You are on page 1of 2

E nderuar Dr.shk.Prof.

Efrosina Kajo,

Une jam Ronaldo Demhasaj,student qe sapo ka perfunduar vitin e 3 te Mjekesise se Pergjithshme me


rezultate te shkelqyera.Qe nga viti i pare kur kam zhvilluar Biologjine Molekulare me Prof.Tefta Rexha u
apasionova pas fizpatologjise biomolekulare te semundjeve .Studiova programin akademik te biologjise
molekulare ,me pas bera edhe studime amatore jashtekurrikulare ne kete fushe me qellim perparimin
akademik.Nderkohe zhvilluam edhe Histologjine Normale dy vite rresht.Studiova kete lende duke u
bazuar ne lidhjen fondamentale qe ekziston mes struktures dhe fiziologjise,sepse nuk ekziston fiziologji
apo fizpatologji po te mos ishte struktura normale apo struktura e alteruar.Me pas zhvillova Fiziologjine
Normale.Gjate gjithe vitit akademik angazhohesha cdo ore mesimore ne prezantime edhe ne referate
duke u shnderruar padyshim ne drejtues te ores mesimore .

Gjate vitit te trete po ashtu kam qene i angazhuar edhe ne lenden e katedres suaj shume
intensivisht.Per cdo kapitull qe zhvillohej krahas leksioneve,seminareve kam realizuar shume prezantime
edhe referate gjate oreve mesimore.Te gjitha referatet edhe projektet i kam bazuar ne literature dhe ne
konspekte te mireorganizuara nga ana ime.

Ne te gjitha lendet qe ju permenda me siper jam vleresuar me noten 10. Duke qene se jam shume i
apasionuar pas referateve dhe prezantimeve dhe cka eshte me e rendesishmja i etur per te hulumtuar
ne fizpatologjine e semundjeve,doja te dija nese mundeni te me krijoni hapesira per te bashkepunuar
me ju dhe me pedagoget e tjera te lendes.

Domethene te me krijohet mundesia te shperfaqi potencalin tim ,gjithmone nese ju me krijoni


mundesite e nevojshme per te arritur kete qellim.Po marr shkas nga fakultete te tjera ne cdo vend
tjeter ,pervec Shqiperise qe promovojne studentet e mire edhe i nxisin te jene potenciale te ardhshme
ne kete profesion human e te begate.Ne keto shtete pas vitit te trete katedrat spikasin studentet me te
mire edhe i angazhojne ne drejtimin e oreve te seminareve ,ne realizimin e ndonje leksioni,me qellim qe
te inkurajohet nje vullnet i forte te studente te tjere.

Ju shprehem me sinqeritet se gjate ketyre 3 viteve kam ndihmuar me konspekte akademike nje numer
te madh te studenteve.Madje kam shpenzuar ore te tera gjate sezoneve akademike ,qetesine time dhe
gjumin e nates per ti thjeshtezuar te gjitha fenomenet fizpatologjike,fiziologjike pa asnje
perfitim ,pervecse atij moral ,per studentet qe nuk arrinin ti konceptonin mire njohurite.

Jo vetem kaq por gjate vitit te trete kam ndihmuar ne lenden e fizpatologjise studente te Prishtines dhe
Tetoves ,me qellim shkembimin e eksperiencave ne zhvillimin e lendes se Fizpatologjise.Kam studiuar 2
botimet voluminoze te Fizpatologjise se Pergjithshme edhe Speciale te Tetoves qe kishin diku tek 1460
faqe literature.

Jo vetem kaq ,por gjate 3 muajve te veres jam angazhuar dhe do vazhdoj te angazhohem ne Repartin e
Semundjeve interne per te organifikuar njohurite me praktiken,dhe skam bere asnje dite pushim ,asnje
nate te qete vetem per te qene sa me korrekt ne formesimin tim profesional edhe akademik.
Duke shpresuar ,gjithmone duke shpresuar se puna ime e vazhdueshme do te vleresohet edhe duke u
bazuar ne faktin se perjashtime gjithmone mund te kete.

Ngase do me duhet te zhvilloj studime postuniversitare jashte shtetit, te tilla angazhime ndoshta edhe
disavjecare ne Shqiperi do me ndihmonin te vleresohesha edhe andej.

Duke qene i vetdijshem qe po flas me nje profesoreshe,doktoreshe, shefe katedre jo vetem te


susksesshme e te arrire ,por edhe mendjehapur ju shpreha ne kete menyre.Shpresoj te merrem ne
konsiderate.

JU FALENDEROJ PARAPRAKISHT,

RONALDO DEMHASAJ

You might also like