You are on page 1of 17

Leksioni 1

Burimet natyrore janë burimet të disponueshme të natyrës si: ajri, uji, rrezet e diellit, toka, mineralet,
pyjet, jeta e egër etj.
Kategorite e burimeve natyrore:
• Te rinovueshme
• Jo te rinovueshme
Burimet natyrore te rinovueshme: Këto burime mund të rigjenerohen në një periudhë të shkurtër kohe
si ajri, uji, energjia djellore, pyjet etj
Burimet natyrore jot e rinovueshme: Këto burime nuk mund të rigjenerohen në një periudhë të
shkurtër kohe si mineraleve (qymyrit, naftës, gazit natyror, metale etj) për shkak se duhen miliona
vjet që të formohen.

Tre R-të për të ruajtur mjedisin janë Reduktimi, Riciklimi dhe Ripërdorimi.
• Reduktimi: - nënkupton përdorimin e më pak burimeve natyrore dhe shmangien e harxhimit te
burimeve natyrore.
• Riciklimi: Këto burime nuk mund të rigjenerohen në një periudhë të shkurtër kohe si mineraleve
(qymyrit, naftës, gazit natyror, metale etj) për shkak se duhen miliona vjet që të formohen -
nënkupton qe materialet si letër, plastike, qelqi, metalet etj te përdorur për të bërë sende,
përsëri mund të përdoret për të bërë sende të reja në vend të sintetizohet apo nxirret letër e re,
plastike, qelq apo metale.
• Ripërdorimi: - nënkupton përdorimin afatgjate te sendeve si p.sh shishet plastike me të cilat
blejmë recel, turshi etj mund të përdoret përsëri për ruajtjen e produkteve në kuzhinë

Pse behet menaxhimi burimeve natyrore:


Të gjithë gjërat që përdorim dhe konsumojmë janë marrë nga burimet natyrore. Për shkak të rritjes
popullsisë, industrializimit dhe urbanizimit kërkesa për burime natyrore është në rritje dhe
disponueshmërinë e tyre është e kufizuar. Pra, ka një nevojë për menaxhimin e duhur të burimeve
natyrore.

Rendesia e kafsheve te egra:


• Kafshët e egra ndihmojne për ruajtjen e biodiversitetit.
• Kafshët e egra ndihmojne për të mbajtur zinxhirët e ushqimit.
• Ne marrim produkte të dobishme nga kafshë të egra si ushqim, ilaçe, lëkurë, kockat, mjaltë etj

Mbrojtja e kafsheve te egra:


Ruajtja e habitateve natyrore të kafshëve.
• Të ndalohet zhdukja e kafshëve.
• Mbrojtja e llojeve të rrezikuara të kafshëve.
• Krijimi i habitateve per kafshë të egra, parqe kombëtare, biosferë
 Digat:
Avantazhet e digave: -
• ujitjen e kulturave.
• prodhimin e energjisë elektrike.
• Furnizimi me ujë në fshatra dhe qytete.
• Për të kontrolluar përmbytjet.
Disavantazhet e digave:
• Problemet sociale: - Zhvendosin një numër të madh të njerëzve që duhet të rehabilitohen.
• Problemet ekonomike: - Jane te shtrenjta dhe përdorin një sasi të madhe të parave publike.
• Problemet mjedisore: - Shkaktojne shpyllëzime dhe humbje te biodiversitetit.

Leksioni 2
Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet
në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta ka vetëm një satelit natyror: Hënën.  Madhësia e tokës
është rreth 510.000.000 km². 370 milion km² (71%) prej tyre janë të mbuluara me ujë kurse 150 milion
km² (29%) janë të mbuluara me tokë.

Ndertimi brendshem i tokes


• Korja e Tokës ose Litosfera
• Mbështjellsi i bërthamës (ose mantia, manteli)
• Bërthama e Tokës.

Shkembinjte ne siperfaqen e kores tokesore jane masive apo grupime mineralesh dhe dallohen nga njeri
tjetri nga origjina, perberja mineralogjike, struktura, ngjyra etj

Shkembinjte klasifikohen ne:


• Magmatike (Granite, diorite, gabro, bazalte etj)
• Sedimentare (Gelqeroret, dolomitet, shtufet, shistet, konglomeratet)
• Metamorfike (kuarcite, mermeret etj)

Procesi i shkaterrimit dhe transformimit te shkembinjve dhe mineraleve quhet alterim. Alterimi
realizon:
• Shkaterimin mekanik dhe fizik te shkembinjve dhe mineraleve dhe formimin e produkteve te
shkrifta pra sistemet dispersive
• Ndryshimet kimike dhe mineralogjike dhe formimi i mineraleve me shkalle te larte dispersiteti
perfaqesuesit me esenciale te te cileve jane argjilat

Faktoret e tokeformimit:
• Klima (veçanërisht temperaturat dhe reshjet)
• Organizmat e gjalla (veçanërisht vegjetacioni natyror, mikroorganizmat, kafshët e tokës, njeriu).
• Natyra e materialit tokë formues (materiali mëmë)
• Relievi i rajonit
• Koha që materialet mëmë, janë subjekt i procesit tokëformues.

