjelli na ke buruar? Rreth druvezes’e të pimë,
Zot’i math të ka dërguar Se të nesërmen s’e dimë,
Që të çelçë zemrën tënë? Na arriti pleqërija.

Lule mbijn’ tek pikon tinë, Koha po shkon e më s’kthehet,


Ti na bje batbardhësinë Njeriu i zi gënjehet,
Edhe gasthin’e gaxhinë, Me punë të rrema merret,
Haps’i tyre t’është dhënë. Dhe e mbulon babëzija!

Ti neve na e bje nderë, Gjithë jetën nukë rrojmë,


Nga mendimet duke nxjerë, Shpirtinë pse t’e mundojmë?
Na fluturon nëpër erë, Pa qasuni të këndojmë,
E na pjek me Perëndinë! Se na plasi buz’ e shkretë.

Gjithë ç’janë na mundojnë, Shkel e shko zëmëra ime.


Shpirtin na e përvëlojnë, Mos bjerë në hidhërime,
Na tretin e na kullojnë, E në breng’e në mejtime,
Vetëm ti e do njerinë. Mos të gënjenjë kjo jetë.
PËRPARA KRISHTITË

Djalëth njeriu i Perëndisë


Fytyra jote mua më tregon
Ah! të këqijat’e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.

Se kjo fytyrë
Është pasqyrë,
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen.

Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë


Nga veth’e tinë a nga i vëllaj
Që kanë vrarë e kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasurë faj.

Zot, ti ke vuar
Edhe s’ike pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.

Ti u përpoqe për njerëzinë,


Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut vure nam miqësinë.
Që kur të lindet gjer sa të vdesë.

Për këtë fjalë


Të qofsha falë,
Se njerëzija
Ë Perëndija.
ZONJ’E FATIT

Moj plaka lozonjare,


Që ndjek fatn’e njerëzisë,
Dhe mas’e pesh s’ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.

Moj, po me ç’sy e me ç’faqe


Më qasesh prap’e më çfaqe?

Të shoh që vjen po si hie


Niga dale, si qen i qetë
Edhe hi syvet më shtie
T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!

Ata sy të zgurdulluar
T’i shoh, o e mallëkuari

S’je e verbërë si thonë,


Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë;
S’je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë,

Po je e keqe dhe shtrigë,


E pahes’e zëmër ligë!

Ti fjalëtë i ke kthyer,
Pandaj na ke përvëluar,
A! popo! ç’na ke gënjyer!
Njeri s’të ka trashëguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,


Pandaj s’të ka qëndrim fati.

Jakë, se jam dëshëruar,


E më s’e duroj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zemëruar,
Makar për një copë herë.

Qesh një herë, o leshra krënde,


Me të qarë nuk’u dënde?
ABAZ — ALIU

Engjëll! që m’u qasë pranë Ikën nëpër ’to. Buron soje miqësija,
Nga i madhi Zot, Shërbtor’e njerëzisë Qe na lartëson.
Pse më rrëfen Qerbelanë? Shigjeta s’e çpon Jeziti ’shtë egërsirë,
A do të derth lot? Edhe nder’e trimërisë Që sjell ligësi,
Zoti e mburon. Dhe s’del soje pun’e mirë
moj fush’e Qerbelasë! Po dëm edhe zi.
Që më rri ndër sy, Ç’ikën ay kal’i shkretë,
Plot me gjak t’Ali-Abasë, Mi dhë nuk shkel Kushdo që bën mirësinë
Vallë ç’ësht’ ay? Nga potkonjtë q’ikën shpejtë E ka njerëzi
Zjar e flak’i del! Ka besuar Alinë,
Ç’ësht’ ay që shkon kaluar, Dhe udhën e ti.
Ikën si veriu, moj kafshëz e uruar,
Me dy-tri foshnja nër duar? Mos shkel për mi dhë. Gënjeshtra ’shtë
Ësht’ Abas-Aliu! Se’shtë gjaku i bekuar, Mavijeja,
Ikë nëpër rë! Që prish edhe sot,
Shpije foshnjatë në lumë, E drejta ’shtë
Se s’durojnë dot, Frat, o more lum’i shkreti Fatimja,
I ka marrë etja shumë, Mos këndo pa qaj, Dhe i madhi Zot.
E qajnë me lot! Derth lot e rënko për jetë,
Mos qesh paskëtaj; E liga është Mervani
Ujët ua kanë prerë Që nxin e shkretën,
Janë në shtrëngim, Se Hysejn’e Fatimesë Djallëzija ’shtë Syf
Si të varfër e të mjerë. Me faret të ti, jani,
Në zi, në hidhërim. E vranë komb’i pabesë, Që dhe sot dërmon.
Kombi faqezi.
Më ç’do an’ i ka rrethuar Imamëtë
Kombi faqezi, Abas Aliu zu’ Tomorë, dymbëdhjetë
Komb’i lik i xnallëkuar, Erdhi afër nesh, Nga der’e Aliut,
Posi mizëri! Shqipërija s’mbet e gjorë, Hoqn’e vuanë ndë
Se Zoti e desh. jetë
Nëpër mest të ushtrisë Por nder të njeriut.
Të armikut shkon, Hysejni desh njerëzinë,
Si ëngjëll i Perëndisë, Dhe për të u vra, Zotërinj! ju qofsha
Nd’erë fluturoni Për të shpëtuar njerinë falë!
Ra nde Qerbela. Që hoqtë për ne,
Shigjetat si breshërimë Na latë vetëm një
I vinë ngado, Hysejni ’shtë dashurija fjalë
Ay po si vetëtimë Që fatbardhëson, Për bes’e fe.
FYELLI

Pa dëgjo fyellin ç’thotë Gjith’ ata që janë ndarë


Tregon mërgimet e shkreta, Fyellit shokë ju bënë,
Qahet nga e zeza botë Shkallët’ e tij disa farë,
Me fjalë të vërteta. Na shkalluan mëndjen tënë.

