You are on page 1of 3

Arti islamik

Artikulli kryesor: Arti islam

Me hixhrin e Muhamedit në 622 lindi një besim i ri, islamizmi, që mori një përhapje të


shpejtë nga Lindja e Afërme, në Afrikën veriore, duke arritur në Evropë me pushtimin e
Gadishullit Iberik dhe me zonën e Ballkanit pas rënies së Perandorisë Bizantine. Me
kalimin e kohës, feja e re përfshiu një shumëllojshmëri popujsh dhe kulturash, ku arti i
saj qe pasqyrim i kësaj shumëllojshmërie, duke pasur shfaqje dhe varietete stilistike të
shumta sipas rajonit ku u prodhua. Mjeti i tij kryesor i shprehjes qe  arkitektura, për
shkak të ndalimit fetar të shfaqjes së imazheve figurative duke krijuar një kufizim serioz
për pikturën dhe skulpturën, që ishte thjesht e natyrës ornamentale me motive abstrakte
dhe gjeometrike.
Arkitektura u dallua për përdorimin e harkut të majëzuar ose me sestë të akut –që
në Andaluzi qe patkua kali nga trashëgimia e artit visigot-, duke përdorur në vend të
mbivendosjeve dhe kryqëzimeve, duke krijuar më tej harkun lobular, përgjithësisht me
tre ose pesë lobule. Përdoreshin tipe të ndryshme kupolash, si bërthama dhe krocerë.
Ju dha rëndësi e madhe dekorimit zbukurues, përgjithësisht me suva, alabastër,
mermer, mozaik ose pikturë, që kishte karakter abstrakt, me motive epigrafikë, vegjetal
ose vijëzuese. Tipologjia kryesore është xhamia, e përbërë nga një oborr i gjerë (sahn),
kulla ose minareja, salla e lutjes (haram), në fund të të cilit (kibla) vendoset kapela
(mihrab), e paraprirë nga një hapsirë me arkada (maksura). Dallohen xhamitë
e Damaskut, ajo e Shkëmbit dhe al-Aksa në Jerusalem, ajo e Samaras, ajo e Ibn Tulun-
it në Egjipt, ajo e Isfahanit, ajo e Tamerlengut në Samarkandë, Xhamia
Blu në Stamboll etj.

Porte xhamie me arabeska ne Granada


Në Andaluzi arti islam arriti momentin e tij të shkëlqimit në emiratin e Kordobës:
arkitektura kordobase ishte trashëgimtare e formave hispano-romake dhe visigote, si
harku patkua kali, që është i mbyllur në një alfiz, me një alternim karakteristikë të
cuneo-ve (gurëve apo tullave që formojnë harkun) të tij në të bardhë dhe të kuqe.
Monumenti i tij kryesor është xhamia e Kordobës, e formuar nga njëmbëdhjetë navata
pingule me kiblën, me një seri arkadash të mbivendosura, me sestë të plotë në pjesën e
sipërme dhe patkua kali në të poshtmen, me alternimin tradicional e bardhë-e kuqe.
Vlen të veçohet edhe Xhamia e Bab al-Mardum në Toledo si dhe Pallati i Medina
Azahara-s. Manifestime të tjera të rëndësishme të artit islam në gadishull qenë ato të
prodhuara në Sevilje gjatë dominimit almohade, duke dalluar Giralda-n dhe Kullën e
Artë; si dhe arti nazarí në Granada, që pati shprehjen e tij kryesore në Alhambra [142].

Miniature islame nga Iraku, 1287


Letërsia arabe nisi me një vepër me trashendencë të madhe, Kuranin, libri i shenjtë i
Islamit, për të cilin përmban fjalën e Zotit të rrëfyer Muhamedit dhe i fiksuar në tekstin e
tij përfundimtar nga kalifi Uthman Ibn Affan në 650. I përbërë nga 114 kapituj (sure), në
vargje të rimuar, me dy grupe kryesore pohimesh: të shkruarat
nga Muhamedit në Mekë, të shkurtra dhe me ton poetik, të një besimi më të zjarrtë; dhe
të shkruara në Medina, më të gjata dhe më diskursive, që shpalos parimet kryesore të
fesë së re. Kurani qe baza gramatike dhe stilistike e letërsisë arabe, që u zhvillua mbi të
gjitha në poezi (Abu Nuwas, al-Mutanabbi, Ibn Quzman); dhe proza, tashmë filozofike
(al-Kindi, Avicena, Avempace, Ibn Tufail, Averroes), historike (Ibn Jaldún), narrative (Ibn
al-Mugaffa, al-Jahiz), ose fantastike (al-Hamadani, al-Hariri). Duhen veçuar tregimet e
quajtur “Njëmijë e një netë”, vepër anonime e krijuar midis shekujve të IX dhe të XV në
stile të ndryshme, që përfaqësojnë një shpërfaqje e gjenisë dhe fantazisë [143].
Muzika arabe e ka origjinën te këngët antike (huda’) të kënduara nga beduinët në
udhëtimet e tyre në karvane, me gjashtë këmbë metrike (rajaz) të rrjedhura –sipas
legjendës– nga hapat e gamiljes. Kënga ka një rëndësi të veçantë, me dy pjesë: kori
(tarji’) dhe antifona (jawab). Muzika e shenjtë nuk u zhvillua ashtu si e krishtera: në
fillim, thirrja e ezanit (adhdan) këndohej; Kurani ka një prozë të rimuar, shoqërimi i së
cilës i afrohet modulimit. Muzika profane qe e ndaluar nga kalifët ortodoks, por e
fuqizuar më vonë nga Omejadët, ku mbizotëroi këndimi solist me llaut. Ibn Misjaḥ qe i
pari teoricien muzikor arab, dhe konsiderohet babai i muzikës klasike arabe. Krijoi një
sistem melodik të zbukuruar (zawa'id), ngjashëm me fioriturat perëndimore. Duke filluar
nga shekulli i X mori rëndësi muzika instrumentale –me një modalitet kryesor, lanauba,
veçanërisht i kompletit vokal–, dhe nisi studimin teorik të muzikës (al-musiqi), duke
veçuar eruditë të ndryshëm si Avicena, al-Kindi dhe al-Farabi. Mes instrumenteve arabe
dallohet llauta (‘ud), lira (mi'zaf), harpa (jank), flauti (gussaba), oboe-ja (mizmar),
xhuraja (shahin), tamburi (tabl), dajria (duff) dhe shkopinjtë (gadib)[144].

You might also like