You are on page 1of 1

Vittore Carpaccio (1465-1525/1526) është piktor i njohur shqiptar

i Rilindja italiane i lindur më 1455 në Kapodistria afër Venedikut nga


prindër shqiptarë, të vendosur më parë nga Korça në Rumani dhe pastaj
në Venecia të Italisë. Mendohet se fjala Karpaçi rrjedh nga termi -
shkëmb ose në dialektin e Jugut shqiptar si artizan i dorës së dytë,
mballomaxhi. Përfaqësues i denjë i arteve pamore për Shkollën e
Shqiptarëve në Venedik - Scuola degli Albanesi , Viktor Karpaçi
përmendet fillimisht si shqiptar në veprën e studjuesit Ramadan
Sokoli - 16 Shekuj. Viktori ndërroi jetë në Venedik ku dhe ndodhet
vendbanimi i fundit i artistit. Karpaçi njihet edhe si piktori i parë
Korçar i kulmuar në Perëndim. Piktor po ashtu i njohur i shekullit të 16-
të, në Venedik, ishte dhe i biri i Viktorit, Benedikt Karpaçi, i cili la disa
piktura të vitit 1528, në Katedralen e Triestes dhe bashkinë e
Kapodistrias. Viktori u rrit në Venedik ku mësoi edhe mjeshtërinë e
pikturës; fillimisht nga miku i tij Xhorxh Vasari e më pas e perfeksionoi
pranë mjeshtrit të njohur të pikturës italiane Xhentile Belini. Në vitet
60 të shek të 15 - të Belini pati skicuar direkt heroin tonë
kombëtar Skënderbeun, kur ky vizitoi Romën. Këtë portret të tijin e
zbuloi si premierë Faik Konica në Galleria degli Uffizi
të Firences.Motivi i Skënderbeut shpërfaqet tek tabloja e "Shën
Gjergjit vret Dragoin" si dhe motivi i mallit për atdhe haset në pikturen
"Nisja", ku paraqitet nisja e burrave arbër nga bregdeti për në eksod.
Duket sikur piktori u kujton shqiptarëve të mërguar sesi janë larguar
nga atdhe dhe erdhën në Itali.Nga piktura te punuara në kishat e Shën
Ursulës, piktori shqiptar fitoi famë në Venedik e përtej kufijve. Paralel
pikturoi edhe tablonë "Çlirimi i një të xhindosuri".

You might also like