You are on page 1of 5

Perkufizimi i arkitektures

A mund te jepet nje perkufizim i sakte?

Thenie personalitetesh. Theniet jane te shumta, por ketu jepen shprehjet qe japin thelbin e konceptit te
arkitektures.

Percaktimi i pare vjen nga John Raskin 1854 i cili shprehet se:

- Perkufizimi i mirefillte i arkitektures, si dicka e ndryshme nga nje veper skulpture, nuk eshte thjesht
arti i projektimit te nje skulpture, por me nje hapesire te vecante, ne te cilen perfshihen parimet me te
mira ndertimore.

Arkitekti francez neoklasik Epjen Lui Ulen ne vitin 1799 pyeti: - Cfare eshte arkitektura dhe a mundemi
ta percaktojme sipas Vitruvit [ Si arti i te ndertuarit ] ? dhe eshte pergjigjur: - Jo. Nuk mundemi ta
percaktojme sipas Vitruvit sepse nje percaktim i tille permban nje gabim shume te madh. Se pari,
cdokush duhet te mendoje, te krijoje dicka, qe te mundet ta realizoje me pas. Paraardhesit tane me te
hershem i ndetuan barakat e tyre pasi e konceptuan me pare pamjen e tyre. Eshte pikerisht ky produkt i
mendjes, kjo krijimtari, ajo cka perben arkitekturen, te cilen tashme mund ta konsiderojme si Arti i
realizimit te cfaredolloj ndertimi, me synimin per ta perfeksionuar gjithnje e me shume. Ne kete menyre
arti i ndertimit eshte nje art dytesor, te cilin mund ta percaktojme si pjesa shkencore e arkitektures

Le Corbusier ne vitin 1930 eshte shprehur:

- Arkitektura eshte nje manifestim i pamohueshem qe lind ne castin e krijimit, kur mendja, e
preokopuar per te siguruar qendrueshmerine e nderteses, me deshiren per te krijuar komfort, e gjen
veten te perfshire ne nje qellim me te larte se ai i te qenit thjesht i nevojshem dhe premton te shprehe
fuqi poetike te cilat na frymezojne dhe na japin gezim.

Historiani i artit dhe i arkitektures Nicolaus Penstler ne vitin 1943 eshte shprehur:

-Bicikleta eshte nje ndertese, ndersa katedralja e Laonit eshte pjese e arkitektures. Pothuajse gjithcka
qe permbyll nje hapesire, ne nje shkalle te mjaftueshme qe nje njeri mund te levize, eshte nje ndertese.
Termi arkitekture aplikohet vetem per ato ndertesa te cilat projektohen duke marre ne considerate nje
kendveshtrim estetik
Arkitekti amerikan Louis Kahn ne vitin 1964 eshte shprehur:

-Arkitektura nuk ekziston. Ekziston nje veper arkitekture, pasi arkitektura ekziston vetem ne mendje
dhe cdokush qe realizon nje veper arkitekturore, e ben ate si nje oferte ndaj shpirtit te arkitektures.
Shpirt qe nuk njeh stil, nuk njeh teknologjine, nuk permban nje metodologji, por thjesht prt per tu
prezantuar. Pikerisht kjo eshte arkitektura; Materializimi i te pamatshmes.

Perkufizimet permbajne shprehjet konceptuale. Cfaredolloj fjalori do te thote se perkufizimi i nje fjale te
con ne nje perfundim, duke percaktuar kufijte e fjales, duke pershkruar permbajtjen e saj dhe ne disa
raste duke korrigjuar domethenien e saj. Dhe e gjitha behet ne nje shkalle te larte saktesie, me qellimin
e vetem per te arritur tek e verteta e fjales. Pjesa me e madhe e fjaloreve i kompletojne perkufizimet
edhe nepermjet etimologjise, duke shpjeguar prejardhjen e fjales, te verteten origjinale. Etimologjia vjen
nga fjala Etymos- e vertete (nga greqishtja e vjeter).