Që kur se më kanë ndarë O’ rrëmet i njerëzisë!


Nga shok’ e nga miqësija, Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
Gra e burra kanë qarë Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
Nga ngashërimet e mija! Që i ra kallamit mjerë!

Krahërore e kam çpuar I ra qiellit e ndriti,


E kam bëre vrima vrima, I ra zëmrësë e nxehu,
Dhe kam qar’ e kam rënkuar I ra verës e buçiti,
Me mijëra psherëtima! I ra shpirtit, dhe e dehu.

Dhe me botën e gëzuar I dha erë trëndafilit


Bëhem shok edhe marr pjesë, I dha dritë bukurisë,
Dhe me njerës të helmuar I dha këngëtë bilbilit,
Bënem mik me besa-besë. I dha shije gjithësisë.

Puna si do që të bjerë Ay zjarr i ra në qiej,


Unë qanj me mallëngjime, Edhe duke përvëluar,
Më çdo vënt e kur-do-herë U bënë kaq yj e diej,
Psherëtin zëmëra ime! Që i mba Zoti ndër duar,

Gjithë bota më dëgjojnë Nga ky zjarr Zot’ i vërtetë,


Po së jashtëmi më shohin, Që ka ngehur gjithësinë,
Dëshirën s’m’a kupëtojnë Hoth një shkëndijë në jetë,
Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim. Dhe bëri soje njerinë.

Njerëzit me mua rrinë, More zjarr i bekuar!


Unë qanj’ e mallëngjehem, Unë me ty jam përzjerë,
Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë Pa jam tretur e kulluar,
Andaj kurrë s’përdëllehem. Po të kam shpirt, mos më lerë.
ZËMËRA

Retë kur bënenë sterrë


Edhe era kërcëllimë,
Dheu bënetë skëterrë
Edhe qjelli vetëtimë.

Zë një shi me rrëmbim shumë,


Që zbret nga ret’ e mbyt dhenë,
Bje qiejshit si lumë,
Pa vete të gjejë denë.

Vinë përrenj t’e rrëketë,


Edhe uj’ i trubulluar
Vë përpara ç’gjë të jetë,
E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.

Ashtu dhe zëmëra ime


Nxjerr gjëmim’ e vetëtima,
Zjar e flak’ e mallëngjime,
Derth gjaknë me psherëtima.

N’avull ngrihetë përpjetë


Prej zëmërsë ngaha zjari,
Edhe lotët si rrëketë
Derdhenë syvet së qari!

miz’ e mbyturë nd’ ujë!


Djell’ i shpresësë në daltë,
Do pushonjë kjo rrëmujë,
e nukë mbetesh në balte.

Shiu bje, dheu gjelbërohet,


Dhe vera vjen e gjen varrë,
Varri me fletë mbulohet
Dhe rrëkeja shkon t’a marrë!

det i thell’ e pa anë!


Që ke mbrenda gjithësinë,
Nga ty dalin gjith c’janë,
Edhe prapë tek ty vinë.

Gjer sa të vinj’ e të bjerë


Pik’ e shpirtit t’im si lumi,
Në det të math e të gjerë
Zemrën t’ime s’e ze gjumi.
TË VDEKURITË
Jakë, mejtim, jakë, Më vjen shumë herë I kemi mbuluar
Dua të mejtohem, Sikundër do të vinë, Po shpirti që s’vdes,
Të rri të qetohem, Të gjejnë shtëpinë S’ka mbrëm’ e mëngjes,
Edhe të qanj pakë. Ata dhe një herë. Ku ka fluturuar?

moj koh’ e shkuar, Të na përqafojnë, Se vdekja s’e zë dot,


Kurdo që të kujtonj, E diç të na thonë, Po ku vallë qëndroj?
Përsëri e lëndonj, Si kishim zakone, Në burimt të tij shkoj,
Zemrën e lënduar. Dhe me ne të rrojnë! A, tek i madhi Zot?

Vallë ku na vanë, Po kur më kujtohet, Si lumi që këlthet


Gjithë ata shokë, Që janë të vdekur, Me shum’ oshëtimë
Q’i patëm mi kokë Në dhet janë tretur, E me ulërimë
Ku jan’, ah! ku janë? Zëmra më tmerohet. Vete prapë në det.

Qysh humpnë për jetë, I kemi mbuluar, Munt të na bashkojnë


Edhe më s’i pamë? Ah! në dhet të shkretë, Krahëthit’ e vdekjes,
Ah! me ’ta pse s’vamë Njeriu në jetë Ku ’shtë vënd’ i pjekjes,
Na lanë të shkretë! Lintka për të vuar! Ndër ’ta të na çojnë.

Kur ishin të gjallë, Lint me ngasherime, Këtu duhet besa,


Sa shumë i donim, Rron me hidhërime, Mendje pa pusho,
Me një shpresë rronim! Heq shumë mundime, Se zëmra m’a do,
Si të mundim vallë? Vdes me psherëtime, Dhe s’më pritet shpresa.

