You are on page 1of 10

Arti Rokoko

Artikulli kryesor: Rokokoja

E zhvilluar në shekullin e XVIII[Sqarime 10] në përputhje me parimet e shekullit të barokut dhe në


fund me neoklasicizmin–, presupozon vazhdimësinë e shfaqjeve kryesore artistike të barokut, me
një natyrë më të theksuar dekoruese dhe shijen zbukuruese, që çojnë në një dalldi pasurie,
sofistikimi dhe elegance. Përparimi progresiv shoqëror i borgjezisë dhe përparimet shkencore,
ashtu si dhe mjedisi kulturor, sollën braktisjen e temave fetare në favor të tematikave të reja dhe
sjelljeve më mondane, duke e shkëputur luksin dhe salltanetin si faktorë të rinj të prestigjit
shoqëror.
Rezidenca e Würzburg-ut, projektuar nga Johann Balthasar Neumann
Arkitektura kaloi nga grandilokuenca baroke në një shije më delikate, me forma të hijshme dhe
me mbizotërimin e hapsirave të vogla, me mjedis për përsiatje, mirëqenie dhe rehati. U krijua
moda e ekzotikes, veçanërisht shija për artin oriental. Rokokoja u zhvillua mbi të gjitha
në Francë dhe Gjermani, e përfaqësuar fillimisht nga Ange-Jacques Gabriel (Petit Trianon de
Versalles, Hotel Biron de París), François de Cuvilliés (Pavillon de Amalienburg de Schloss
Nymphenburg në Mynih), Johann Balthasar Neumann (Pallati Episkopal i Würzburg-ut) dhe
Dominikus Zimmermann (Wieskirche). Në kopshtari, “kopshtin italian” e pasoi “kopshti
francez”, me kompozicion gjeometrik njëlloj si ai italian, por me një perspektivë më të gjatë,
kompozim më të thjeshtë, zona më të mëdha lëndine dhe një detaj të ri ornamental: lehet; ku bien
në sy kopshtet e Versalles (të dizenjuara nga André Le Nôtre) dhe Jardines de Aranjuez
në Madrid.

La Fontana di Trevi
Skulptura mbaj një atmosferë të hijshme, të rafinuar, me disa mbetje të formave baroke,
veçanërisht nga ndikimi i Bernini-t. Në Itali duhet vënë në dukje “La Fontana di Trevi”, e Pietro
Bracci-t dhe Filippo della Valle-s. Në Francë u shqua vepra e Edmé Bouchardon, Jean-Baptiste
Pigalle dhe Étienne-Maurice Falconet. Në Gjermani u dallua Georg Rafael Donner, Franz Ignaz
Günther dhe vëllezrit Asam (Cosmas Damian dhe Egid Quirin). Në Spanjë mund të dallojmë
Juan Pascual de Mena dhe Luis Salvador Carmona.
Les Progres de l'amour, Fragonard, 1771-1773
Piktura lëvizi midis ekzaltimit fetar dhe peizazhit vedutist në Itali (Giambattista
Tiepolo, Canaletto, Francesco Guardi) dhe skenave oborrtare të Jean-Antoine Watteau, François
Boucher, Jean-Baptiste-Siméon Chardin dhe Jean-Honoré Fragonard në Francë, duke kaluar më
tutje te portreti anglez i Joshua Reynolds dhe Thomas Gainsborough. Figurë më vete dhe piktor i
paklasifikueshëm është spanjolli Francisco de Goya, që evoloi nga natyra pak a shumë rokoko
deri te njëlloj pre-romanticizmi, po me një vepër personale dhe shprehëse e një ndjesie të fortë
intimiteti. Kultivoi shumë gravurën, duke veçuar njëkohësisht kartonët e tij për tapiceri. Midis
veprave të tij dallohen: los Caprichos (1799), La familia de Carlos IV (1800), El tres de mayo de
1808 en Madrid (1814), las Pinturas negras (1820) etj.

