You are on page 1of 17

Projekt: Zbatimi i normës drejtshkrimore

Drejtshkrimi i shenjave të pikësimit


Punuan:
Dhekas Muho Çështjet e trajtuara:
Katerina Rushiti ● Shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe -Reila Ahmeti
Klarisa Bala ● Pika dhe rastet e përdorimit të saj –Selim Xarba
Laura Gushi ● Presja dhe përdorimet e saj - Nadiona Sino
Nadiona Sino ● Përdorimi i pikëpyetjes dhe kllapave rrumbullake -Klarisa Bala
Selim Xarba ● Përdorimi i pikëçuditjes - Odise Mango
Odise Mango ● Përdorimi i dy pikave dhe pikëpresjes - Dhekas Muho
Reila Ahmeti ● Përdorimi i trepikëshit dhe thonjëzave - Laura Gushi
● Përdorimi i apostrofit dhe vizës- Katerina Rushiti
Shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe
Për të mënjanuar dykuptimësitë gjatë të shkruarit të fjalëve në një
fjali sigurisht që përdorim shenjat e pikësimit. Shenjat e pikësimit
luajnë një rol të rëndësishëm në gjuhën e shkruar, pasi përdorimi i
tyre i saktë lejon një kuptim koherent dhe të qartë të përmbajtjes
së një teksti. Me anë të shenjave të pikësimit, tekstet
strukturohen ashtu siç duhet, gjë që i lejon lexuesit një
interpretim dhe analizë më të mirë të përmbajtjes.

Në gjuhën shqipe ka shenja pikësimi që përdoren brenda fjalisë


dhe të tjera që përdoren në fund të saj.

•Shenjat e pikësimit që përdoren brenda fjalisë janë: presja,


pikëpresja,thonjëzat, dy pikat.

•Shenjat e pikësimit që përdoren në fund te fjalisë për të shprehur


një intonacion të caktuar janë: pika, pikëpyetja, pikëçuditja,
shumëpikëshi.
Pika ( . ) shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore

•Vihet pikë në fund të një fjalie dëftore të thjeshta (njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe) si dhe në fjalitë e përbëra me
bashkërenditje dhe nënrenditje:

1. Mbi këto themele po ngrihej Shqipëria e re, e pavarur, demokratike.


2. Do të shërohej, s'kish asnjë dyshim.
3. Nata ish aq e errët, sa shpesh u bëhej sikur po kalonin nëpër një tunel.

•Përdoret pika edhe në fund të një fjalie të mëvetësishme nxitëse jothirrmore (që nuk shqiptohet me intonacion thirrmor). Kjo ndodh
sidomos kur fjalia nxitëse shpreh këshillë, porosi, propozim, lejim ose pranim:
1. Dëgjomë mua.
2. Shkojmë në një vend tjetër.
3. Le të dëgjojmë tani e pastaj le t'i diskutojmë edhe propozimet tona.

•Mund të vihet pikë edhe para një lidhëze bashkërenditëse ose edhe para një lidhëze nënrenditëse, Kjo përdoret për arsye kryesisht
stilistike, kur kërkohet të vihet më shumë në dukje pjesa e dytë e fjalisë:
1. Binte shi. Kurse ata vazhdonin bisedën.
2. Ai ishte i qetë. Sikur s'kishte të bënte me këto fletë.
3. E kishte marrë vendimin prej kohësh. Kështu që askush nuk ndërhynte për ta ndalur.
Shënim. Ndarja me pikë (si njësi me vete) e një fjalie ose e një togu fjalish me lidhje bashkërenditëse ndodh më shpesh në fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat pra, prandaj,
andaj, megjithatë, kurse, mirëpo, po. Gjithashtu në fjalinë me nënrenditje mund të ndahet me pikë një fjali e varur , kryesisht shkakore a rrjedhimore - që nis me lidhëzat
sepse, se, kështu që. Rastet e tjera të vënies së pikës para lidhëzash bashkërenditëse e nënrenditëse janë më të rralla. Ato mund të jenë të pranueshme vetëm kur ka arsye
të forta stilistike spikatjeje, theksimi.
•Me anë të pikës, po ashtu, për të vënë në pah, për të arritur efekte stilistike, mund të ndahet nga fjalia edhe një gjymtyrë ose një tog
gjymtyrësh:
1. Oborri u mbush me këngë. Pastaj me valle. Qeshën. Me të madhe.
2. Erdhi muaji i fundit l shekullit që po mbaronte. Pastaj java e fundit.
3. Këmbët i kishte të rënda. Plumb të rënda.