Faktore te cilet kane sjelle si pasoje lindjen e vete fjales.

Per me teper, te gjithe fjaloret pretendojne se perpiqen te pasqyrojne ndryshimet e gjuhes se gjalle. Por
ato perfshijne gjithashtu edhe fjalet e vjetra, fjalet qe kane dale nga qarkullimi, fjalet e perdorimit
dialektor dhe pranojne qe influencat jane kaq te ndryshme, saqe fjalet e huaja, teknike, shkencore dhe
profesionale jane gjithmone te importuara ne brendesi te nje gjuhe. Fjaloret me te sofistikuar mund te
japin dhe historikun e nje fjale, si eshte perdorur ajo, qe nga lindja dhe pergjate viteve, si dhe
ndryshimet apo zgjerimi i kuptimit original te saj, e perpunuar ne kushte te reja, si pasoje e rrethanave
dhe perdorimeve social-politike. Ne kete menyre, percaktimi i domethenies sipas perkufizimit mund te
konsiderohet si dicka zhgenjyese, pasi domethenja e fjales mund te jete e perkohshme. Duke qene se
ndryshon here pas here nje fjalor, nuk pasqyron as me pak e as me shume, sesa historikun e perdorimit
shekullor ten je fjale deri ne nje moment te caktuar kohor, ne nje menyre te tille qe te kuptohet nga
shoqeria.

Pra, fjalori nuk mund te konsiderohet si burim i te vertetes universale, sikurse ka verejtur filozofi dhe
psikologu amerikan William James. Persa i perket menyres se si ne i perdorim fjalet ai shprehet qe:

- Emrat dhe mbiemrat qe perdorim perbejne nje pasuri njerezore. Edhe teorite ndertohen sipas nje
rendi te brendshem dhe sistemimi i tyre eshte krejtesisht i diktuar nga konsiderata njerezore, ku
padyshim lidhja logjike eshte njera prej tyre.

Ekzistojne 4 menyra percaktimesh ne lidhje me domethenien e te vertetes, te cilat perdoren per te


qartesuar nje fjale koncept.

1- Menyra berthamore sipas te ciles: Nje fjale koncept zevendesohet nga nje sinonim.
2- Menyra kontekstuale e nje konteksti sipas se ciles: Nje fjale koncept ne nje fjali eshte eliminuar
duke e transformuar fjaline ne nje fjali sinonime, e cila nuk e permban vete fjalen.
3- Menyra absolute sipas te ciles: Perdorimi i nje pakete parimesh percakton domethenien e fjales
koncept.
4- Menyra e perkufizimit ku: Aplikimi i ndonje skeme qe e perfshin fjalen koncept pranohet pa
patur nevoje per prove dhe per pasoje legjitimon cdo perdorim te fjales koncept.

Arkitektura ne vetvete perfshin percaktimin e plote te se vertetes dhe percaktimin e perdorur te se


vertetes, ne te cilin: E verteta e shpirtit,- e shprehur nga Louis Kahn,- perben nje shembull domethenes
ne zgjedhjen e nje fjale koncept, pikerisht koncepti te cilin ne kuptojme dhe kerkojme ta perafrojme me
nje fjale. Ndersa kur hasim nje fjale koncept, ne perpiqemi te kuptojme konceptin te cilit i perafrohet ajo
fjale. Ne kete meyre, koncepti duket sikur eshte kuptuar ne menyre te pavarur nga fjala. Sensi i tij jepet
ne menyre intuitive ( ne menyre te menjehershme ) dhe dikush mund te thote se koncepti ekziston
apriori, por ne te vertete, fjala me e pershtatshme per nje koncept eshte ajo qe i sjell transparence atij
koncepti apo vepron si orientuese drejt tij. Objektivi i transparences eshte qe te jape nje konsiderate te
drejtperdrejte te konceptit, si nje gjuhe universale, qe do te perbente nje reflektim perfekt te botes
reale.

