You are on page 1of 5

Projekt: Ludwig van Beethoven

Punoi: Kevin Angjo


Lënda: Muzika
Data: 20.12.2021
Ludwig van Beethoven
• Beethoven-i filloi hapat e parë të muzikës nën
përkujdesjen edukative të babait të tij i cili ishte i
varur nga alkooli dhe që besohet se e ka rrahur gjatë
mësimeve.
• Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte
mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7
vjeçare.
• Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant,
mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni sikur
Mozarti në moshën e tij fëmijërore.
Ludwig van Beethoven
• Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob
Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin.
• Beethoven-i shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent
organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.
• Më 1787, Beethoven-i udhëtoi në Vienë duke shpresuar se
mund të studiojë me Mozart-in.
• Disa thonë se ai interpretoi para Mozart-it dhe i ka lënë
përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se nuk është e
vërtetë.
• Por pas 2 javësh në Vienë, ai merr vesh se e ëma është e
sëmurë, kështu që detyrohet të kthehet në Bonn.
Ludwig van Beethoven
• Pas një kohe, nëna e tij vdes dhe babai i tij
thellohet edhe më tepër në alkoolizëm.
• Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy
vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon 5 vjetët
e ardhshme në Bonn.
• Më vonë, më 1792 ai u kthye përsëri në Vienë.
• Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit.
Ludwig van Beethoven
• Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano.
• Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdn-it ai
arriti aq shumë sa që vendosi të ndjekë edhe orë
mësimi për violinë.
• Paraqitja e tij e parë publike në Vienë ndodhi në
vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano.
• Gjatë karrierës së tij, Beethoven-i më shumë i
kushtoi rëndësi pianos solo, simfonive e më vonë
edhe zhanreve të tjera.

You might also like