Pa qysh t’i harrojmë? Dhe gjer sa të vdesë, Kush dha hidhërimnë,


Zëmra s’na duron Rrihet e përpiqet, Na dhuroj dhe besën,
Shpirti ndaj kërkon, Kurrë nuk’ i hiqet E të kemi shpresën,
Pa ’ta si të rrojmë? Dhe e shkreta shpresë. Kur heqim mundimnë.

Të gjith’ një qemë, Zëmra na ’është vrarë, U kam shumë mallë,


E një zëmër kishim, Dy copa ’shtë bërë Këtu më s’i shoh dot,
Gjithë në shpirt ishim, S’e kemi të tërë, Shpreh nek i madhi Zot,
Neve pas pse mbemë? Se dy është çarë. Do t’i gjenj të gjallë.

Të shumët’ u ndanë, Një copë ka shkuar Vdekja po na thërret!


Po vallë ku vanë? Dhe ka zënë varrë, Sado të mënojmë,
Për jet’ u mërguan? Ng’ ata është ndarë, Varr’ i ftohtë na pret,
A po u ndryshuan? Ndë dhë ’shtë mbuluar, Atje do të shkojmë!

Ndër sy po më rrinë! Zot i vërtetë! Si lum ay që rron


Ah! sikundër qenë, Me sa hidhërime Njeri i vërtetë
Më vjen sikur flenë, E me ç’mallëngjime Në jetë të shkretë,
Pandeh se do vinë. Rron njeriu n’jetë! E shpirtin s’e helmon.

I kam ndër mënt dhe sot Të dashurit tanë Pa lulet q’u-thanë,


Me shtat, me fytyrë, Dheut krahët shtruan! E nuk’ i shohëm sot,
E zeza mynxyrë! Na e përvëluan Vinë prapë mot,
Të arthtë keq, o Zot! Zemrën, na e ndanë. Shpirtin gjali’ e kanë.
BILBILI

Hëna plot pesë-mbëdhjetë. Lulet kanë lulëzuar,


N’anët të qjellit po ndrin, Vjen një erë fort’ e mirë,
Bota është gjith’ e qetë, Drurëtë janë ngarkuar,
Gjësendi nuk’ pipërin. Dhe barratë kanë mbirë.

Qielli ësht’ i qëruar, Dhitë, kecërit e dhëntë


I kulluar po si ari, Edhe shqerat jan’ tulitur,
I fjetur e i qetuar, Rrinë zgjuar vetëm qëntë,
Syri s’nginjetë së pari. Nëpër ledhe janë shtritur.

Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi Se nga dëgjonet thëllëza


Më të gjith’ anët një dritë, Që thotë tri katër fjalë,
Dhe prej soje gjithë vëndi Nëpër brinj’ e nëpër rrëza,
Është bërë posi ditë. Dhe deti ka pakë valë.

Buruar një uj’ i artë, Një zë tjatër tani dëgjonj!


E dhen’ e ka xbukuruar, Që zëmrënë m’a përvëlon!
Majat’ e malit të lartë U-doqçë, më s’munt të duronj!
Dhe gërxhet i ka zbardhuar! Bilbili ka zën’ e këndon!

Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë, Qiej, yj e dhë, pushoni,


Dhe përmi det drita bije, Tani juve kush u dëgjon,
E mi shkëmbënj e mi gurë. Vini veshn’ edhe dëgjoni,
Dhe vise që jan’ në hije. Bilbili, bilbili këndon.

Nata është fort e qetë, bilbil! e di se ç’dua,


Dhe gjith’ i ka zënë gjumi, Andaj zëri i bukur yt,
Vetëm përrenj t’e rrëketë M’a dogji shpirtinë mua,
Ligjerojnë, edhe lumi, Edhe gjumë s’më hyn në syt!

Që oshëtin duke shkuar,


Nxjer një zë plot ëmbëlsirë,
Dhe ikën duke kënduar,
Sa vete bukur’ e mirë.

Veriu fryn pakë nga dale,


Njerës, kafshë, shpes’ e fletë,
Pyje, shkëmbinj, fusha, male,
Të gjithë janë të qetë.

