You are on page 1of 2

Ramadan Sokoli (Shkodër, 14 qershor 1920 - Tiranë, 12 mars 2008)

qe muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë


shqiptar. Çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës
shqiptare dhe ballkanike. Me emrin e Ramadan Sokolit është e lidhur
historia e muzikologjisë shqiptare,vepra e tij shënon fillimin e kësaj
disipline shkencore në Shqipëri nga ky studiues kemi studimet e para
që shtruan linjat nga nisi pastaj puna për studimet shqiptare.Profesor
Ramadan Sokoli vjen prej njërës nga nga familjet me të njohura të
tradites dhe qytetarisë shkodrane e shqiptare,ate te Sokolëve që gëzon
një emër të shquar në historinë tonë kombëtare kujtojmë figurën e
Hodo Pashë Sokolit mbrojtësit legjendar të Hotit e Grudës,trojeve
shqiptare në Mal të Zi.
Ramadani u lind në Shkodër me 1920. Pas shkollimit në vendlindje vazhdon studimet e larta në
Padova Itali, Universitetin e famshëm ku studion për muzikë, moment me rëndësi pse profilizohet
e ardhmja e tij. Por rrjedhat e fatit i sjellin ndryshime të mëdha në rrugën e tij si studiues. Lufta e
Dytë Botërore nuk kish si të linte jashtë familjen e Sokolëve. Dy vëllezërit e tij ishin pjesmarrës
aktivë në rradhët e forcave nacionaliste, Ibrahim dhe Hodo Sokoli, njihen si legalistë e
nacionalistë,që i vunë pushkën pushtuesve italianë e gjermanë. Me vendosjen e regjimit komunist
të tre vellezerit Ibrahimi, Hodoja e Ramadani, arrestohen dhe dënohen me burgim të gjatë duke
njohur tortura e vuajtje të rënda. Ramadani arrestohet dhe dënohet pa asnjë akuzë vetëm si vëllai i
Ibrahimit e Hodos.
Që në moshë të njomë, ai bënte pjesë në Bandën Frymore të Qytetit të Shkodrës, që për kohën
ishte e famshme. Rreth moshës 16 – 17 vjeçare, ai filloi të kompozojë. Bëri disa këngë që më pas,
do të këndoheshin nëpër koncerte apo në Radio Tirana si pa autor, deri sa një ditë u quajtën, këngë
popullore, ku dhe sot vazhdojnë të njihen si të tilla.Kjo dashuri e madhe e Ramadanit për artin, e
mposhti të atin, i cili, duke qenë një diplomat karriere, kishte të tjera ëndërra për të birin, por që u
detyrua t’a çonte në Firence, pa bursë, me shpenzimet e tij, ku ai, studjoi për flaut e kompo-zicion.
U kthye në atdhe me shumë dëshirë e plot pasion për të bërë gjëra të mëdha, si shumë të rinj të
moshës së tij, por që fatkeqësisht këtu, e priti një realitet krejt tjetër. Vetë Ramadani, bëri burg
politik nga 1945 deri në 1950, dhe një prej akuzave që iu bë ishte, se “donte Kosovën”. A thua të
ishte ky, nje krim!!!??? Të duash një pjesë të vëndit tënd?!
Krahas punës mësimdhënëse në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, Ramadani studioi
dhe kompozon me dhjetëra pjesë në muzikën e dhomës, të cilat ekzekutoheshin nëpër të gjitha
vendet e ashtuquajtura të Demokracive Popullore të Europës Lindore, kurse në vendin e tij, kjo gjë
nuk ndodhte për arsye të biografisë. Shumë nga artikujt studimorë që Ramadani arriti të botojë
nëpër entet e specializuara të vendit u morën dhe u përkthyen nga muzikologët e huaj duke i botuar
ato në revista e botime prestigjioze të kulturës e artit botëror. Nga këto botime Ramadani arriti të
krijojë personalitetin e profilin e tij në këtë fushë, gjë e cila do ta bënte atë shumë të njohur dhe të
kërkuar nga homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës. Kështu, për vite me radhë në adresë
të tij kanë ardhur me dhjetëra letra nga personalitete të ndryshme të muzikës e folklorit nga shumë
vende të botës duke pasur një korrespondencë që shpeshherë i kontrollohej nga organet
kompetente (Sigurimi i Shtetit), të cilat dhe i ndalonin përgjigjet e këtyre letrave.
Disa nga librat e botuar :

1 – Les Dances Populaires et les Instruments musicaux du Peuple Albanais, – Tiranë 1958
2 – Albanieske narodnie aesni – Tiranë 1965
3 – Figura të ndritura (Jan Kukuzeli e Andrea Aleksi) Tiranë 1965
4 – Folklori Muzikor Shqiptar – Morfologjia – Tiranë 1965
5 – Chansons Populaires Albanaises – Tiranë 1966
6 – Metodë për Fyell – Tiranë 1970
7 – Vallet dhe Muzika e të Parëve Tanë – Tiranë 1971
8 – Folklori Muzikor Shqiptar – Organografia Tiranë 1975, 1984, 1987, 1991
9 – Figura e Skendërbeut në muzikë – Tiranë – 1978
10 – Gjurmime Folklorike – Tiranë 1982
11 – Këngë Patriotike – Tiranë 1985
12 – Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar – Tiranë 1991
13 – 16 Shekuj Tiranë 1995
14 – Përrallëza dhe Gojëdhëna në Botën Shqiptare – Tiranë 2000
15 – Antifonari I Durrësakut Gjergj Danush Lapacaja – Tiranë 2001
16 – Pjesë Shqiptare për Fidanishten e Pianistëve të Rinj – Tiranë 2001
17 – Përtej 16 Shekujve – Tiranë 2002
18 – 20 Miniatura Pianistike – Tiranë 2002
19 – Krijime dhe Flijime – Tiranë 2003
20 – Këngët Popullore Qytetare Shkodrane Tiranë 2007

Gjatë viteve që Ramadani punonte si mësues në Liceun Artistik, nuk u mjaftua vetëm me
mësimdhënien por, u shqua edhe si krijues i mjaft veprave instrumentale me karakter didaktik, të
cilat pasuronin programet muzikore dhe aktivitetet e ndryshme të kësaj shkolle.
Ai bëri një punë gjysëm shekullore, gjatë të cilës, kompozoi, studjoi, hulumtoi, zbuloi figura të
ndritura të mbuluara nga pluhuri i shekujve e i harresës. Ishte muzikolog pasi një krijimtari mjaft të
pasur në muzikë duke filluar që nga kompozimet e këngëve që në moshë të re, vepra
instrumentale, orkestrale, skica, duete, tercete, kuartete, fantazi e balada, romanca, valle, poema
sinfonike, rapsodi etj.

Ai ishte një etnomuzikolog pasi përveç studimeve e artikujve të shumtë në këtë fushë ka vepra me
vlera shkencore siç janë “Folklori Muzikor Shqiptar – Morfologjia” dhe “Folklori Muzikor
Shqiptar – Organografia”.

Si albanolog ka dhënë një ndihmesë të vyer në pasurimin e fjalorit gjuhësor nga lëmi i muzikës
popullore, në bazë të një alfabeti të mbledhur direkt nga goja e bartësve popullorë.

Ramadan Sokoli, ishte nga studiuesit e parë të Polifonisë Sonë Popullore – ku nëpërmjet studimit
të thellë e shkencor ka hedhur dritë mbi cilësitë dhe tiparet dalluese të të kënduarit me shumë zëra.

You might also like