Proceset e zhvillimit të horizonteve të tokës:


• Depozitimi. Depozitimet mund të jene materiale që janë transportuar në rajonin ku një tokë
është duke u formuar. P. Sh, pluhuri i pasur me karbonate të kalçiumit , gjethet që
transformohen dhe shtojnë lenden organike në toke.
• Transformimi. Transformimi i materialeve të vendosura në profilin e tokës, ndodh si rezultat i
veprimit mbi to, të proceseve kimike dhe biologjike. P. sh, gjethet apo rrënjët e bimëve pas
përfundimit të ciklit jetësor transformohen në humus qe e ngjyros token kafe të erret deri në të
zeze
• Translokimi përfshin lëvizjen e materialeve të toke-formimit në profil dhe ndryshimin e
përbërësve të horizonteve të tokës. Ky proces ndodh nen veprimin e ujit që gjate lëvizjes nga
shtresat e sipërme në ato të poshtme të profilit transporton dhe depoziton materialet tokësore,
si grimca të argjilës koloidale substance organike dhe inorganike të tretura etj.
• Shpëlarja eshtë një proces që vepron mbi materialet lehtësisht të tretshme që ndodhen apo
formohen në profilin e tokës.

Funx e tokes: Funksion Ushqyes Funksion Mbajtes Funksion Ekologjik Akumulon Co2 Habitat Per
organizmat Buferik

Elementet esenciale të ushqimit të bimëve


Perdoren ne sasira te medha
Nga ajri dhe uji: Karbon (C) Hidrogjen (H) Oksigjen(O)
Nga perbersit e ngurte te tokes: Azot (N) Fosfor (P) Potas(K) Kalcium(Ca) Magnez(Mg) Squfur(S)

Perdoren ne sasira me te vogla


Nga perbersit e ngurte te tokes: Hekur(Fe) Mangan(Mn) Bor(B) Molibden(Mo) Baker(Cu) Zink(Zn)
Klor(Cl) Kobalt(Co)

Komponentet perberes te tokes:


 Përbërësit minerale(45%) : zhavorri rera lymi argjila. Rera dhe Lymi perbehen kryesisht nga
minerale primare(kuarc, mika, shpatet fushore) ndersa argjila nga mineralet sekondare argjilore
 Lënda Organike( 5%)Jane nje perzjerje e Lendeve organike pjeserisht te dekompozuara apo te
dekompozuara me humusin. Ndikon ne cilesite e tokes dhe ne ushqimin e bimeve.
 Uji (20 – 30%): solucion dinamik me elementet minerale te tretur(Ca, N, K, P etj) formon
solucionin tokesor.
 Ajri (20 – 30%): Karakterizohet nga nje system dinamik ne sasi dhe cilesi.
Leksioni 3

Degradimi tokes eshte humbje apo reduktim i perdorimit ose e perdorimit potencial te saj nje
humbje e vetive apo organizmave te cilat nuk mund te zevendesohen me.

Format e degradimit te tokes:

 Zhvendosja e materialit tokesor nga profile tokes duke u larguar ne formen e sendimenteve te
ndryshme
 Keqesimi in situ si pasoje e proceseve kimike biologjike fizike te cilat nuk shoqerohen me
cvendosje fizike te materialit nga profili tokes
 Humbja dhe perjashtimi i tokes nga fun xi saj natzral si pasoje e mbulimit te saj me asfalt beton
dhe ndertesa te ndryshme

Tezat e degradimit te tokes:


• Tezat e katastrofave natyrore: e konsiderojne procesin e degradimit te tokes te mbeshtetur
ne shkaqe bio gjeo fizike ose si veper e perendise
• Tezat e ndryshimit te popullsise: degradimi ndodh si rezultat i presionit te madh qe vjen si
pasoje e kesaj rritje dhe tejkalimit te parametrave mjedisore te domosdoshem per kete
shtese
• Teza moszhvillimit: burimet e ndryshme jane shfrytezuar per te perfituar ekonomite
boterore dhe vendet e zhvilluara duke lene vtm nje pjese te vogel per te perfitimit per te
bere eliminimin apo kufizimin e degradimit
• Tezat globaliste: taksimi apo forca te jashtme nderhyjne ne treg dhe krijojne mbishfrytezime
te tejskashme.
• Tezat e trashegimise kolonialiste: lidhjet tregtare komunikimi lidhjet urbane dhe rurale te
trasheguara nga e kaluara nxisin menaxhim te varfer dhe jo korrekt
• Tezat e teknologjive dhe keshillave jo te pershtatshem: strategjite dhe teknikat e gabuara
jane nxites kryesor qe cojne ne degradim.