•Kur në fjalitë dëftore, referimi i burimit të thënies vjen i vendosur në kllapa, pika vihet pas kllapave:
1. Fëmija dukej e zhdukej nëpër degët e holla të qershive (T. Laço).
2. Kjo është historia më e vjetër e Skënderbeut në latinishte, ashtu siç u shkrua prej autorit të saj (F. Noli, Historia e Skënderbeut. 1921,
f.9-10).
•Vihet pikë pas referimit burimor të një thënieje dhënë në fund të faqes; po kështu edhe në rreshtimet bibliografike:
1. A. Xhuvani, Naimi si poet e prozator, «Studime gjuhësore», Tiranë, 1956.
2. Frashëri, S: Shkronjëtore e gjuhës shqip, Bukuresht, 1886.

•Pas fjalës Shënim, kur ndiqet nga një numër që tregon rendin e shënimeve, pika vendoset pas numrit:

1. Shënim 3. Disa emra të përveçëm ...

•Ndiqen rregullisht me pikë numrat romakë ose arabe që shënojnë radhën e një kreu, të një nënkreu a të një paragrafi ose radhën e
çështjeve, të pikave të një shtjellimi, etj.:

I. Drejtshkrimi i zanoreve
5. Organizimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe i kryengritjes së përgjithshme popullore.

•Vihet pikë në datat e plota, pas numrit që shënon ditën dhe radhën e muajit, po nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin: 19.2.1978
Shënim. Kur muaji shënohet me emrin e tij, nuk ndahet nga dita e viti as me pikë, as me ndonjë shenjë tjeter pikësimi: 20 nëntor 1978
•Pika përdoret si shenjë grafike edhe në disa shkurtime:

a) të emrave të personave, pas shkronjës a shkronjave të para: F. Noli (Fan Noli); A, Z. Çajupi (Andon Zako Çajupi) etj.

b) të fjaleve që shënojnë titull, gradë, profesion, pas shkronjave të para: dr. (doktor); prof. (profesor) ;z. (zoti), etj..

c) të disa fjaleve të tjera, pas shkronjës a shkronjave të para ose pas shkronjave të para të rrokjeve të ndryshme, në fjalorë,
vepra shkencore etj: greq. (greqisht); it. ose ital. (italisht); fq. (faqe), p.sh. ; etj. (e të tjera).

Shënim: Nuk përdoret pika:


a) në shkurtimet e emrave të njësive të masave: cm (centimetër), km (kilometër), kg (kilogram), t (ton), v (volt) etj.;
b) në simbolet e elementeve kimike: Cl (klor), H (hidrogjen), Mg (magnezium) etj.;
c) në shkurtimet e emrave të pikave të horizontit:, L (lindje), P (perëndim), VL (verilindje), JP (jugperëndim) ;
ç) në shkurtimet e emërtimeve të përbëra që shënojnë shtete, organizata, institucione, ndërmarrje etj.:
RSH (Republika e Shqipërisë), ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) etj.
Presja (,) shënon një pauzë të shkurtër brenda një fjalie. Ajo vë në dukje fjalë a grupe fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar .
Përdorimi në një fjali të thjeshtë:
•Gjymtyrët homogjene që bashkohen pa lidhëza, me lidhëzat kundërshore (po;por), lidhëzat këpujore (as;edhe; si dhe; si
edhe), të përsëritura (edhe…edhe ; as…as ; o…o ) si dhe ato që bashkohen me lidhëza dyshe (jo vetëm… ,por edhe ; sa… aq).
SHEMBUJ:
1. Arta, Luani, Saimiri, këta janë miqtë e mi më të mirë.
2. E keqja e njeriut nuk vjen nga urtësia, por nga mendjemadhësia.
3. Ai foli me ta edhe për kohën e mirë, edhe për mbjelljet e kryera, edhe për dëborën e parë,edhe për gjedhët.
4. I trajtoi njëlloj si të madhin, ashtu edhe të voglin.

•Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar (përcaktor, ndajshtim, rrethanor, përcator kallëzuesor)
1. I mbështjellë me fluturat e mëdha të dëborës, ai kishte diçka prej përmendoreje.
2. Moisiu, mjeshtri i ardhshëm i pritave, nuk e harroi kurrë mësimin e asaj dite.