kapaku i "L'Esprit des Lois" te Montesquieu, 1749


Artet dekorative morën një rëndësi të veçantë, meqë, siç është sinjalizuar, rokokoja qe një art i
mjedisit borgjez kushtuar salltanetit dhe luksit. U zhvillua dukshëm interiori, me theks të veçantë
te orenditë, pasqyrat, mëndafshet, tapetet dhe objektet prej porcelani. Kjo e fundit mori një
përhapje të madhe, mbi të gjitha ajo e Saksonisë dhe Sevres, me motive delikate zbukurues,
parapëlqyeshmërisht të stilit oriental. Në porcelan u fabrikuan gjithashtu edhe formate të vogla
skulpturore me motive galante, pastorale ose të Commedia dell'arte. Në orendi u zhvillua “stili
Chippendale» (nga Thomas Chippendale), i karakterizuar nga eklektizmi, përzierje elementesh
gotike, rokoko, paladiane dhe kinezëria. Në Spanjë fituan vëmendje tapetet e “Real Fábrica de
Santa Bárbara”, disa nga të cilët të dizenjuar nga Goya. Në këtë epokë u shfaq litografia,
modalitet i ri i gravurës mbi gurin gëlqeror, i shpikur nga Aloys Senefelder në 1778[172].
Faqja e titullit e Kontrates Sociale te Jean-jack Rousseau, 1762
Në nivel letrar, shekulli i XVIII qe ai i iluminizmit, projekt i nisur me L'Encyclopédie
de Diderot dhe D'Alembert dhe që presupozonte shenjtërimin e racionalizmit në nivel filozofik,
duke e venë theksin te idea e përparimit të qenies njerëzore dhe kapacitetit të tij të pakufizuar,
koncept që hodhi themelet e erës moderne. Përfaqësuesit e tij kryesor
qenë Montesquieu, Voltaire, Denis Diderot, Jean-Jacques Rousseau, Abati Prévost, André
Chénier, Giambattista Vico, Alexander Pope, Daniel Defoe, Jonathan Swift etj. Në Spanjë u
vërejt ndikimi francez te një letërsi kritike dhe spekullative, që arriti kulmin me gjininë e esesë;
spikatën Benito Jerónimo Feijoo, Diego de Torres Villarroel, Ignacio Luzán dhe José Francisco
de Isla. Duhet theksuar gjithashtu themelimi, në këtë kohë, i “Biblioteca Nacional” dhe “la Real
Academia Española”[173].

doreshkrim muzikor i Baldassare Galuppi-t


Teatri në shekullin e XVIII ndoqi modelet e mëparshme, duke vënë në dukje si risinë kryesore,
reformën që bëri Carlo Goldoni në komedi, duke braktisur vulgaritetin dhe duke u frymëzuar nga
zakonet dhe personazhet e jetës reale. Gjithashtu, u zhvillua edhe drama, e vendosur
mes tragjedisë dhe komedisë. Skenografia qe më natyraliste, me më shumë kontakt midis
aktorëve dhe publikut. Montazhet zakonisht ishin më popullore, duke tërhequr një publik më të
madh, duke e braktisur rezervimin e teatrin për klasat e larta. Me organizimin e spektakleve më
komplekse, nisi të vihej në pah figura e regjizorit. Si dramaturg spikatën Pietro
Metastasio, Pierre de Marivaux, Pierre-Augustin de Beaumarchais dhe Voltaire-i.
Në Spanjë, Nicolás Fernández de Moratín u shqua me «comedia de salón» të shtatëqintës, bazuar
te Molière-i[174].
Rokokosë në muzikë i korrespondon e ashtuquajtura «música galante», që ishte më e qetë se
barokja, më e lehtë dhe e thjeshtë, e dashur, dekorative, duke theksuar sentimentalizmin. U
braktis shija për kontrastin dhe u kërkua gradimi zanor (kreshendo, diminuendo). Në të
ashtuquajturën Shkolla e Mannheim-it u zhvillua muzika sinfonike, me orkestrën e parë të madhe
moderne (40 instrumente), nismë e princi-zgjedhës Karl Theodor i Wittelsbach-ut. Përfaqësuesi i
saj kryesor, Johann Stamitz, konsiderohet drejtori i parë i orkestrës. Midis muzikantëve të epokës
spikatën pasuesit e Bach-ut: Wilhelm Friedemann, Carl Philipp Emanuel, Johann Christoph
Friedrich dhe Johann Christian –ky i fundit futës i pianos në muzikën sinfonike, e shpikur
në 1711 nga Bartolomeo Cristofori–. Në opera, së bashku me të zgjedhurën, u shfaq edhe «opera
bufa», me natyrë komike, e paracaktuar për një publik më popullor, nën ndikimin e la Commedia
dell'arte (Niccolò Piccinni, Baldassare Galuppi)[175].
Kërcimi vazhdoi të zhvillohej mbi të gjitha në Francë, ku në 1713 u krijua Shkolla e Baletit të
operës së Parisit, akademia e parë e kërcimit. Raoul-Auger Feuillet krijoi në 1700 një sistem
notacioni për kërcimin, që të mund të transkriptonte me shkrim llojet e ndryshme të hapave të
kërcimit. Në këtë epokë kërcimin nisi të pavarsohej nga poezia, opera dhe teatri, duke ndjekur
autonominë e vet si art dhe formuluar një fjalor të vetin. Filluan të shkruheshin vepra muzikore
vetëm për balet, ku u shqua Jean-Philippe Rameau –krijues i opera-baletit– dhe të shfaqeshin
emra balerinësh të shquar, si Gaetano Vestris dhe Marie Camargo. Në nivel
popullor, vallëzimi në modë qe valsi, ndërkohë që në Spanjë doli flamenkua[176].