Rezistenca eshte aftesia e sistemit per ti rezistuar zhvendosjes apo zevendesimit nga gjendja fillestare e
tij ne prishjen e vazhdimesise

Teorite e degradimit te tokes


• Ndryshimi popullsise
• Marxhinalizimi
• Varferia
• Problemet e yoterimit te tokes
• Destabiliteti politik
• Ceshtjet social ekonomike
• Problemet e shendetit
• Praktikat e papershtatshme industrial bujqesore
Shkaqet e degradimit te tokes
• Planet pese vjecare te qeverisjes se kaluar
• Rritja dhe migrimi i popullsise ne vitet e fundit
• Shfrytezimi burimeve natyrore
• Braktisja e tokes
• Destabiliteti politik

Problemet e degradimit te tokes


• Erosion i pershpejtuar i tokes
• Shpyllezim i pakontrolluar
• Rreshqitja e tokes per shkak te praktikave te dobeta te ndertimit te rrugeve
• Permbytjet e tokes
• Ndotjet industriale e ajrit tokave ujit
• Krpezimi
• Urbanizimi i pakontrolluar
• Derdhja e papershtatshme e mbetjeve

Faktoret e degradimit
• Varferia
• Vetedija qytetare
• Disbalanca ne prodhim dhe konsumimi ushqimit
• Politikat e zhvillimit

Ndjeshmeria dhe elasticiteti tokes:


• Toke me ndjeshmeri te ulet dhe elasticitet te larte: e lejon dhe peson procesin e degradimit ne
kushte shume te varfera apo te dobeta menaxhimi
• Toke me ndjeshmeri te larte dhe elasticitet te larte: e lejon apo e peson procesin e degradimit
me lehte por i pergjigjet shume mire praktikave te nje menaxhimi te mire te tokes si dhe
rehabilitimit te saj
• Toke me ndjeshmeri te ulet dhe elasticitet te ulet: i rezistin procesit te degradimit por nqs
kalohet kufiri i lejueshem esht shume e veshtire te nderhyet.

Leksioni 4
Nevojat për vlerësim janë të vazhdueshme
Rastet më të shpeshta janë:
• Vlerësimi per kolateral (bankat, për mos pagesë të kredisë nga kredimarrësi)
• Kompensimi i dëmit (që komunat shkaktojnë ne pronat private përmes aktiviteteve për zhvillim
infrastrukture)
• Konflikte/kundershti te ndryshme pronësie
• Tatimi në pronë
• Shpronësimi (procedurat e konfiskimit në kuadër të tërheqjes së tokës për qëllime publike
(ndërtimi i rrugëve, ruajtja e natyrës, industria e minierave, furnizimi me energji, etj).)

Arsyet kryesore të vlerësimit:


• Shitja dhe blerja e pasurisë së paluajtshme bujqësore
• Konsolidimi/bashkimi vullnetar i tokës
• Zhvillimin e tregut të tokës
• Zhvillimin e përgjithshëm të sektorit bujqësor
• Proceduara te trashëgimisë
• Privatizimi
• Demet nga fabrikat (shemb. Kombinati metalurgjik) . . .

Tipet e vlersimit te tokes


• Modeli (qasja) e Krahasimit te Shitjeve: Realizohet duke krahasuar vlerësimin e zones/vendit
me vende te tjera te ngjashme, konkuruese dhe të krahasueshme të cilat kanë shitur kohët e
fundit
• Shperndarja (%):Investigo/heto raportin standart të tregut: çfarë % ze apo perfaqeson kjo zone
ne cimim total
• Ekstraktimi: Vlerëso vlerën e zones në bazë të zbritjes se kontributit te vleresuar te
përmirësimeve nga çmimi total i shitjes së pronës
• Kapatilizimi i Qerase se Tokes: Përdoret kur një pronë është duke prodhuar të ardhura të drejta
të tregut ne bazë te vleres së një 'tokë me qira' dhe një normë të kapitalizimit të tregut qe
mund të rrjedhe/buroje nga tregu (shitjet e tokës me qira në kohën e shitjes)
• Toka e Mbetur (land residual: Përdoret kur totali i të ardhurave neto i tregut të pronës totale
është i njohur apo vlerësuar, dhe vlera e kapatilizimit të tokës dhe ndërtimin mund të gjenden
në treg
• Zhvillimi i Nendare: Përdoret për tokë me potencial afër nënndarjes. Per te gjetur se sa një
zhvillues do të paguajë për tokën duke marrë parasysh të ardhurat e mundshme nga zhvillimi,
me pak kompensim për shpenzime direkte dhe indirekte, fitimin, dhe vonesat kohore.

Toka bujqësore është: toka e shfrytëzuar për kultivimin e kulturave bujqësore: arë, kopesht, pemishte,
vreshte, livadh, kullotë, si dhe tokat e tjera që nuk janë në shfrytëzim për qëllime bujqësore, por që
shfrytëzimi optimal i të cilave përfshinë prodhimin bujqësor, duke marrë parasysh vetitë e tyre natyrore
dhe kushtet ekonomike;

Faktoret Kryesore:
• Rëndësia e tokës bujqësore
• Pjelloria
• Traditat e shfrytëzimin e tokës
• Politikat shtetërore ne raport me token bujqësore (ligji për token bujqësore, për rregullimin e
tokës bujqësore….)
• Ndryshimet e destinacionit te tokës bujqësore
Vlersimi ekonomik i tokes varet nga:
• Cilësia (përgjigja e tokës përkundrejt përdorimit duke marrë parasysh vend ndodhjen e saj (psh:
përcaktimi i rendimentit të tokës).
• Mundësitë e qasjes ne te dhe vend ndodhja, të gjitha kostot dhe fitimet varen nga vend ndodhja
hapësinore, në të kundërt me cilesine e saj. Shembull: kostot e transportit për inputet si dhe
produktet e finalizuara.
• Të tjera atribute hapësinore, gjeometrike, gjeografike dhe gjoepolitike (gjeopolitika/politikat
bujqesore mund të përcaktojë në një kohë të dhënë vetë vlerën e tokës)

Leksionii 5
Prioriteti strategjik i Strategjise së Zhvillimit Rural ne Shqiperi eshte: Te kontribuoje per nje zhvillim te
barabarte te te gjitha rajoneve rurale ne Shqiperi, te permiresoje cilesine e jetes ne zonat rurale ne
Shqiperi dhe te reduktoje varferine.