Maji ka sjellë nga Zoti,


Shumë bekim e urata,
Është xbukuruar moti,
Dhe n’ar’ është veshur nata.
NJË LUL’ E VISHKURË, A NJË VASHËZ’ E VDEKURË
Pse mba mëri? s’e mar dot vesh, hënë, mos del përsëri!
Përse s’më flet si një herë? Gjithë të helmuar rrini.
Pse s’më shikon? pse nukë qesh?
Ç’rri kok’ unjur dhe e mjerë! Nxihu, o diell’ i shkretë!
Ditë, rrobën’ e natës hidh!
Sa e qeshur më qe dije! Thahu e ti po dhë për jetë,
Të xbardhte gusha si kartë; Ti lumë, qetohu, mos klith.
Buza me gas ç’të kish hie!
Më ishnje si fill’ artë! Të mbarohetë kjo jetë!
Të mbretëronjë pushimi!
Popo! si më je shëmtuar! Të bijemë në të qetë!
Të ka zënë varfërija, Të gjenjë funt hidhërimi!
Më je tretur e kulluar!
Ku fluturoj bukurija? Rrojmë këtu me mundime.
Me ah, e me psherëtima,
Të shoh të fishkurë për dhë, Me breng’ e me mallëngjime.
pa shpirt, pa gjak, pa fytyrë, Me vaj e me ngashërima.
Na le, o lulezë, na le!
vdekje! ç’je një mynxyrë!! Më së fundi hyjmë në dhet,
Edhe kurrë më s’na gjejnë!
Që lott’ e syvet s’i shikon, Bijem e humbasëm në det,
S’vë vesh në mallëngjime, Dhe valëtë na rrëmbejnë!
Je e shurdhër, nukë dëgjon,
Ah! je plot me hidhërime! Të rrëmbyen edhe tynë,
lulez’ e bukurisë!
Sa na dhemp e shkreta jetë! T’a sheh të venitur synë,
Ndonëse nuk’ e pëlqejmë, Më ke fytyrën’ e zisë!
E pandehini të vërtetë,
Me gjësendi s’e çkëmbejmë! Kur dhë shpirtinë ti pshonje,
Me një psherëtimë si zjari,
Të korr’ o lulez’ e gjorë, Gjithë ç’jan’ i përvëlonje
Të hedhë në jetet tjatër, Nukë mbetej as një fill bari.
E nga neve hoqe dorë!
Më s’na ke t’ënt’ as të afër! Vallë ku do të të shpijen,
Në qiej, përpara Zotit?
Ah! dh’ ata që kanë shkuar, A kërkojnë të të shtijen
Zëmërnë zhur na e bënë, Prapë në duart të motit?
E kemi të përvëluar,
Zëmra prej guri s’ka qënë. Të linç për të vdekur prapë,
E të vdeç, që prapë të linç,
Paskëtaj buza më s’më qesh, Edhe kështu vër’ e vapë,
Se zëmra m’ësht’ e lënduar, Gjithënjë të veç’ e të vinç?
Zot’ i vërtetë! të më ndjesh,
Jam djegur e përvëluar. A po për jetë do të shkosh,
Mosqënja të të mbulonjë,
Qiej! veshuni në të zi! Edhe ti jetën ta harosh,
Edhe ju yj më mos ndrini! Dh’ ajo ty të haronjë?
GJUHA JONË

Vëllezër Shqipëtarë! burra Shqipëtarë,


Të prekim urtësinë, Të marim dituritë,
Të zëm’ udhën’ e mbarë, Se s’ësht koh’ e parë,
Të ngjallim Shqipërinë. Tani lipsetë dritë.

Shqipërija ka qënë, Të shkruajm gjuhën tënë,


Edhe po do të jetë, Kombinë t’a ndritojmë,
Po sot në ditët tënë Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
Të metë të mos ketë. Nga dalëzë t’a msojmë.

E ka nderuar Zoti Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!


Gjithënjë Shqipërinë, Sa shije ka e hije,
Ish fort mirë qëmoti, Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
Do bëhet dhe taninë. Si gjuhë Perëndije!

Sa ishte trimërija Shum’ e bardhë kjo ditë


N’atë kohët të vjetrë, Për gjithë Shqipëtarët,
Kish emrë Shqipërija, Do na sjellë një dritë,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë. Që s’e kishin të parët.

Sa burra kordhëtarë Kjo dritë do na bjerë


Ka nxjerrë Shqipërija, Të gjitha mirësitë,
Më pastaj e më parë Dhe gjithë dot’ i ngrerë
Q’i shkruan Istorija. Dëmet’ e marrëzitë.

Ajo ish koh’ e zjartë, Si lum kush zë të mbjellë!


Dhe kish mundime tepër, Lum kush vë bëtë pemë!
Po sot pendë dhe kartë Se kjo ka për të pjellë,
Na duhet, nukë tjetër. S’mbulohetë me remë.
KORÇA

Vëllezër Shqipëtarë! Gjuha jonë sa e mirë! Se njerzit gjithë vdesin,


Gëzohi! që erdh kjo ditë, Sa e ëmbël! sa e gjerë! Po jeta s’mbetet e shkretë,
Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë, Sa e lehtë! sa e lirë! Gjuha, Mëmëdheu mbesin,
Që sjell gjithë mirësitë. Sa e bukur! sa e vlerë! Të patundura për jetë.

Kjo është dit’ e rëzë, Kjo’ shtë mëm’ e mirësisë Me zëmërë të gëzuar,
Që bije vëllazërinë, Që bije qytetërinë, Dhe me gjithë shpirt uroni!
E dëbon jetën e zezë, Gasthin’ e vëllazërisë, Zotërinjt’ e Zotëruar!
Dhe ndarjen’ e marrëzinë. Njerëzin’ e miqësinë. Gjithë përnjëherë thoni:

T’a lusimë këtë ditë S’jemi Grekër as Bullgarë, Rroft’ e qoftë Shqipërija!
Që bekoj Zot’ i vërtetë, As gjë tjatër nukë jemi, Dhe kombi e gjuha jonë
Dh’ e dërgoj me shumë dritë. Jemi vetëm Shqipëtarë, Lulëzoftë diturija!
T’i mbes emëri për jetë. Një kët’ emër nder’ e kemi. Edhe ndihmës paçim Zonë!

Sot e vumë gurr’ e parë. Ky emr’ është shum’ i mirë, Edhe Sulltanit të mirë,
E bekuar ësht’ kjo ditë, Se më s’jemi të gënjyer, Mbretit t’math q’e kemi atë
Zot’ i madh e pruftë mbarë, Nuke jemi n’errësirë, Dhe ka për neve mëshirë
E na dhëntë urtësitë! E njohmë gjen’ e vjyer. E përpiqet dit’ e natë.

