You are on page 1of 2

KLASICIZMI

(Paraqitja, karakteristikat, përfaqësuesit)

Klasicizmi është drejtim i ri teorik-letrar e stilistik që u zhvillua (paraqit) në shek.


XVII në Francë dhe pastaj edhe në vendet tjera të Evropës.
Vjen pas humanizmit dhe renesancës dhe trashëgon diçka prej tyre, siç ishte kulti
ndaj antikitetit, por konceptuan rregulla dhe norma të reja, sidomos nga kritiku Buallo
(të cilat u respektuan nga të gjithë krijuesit).
Fillimi i shek .XVII e gjeti Francën një mbretëri të fortë e të unifikuar, e cila pas
luftërave të ashpra fetare, kishte siguruar rregull dhe paqe të qëndrueshme në vend.
Pikërisht këto rrethana e bënë të mundur që klasicizmi si drejtim letrar të lindi në
Francë.
Uniteti dhe rregulli në Francë u arrit me ardhjen e Luigjit të XIV në krye të
monarkisë. Për ta treguar rolin e tij Luigji i XIV gjithçka e përqendroi (morri) në duart
e tij sipas parimit “Shteti jam unë”. Nën sundimin e tij Franca arriti një zhvillim që nuk
e kishte arritur kurrë, prandaj shtetasit e quanin me respekt “Mbreti-Diell”. Ai përkrahu
njerëzit e artit, shkencës e kulturës, shumë prej tyre i bëri pjesëtarë të Oborrit
mbretërorë, i stimuloi ato, dha pensione për shkrimtarët më të mëdhenj, dha dekorata,
tituj fisnikërie, nxiti hapjen e akademive dhe i financoi ato.
Në këtë periudhë u arrit kulmi i lulëzimit të letërsisë dhe artit.
Për paraqitjen e klasicizmit ndikuan dy faktorë kulturorë:
1. RACIONALIZIMI ( i filozofit Rene Dekart) dhe
2. KONCEPCIONET ( e teorikut të klasicizmit Nikolla Buallo).
Dekarti ishte kundër lirizmit subjektiv e emocional të humanizmit. Shkrimtari dhe
teoriku i klasicizmit Nikolla Buallo i konceptoi parimet e klasicizmit në veprën Arti
poetik (1673), të cilat patën vlerë deri në romantizëm.
Klasicizmi ka lidhje me humanizmin dhe renesancën, kjo lidhe vjen nga adhurimi i
klasicistëve ndaj antikitetit. Mirëpo kjo lidhje për nga koncepcionet me antikitetin
dallon në atë se klasicistët më tepër u orientuan në atë romak (sepse ai ishte më rigoroz
se sa grek që u orientuan humanistët).
Veprat e klasicistëve duhet të çmohen sipas arsyes e jo emocioneve.
Sipas poetikës së klasicizmit veprat artistike ndahen në dy grupe:
1. Në të larta ( tragjedia, epopeja, odja) kanë stil të lartë,
2. Në të ulta ( komedia, satira, epigrami, idila) kanë stil të ulët.
Të parat pasqyrojnë jetën e monarkëve, princave, të fisnikëve dhe zhvillohen në
oborret mbretërore ( i dedikohen klasës së lartë).
Të dytat pasqyrojnë jetën e qyteteve ose banorëve të tyre( zanatçinjtë, tregtarët,
nëpunësit).
Klasicistët më tepër përpunuan dhe dhanë një kontribut të madh në dramaturgji. Ato
konceptuan rregullat dhe normat për të shkruar një vepër dramatike, më të njohura janë
ri njësitë :1. Njësia e kohës ( ngjarja të zhvillohet brenda 24 orëve),
2. Njësia e vendit (ngjarja të zhvillohet vetëm në një vend),
3. Njësia e veprimit ( vepra të ketë vetëm një ngjarje kryesore
që ka fillimin, zhvillimin dhe mbarimin).
Disa nga rregullat e tragjedisë janë:
1. Tragjedia duhet të përbëhet nga 5 akte ( me gjatësi pak a shumë të barabartë),
2. Brenda akteve skenat duhet të jenë të lidhura ndërmjet tyre pa shkëputje njëra
nga tjetra,
3. Personazhet duhet të paraqiten që në aktin e parë ( duhet ti përkasin klasës së
lartë shoqërore: mbretër, princër, heronj),
4. Respektimi i tri njësive (kohës, vendit dhe veprimit),
5. Mënjanimi i dueleve, vrasjeve, vetëvrasjeve në skenë (sepse sipas klasicistëve,
skena nuk është vendi ku mund të demonstrohet dhunë ose të derdhet gjak, ato
rrëfehen me fjalë para shikuesit nga dëshmitarët),
6. Tragjedia nuk mund të rrëfejë një ngjarje bashkëkohore, por vetëm një ngjarje
të kaluar dhe të largët të kohës).

Përfaqësuesit më të mëdhenj janë: Pjer Kornej, Zhan Rasin, Molier, La Fonten.


Klasicistët suksesin më të madh e arritën me veprat e larta (tragjeditë e Kornejit dhe
Rasinit), ndërsa me veprat e ulta ( komeditë e Molierit dhe fabulat e La Fontenit).

You might also like