Synimet e Strategjisë së Zhvillimit Rural në Shqiperi janë :


• Rritja e aftësisë konkuruese së sektorit bujqësor dhe agro-ushqimor duke mbështetur
ristrukturimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shtimit të vlerës (me qëllim rritjen e vlerës
financiare të produkteve
• Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit duke menaxhuar në mënyrë të qëndrushme burimet
natyrore në zonat rurale.
• Përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale dhe nxitja e aktiviteteve të shumëllojshme
ekonomike, nëpërmjet krijimit të vëndeve të reja të punës
• Zhvillimin e kapaciteteve institucionale për të planifikuar, manaxhuar dhe bashkërenduar
efektivisht aktivitetet në mbështetje të zhvillimit rural.

Kerkesat kryesore te rajoneve Rurale:


• Fleksibiliteti eshte i nevojshem qe ti pergjigjet dhe te reagoje ne kushtet e nje boshlleku permes
planifikimit strategjik si dhe ndryshimeve ne treg
• Effcienca perfshin zhvillimin e ekonomive rurale permes mbledhjes se ideve dhe burimeve per
te arritur qellim te shumllojshme
• Konkurenca mund qe te zbulohen me firmat e tjera ne zonat lokale dhe perms nje rrjeti lidhjesh
• Sinergjia eshte shume mire e arritur kur informacioni, inovacionet dhe transaksionet e biznesit
kryehen me lehtesira ndermjet anetareve te komunitetit rural.

Roli i Aktoreve ne Zhvillimin Rural:


• inkurajimin e zhvillimit te rrjetit apo networku-t ndermjet anetareve te komunitetit rural,
• sipermarrjet kulturore ne zonat rurale
• ndihmen ne transformimet ekonomike
• sigurimin e burimeve per te permiresuar bashkpunimin ndermjet aktoreve lokale.

Klasifikimi i Vlerave Rurale:


• Vlerat ekologjike (mjedis i paster, biodiversiteti, mundesi per prodhimin e ushqimit te paster
dhe te shendetshem, kushte te mira prodhuese per cilesi te larte, prodhime specifike bujqesore,
hapseria te hapura, peisazh kulturor dhe natyral)
• Vlera Kulturore (kultura rurale, folklore dhe shfrytezim te traditave lokale, kuzhine lokale, arte
dhe zejtari, produkte specifike lokale dhe metoda prodhimi, bashkjetese me minoritetet,
menyre tradicionale e jetese, etj)
• Vlerat e Komunitetit (lidhjet/rrjeti social, lidhje familjare, besim dhe te kuptuar te dyanshem,
menyra te vecanta te komunikimit)

Ceshtjtet Kryesore qe adresohen ne politikat e EU sot ne komunitetin rural :


Permiresimi i Konkurueshmerise
• Modernizimi i Fermave Bujqesore
• Sherbimet ne favor te Fermave bujqesore
• Permiresimi i Infrastruktures ne favor te konkurueshmerise
• Modernizimi i zonave Rurale
• Zhvillimi i Zonave Rural
• Infrastruktura Rurale
• Sherbimet ne favor te zonave Rurale
• Aktivitete ne drejtim te diversifikimit te te ardhurav
Mjedisi
• Mbrojtja e Mjedisit
• “Modernizimi Mjedisor”
• Sherbimet Mjedisore
• Infrastruktura Mjedisore-pyjore

Prioritete te identifikuara ne rishikimin e politikave te EU:


• Bujqësia dhe Pyjet: këta sektorë vazhdojnë të luajnë rol primar në formimin e peisazhit rural
dhe në mbajtjen në këmbë të komuniteteve konkurruese rurale

Karakteristikat e zonave rurale ne vizionin e EU


• Një botë rurale më bazë më të gjerë: zhvillimi i zonave rurale nuk mund të bazohet më vetëm
tek bujqësia
• Cilësia dhe siguria ushqimore: qytetarët evropiane po i kushtojnë rëndësi në rritje sigurisë dhe
cilësisë ushqimore, mirëqënies së bagëtieve dhe mbrojtjes dhe forcimit të mjedisit rural;
• Aksesi ndaj shërbimeve publike: në shuma zona rurale që kanë akses të ulët ndaj shërbimeve
publike, mungesa e punësimit alternativ dhe struktura moshore ulin ndjeshëm potencialin
zhvillimor, vecanërisht për gratë dhe të rinjtë.
• Mbulimi i territorit të BE-së; politika e zhvillimit rural duhet të aplikohet si e tillë në të gjitha
zonat rurale të BE-së, një organizëm në zgjerim, me synim që fermerët dhe aktorë të tjerë rural
të mund të plotësojnë sfidat e ristrukturimit të vazhdueshëm të sektorit bujqësor, efektet e
reformës së politikës bujqësore dhe të modeleve dhe praktikave në ndryshim për ushtrimin e
bujqësisë
• Kohezicioni: politika e zhvillimit rural jep një kontribut të jashtëzakonshëm në kohezicionin
social dhe ekonomik dhe kjo duhet të përforcohet më shumë në një BE të zgjeruar;