Hapu, Lapu errësirë! Perëndija na e lënte! Zoti jet’ e dit’ të dhëntë


Pa jakë tëhu o dritë! Për jetë t’a trashëgojmë, Dhe qëllimet ja mbarofte!
Se arriti koh’ e mirë, Edhe kurrë mos e dhëntë! Me nder përmi front e lënte!
U gdhi nata u bë ditë. T’a humbim a t’a harrojmë. Dhe gjithënjë e gëzoftë!

Sot niset një tjatrë jetë, Të lemë mëmënë tënë


Të rremenë posht’ e shtije, E të marimë një shtrigë!
Mbretëron f jal’ e vërtetë Zoti mos e pastë thënë!
Dhe të mirat gjith’ i bije. Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.

Zot’ i math qoft’ i lëvduar! O! sa qenë të gënjyer,


Q’e nxjer në shesh të vërtetën, Ata që vuan për botë,
Se ajo sij ka buruar, Turp të math kanë rrëfyer
Pa e ka ndituar jetën. Punuanë fare kotë.

Lumja ti, moj Korç’ o lule, Pa mejtoni, o të gjorë,


Q’i le pas shoqet e tua, Efialtin, Pafsaninë,
Si trimi në ball’ u sulë, Që u bënë trathëtorë,
T’a paçim për jetë hua. Dh’ e gjënë më Perëndinë.