Historia e Artit Antik, Johann J. Winckelmann, 1764


Neoklasicizmi
Artikulli kryesor: Neoklasicizmi

Bumi i borgjezisë pas Revolucionit Francez favorizoi shfaqjen e formave klasike, më të pastra


dhe më të kursyera, në kundërvendosje me teprimet zbukuruese të barokut dhe rokokosë, të
identifikuara me aristokracinë. Në këtë mjedis vlerësues të trashëgimisë klasike greko-romake
ndikuan zbulimet arkeologjike të Pompejit dhe Herkulanos, së bashku me përhapjen e një
ideologji përkryerje të formave klasike të zhvilluar nga Johann Joachim Winckelmann, që
pohonte se në Greqinë e Lashtë u arrit bukuria e përkryer, duke gjeneruar mitin mbi
përsosmërinë e bukurisë klasike që kushtëzon ende edhe sot perceptimin e artit[Sqarime 11].

Glipoteka e Mynihut, projektuar nga Leo von Klenze


Arkitektura neoklasike ishte më racionale, me natyrë funksionale dhe njëfarë atmosfere utopike,
siç shikohet në pohimet e Claude-Nicolas Ledoux dhe Étienne-Louis Boullée. Duhet të veçohen
dy tipe arkitekturash neoklasike: ajo e trashëgimisë baroke, por e zhveshur nga dekorimi i tepërt
për tu dalluar nga ajo rokoko; dhe ajo neoklasike e mirëfilltë, me linja të kursyera dhe racionale,
e kthjellët dhe funksionale. Të parës i përkasin vepra si Panteoni i Parisit, nga Jacques-Germain
Soufflot, ose Opera e Berlinit, nga Georg Wenzeslaus von Knobelsdorff; gjithashtu, në këtë linjë,
u shqua neopaladianizmi britanik dhe amerikano verior. Në linjën e re më racionale mund të
përmendet projekti urbanistik i Palais des Tuileries, nga Pierre-François-Léonard
Fontaine (nismëtar i të ashtuquajturit «Style Empire»); la Piazza del Popolo në Romë,
nga Giuseppe Valadier; Walhalla e Regensburgut, nga Leo von Klenze; dhe Museo del
Prado në Madrid, nga Juan de Villanueva.
Psikja dhe Kupidi, Antonio Canova, 1788-1793
Skulptura, me logjikë referuese greko-romake, pati si figurat kryesore: Jean-Antoine Houdon,
portretist i shoqërisë para-revolucionare (Rousseau, Voltaire, Lafayette, Mirabeau); Antonio
Canova, që punoi për papët dhe oborrin e Napoleonit (Paulina Borghese si Venusi, 1805-1807);
dhe Bertel Thorvaldsen, shumë i ndikuar nga skulptura greke, kushtuar mitologjisë dhe historisë
antike (Jasoni me lëkurën e artë, 1803). Emra të tjerë që u dalluan do të ishin John
Flaxman, Johann Gottfried Schadow, Johan Tobias Sergel dhe Damià Campeny.