Leksioni 6
Reaksionet e tokes
• Reaksioni acid, tokat acide ( Ca, Mg, Na , K) këto katione bazike që gjënden në shtresën
sipërfaqësore të tokës, shpërlahen nga reshjet.
• Reaksioni alkalin, alkanaliteti ndodh kur në tokë kemi rrtijen e kationeve bazike ( Ca, Mg, Na )
që shoqërohet me rritjen në solucionin tokësor te joneve OH - krahasuar me jonet H+.
• Kur kriprat e bazave të forta dhe acideve të dobta si Na2CO3, K2CO3, MgCO3 treten ato japin
hidrolizë dhe krijojnë alkalinitet, Na2CO3 në solucion ujor

Klasifikimi i tokave sipas reaksionit


• Shumë i fortë acid pH 3-pH 4 Neutral pH 7.0
• Acid i fortë pH 4 - pH 5 I lehte alkalin pH 7 - pH 8
• Mesatarisht acid pH 5 – pH 6 Mesatar alkalin pH 8 - pH 9
• I lehtë acid pH 6 – pH 7 Alkalin I fortë pH 9 - pH 10
Shume I fortë alkalin > 10
Origjina e aciditetit në tokë
• Largimi nga shplarja i joneve Ca dhe Mg
• Largimi nga bimët i joneve Ca dhe Mg
• Shtimi i jone H +

Klasifikimi i aciditetit të tokës :


• Aciditeti aktiv: Aciditeti aktiv është masë e aktivitetit të joneve H në solucionin tokësor në një
kohë të dhënë.
• Aciditeti i këmbyeshëm : Ky tip aciditeti lidhet me praninë e aluminit dhe H të këmbyeshëm që
janë prezente në sasi shumë të mëdha në tokat shumë acide.
• Aciditeti potencial : Eshte aciditeti qe mbetet pas neutralizimit te aciditetit aktiv e te
kembyeshem.

Tokat e kripura klasifikohen në dy grupe:


• Tokat e kripura – Përmbajnë një sasi kriprash të tretshme që ndikon negativisht në rritjen e
shumices se bimëve.
• Tokat sodike – këto toka përmbajnë kryesisht Na2CO3, kripë me hidrolize alkaline. Këto toka
shpesh quhen edhe toka alkaline.
Cilesite kimike
• pH ka nje efekt te spikatur ne sjelljen e mjaft elementeve kimike ne toke
• Disponueshmeria e N,S,Mo eshte i kufizuar ne pH te ulet ndersa i P eshte me i mire ne pH
mesatar.
• Ne pH te ulet Al, Fe dhe Mn jane shume te tretshem dhe paraqesin efekt toksike mbi bimet
ndersa ne ph te larte deficente.
Cilesite biologjike
• Bakteret dhe aktinomicetet kerkojne pH mesatar deri te larte
• Kerpudhat preferojne pH acid
• Bimet e larta paraqesin nje variabilitet te madh preferencash : Jonxha, Terfili, Asparagu
kerkojne reaksion neutral-alkalin ,Sallata, panxharsheqeri, lulelakra etj- kerkojne lehtesisht acid-
lehtesisht alkalin ,Spinaqi, lakra, bizele etj- kerkojne mesatarisht acid - neultar ,Misri, gruri, orizi,
domate etj – acid - neutral
Reduktimi i kripëzimit dhe alkalinitetit bëhet nëpërmjet:
• ujitjes me norma të mëdha dhe
• nëpërmjet gipsimit.
• Gjatë ujitjes me norma të mëdha kripërat treten në ujë dhe largohen nga toka nëpërmjet
rrugëve të kullimit. Për këtë sasia e ujit duhet ta tejkaloje shumë nevojat e bimëve për ujë.
• Gipsi (CaSO4) tretet në solucionin tokësor dhe jonet Ca 2+ zëvendësojnë jonet Na+ në kompleksin
koloidal të tokës.

Leksioni 7
Cikli hidrologjik është një model konceptual që përshkruan depozitimin dhe levizjen e ujit midis
biosferes, atmosferes, litosferes dhe hidrosferes.
Uji mund të depozitohet në: atmosphere oqeane liqene lumenj toke akullnaja dhe ujerat nentoksor.
Rjedha e brendeshme horizontale :është një fluks ujor horizontal i përkohshëm në shtresat e tokës dhe
ndodh kur toka është e saturuar me ujë. Afërsisht 22 % e ujit të ëmbël që gjendet në platformat
kontinentale është rezervuar si ujë nëntokësor.