Kushdo që është sot burrë, Nga gjithë ç’kemi kënduar,


Dhe Shqipëtar i vërtetë, Për të njohur vetëhenë,
Emëri s’i shuhet kurrë, Kaqë gjë kemi mësuar:
Dhe nderi i rron per jetë. Të nderojmë mëmëdhenë.
PERËNDIJA
Ç’sheh ësht Zot’ i vërtetë, Vethen’ e tijre të vërë,
Ç’dëgjon është zër’ i tija, Atje gjen Perëndinë.
Gjithë ç’ka e s’ka në jetë
Është vetë Perëndija. Dhe Parajsi dhe Skëterra,
Dhe engjëlli edhe djalli,
Mos shiko valëtë p’anë Edhe gjithë ç’ka të tjera,
Mos të gënjenjë rrëmeti, Janë mbrenda tek i gjalli.
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti. Ajy që ka mirësinë
Ka Perëndin’ e të mirat,
Në det të math e të gjërë, Edhe kush ka djallëzinë,
Çdo valë, që të sheh syri Ka djallë e ligësirat.
Atje është det’ i tërë,
Po valëtë mirë qyri. Më çdo anë e kërkova,
Thashë, ku ’shtë Perëndija?
Kur ta zësh gjënë të bërë, Po më pastaj e mësova,
Ësht’ ashtu me të vërtetë, Qenka ndaj mej’ e s’e dija!
Po t’a vesh re gjat’ e gjërë,
Ësht’ ajy bërësi vetë. Kërkonja gjetkë t’a gjejë
Zotn’ e math e të vërtetë,
Dhe kush flet, edhe ç’gjë flitet, Ajy qënëkej ndaj meje,
Ç’duket e s’ duket në jetë, E paskësha unë vetë!
Dhe kush sheh, dh’ ajo që shihet
Zot’ i vërtet’ është vetë. Me fjal’ e me agjërime
Nuk’ e gjen dot Perëndinë,
Se e tërë gjithësija, As me kreshm’ e me kungime,
Që nuk’ i gjëndetë fundi, Si punojn’ ata që s’dinë.
Është vetë Perëndija,
Për atë s’ka vënt gjëkundi. Trajstën’ e ke plot me bukë
Edhe hiqesh si i mjerë,
Është në shesht Perëndija, Dhe ke zën’ e thua nukë
I verbër! s’munt t’a shohë, E lipën derë më derë!
Ajo është gjithësija,
I dituri munt t’a njohë. Është ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Pe një lulezë kur shohim, Në të rrem e në përrallë
Dhe të vëmë re një fletë, Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
Me dituri, t’a njohim,
Q’atje ’shtë Zot’ i vërtetë. Pa s’vdes kurrë Perëndija
Po kush vdes në jetë vallë?
Është në shesht Perëndija, Gjë s’vdes, sepse gjithësija
Sicili do munt, t’a njohë, Është gjithënjë e gjallë,
Po s’e mbuloj e padija,
Njeri tekdo munt t’a shohë. Qeshë diellë, ishnja hënë,
U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
Kush do t’a shohë të tërë, Yll e zok e dash kam qënë
Të shohë mirë njerinë, Pa dhe njeri shumë herë.
Sa det i math e i gjerë! Ti je edhe trëndafili
Edhe sa mijëra valë, Edhe bukuri e tija.
Si-cil’ atje do të bjerë
Prapë soje do të dalë. Ti je ç’është jet’ e tërë
Ti je vetë gjithësija,
Mijëra shpirtëra ngrihen, Ti vetë njeri je bërë
Bijen mijëra të tjera, More fytyrën’ e tija!
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera. Oh! det i madh, i pa-anë,
Në një stamnë qysh ka hyrë?
Nj’ është, po ka shumë gjyrë Ay q’është gjithë ç’janë!
Duket sikur s’ka të ngjarë, U mblodh tok më një fytyrë?
E sheh fytyrë fytyrë
Po ’shtë i njëjt’ e i pandarë. Më çdo anë që shikova,
Pashë mirë që je vetë,
Ajy është trëndafili Të gjeta tek të kërkova
Edhe gjemb’ i trëndafilit, Zot’ i madh e i vërtetë!
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër’ i bilbilit. Prej trupi shpirt është bërë,
Edhe shpirti trup në jetë,
Mos shiko ç’rrobe ka veshur Është bërë një i tërë
Është mbrënda vet’ i qetë, Gjithë ç’është është vetë!
Syr’ i t’urtit e sheh çveshur
Veç ati s’ka gjë ndë jetë. Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni Perëndinë,
Zoti është gjithësija Nëpër mur’ e nëpër gurë,
Ay është gjithë ç’janë, Po shihni mirë njerinë!
Po kush njeh vethen’ e tija
S’e kërkon më tjatër anë. Zemr’ e njeriut në jetë
Është vënt’ i Perëndisë,
Dhe qelqeja u-hollua Ësht’ atje Zot’ i vërtetë
Dhe vena pa u përzjenë, Det’ i madh i gjithësisë.
S’ka ven’ është qelqe thua
A s’ka qelqe, është venë! Ay është gjithësija
Edhe udh’ e Perëndisë,
Unë ndaj teje një pikë? Është vetëm njerëzija
det i gjër’ e pa anë! Q’i duhetë njerëzisë.
Të hynj brënda! më vjen frikë!
Po s’hiqem dot dhe më nj’ anë. Merr’ dorën e diturisë
Pa ajo do të nxjerë
Të kisha zën’ e bilbilit Gjer te fron’ i Perëndisë,
Gjithënjë do të këndonja Ndaj soje do të të shpjerë.
Bukurin’ e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja! Ësht’ e vërtetë kjo punë
Mos qëndroni n’errësirët,
Po ti vetë je, o bilbil. Se këtë s’e gjeta unë
Ti je edhe dashurija, E kanë thënë të Mirët.
SHPREH
Do të mërgohet.
Kam shumë shpresë Jak’ e vërtetë!
Te Perëndija, Pse rri e qetë?
Që të mos jesë
Kshu Shqipërija, Për Shqipërinë
Po të ndritohet Ditët e mira
Të lulëzohet. Paskëtaj vinë
Shkoj errësira,
Pa vjen një ditë Lum kush të rronjë,
Që të na sjellë T’a shohë zonjë!
Të madhe dritë
P’ ajo të pjellë: Se Shqipëtar!
Qytetërinë, E gjuh’ e tija
Fatbardhësinë. Venë së mbari
Dhe Shqipërija,
Vëllazërija Lum kush t’a shohë
Edhe bashkimi Për pakë kohë.
E njerëzija
Është shpëtimi, Pa dituritë
Lum kush t’arrinjë! Dhe mbrothësija
Pa do të vinjë. E mirësitë
Dhe njerëzija,
Që Shqipërija Do të burojnë
Do të ndritohet, Nuke mënojnë.
Dhe ligësija
TRADHËTORËT
Shokë! kemi në mest tënë T’ish ashtu, qe prishur jeta,
Shum’ armiq’ e tradhëtorë! S’kish mbetur gjë e vërtetë.
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë! Ata turpinë fitojnë
Nder’ e tyre posht’ e hedhin,
Haruanë Mëmëdhenë! Dhe armikëtë gëzojnë
Dh’ e lanë kombinë tënë! E në errësirët bredhin.
E një tjetërë na gjënë!
Popc! mos u qoftë dhënë! Nuk’ është kurrë harruar
E mira dh’ e lig’ e shkretë,
Lanë Zonjën’ e lëvduar! Të gjitha janë paguar,
E zunë një kurvë shtrigë! S’ka mbetur gjë në jetë.
Të ndyr’ e të mallëkuar!
Të fëlliqur’ e të ligë! Lerini, pa do t’a gjejnë
Të vërtetën do t’a njohin,
Lanë Mëmënë të çveshur! Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
Dhe mundohenë për botë! Jan’ të verbër’ e nuk shohin.
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë, mundohi kotë! O! popo, ç’turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë!
Qysh u bënë Efialtë! Dhe s’janë më Shqipëtarë
E nuk’ e njohin të mirën, Se nga kombi hoqnë dorë!
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën! Me të huajnë u-bënë!
Me armikn’ e Shqipërisë!
Buk’ e Mëmëdheut i zëntë! S’duanë gjuhënë tënë
Tradhëtorët’ e pabesë, Armikëtë e Perëndisë!
Dhe Zoti dërmën u-dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë! Ndjej’ o Zot se nukë dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Miqt’ armiq i kanë bërë! Rrahin të prishin shtëpinë!
Armiketë miq i zunë! Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë! Të gjorët janë në gjumë!
Të vërtetënë s’e dinë,
Fajn’ e madh kur do t’a njohin Do të mundohenë shumë,
Njerëzit e mallëkuar? Pastaj mëntë do t’u vinë.
Dritënë pse nuk’ e shohin?
Apo janë të verbuar? Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë
Janë së gjithash të marrë! Dhe armikëtë dëgjojnë!
Dhe të liq me të vërtetë, Edhe s’dinë se ku venë!
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë. Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblidhni mënt’ e turpërohi,
Se mbretëron e vërteta, Mos u-bëni tradhëtorë
S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë, Se pastaj do të pendohi.
BUKURIJA

1.
Do të këndonj Bukurinë
E të lëvdonj Perëndinë,
Perëndin’ e bukurisë,
Q’i dha shije gjithësisë!

Perëndija bukuroshe!
Ty të falem e të lutem
Më vjen në gji të të futem
Zonja përkëdheloshe!

Që më je si mbretëreshë,
Të keqen o pëllumbeshë.