Napoleoni kalon Alpet, J.-L. David, 1801


Piktura mbajti një karakter të kursyer dhe të ekuilibruar, e ndikuar nga skulptura greko-romake
apo figura si Raffaello-ja dhe Poussin-i. U shqua veçanërisht Jacques-Louis David, piktor
“zyrtar” i Revolucionit Francez (Betimi i Horacëve, 1784; Vdekja e Marat-it, 1793; Napoleoni
duke kapërcyer Alpet, 1800). Gjithashtu vlen të kujtohen dhe François Gérard, Antoine-Jean
Gros, Pierre-Paul Prud'hon, Anne-Louis Girodet-Trioson, Jean Auguste Dominique
Ingres, Joseph Wright of Derby, Johann Zoffany, Angelika Kauffmann, Anton Raphael
Mengs, Joseph Anton Koch, Asmus Jacob Carstens, José de Madrazo etj[177].
Flauti magjik, botimi i I, Bonn, 1793, W. A. Mozart
Artet dekorative u zhvilluan në stile të ndryshme, disa prej të cilëve vazhduan edhe
përgjatë shekullit të XIX: “Le Style Directoire” shfaqur në Francë në kohën e Direktoratit (1795-
1805), i karakterizuar nga linjat e thjeshta, klasike, të kthjellta, pa zbukurime të tepërta; “Le
Style Empire” u zhvillua në Francën napoleonike dhe të Restaurimit, nga kaloi në pjesën tjetër të
Europës, duke zëvendësuar kthjelltësinë për salltanetin dhe luksin, me një stil madhështor, me
parapëlqim për temat ekzotike dhe orientale; Në të kundërt, stili gjerman Biedermeier paraqiti
një dizajn më praktik dhe komod, me linja të thjeshta dhe familjare. Këta stile ndikuan atë
“isabelian” spanjoll dhe “viktorian” anglez, me atmosferë borgjeze, kushtuar luksit dhe
salltanetit, megjithatë pa hequr dorë nga rehatia dhe funksionaliteti.