• Fjalët,togjet, fjalët e ndërmjetme:


1. sidoqoftë , ty të shkon më shumë fjala.
2. Me sa më kujtohet,ti ke qenë me ne atë natë.
•Te pjesëzat modale fatmirësisht, për çudi etj

1. Fatmirësisht, ia doli mbanë me sukses.


2. Për çudi, i paske zgjidhur të gjitha saktë!
Te pasthirrmat që hyjnë në përbërjen e një fjalie, ndahen me presje kur ndodhen në fillim e në fund të saj dhe vihen midis presjesh kur

ndodhen në mes të fjalisë:

1. Oh, sa kohë kisha pa e dëgjuar atë këngë!


2. Qyqja, ç'bëra unë kështu, qyqja!

•Po kështu do të vihet presje pas fjalëve që shënojnë personin a sendin të cilit i drejtohemi (formulat e mirësjelljes), në letra etj.

♦Të dashur miq,

Po marr penën t'ju shkruaj...

Shënim. Në shkresa, letra, relacione, botime etj. presja përdoret për të ndarë emrin e vendit ku shkruhet ose botohet diçka, nga data ose nga viti kur është shkruar a botuar: Tiranë, 28.8.1970

Përdorimi në fjali të përbërë


•Te pjesët e bashkërenditura pa lidhëza:
1. Syri nuk i trembej, zemrën e kishte flori.
2. Fytyrën e kishte të bukur, shpirtin e kishte akoma edhe më të bukur.

•Te pjesët e nënrenditura me lidhëzat e përsëritura (dhe…dhe; ose…ose ; o…o ; herë… herë):
1. Herë binte shi, herë bënte acar, herë binte borë.
2. O do të shkojmë në plazh, o do të qëndrojmë në shtepi.

•Te pjesët e bashkërenditura me lidhëzat prandaj,andaj,ndaj:


1. Më erdhi rëndë ta vëshroja në sy, prandaj vështrova në drejtim të dallgëve.
2. U bë vonë, andaj duhet të kthehemi në shtëpi.
•Te pjesët e nënrenditura që gjenden para pjesës kryesore në një fjali të përbërë:
1. Që jemi përpjekur shumë,këtë e di.
2. Kur ta thashë këtë, ti nuk më besove.

• Kur pjesa e nënrenditur ndodhet në mes të kryesores:


1. Vajza, për shkak se kishte temperaturë të lartë, nuk shkoi në shkollë atë ditë.
2. Atë mbrëmbje, me qëllim që të mos vonoheshim, vendosëm që të zgjidhnim një rrugë të shkurtër.

• Disa pjesë të nënrenditura, edhe kur ndodhen pas kryesores, ndahen me presje:
1. Lumenjtë vinin të rrëmbyer, sa nuk kapërceheshin dot.
2. Dukeshin aq të lumtur, sa nuk mund të përshkruhej me fjalë.

•Fjalitë përcaktore (me përemrat lidhorë “që”, “i cili” ,me ndajfoljen “ku” etj.) ndahen me presje kur nuk janë të lidhura ngushtë me
gjymtyrën e përcaktuar. Fjali të tilla shprehin një karakteristikë si një sqarim të mëtejshëm:
1. Fushës vërtiteshin erëra të lagështa, që rrëzonin gjethet mbi pellgjet e turbullta.
2. Ky mëngjes, në ajrin e të cilit sillej gëzimi, i zbulonte papritur diçka të harruar.
3.
•Ndahen me presje fjalitë përcaktore që lidhen me kryesoren me përemrin “çka” ose me “gjë që”:

1. Meqë ishte ftohtë, ne e ngrohëm ujin që bënim betonin, gjë që bëri të forcohej betoni shpejt dhe të mos thyhej.
2. Rilindësit kanë dhënë një kontribut shumë të shquar për lëvrimin e shqipes së shkruar, për çka populli shqiptar i kujton përherë me
mirënjohje.
Pikëpyetja (?) shënon intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit
Pikëçuditja (!) shënon intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur ,
kundërshtim , zemërim , gëzim ) .

•Përdoret në fund të fjalive thirrmore (që shprehin zakonisht dëshirë, habi, porosi apo urdhër):

Sa qenke rritur, more djalë! (habi)

Hesht! (urdhwr)

•Përdoret në fund të një fjalie të përbërë me nënrenditje, ku pjesa kryesore ka karakter thirrmor:

Peshoje fjalën, para se ta lëshosh!