2.
Zot i vërtetë!
Ke mbledhur dritën,
Diellin, dritën,
Ndë gjithë jetë,
Edh’ e ke bërë
Gush’ e krahruar,
Faqez’ e ballë,
Dhe pulp’ e llërë,
Sy e qepallë,
Dhe këmb’ e duar!

3.
Në fytyrët tënde gjeta Bukurinë.
Si ajy që gjeti në malt Perëndinë
Lulezët e Majit sa janë të mira!
Po përpara teje m’erdhë të pështira.

Kur shoh faqezët’ e tua,


Ç’vjeft’ i mbetet trëndafilit,
Zëri yt shpirt më jep mua,
Nuk’ i le shije bilbilit.

Edhe yjt’ e hëna si të shëmëtuar


M’u duknë, kur pashë atë syn’e shkruar.
Purtek’ e florinjtë! shigjet’ e ergjëntë!
Zëmrënë m’a dogje, m’i përndave mëntë!

Do të vdisnja me shumë gas,


Të paskësha pakë shpresë,
Se do të thuash ti më pas,
Vdiq, për mua, pastë ndjesë.
4.
Kudo është Bukurija,
Në qiej, në dhë, në hënë,
Në diell, në shenjë, në yje,
Ndër lule, ndër drurë, ndër pyje,
Çdo vënt që të ketë zënë,
Atje çfaqet Perëndija,
Po këtu është e tërë,
Dhe ajo tin është bërë!

5.
Pashë pjeshkëtë ndër fletë,
Pa m’u-mejtua gjiri yt,
Edhe më mbenë përpjetë
Në zëmrët, në shpirtit, në syt!
Jaseminë kur e pashë,

Q’ish i bardhë si dëborë,


Pse më ndjek zemrën, i thashë,
E më ngjan më atë dorë?
Dhe në mejtim të madh rashë,
Më ra në det mëndja, m’u mbyt,
Më la vetëm e të shkretë,
Edhe të mjer’ e të gjorë!

6.
Qiriri meje ka mësuar
Të digjet të përvëlohet,
Edhe duke përvëluar,
Të qeshnjë e të gëzohet,
Të bënetë zjar e flakë,
Të tretët pak’ e nga pakë.

Ti e msove trëndafilë
Të çelet, të lulëzohet,
Të qeshnj’ e të zbukurohet,
T’a përvëlonjë bilbilë,
E f a bënjë të pëlcasë,
Një fjalë të mos i flasë,
Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
Të xbukurohet më mirë,
E të mos ketë mëshirë,
Po t’a lerë dne pa gjumë.
7.
Bërthama jote o hurma!
Më rrëfen bukur e mirë;
Zemr’ e buz-ëmblësë, më tha,
Ësht’ e fort’ e p’ amblësirë.
Po fjalënë s’ja besova,
Nuk’ ësht’ e vërtetë, thashë,
Tani holl e kupëtova,
Se me syt’ e mi e pashë.

8.
more shtat i florinjtë!
Bukurija teje buron,
Edhe të rrjedh nga pëqinjtë,
Gjithë jetën e xbukuron.

Më ecën me shumë shije,


Dhe si thellëza më vështron,
Edhe më hedh nje shkëndijë,
Dhe zemrënë m’ a përvëlon.

Të keqen e këmbës sate,


Të ju-bëfsha ati syri,
E leshravet si tërtërë,
E qepallës si gjilpërë,
Që në zëmërë më hyri.
Ç’pate, që më vrave, ç’pate?

Nga qepallatë jam qarë,


Po të vërtetën’ e gjeta,
Vetullat më paskan vrarë,
Më vrau hargu, jo shigjeta.

9.
Zëmra jote në krahrort tënt
Është hekur brënda n’ergjënt;
Dhe në linj’ ajy krahruar,
Si ndë dhë gur’ i paçmuar.
Dielli zënë me rezë,
Vera në qelqe të zezë,
Shpirti brënda nër qivure,
Zot’ i madh nër katrë mure!
10.
Do të shtrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?

11.
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj,
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!
veri! pa hiq i thua
Sorkadhësë qafë-gjatë:
Më ka thënë pyllë mua,
S’mblidhem dot as dit’ as natë!
Pyetë vallë përse,
Pastaj jak’ e më rrëfe.
Bukuroshe! sy-mëshqerë
Shikomë një herë mua,
Trëndafil’ i kuq me erë!
E di vallë sa të dua?
E mora vdekjen në sy,
Do të vdes, të vdes për ty.

12.
...Mos i hap leshratë n’erë
Të m’arratiç mëndjen t’ime,
Mos më shiko dhe një herë,
Se m’u bë zëmra thërrime.

Si thëllëx’ e bukur mos shko


Mos vështro si pëllumbeshë,
Shpirtinë mos m’a përvëlo,
Mos u tunt si mbretëreshë.