Depozitimet e ujrave nentokesore i ndeshim ne dy forma kryesore:


• Ujrat nentokesore te pakufizuara (hapura) qe vendosen ne terenet ku fluksi nuk kufizohet nga
prania e shtresave relativisht te papershkueshme.
• Prania e nje shtrese te papershkueshme nen kete forme te ujit nentokesor mund te shkaktoje
formimin e nje tabele ujore te kufizuar (pjesore)

Burimet e hyrjes dhe largimit te ujit :


• Reshjet : Burimi kryesor furnizues per ujrat nentokesore jane reshjet te cilat formohen gjate
proçesit te avullimit te ujit nga oqeani boteror nen veprimin e energjise diellore, nepermjet eres
shperndahen dhe shkarkohen ne hapesirat tokesore duke furnizuar ujrat siperfaqsore (lumenjte
dhe liqenet) dhe ujrat nentokesore.
• Avullimi eshte procesi gjate te cilit uji ne gjendje te lenget transformohet ne gjendje te gazte.
Procesi i avullimit kerkon qe lageshtia relative e atmosferes te jete me e vogel se e siperfaqes
avulluese (ne 100 % lageshti relative avullimi nderpritet).
• Transpirimi eshte procesi I largimit te ujit nga bimet per ne atmosfere nepermjet stomave. Nga
sasia e ujit te transpiruar qe kalon nepermjet bimes vetem 1 % perdoret ne procesin e rritjes,
transporton elementet e ushqimit mineral nga toka ne rrenje, i shperndan ne qelizat bimore dhe
mbron indet bimore nga mbinxehja
• Evapotranspirimit percaktohet kryesisht nga tre faktore klimatike:
Energjia e ngrohtesise qe vjen ne siperfaqe te tokes.
• Gradienti i lageshtise relative siperfaqe toke – atmosferes.
• Shpejtesia e eres mbi siperfaqe te tokes.
Evapotranspirimi eshte kombinimi I avullimit fizik te ujit me transpirimin nga bimet. Intensiteti I ET
percaktohet nga:
• Temperatura e ajrit.
• Shpejtesia e eres
• Vegjetacioni ( lloji I bimes, faza e zhvillimit, siperfaqa gjethore)

Leksioni 8
Elementet esenciale të ushqimit të bimëve
Perdoren ne sasira te medha
Nga ajri dhe uji: Karbon (C) Hidrogjen (H) Oksigjen(O)
Nga perbersit e ngurte te tokes: Azot (N) Fosfor (P) Potas(K) Kalcium(Ca) Magnez(Mg) Squfur(S)

Perdoren ne sasira me te vogla


Nga perbersit e ngurte te tokes: Hekur(Fe) Mangan(Mn) Bor(B) Molibden(Mo) Baker(Cu) Zink(Zn)
Klor(Cl) Kobalt(Co)

Azoti (N):është i nevojshëm për sintetizimin e proteinave, për rritjen e pjeseve vegjetative si dhe për
shumë funksione kritike që kryhen nga to (siç është fotosinteza). Brenda bimës, konvertohet në

aminoacide, elementet bazë të proteinave, eshte i nevojshem per reax enzimatike, thithet nga rrënjët e
bimës si jone nitrat (NO3-) dhe amon (NH4+), por disa bimë kanë një preference me të theksuar për
nitrat

Fosfori (P): luan rol të rëndësishem në fotosinteze, frymëmarrje, ruajtjen dhe transferimin e energjisë,
ndarjen qelizore, zmadhimin e qelizës, dhe procese të tjera jetike të bimës, nxit formimin dhe zhvillimin
e hershëm të rrënjës dhe përmirëson cilësinë e shumë frutave, perimeve, dhe drithërave, është jetik
për formimin e farës, përshpejton pjekurinë dhe kontribuon në rezistencën ndaj sëmundjeve në disa
bimë. Bimët e thithin shumicën e fosforit si jonin primar të ortofosfatit (H 2PO4-).

Kaliumi (K): është një element ushqyes jetik për bimën dhe asnjë element tjetër ushqyes nuk mund ta
zëvendësoje ate, thelbësor për rritjen e bimës, thithet nga bimët në forme jonike (K+) dhe ndryshe nga
azoti dhe fosfori, nuk formon përbërje organike në bime. Kur mungon kaliumi, fotosinteza bie dhe
niveli i frymëmarrjes se bimës rritet dhe kështu furnizimet me karbohidrat të bimës zvogëlohen, rol të
rëndësishëm në funksionimin e gojezave, aktivizon enzimat dhe rrit rezistencën e bimëve ndaj
sëmundjeve.

Kalciumi (Ca): është një element ushqyes jetik për bimën dhe është vecanërisht i nevojshëm për
zhvillimin optimal të rrënjëve dhe gjetheve. Ai formon përbërje të cilat janë pjese të mureve të qelizave
dhe kjo forcon strukturën e bimës. Mungesa e kalciumit zakonisht ndeshet ne tokat me aciditet te
lartë.

