You are on page 1of 5

Datë:25.

02 2022

Projekt

Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”

Klasa V-C

Lënda: Aftësim teknologjik

Tema: Kafshët e vendit tim

Punoi:Henri Veliaj
Kafshët e vendit tim

Ariu i murrëm (Ursus arctos) është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas
ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg (1900 pound). Ai arrin në një gjatësi
prej më shumë se 2 metrash dhe më një peshë nga250 kg deri në 816kg. Ariu i
murrmë është një nga mishngrënësit më të mëdhenj dhe më të përhapur në botë. Kjo
specie është e përhapur fillimisht në Lindjen e Mesme dhe më vonë është përhapur
edhe në rajonin tonë ku përkon shpërndarjen e pyjeve të lisit. Përgjithësisht e
ndeshim në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre. Dieta e arinjve është
shumë e ndryshueshme dhe përmban barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë
shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta. Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë
natës, por ndonjëherë dhe ditën. Megjithatë duhet të themi se nuk janë plotësisht
letargjikë dhe mund të zgjohen lehtësisht, të dy sekset pëlqejnë të futen në një vend
të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit. Arinjtë e murrmë
janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë
burime të mëdha ushqimi. Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët,
përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim
shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.
Pelikani dalmat (latinisht: Pelecanus crispus) rritet në Laguna e Karavastasë dhe
është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i
rajonit të Myzeqesë. Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe
një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.

Gjeli i egër (Tetrao urogallus). Bën pjesë në familjen e Tetraonidae. Dhe ka një
gjatësi nga 60-87 cm, ndërsa me krahët e hapur: 87-125 cm. Shpend shumë të
mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat.
Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta,
të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e
mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e
ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë.
Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor. Jetojnë në zona malore, në pyje
halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të
pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese. Folezimi nis nga
fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit
janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të
fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh. Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe
lulesh.
Kaprolli –(lat. Capreolus capreolus L.) është një kafshë e egër e lejuar për gjueti.
Kaprolli jeton në disa vende të botës si në trevat shqiptare.
Kali i Qyqes dallohet për shkak të formës së tij të veçantë, të krahëve të gjerë e
bishtit të shkurtër në formë pyke. Ai llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në
Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 me 6.

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta.


Humbja dhe copëzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, në mënyrë
të veçantë gjatë dimrit, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni
gjenetik, shpyllëzimi, zhvillimi i bujqësisë, janë faktorët kryesor të zhdukjes së
llojeve të kafshëve ose kërcënim për zhdukjen e tyre. Çdo shqetësim apo formë
gjuetie e ushtruar gjatë periudhës së riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe
strofkullave, braktisjen e të vegjëlve, madje edhe ndërprerjen e riprodhimit.

Faleminderit

You might also like