Me qepallatë si shtijë
Mos më vra mos më plagos,
Me vështrim po si shkëndijë
Mos më vdis e mos më sos.
13. 16.
E pashë dije tek shkonte, Erdh e na gjet
Soje ndritte gjithë jeta, Vera mi dhet,
Pa hoth syt’ e më shikonte,
Duke kthyer si shigjeta! Dhe këtë herë
Posa pashë Bukurinë, Për shumë vjet
Zemrën’ e varfrë m’a piku, E me shëndet,
Ndjeva në të dashurinë,
Që më erdh, dhe më s’më iku, Na gieç, o verë!
Pse s’ka fjalë të dëftenjë Sa më pëlqen,
Dashurin’ e Bukurinë, E ç’më dëfren
Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
Luleja mua!
Nuk’ e them dot Perëndinë!
Ç’mirë më vjen
Mos u mundo kot,
Se shembëllën
Nukë thuhet dot.
Faqet e tua.
14. Del të të shoh,
M’iku me vrap djalërija Oh! oh! oh! oh!
E më la mbi dhe të shkretë,
Më erdh shtriga pleqërija sy mëshqerë
Fshehtazi, si qen’ i qetë. Dua t’a ngroh,
popo! ç’më gjet, o shokë, Se po m’u ftoh
Do të qanj me thes më kokë,
ditët e djalërisë. Zemr’ e mjerë.
Që kishit shumë gëzime Syri m’u vesh,
Ratë në det t’arratisë, Po del në shesh,
Më latë në hidhërime!
Tani jetënë ç’e dua,
Më s’ësht’ e shkreta për mua. Malli m’u shtua,
Ti o bukuroshja ime! Shih, mos më lesh!
Të ritë m’a paç për jetë, Popo! kur qesh,
Kurrë mos pafsh hidhërime!
Të dashtë Zot’ i vërtetë! Ah, sa të dua!
Syri yt mos u-venittë.

15.
Vera vate, shkoj,
Bilbili pushoj,
Lulet u-thanë!
Dimëri u-qas,
Dëborë vjen pas,
Fletëtë rënë.
Gjësendi më s’mbet
Thua për mi dhet,
Shpestë pushuan!
Zëmra ime zjen,
E ty më s’të gjen
Pa heq e vuan.
VARFËRIJA
1.
Ju të pasur, kur rrini
Rreth zjarit me gëzime
Qeshni, hani e pini,
Xbaviti me dëfrime.

Këceni e këndoni,
Dhe çeli e gëzohi,
Bëni gaxhi e loni
Edhe prëhi e ngrohi.

Ju vjen së largu afshi,


Ndë sallonet të gjerë,
Shtruarë pej mëndafshi
Mbushur me gjë të vlerë.

Nga ari, nga ergjëndi,


Nga floriri, nga drita
Llapëtin gjithë vëndi,
Tfaqet natënë dita.

Zonjat bukuroshe
Veshur, rrobat’ e arta,
Vashatë vogëloshe,
Të bardha posi karta.

Djemthit e përkëdhelur
Të lartë e të ndruar
Me zëmërë të çelur,
Me buzë të gëzuar.

Vinë rreth e kërcejnë,


Dhe qeshin e këndojnë,
Lozinë e dëfrejnë,
Kohën me gaz e shkojnë.

Dhe juve duke parë


Me sy fatbardhësinë,
S’ju vjen fare të qarë
Vallë për varfërinë?

E dini, q’është jashtë


Një plak’ e dobëtuar:
E përgynjyr, e lashtë,
E mjer’ ë dëshëruar,

E fishkur’ edh’ e thatë,


E thinjur e kërcure,
E urët dit’ e natë,
Dergjetë nër qivure!

Një plak’ q’i vdiq fëmija,


Edhe mbet e helmuar,
Se ju shkretua shtëpija,
Mbet si kandil’ i shuar!

Një foshnj’ e varfëruar,


Pa mëmëz’ e pa atë,
E gjor’ e dobëtuar!
E ligur e e thatë!

Gjithë këta të mjerë


Në të këqija rrojnë,
Vin’ e lipin më derë,
Një kafshitë kërkojnë!

E kur vjen të kërkonjë,


Brengën s’munt t’a rrëfenjë,
E rreh të na dëfrenjë!

Sa ’shtë turp për njerinë,


Ku shkojm’ e s’kthejmë synë!
S’dëgjojmë Perëndinë?
S’është vëllathi ynë?

Oh! epni, ju që kini,


Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini,
Q’i huan Perëndisë.

T’apim, se vjen një ditë


Q’e lemë këtë jetë,
Dhe gjen’ e begatitë,
Vemi në të vërtetë,

Përpara Perëndisë,
Që do të na gjykonjë,
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë.

Ajo or’ e borinjtë,


Që ligjëron e bije,
Rreth t’i mplaknjë të rinjtë,
Buzë varrit na shpije!

Epni t’u falnjë Zoti


Juve gjithë të mirat,
E të mos muntnjë moti
T’ju sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa një farë nevoje!
Zonjë! shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngojë!

Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.

Zot i madh, i vërtetë!


E gjithë ju të Mirët!
Mos e lini për jetë
Njerinë n’errësirët.

2.
Sa jemi Shqipëtarë,
Kemi gjithë një besë,
Jemi gjithë një farë,
Dhe rrojmë me një shpresë,
S’jemi kurrë të ndarë.

Bes’ është Perëndija


Për gjithë Shqipëtarët.
Edhe vëllazërija,
Urtësija, të mbarët,
Fë është njerëzija.

Më çdo vënt që të jemi,


Mëmëdhen’ e kujtojmë,
Edhe kudo të vemi,
Kombinë s’e harrojmë,
Vëllazërin’ e kemi.

Si do që të na ndajnë,
Ne jemi të bashkuar,
S’mundinë të na çajnë,
Zoti na ka uruar,
Pa në kurt dot s’na mbajnë.

Në ka pasur në jetë,
Trima shumë të ndjerë,
E burra të vërtetë,
Kombi yn’ i ka nxjerë,
At’ e di Zoti vetë.

You might also like