•Vihet pikëçuditje pas pikëpyetjes në fund të një fjalie pyetëse retorike:

Edhe ti je zemëruar me mua?!

•Përdoret pas një thirrori ose një pasthirrme të përdorur më vete:

Vini re! Vini re! – buçiti altoparlanti i kampit.

•Vihet pikëçuditje edhe pas një tingullimitimi që përdoret më vete:

Ha - ha – ha! – qeshi ai me të madhe.

•Mund të përdoren edhe dy ose më shumë pikëçuditje, kur duam të vëmë në dukje karakterin e theksuar thirrmor të një fjalie:

Ah, sikur të ndodhte kështu!!!


Pikëpresja (;)shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja dhe përdoret kryesisht në një fjali për të veçuar ato pjesë të cilat qëndrojnë deri
diku të pavarura

•Përdoret për të ndarë fjali të bashkuara me lidhëza që zbërthejnë përmbajtjen e një fjalie apo të një togu fjalësh paraprirëse,pas të
cilave janë përdorur dy pikat, kur brenda tyre është përdorur presja:

Këtë principatë Gjon Muzaka ua ndau të bijve me testament: kështu,princ Teodorit i la krahinën e Beratit, të Kaninës, Myzeqesë dhe
Skraparit; princ Ardianit i la Tomoricën, Oparin dhe Devollin e Madh me Korçën dhe Sovjanin; princ Kostandinit i la Devollin e vogël dhe
Kosturin gjer në Nesram.

•Për të ndarë gjymtyrë homogjene të bashkuara pa lidhëza, kur janë të zgjeruara me gjymtyrë të tjera, sidomos kur brenda këtij
zgjerimi është përdorur presja, si dhe për të ndarë vargje gjymtyrësh homogjene:

Në orën dy e gjysmë arritën të fundit: Dokë Velabishti, tetëdhjetë vjeç, prijësi i fushës së Korçës; Bardh Gjergu, prijësi i Shpatit, që rridhte
nga Gjergj Golemët dhe që thuhej se kishte fëmijë një zanë; Shpend Shëndëllia, hero popullor në tri këngë, njëra prej të cilave këndohej.

•Në shënimet bibliografike, në fund të faqes, për të ndarë të dhënat për veprat e autorëve të ndryshme që përfshihen në një
shënim:

nr.1 fq. 61; nr. 2 fq. 168-169


Dy pikat(:) shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja ,por ndryshe nga ajo lajmërojnë një shpjegim,
varg shembujsh etj

•Përdoren në ligjëratën e drejtë për të ndarë fjalët e autorit nga fjalët që riprodhohen,kur fjalët e autorit
prijnë:
Dhe pastaj ai tha: Duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë.

•Vihen para onomatopeve që riprodhojnë tinguj e zhurma të ndryshme,kur vijnë pas fjalësh që i
paralajmërojnë:
Në degët e një portokalli ia thoshte përvajshëm një kumri: ga-ga-ga.

•Vihen para një vargu gjymtyrësh homogjene kur prihen nga një emër i shoqëruar nga një numëror ose nga
ndonjë fjalë tjetër që paralajmëron numërimin:
Vajza i vuri gishtin kokës dhe mendoi se misri dashka dy gjëra: tokë të punuar thellë dhe pleh.

•Vihen pas fjalëve p.sh. , si, si p.sh. Kur paralajmërojnë numërimin dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh
homogjene, p.sh.:
Në folklor pasqyrohen me bukuri të veçantë cilësitë më të mira të popullit tonë, si: besa,nderi, mikpritja.
Tri pikat (...) zakonisht tregojnë që fjalia mbetet e pambaruar :
Kllapat () shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Thonjëzat
• Thonjëzat përdoren në ligjëratën e drejtë dhe në citime për të veçuar e për të dalluar fjalët që riprodhohen, nga fjalët e autorit (fjalët që
paralajmërojnë fjalët e riprodhuara ose që tregojnë se kujt i përkasin ato fjalë): Gjysmë ore më parë dikush vraponte nëpër bulevard duke thirrur si i
marrë: “Qeveria ra. Qeveria ra.”

•Mbyllen me thonjëza fjalë me ngarkesë emocionale, ironi etj. ose qe jane përdoren me një kuptim të veçantë: Ti po që qenke “trim me fletë”.