doreshkrim i Le Nozze di Figaro, W. A. Mozart


Në nivel letrar, në fund të shekullit të XVIII u prodhua një kthim te premisat klasiciste, me
pretendimin e vendosjes së një tipi letërsie perceptive, me një bazë etike dhe intelektuale. Shumë
nga autorët e kësaj epoke u gjendën midis neoklasicizmit dhe pre-romanticizmit, duke
dalluar: Friedrich Gottlieb Klopstock, Christoph Martin Wieland, Henry Fielding, Laurence
Sterne etj. Në Spanjë, u vu re ndikimi i klasicizmit francez dhe porositë e ngulitura nga Boileau,
ku u vunë në pah José Cadalso, Juan Meléndez Valdés dhe Gaspar Melchor de Jovellanos, ashtu
si fabulistët Tomás de Iriarte dhe Félix María Samaniego[178]. Teatri neoklasik solli pak
variacione në krahasim me zhvillimet përgjatë shekullit të XVIII, duke qenë karakteristika e saj
kryesore frymëzimi te modelet klasike greko-romake, shenjë identiteti e kësaj rryme. U
dalluan: Vittorio Alfieri, Richard Brinsley Sheridan dhe Gotthold Ephraim Lessing dhe,
në Spanjë, Leandro Fernández de Moratín dhe Vicente García de la Huerta[179].
Monumenti i Mozartit ne Viene, punim i Viktor Tilgner, 1900
Muzika klasike[Sqarime 12] e përfshirë midis një të tretës së fundit të shekullit të XVIII dhe fillimet
e të XIX kulminimi i formave instrumentale, të konsoliduara me strukturimin përfundimtar të
orkestrës moderne. Klasicizmi u shfaq në ekuilibrin dhe qetësinë e kompozimit, kërkimi i
bukurisë formale, përkryerjes, në format harmonike dhe frymëzuese të vlerave të larta. Lindi
forma-sonatë, formë e re kompozimi që konsiston në zbërthimin e temës, duke kapur ritmin ose
melodinë, por duke ndëruar tonalitetin nëpërmjet modulacionit. Muzika e dhomës evoloi me
shndërrimin e basit të vazhdushëm në formate të veçanta: dúo, trío, cuarteto, quinteto etj. Muzika
klasike u përfaqësua kryesisht nga: Franz Joseph Haydn, Wolfgang Amadeus Mozart, Christoph
Willibald Gluck, Luigi Boccherini dhe Domenico Cimarosa. Opera klasike ishte më pak e
ngarkuar nga baroku, me një muzikë të kursyer, ma zbukurime vokale, arie të kufizuara, recitativ
me shoqërim orkestral, argumente më solid dhe personazhe më të vërtetë. U dalluan: Jean-
Philippe Rameau, Christoph Willibald Gluck dhe, veçanërisht, Wolfgang Amadeus Mozart, autor
i disa prej operave më të mira të historisë (Le Nozze di Figaro, 1786; Don Giovanni, 1787; Flauti
magjik, 1791)[180].
Baleti klasik eksperimentoi gjithashtu një zhvillim të madh, mbi të gjitha falë prurjes teorike të
koreografit Jean-Georges Noverre dhe ballet d'action-it të tij, që shkëpuste sentimentin mbi
rixhidecën gjestuale të kërcimit akademik. U kërkua një natyralizëm më i madh dhe një
ndërthurje më e mirë e dramës me muzikën, fakt i perceptueshëm në veprat e kompozitorit
Gluck, që eliminoi shumë konvencionalizma të kërcimit barok. Një tjetër koreograf i
rëndësishëm qe Salvatore Viganò, që solli më tepër vitalitet në «trupën e baletit», shpura që
shoqëronte balerinën protagonist, mori më tepër pavarësi nga ata[181].
Amerika e kohës moderne
Katedralja e qytetit te Meksikos
Që nga zbulimi i Amerikës nga Kristofor Kolombi në 1492 deri në pavarësinë e vendeve
amerikane përgjatë shekullit të XIX (të fundit Kuba dhe Porto Rikoja në 1898) u zhvillua i
ashtuquajturi art kolonial, që qe një pasqyrë besnike e artit të krijuar në metropol, duke u
zhvilluar të njejtit stile artistike të kontinentit evropian, kryesisht Rilindja, Baroku dhe Rokokoja.
Shfaqjet kryesore të artit kolonial u prodhuan në dy qendrat gjeografike më të rëndësishme në
erën para-kolombiane: Meksika dhe Peruja.
Arkitektura u bazua në të njëjtat tipologji ndërtimesh të kulturës evropiane,
kryesisht kisha dhe katedrale, duke parë përparimin e shpejtë të punës së ungjillizimit të popujve
vendas të Amerikës, por edhe ndërtesa civile si komunat, spitalet, universitetet, pallate dhe vila të
veçanta. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të XVI qenë urdhërat fetarë të ngarkuarit me
ndërtimin e kishave të shumta në Meksikë, parapëlqyeshmërisht një tip kishash të fortifikuara të
quajtura «capillas de indios». Në mes të shekullit nisën të ndërtoheshin katedralet e para të
mëdha, si ato të Meksikës, Puebla, Guadalajara, Cuzco dhe Córdoba. Arkitektura baroke u
karakterizua nga një dekorim i harlisur, që do të rezultonte i rënduar në atë që u quajt
«ultrabarroco» (Fachada del Sagrario e Katedrales së Meksikës). Në Peru, ndërtimet e zhvilluara
në Lima dhe Cuzco që nga 1650 treguan disa karakteristika origjinale që përparuan duke u
përfshirë në barokun evropian, si në përdorimin e mureve të mbushura dhe kollonave
salamankase (Iglesia de la Compañía, Cuzco). Në shekullin e XVIII arkitektura u orientua në një
stil më të harlisur, duke i dhënë një paraqitje të pangjashme barokut limas (Palacio del Marqués
de Torre-Tagle).
skulpture engjelli e Aleijadinho-s
Shfaqjet e para të pikturës koloniale qenë ato të skenave fetare të përpunuara nga mjeshtër
anonim, si imazhet e Virgjëreshës me Fëmijën. Prodhimi artistik i bërë në Nueva España nga
indigjenët në shekullin e XVI quhet arti indo-i krishterë. Piktura baroke mori ndikimin e
tenebrizmit seviljan, kryesisht të Zurbarán-it, si mund të shfaqet në veprën e meksikanëve José
Juárez dhe Sebastián López de Arteaga dhe të bolivianit Melchor Pérez de Holguín. Në fundin
e shekullit të XVI u shqua “Escuela cuzqueña” e pikturës, e përfaqësuar në radhë të parë nga
Luis de Riaño dhe Marcos Zapata. Në shekullin e XVIII ndikimin kryesor do ta kishte ajo e
Bartolomé Esteban Murillo-s dhe në disa raste –si në Cristóbal de Villalpando– ajo e Juan de
Valdés Leal-it. Spikatën Gregorio Vázquez de Arce në Kolumbi dhe Juan Rodríguez
Juárez dhe Miguel Cabrera në Meksikë.
Në skulpturë shfaqjet e para qenë përsëri në fushën fetare, në formatin e lirë dhe altarpieces për
kishat, të konfeksionuara përgjithësisht në dru të mbuluar me gips (allçi) dhe të dekoruara me të
kuqe gjaku –aplikim i drejtpërdrejt i ngjyrës– ose i praruar –mbi një fund argjendi dhe ari–. Në
fillimet e shekullit të XVII lindën shkollat e para vendore, si shkolla quiteña dhe ajo cuzqueña,
duke theksuar punën mbështetëse të urdhërit jesuit. Në barok u shqua vepra skuptorike e
zhvilluar në Lima, si muret e gurit të Katedrales së Limas. Në Brazil u dallua vepra e
Aleijadinho-s[182].

You might also like