You are on page 1of 2

Detyra jone e kursit eshte e mbeshtetur ne faktet e orientuara dhe te pranuara ne kurrikulen dhe librat

e mesuesit ne arsimin 9-vjecar.Modelet e planifikimeve ditore dhe situatave te te nxenit jane sygjeruese
kjo ne varesi te nivelit te nxenesve, te burimeve dhe materialeve, pervoja e vete mesuesit, mjetet ne
dispozicion.Pra, librat e mesuesit ne lenden e muzikes nuk diktojne modele te planifikimit,situatave te te
nxenit apo metodologjise por i sygjeron ato dhe kjo bazohet ne realitetin dhe nivelin e klases. Duhet te
kemi ne vemendje qe ora e muzikes ndahet ne tri tematika:

Gjuha dhe komunikimi muzikor

Teknika dhe procese

Historia, muzika dhe shoqeria

Fokusi jone perqendrohet tek tematika e dyte dhe lidhet me kendimin muzikor.

Opinionet me popullore nga mesues dhe studiues lidhur me oret e muzikes ne shkolla kane te bejne me
faktin qe ka mungesa te hapesirave dhe pajisjeve muzikore dhe kjo ben qe kjo lende te mesohet me
shume teorikisht dhe te mos percillen fare mesime praktike.

Kurrikula muzikore kërkon bazë materiale, kërkon kabinet muzike për zhvillimin e saj që fatkeqësisht
shumica e shkollave nuk e disponojnë.

Variablat e temes sone jane: Kendimi dhe performance muzikore

Variabla e pavarur eshte “Kendimi” ai qendron i pandryshuar dhe eshte i pavarur.

“Performanca muzikore” eshte variable i varur mbi bazen e te cilit faktoret si pervoja e mesuesit dhe
mjetet qe disponon ndryshon.

Është e vërtetuar shkencërisht që pjesëmarrja dhe edukimi i brezave ne lendet artistike që në


vegjëli ndikon në formimin e karakterit si edhe në përmirësimin e jetës dhe kultivimin e aftësive
të punës në grup. Theksi bie tek perkushtimi i gjithesecilit prej nesh prandaj e rithem qe mesuesi
duhet te jete kompozitori artist i lendes se tij.Eshte shume e rendesishme kjo sepse femijet jane
shume te interesuar.Muzika eshte gezim.Muzika nuk perjashton asnje.Muzika i ben pjesete saj te
gjithe, secili perjashton veten.Secili perjashton veten edhe kur thote nuk di te kendoj.Muzika i jep
sukses cdo individi.

Kenga ose kendimi eshte nje nga format me te rendesishme te edukimit muzikor, ndaj mesuesi duhet te
kujtoje dhe te praktikoje tek nxenesi rregullat se si duhet te kendojme bukur. Se pari duhet te kuptojme
se ne kendojme qe te shprehim nje ndjenje individuale apo te perbashket.Te kenduarit ne grup kerkon
perqendrim, mbajtjen e ritmit muzikor, nivelin e interpretimit piano, dhe vemendje per nje intonacion te
sakte.Frymemarrja duhet te jete e thelle dhe frymenxjerrja e lehte, me muskujt e qafes dhe te trupit te
paforcuar.Pasi te jene kuptuar mire fjalet gjate te kenduarit ato duhet te shqiptohen qarte, Brenda
ritmit muzikor.

Vijojme me variablen muzikore e cila lidhet me performance muzikore.Nga pervoja e mesuesve qe kemi
degjuar, pjesa me e madhe e tyre perdorin nje magnetofon ose nje box muzikor qe nxenesit te degjojne
kengen dhe te kendojne siper kenges(pa baze instrumentale).Kjo metode eshte karaoke, ajo qe bejne
disa kengetare “profesioniste” sot apo neper fest ate ndryshme.Oret muzikore te kendimit jane provuar
provuar qe jane shume me efikase kur mesuesi e shoqeron ate me nje instrument muzikor.Pse?

Sepse kenga “punohet” duke perseritur frazat muzikore disa here me ritem te ngadale dhe nen tingujt e
nje instrumenti te “gjalle” muzikor.

Sepse gjate gjithe kohes nxenesit e degjojne melodine e kenges me tinguj dhe se bashku me te mesuarin
ngadale perthithet me shpejt nga nxenesi/ja kenga dhe melodia e saj.

Verehet qe ne shkollat e arsimit te mesem te ulet nuk ka mesues te cilet jane profesionist per
dhenien e kesaj lende sepse kenga dhe muzika eshte gezim dhe kenga e muzika duhet te behet
nga mesues te specialitetit Rendom ndodh qe oret e muzikes plotesohen nga mesues te cilet nuk
jane te profilit.Ndryshe kane qene kohet e kaluara ku mesimi i lendes se muzikes behej nga
mesues te apasionuar dhe qe luanin me instrumente muzikore dhe qe shoqeronin nxenesit ne te
gjitha aktivitetet muzikore qe organizoheshin.Kjo tradite nuk duhet te humbase.Ky eshte mesazhi
im per ate cfare do te bejme ne si mesues arti per shkollen.

You might also like