You are on page 1of 4

Artikull:Sportet dhe edukimi fizik në shkollën “Nobel”

Një pjesë mjaft e bukur e ofruar nga shkolla “Nobel”, janë edhe
sportet, të cilat kanë rëndësinë e tyre. Ato janë një nga më të
preferuarat për nxënësit, pasi aty jo vetëm që argëtohen por
edhe bëjnë aktivitet fizik. Shkolla “Nobel“ futet tek një nga
shkollat me mjedise sportive më të mira në vend.
Vlen për t’u theksuar pishina, e cila ofrohet ekstra nga shkolla.
Në ditët e ftohta të dimrit, pishina jo vetëm që është e
ngohtë ,por edhe mjaft e pastër. Ajo është e hapur edhe për
nxënës apo persona të ndryshëm jashtë shkollës ,të cilët marrin
pjesë në kurse noti apo vijnë për të kaluar kohën e lirë.
Krahas pishinës, shkolla përfshin edhe fushën/kalceton, e cila
është multifunksionale, pasi në të mund të luhen një sërë
sportesh sic janë: futbolli, vollejbolli, hendbolli dhe basketbolli.
Por jo vetëm kaq, vec pishinës dhe fushës ambientet sportive të
shkollës përfshijnë edhe një palestër ku nxënësit kryejnë
ushtrime të ndryshme fizike. Ajo është e pajisur me mjete të
reja dhe funksionale. Shkolla “Nobel“ ofron jo vetëm kushte
shumë të mira por edhe mjedis mjaft të këndshëm. Ju
sigurojmë që do të mbeteni të kënaqur. Pishina, palestra dhe
kalcetoja do t‘ju bëjnë ta humbisni sensin e kohes.
Një meritë të madhe e ka edhe stafi i shkollës. Këta mësues
janë profesor Bledi dhe mësuese Malvina, të cilët iu sigurojnë
nxënësve aktivitete të ndryshme si: aerobi, streching dhe
zumba. Me poshte do te ndjekim një intervistë me profesor
Bledin.
I: Përshëndetje Profesor!
B:Përshëndetje!
I: Qëllimi i kësaj interviste ështe t‘ju bëjmë disa pyetje rreth
eksperiencës tuaj në shkollën Nobel dhe jetës tuaj si futbollist.
B: Patjetër!
I: Prej sa vitesh jepni mësim në shkollën Nobel?
B: Unë kam një periudhë të gjate që punoj në këtë shkollë .
Mund të them se janë bërë saktësisht 5 vite.
I: A mund të na thoni dicka për lëndën që ju jepni ,pra edukimin
fizik ?
B: Edukimi fizik është një lëndë të cilën unë e jap me pasion.
Tashmë që jam një ish-futbollist ndihem më se i lumtur që
pasionin tim t’jua mësoj edhe nxënësve të mi.
I: Pra ju keni qenë një fubollist. Për cfarë kohe bëhet fjalë?
B: Kam qenë futbollist para pesë viteve. Isha pjesë e ekipit të
Skënderbeut. Mund të them që është një nga eksperiencat e
mia më të bukura.
I: Që kur keni filluar të luani futboll?
B: Që i vogël kam qenë i apasionuar pas futbollit ,por me
kalimin e kohës ky pasion u bë gjithnjë e më i fortë . Ne klasën e
5-të u futa në stërvitje dhe me shumë punë dhe durim arrita ta
bëja ëndrrën time realitet.
I: Cfarë ju shtyu që ta linit këtë profesion?
B: Fatkeqsisht ,pësova një dëmtim të rëndë në gju gjatë një
ndeshje dhe pas saj doktorrët më thanë që nuk mund të
vazhdoja të luaja me.
I: Besoj se për ju s‘do të ketë qenë e lehtë që ta linit ...
B: Ka qenë një nga vendimet e mia me te vështira, por ja tek
jam sot këtu në shkollën “Nobel”, kam gjetur vendin e duhur.
I: C‘mund të na thoni për ambientet e kësaj shkolle?
B: Rrallë herë mund të gjesh ambiente të tilla në shkollat e
Tiranës, por unë pata fatin edhe ja tek jam. Pishina, fusha, dhe
palestra janë shumë tepër të nevojshme për adoleshentët dhe
të vegjlit. Unë, së bashku me mësuese Malvinën, japim më të
mirën.
I: Por a janë të gjithë nxenësit të përkushtuar ndaj lendën e
fiskulturës?
B: Sic thash edhe më lart, ora e fiskultures zhvillohet në tre
ambiente të ndryshme dhe nxënësit kanë shumëllojshmeri
zgjedhjesh. Ne mundohemi ti japim nxënësve atë që preferojnë
dhe për të cilën kanë nevojë.
I: Profesor, meqë po vjen edhe fundi i intervistës, a mund të na
jepni një keshillë për nxenësit apo te rinjtë e ditëve të sotme?
B: Ashtu sic të gjithë e dimë, të rinjtë në ditët e sotme janë
shumë të dhenë pas internetit edhe rrjeteve sociale. Sipas
mendimit tim, të rinjtë duhet ti kushtojnë të paktën një orë në
ditë aktiviteteve fizike, pasinuk ju kushton asgjë. Mban trupin
në formë dhe po ashtu zhvillon edhe mendjen. Sa më shumë
sporte të kryejnë, aq më të lehtë do ta kenë për të menduar
edhe arsyetuar.
I: Shumë e vertetë, pasi interneti në ditët e sotme është bërë si
një sëmundje ngjitëse. Profesor, ju falenderojmë për kohën që
na dhatë.
B: Faleminderit juve . Ishte kënaqesi e madhe për mua.
I: Ja kalofshi mirë profesor.
B: Gjithashtu edhe juve. Suksese djema!
Punoi: Arber Gjorga & Brajan Gjorga

You might also like