Largimi i ketyre elementeve


• Erozioni: Erozioni i tokës është ndoshta menyra me e rendesishme e humbjes se elementeve

nga ekosistemi. Kur është e pambrojtur, shtresat siperfaqsore të tokës transportohet lehte nga
era dhe uji.
• Shplarja: ndodh kur uji qe rrjedh vertikalisht poshte neper profili e tokës merr elementet
ushqyes ne solucion dhe i transporton ne shtresat e poshtme të tokës. Shume mga keto
elemente mund të humbasin komplet nga profili i tokës ne qofte se ato bashkohen me ujrat
nentokesore dhe pastaj transportohen ne lumenj, liqene dhe oqeane.
• Humbjet ne forme gazi : Kur toka është me lageshti të tepert dhe anaerobe shume komponime
të ngurta tokësore reduktohen kimikisht ne nje gaz. Kjo është vecanrisht e vertete për azotin.
• Emigrimi dhe Vjelja: Emigrimi I kafsheve dhe I vegjetacionit nga aktiviteti human jane procese të
rendesishme të largimit të elementeve nga nje ekosistem.

Futja e ketyre elementeve ne system:


Alterimi:
• Kalcium, magnezi, potasi, natriumi, silici, hekuri, alumini, dhe fosfori.
• Gjithe mikroelementet.
Inputi nga Atmosfera:
• Karboni – absorbohet nepermjet fotosintezes
• Azoti - si prodhim i atmosferes dhe rreshjeve.
• Squfuri, klori, kalciumi, natriumi – depozitohen nepermjet rreshjeve.

Cikli i Karbonit
Karboni është ndërtuesi kryesor i shumicës së komponimeve organike, qe nga hidrokarburet deri
tek molekulat komplekse të ADN dhe ARN qe kontrollojne riprodhimin gjenetik të organizmave të
gjalla.
Karboni, është depozituar ne toke ne format :
• si molekula organike ne organizmat me jete dhe pa jete të vendosura ne biosfere;
• si dyoksid karboni dhe gaz metan ne atmosfere;
• si lëndë organike ne tokë;
• ne litosfere si hidrokarbure dhe depozitime të shkembinjve sedimentare si gelqerore,
dolomite.
• ne oqeane si dyoksid karboni i tretur ne uje dhe si karbonat kalciumi perberes i guaskave të
organizmave detare.

Cikli i Azotit në tokë

Format e azotit në tokë


• Shumica e azotit është në forma organike si proteinat humusi apo komponime të tjera që
përmbajnë azot.
• Vetëm 3 % e azotit organik mineralizohen çdo vit dhe ndodhet në formën e :
◦ Joneve të lira të NO2-, NO3 – dhe NH4 +
◦ Thithur nga fraksioni mineral si jon NH4+ ( në ketë forme mund të gjendet rreth 8% e
azotit total të shtresës aktive dhe deri 40 % e azotit total në nëntokë )
• Format e azotit mineral, NO3– dhe NH4+, që mund të shfrytëzohen nga bimët përfaqësojnë
vetëm 1-2 % të sasisë se azotit total në toke.

Proceset me të rëndësishme të transformimeve të azotit në tokë janë:


 Procesi i mineralizimit është çlirimi i azotit organik në forma minerale (NH4+, NO3-). Ky proces
përfshin dy hallka kryesore:
◦ Amonifikimin (Krijimi i NH4+)
◦ Nitrifikimin (krijimi i NO3-)
 Procesi i imobilizimit është thjesht kthimi i azotit mineral (NO3- dhe NH4+) në azot organik.
Kjo ndodh veçanërisht kur shtohen në tokë mbeturina organike të varfra me azot.
 Nitrifikimi është procesi i transformimit të jonit amonium (NH4+) në jonet nitrite (NO2-) dhe
nitrate (NO3-). Ky proces kryhet në dy faza: Ne fazën e pare nën aktivitetin e baktereve
nitrosomonas Ne fazen e dytë, nën aktivitetin e nitrobakterit nitrite transformohen në nitrate.
 Denitrifikimi :Reduktimi biokimik i NO3 në N2 quhet denitrifikim

Cikli i Fosforit në tokë

Fosfori ndodhet në tokë në dy forma: format inorganike dhe forma organike.


Përbërjet inorganike të fosforit në tokë
Shumica e përbërësve inorganike të fosforit në tokë gjendet në një nga këto dy grupe:
• Ato që përmbajnë kalcium
• Ato që përmbajnë hekur dhe alumin.

Përbërësit organik të fosforit
Tre grupe kryesore të përbërësve të fosforit organik të gjendura në bime ndodhen gjithashtu edhe në
tokë. Këto janë:
• Fosfat inosital - Estere fosfati e një komponimi të sheqernave
• Acidet nukleike
• Fosolipidet

Makroelementet : karbon hidrogjen oksigjen fosfor kalium azot squfur kalcium magnez
Mikroelemente : Hekur molibden bor baker mangan zink klor