• Vihen kur jepen në tekst, edhe emrat e përveçëm a togfjalëshat që emërtojnë:

a) gazeta, revista, libra, vepra muzikore, filma:

A e lexove sot gazetën “Drita”?

Teatri ynë vuri në skenë dramën "Toka jonë".

b) rrugë, bulevarde, sheshe, stadiume, lagje, hotele, kinema, teatro, ndërmarrje,, shkolla etj:

Rr. "Martin Camaj", nr. 28, Prishtine.


Sot luhet te stadiumi "Dinamo".
Ne të gjithë, kishim mbaruar politeknikumin "7 nëntori".

c) markat e cigareve, pijeve, makinave etj.:


Merr nje "Tarabosh", është i fortë.

•Vihen mes thonjëzash parrullat apo sloganët e ndryshëm: Parrulla e Partisë Demokratike është "Shqipëria në Evropë".

•Në vepra shkencore vihet në thonjëza përkthimi a shpjegimi i nje fjalë të huaj ose përkthimi në gjuhë të huaj i një fjale shqipe:
Kështu, përmendim përkthimet leksikore rumune-shqiptare: briu "brez" etj.
Apostrofi
•Përdoret për të shënuar rënien e -ë-së fundore Shënim. Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore
ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një
•te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të : m'i dha; t'i dha shkrirje dy zanoresh (më + e = ma; të + e = ta):

•kur trajtat e shkurtra bashkohen me pjesëzën e joveprores u: M’u mbyllën të gjitha dyert.

•kur pjesëza të e lidhores bashkohet me trajtë të shkurtër : T’ju flas pak fëmijëve.

•kur pjesëza do të e së ardhmes bashkohet me trajtat e shkurtra. Do t’i flas unë .

•kur pjesëza për të e formës së pashtjelluar foljore bashkohet me trajta të shkurtra: U afrua për t’i folur mësuesit.

•përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve: nuk m'u dha; m'u bë zemra mal; në m'u dhëntë rasti etj.;

•përdoret pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç: ( s'erdhi; s'e di; s etj.) ç'e do?; ç'është?; ç'i the?; ç'do?; ç'kërkon? etj.)

Shënim. Shkruhen pa apostrof përemri çdo dhe përemri pyetës


çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyre: çdo nxënës; çfarë do
prej meje? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush.

•për të shënuar rënien e -ë-së tek nyjat e përparme të, së të emrave farefisnorë i ati, e ëma: (i, e) t'et, (i, e) s'ëmës, me t'ëmën.
Viza(-)
•Përdoret për të treguar kalimin e fjalës nga folësi te bashkëbiseduesi (shoqërohet gjithnjë me kryeradhë):
─ Kë ke pasur si model?
─ Babanë!

•Përdoret për të veçuar fjalët e autorit në ligjëratën e drejtë:


─ Kujdes mos zgjoni fëmijët, ─ u dëgjua zëri i nënës.
─ Ku janë të tjerët? ─ pyeti dikush.

•Në fjali të mëvetësishme që përmbajnë thënie me karakter përgjithësues (proverba, parulla) e në tituj artikujsh, viza përdoret në vend
të foljes këpujë jam:
Besa e shqiptarit ─ si purteka e arit.

•Mund të përdoret edhe para një ndajshtimi të veçuar me kuptim saktësues për ta vënë në dukje më shumë:
Më vonë doli një teori e re ─ teoria e «tri botëve», ideolog kryesor i saj ishte Tito.

• Mund të ndahet me vizë edhe një përemër a ndajfolje me kuptim përgjithësues që vjen pas vargut të gjymtyrëve homogjene, për ta
vënë në dukje më shumë :
Dashuria dhe malli për atdheun, për shtëpinë, për vatrën ─ ja cilat kanë qenë gjërat më të shenjta për poetin.

•Viza mund të përdoret në vepra shkencore, rregullore, udhëzime etj. para fjalive që nisin me kryeradhë dhe që rreshtojnë
argumentime, fakte, përfundime, detyra etj.:
Aparati pedagogjik i këtyre teksteve ka shumë funksione. Ndër më kryesoret janë:
─ të ndikojë fuqishëm në formimin e nxënësve në përputhje me moshën;
─ t'i aftësojë nxënësit për të analizuar çdo fakt, ngjarje a fenomen;

You might also like