Eshte karakteristike e periudhave te ndryshimeve te shpejta, qe lidhjet e thella eshte e veshtire qe te


ruhen, por sigurisht ato transformohen pikerisht sikurse ndodhi ne fillim te shekullit te XX dhe ne vitet
1960. Duket megjithate e qarte deshira per siguri, qe ne periudha te tilla nuk zhduket. Por kjo deshire i
pranon dhe i ndermjeteson ndryshimet. Pra ndryshimet e viteve 1960, nga ana arkitekturore, ishin
shume me pak traumatike krahasuar me periudhen e modernizmit, sepse ato marrin vlere nga ajo cfare
perfaqesonte tradita moderne. Siguria e viteve 1960 mund te shprehet me faktin qe eksperimentet
arkitekturore, te cilat u ndermoren, i perkisnin kohes kur u realizuan. Deshira per qartesi u ringjall edhe
nje here ne vitet 1980, paralelisht me renien e tradites moderniste, duke na sugjeruar qe ne kete kohe,
se deshira per qartesi eshte e fokusuar ne dicka me jetegjate.

Konvencionet e aplikuara sugjerojne qe, ne ndryshim nga polemika e fillimit te levizjes moderne, e cila
tentonte te shkepuste gjithcka nga e kaluara, te bazohemi ne nje debat arkitekturor thellesisht historik.
Kerkimet e koheve te fundit mbi domethenien e arkitektures bazohen mbi referenca historike, ne
konsiderata arkitekturore apo parime hipotetike, te cilat u kundervihen kerkimeve per nje arkitekture e
cila perpiqet te dekonstruktoje ceshtje te tilla; dhe teoriciente, te cilet jane indiferente ndaj faktit qe nje
Etymo ( pra forma me antike sipas se ciles mund te arrihet te percaktohet origjina dhe prejardhja e nje
fjale ) mund te ofroje ndonje kuptim origjinal te paprekur ne te tashmen. Ne te shkuaren, fjalet koncept
dhe historia e perdorimit te tyre, ishin mjaft domethenese per kontributin e tyre, per te sjelle siguri dhe
qartesi. Per paraardhesit, ato do te jene thjesht nje kuriozitet ne sensin arkeologjik. Cdo pohim qe mund
te vihet ne diskutim mbetet thjesht nje tentative. Gjithesesi, te dyja varen nga marreveshjet dialektike,
njera me pak e fuqishme se tjetra. Per kete arsye, cdo domethenie, qe mund te transmetoje nje fjale
koncept, behet e mundur vetem nepermjet marreveshjeve te perbashketa.
Arkitektet kane qene dhe jane te prirur te besojne se ata jane ndjekesit, krijuesit, interpretuesit dhe
mbrojtesit e te vertetes ne fushen e projektimit. Jane kujdestaret e qartesise dhe domethenies se
transparenca konceptuale eshte e vlefshme vetem per arkitektet dhe ne ndihmen e saj, arkitektet
manifestojne arkitekturen. Metaforat arkitekturore gjenden me shumice ne literature, te cilat shfaqen
ne fasada, ne planimetri, plane, kollona e keshtu me rradhe. Por keto terma tentojne te zbehen
perkundrejt cdo qartesie te domethenies se vete fjales koncept, arkitekture.

Arkitektura vete nuk eshte nje fjale automatikisht transparente per arkitekt. Kuptimi i arkitektures me
teper jepet nga puna qe ajo ben dhe nga metaforat qe shoqerojne perdorimin e saj, gje e cila e ka nxitur
profesorin amerikan Denis Hollier te deklaroje se:

-Nuk ka rendesi nese domethenia e sakte e arkitektures mbetet subject I diskutuar. Cfare eshte
thelbesore eshte se ajo ben gjithmone punen e saj.