Leksioni 10
Format e degradimit:
• Degradimi kimik i tokës ka te beje me ndryshimin e komponenteve te caktuar kimike ne toke qe
shoqerohet me humbjen e lendeve ushqyese te saj, nivelin e aciditetit, kripezimin, shkallen e
ndotjes, etj.
• Degradimi biologjik i tokes ka lidhje me ndryshimin e pergjithshem te aktivitetit biologjik ne
toke qe shoqerohet me zhdukjen e specieve te gjese se gjalle. Kjo forme e degradimit biologjike
shpesh here shoqerohet me tipe te ndryshem te degradimit fizik dhe kimik.
• Degradimi fizik i tokes mund te nxitet nga degradimi i brendshem i tokes, domethene nga
degradimi i karakteristikave te vete struktures se tokes i shoqeruar me krijimin e kores ne
siperfaqen e tokes, ngjeshjen e saj, degradimin e struktures se tokes, mbushjet me uje,

Erozioni i Tokes eshte nje proces i modelimit te tokes duke ndjekur nje prishje te percaktuar te ekuilibrit
fiziko-kimik ndermjet:
• Pjeses me te jashtme te kores tokesore (pedologjike)dhe/ose formimet gjelologjike (shkembi
amnor)
• Mjedisit te jashtem
• Rivendosjen e Ekuilibrit

Toleranca e Humbjes se Tokes: eshte ritmi maksimal i lejueshem i erozionit ne te cilen Pjelloria e tokes
mund te ruhet per nje periudhe kohore nga 20 ne 25 vjet

Shkaktaret e Erozionit te Tokes:


• Faktori Klimatik – R: Eroziviteti i nje shtrengate shiu eshte funksion apo veprim i intesitetit dhe
kohezgjatjes se tij dhe i mases, diametrit dhe shpejtesise se pikave te shiut.
• Faktori i Erodibilitetit- K: eshte pershkrimi sasior i erodibilitetit perkates per nje toke te caktuar
dhe pasqyron faktin qe toka te ndryshme gerryehen ne ritme apo shkalle te ndryshme kur
faktoret e tjere qe ndikojne ne procesin e erozionit jane te njejte.
• Faktoret gjatesia e shpatit - L, pjerresia e shpatit - S dhe kombinimi i tyre ne nje faktor te

vetem – LS: Faktori i gjatesise se shpatit L, (jo dimensional) eshte raporti i humbjes se tokes nga
parcela/fusha e investiguar me humbjen e tokes nga nje ngaster njesi me nje gjatesi te
percaktuar prej 22,13 m. faktori i i pjerrsise se tokes S: Eshte raporti ndermjet humbjes se tokes
nga nje parcele/fushe e investiguar me ate te parceles njesi me nje pjerresi te percaktuar (9%).
LS eshte kombinimi tyre ne nje faktor te vetem topografik, i cili shpreh raportin ndermjet
humbjes tokes ne nje pjerresi te caktuar/te dhene te shpatit dhe gjatesise per token e humbur
• Faktori C i Menaxhimit te Kulturave: Faktori C eshte raporti i humbjes se tokes nga nje
parcele/fushe e investiguar per nje kulture te caktuar kundrejt asaj te nje parcele njes) me kusht
qe veprimi i faktoreve te tjere eshte konstant
• Faktori i Praktikave te Kontrollit P: Faktori P (jo dimensional) eshte raporti qe krahason
humbjen e tokes nga parcela/fusha e investiguar me ate te parceles njesi e mbjelle/kultivuar
sipas pjerresise lart dhe poshte (kjo natyrisht eshte situata e nje erozioni te mundshem me te
keq).

FORMAT KRYESORE TE EROZIONIT TE UJIT:


• Siperfaqesor
• Ne forme vijash
• Ne forme kanalesh
• Ne forme perrenjsh

Kontrolli I Erozionit te Tokes:


• R – kontroll I shkrirjes se bores ne male
• K – menjanim I ngjeshjes se tokes;shtimi I lendes organike ne toke (SOM)
• L – menjanim I distancave te gjata (tarraca) per te ulur distancen e rrjedhes
siperfaqesore
• S – perdorim I mureve guri; etj
• VM – mirmbajtje e mbuleses bimore; mirmbajtje e mbeturinave bimore; etj

Masat mbrojtese ndaj humbjes se tokes:


• Tarracat
• Mbjellja sipas kontureve
• Korrje rrugicash
• Thyrjet e eres

Disavantazhet dhe Kufizimet e Modelit USLE:


• Eshte nje ekuacion me baza empirike. Kjo do te thote qe kerkohet shume gjykim gjate
percaktimit te vlerave korrekte te disa faktoreve ne situata te caktuara.
• Parashikon humbjen mesatare vjetore te tokes dhe nuk mund te perdoret per analizen e nje
stuhie shiu te vetme.
• Nepermjet aplikimit te ketij ekuacioni nuk mund te parashikohen humbjet e tokes nga
erozioni ne forme vijash apo kanalesh, ne nivel perroi ose humbjet e tokes nepermejt kanaleve
te medha, por vetem erozionin siperfaqesor dhe ate ne forme vijash nga zona relativisht te
vogla.
• Nepermjet aplikimit te ketij ekuacioni nuk parashikohet shperndarja e sedimentit. Ekuacioni
USLE parashikon humbjen e tokes dhe jo depozitimin e sedimentit.
• Perbehet nga bashkeveprime komplekse te shume faktoreve ku thjeshtezimi i te cileve mund
te rezultoje ne uljen e saktesise te llogaritjeve poshte limiteve te pranueshem.

You might also like