You are on page 1of 6

*NE DHE MJEDISI*

KURRIKUL ME
ZGJEDHJE
VIIB
ERISA LATA
*Ne ekzistojmë, vetëm sepse mjedisi ekziston*.

-Cfare kuptojme me termin ‘‘mjedis‘‘?


Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me
kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe
kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat
e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave
përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e
gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si
teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke.

-Lidhja e njeriut me natyren

Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit
eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare.
Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet
natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te
kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force
te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur
eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e
gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te
pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te
grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa
shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e
sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo
te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e keni
shendetin e mire.
*NDOTJA DHE MBROJTJA E MJEDISIT

Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të


organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve
njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e
nevojshme.
Çka është ndotja?
Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo
shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të
jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo
organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të
pamundur qëndrueshmërinë e jetës.

-Ndotjet ne planetin toke jane te llojeve te ndryshme si:


NDOTJA E TOKES:
Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet
industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e
rendesishme.Pa te nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e
rrezikuar nga ndotja.Te njejtet faktore qe ndotin ujin e ajrin e ndotin edhe
token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar edhe nga humbja e shtreses se
siperme qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e bujqesise,blegtorise.Humbja e
saj vjen nga fenomeni I shpyllezimit,erozionit,ndryshimit te temperaturave
etj.Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes
menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në
mënyrë adekuate dhe praktikave adekuate bujqësore.
*NDOTJA E UJIT

Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të
ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë
Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut pasi nepermjet tij ne
gatuajme,pastrojme etj.Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet ujore,po
preken si nga faktore shoqerore ahtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret natyrore
jane:kalimi I ujit ne siperfaqe ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura etj.Nder faktoret
shoqerore mund te permendim ndotja qe vjen nga perdorimi I kimikateve,derdhja e
mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te renda per jeten si:zhdukja e
gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdo rimi per nevojat jetike te ujit,perhapjen e semundjeve
infective etj.
Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja
e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët
e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në
Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke
ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë,
duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të
materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton
vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e
ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e
burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg
ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe
pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është
e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me
rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës
për shfrytëzim racional të resurseve ujore.

Disa rregulla kunder ndotjes se ujit


jane:
-mos hidhni mbeturina ne uje

-mos derdhni detergjente ne uje pasi demtojne


dhe kafshet ujore

-nuk duhet ti derdhim ujerat e zeza ne det, por


ne vendet e tyre te caktuara

-Nuk duhet ti derdhim pesticidet ne uje pasi ato


vrasin dhe demtojne shume peshqit.
*NDOTJA E AJRIT

Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në


atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera
Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete
mjaft I ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me
e madhe.Ajri qe ne thithim eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten
si CO2,Pb etj.Kjo ka bere qe te shfaqen nje numer I madh semundjesh me rrezik te
larte per jeten si p.sh. llojet te ndryshme te kancerit.Ndotja e ajrit eshte e
ndryshme ne ambiente te ndryshme.Ka disa mjedise pune si ne shkrirjen e
metaleve,ne dege te indudtrise ku perdoren kimikate etj, ku shkalla e ndotjes se
ajrit eshte shume e larte dhe rrezikon shendetin e punetoreve dhe te banoreve
perreth.Burimet kryesore qe kane ndikuar ne rritjen e ndotjes se ajrit jane:djegia
e mjeteve te transporteve dhe djegia pa rregulla e mbeturinave.Ndotja ka ardhur
per pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban.

-Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë :

• Kanceri • Sëmundje zemre • Sëmundje mushkërie

• Astma • Pneumonia dhe komplikacionet e saj • Bronkiti

• Alergji të lidhura me frymëmarrjen • Dhimbje koke dhe migrenë

Disa rregulla kunder ndotjes se ajrit:

-mbjellja e me shume pemeve,

-Perdorimi me I paket I makinave ,pasi ato leshojne shume tymra,

-perdorimi I me shume bicikletave,

-prane, fabrikave duhet te mbillen me shume peme.

Të bësh pak është më mirë se të mos bësh asgjë


dhe akoma më mirë se të bësh keq.
Si mund të kontribuoj për një mjedis më të pastër?
-Këto janë disa rregulla bazike, aplikimi i të cilave ndikon në uljen e ndotjes mjedisore:

-Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.

-Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.

-Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.

-Veturat ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën.

-Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.

-Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë
se ato të zakonshmet.

-Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve. Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e
plastikës. Këto të fundit kanë ndikim të madh negativ në mjedis.

-Nëse e ul temperaturën në banesë për një gradë, kursen 6% të energjisë.

-Televizori punon e askush nuk është në dhomë! Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush.
Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si
duhet.

-Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.

Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak. Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe
shpejton përgatitjen e drekës.

-Radiatorit i duhet hapësirë. Nëse fshihen prapa mobilieve ose perdeve, ngrohtësia nuk shpërndahet
në dhomë si duhet dhe harxhon energji.

-Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren
vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.

-Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të
ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.

-Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në


vaskë.

You might also like