Dhe puna qe ajo ben eshte pershkruar nga Denis Hollier si gjithcka qe perfshihet ne nje godine, e cila
nuk mund te reduktohet ne nje ndertese dhe e gjen veten te perfshire ne fillim ne nje process te
zgjerimit kuptimor, i cili perforcon ate qe quhet arkitekture. Te kerkosh apo te flasesh per themelet apo
ceshtjet kulmore te arkitektures apo per ndonje argument tjeter arkitektonik, duke perdorur term ate
cilat gjithashtu jane arkitektonike.

Domethene, ka nje tendence qe te arrihet akoma me shume, ne vend qe te qartesohet duke e future
diskutimin ne nje rreth vicior. Nese transparenca perfshihet ne konceptet arkitekturore, teoria nuk
mund te jete mekanizimi nepermjet te cilit mund te arrihet transparenca sepse nocionet universal te
teorise pretendojne se jane vete transparente dhe nuk kane nevoje per shpjegime. Pra ajo cka lidhet me
arkitekturen duket se eshte nje transparence qe ka nevoje per ndermjetesim, duke i perdorur fjalet sipas
menyres se konceptimit dhe duke punuar vetem nepermjet fjaleve mund te percaktohet domethenia e
tyre. Teori si transparence, qe nuk ka nevoje per ndermjetesi si parim qartesues, si arsye universal, eshte
arsyeja per te qene e pamundur qe te luaje rolin e mekanizmit ndermjetesues. Perkufizimet japin
kontributin e tyre ne ndermjetesim, por ato jane te kushtezuara dhe kerkohen nga arkitektet sepse ne
ndryshim nga artistet e tjere, punohet me nje gjuhe shume te larte teknike. Kjo gje shtron pyetjen: -Si
mundet qe nje komunikim te zere vend ne gjithcka nese nje fjale ka vetem vlere te rastesishme, vlere te
momentit? Nese i mungon saktesia e perpunuar ne kohe apo nese ka tipare te tilla qe domethenia e saj
tem und te zevendesohet? Vetem ne diskutimet me fjale apo me koncepte ka nje domethenie per
gjithcka? Prandaj cdo fjale e prezantuar si percaktim ne formen Arkitektura eshte art apo sherbim apo
hapsire apo shkence, mund te kuptohet vetem ne brendesi te kontekstit te nje diskutimi rreth vete
fjaleve kyce. Pavaresisht nga veshtiresi te tilla, supozohet, qe reflektimet thelbesore vazhdojne
nepermjet perkufizimeve te arkitektures, duke vene ne dukje shqetesimin qe ndjek filozofi Freddy Hegel
tek filozofia e arteve te bukura, ne vitin 1928, per nje paradox arkitekturor.
Bernard Schumi, ne vitin 1974, shtronte pyetjen:

-A kane qene karakteristikat funksionale dhe teknike ten je banese apo te nje tempulli mjetet per te
arritur nje qellim, i cili perjashton keto karakteristika? Ku perfundon streha dhe ku fillon arkitektura? A
trajton debate arkitekturor cdo ceshtje pa iu referuar nje godine?

F. Hegel arrin ne perfundimin qe: Arkitektura ishte gjithcka ne nje ndertese pa i kushtuar vemendje
funksionit. Sipas tij arkitektura ishte nje lloj shtojce artistike, qe i bashkangjitej nje godine te thjeshte.
Deklarata e F. Hegelit shoqeron kerkimet per autonomine arkitekturore, dhe prandaj, vete-percaktimi
eshte nje pike te ciles Bernard Schumi i ben shume jehone vleresimet e tij.

Ne perfundim mund te thuhet qe thelbi i arkitektures eshte cfare ajo deshiron te jete. Teresia e
arkitektures eshte vete bota, pikerisht ashtu sic arkitektet e shohin ate.

Konkluzion: Nuk mund te kete nje perkufizim te mirepercaktuar apo te sakte per termin arkitekture,
perderisa nuk i permbahet kornizes se logjistikes.

You might also like