You are on page 1of 46

Anatomia e Njeriut

Prof. dr. Agim Vela


Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Prishtinës
Prishtinë, 2015
Anatomia e përgjithshme
 Anatomia si shkencë dhe rëndësia e saj në
mjekësi
 Historia e Anatomisë
 Niveli i organizimit të trupit të njeriut
 Ndarja e Anatomisë
 Rrafshet dhe vijat orientuese
 Terminologjia anatomike
Definicioni
 Anatomia e njeriut është shkencë bazike
biomjekësore e cila mirret me studimin e
formës dhe ndërtimit të trupit të njeriut.
 Fjala anatomi rrjedh nga fjala greke
anatemnein që do të thotë prerje (diseksion)
i trupit të njeriut.
 Në fakt, emërtimi anatomi nuk ka të bëjë
me objektivat e studimit të anatomisë,
mirëpo me metodën e studimit të saj.
I. Historia e Anatomisë
● Periudha antike
● Periudha e
mesjetës
● Periudha e
hershme moderne
● Periudha
moderne
Të studiuarit e anatomisë – sipas
Rembrandt
Periudha greke
 Hippocrates (400 p.e.s.) – Babai i
mjekësisë.
 Herophilus dhe Erasistratus (300 p.e.s.)
 Hippocrates (Corpus Hippocraticum)
 Betimi i Hipokratit
 Sëmundja e epilepsisë
 Mjekësia humorale
 Anatomia - pak e njohur
 Fiziologjia e lëngjeve
 Njohuritë klinike (SN, SU, SGj)
Herophilus (335-280 p.e.s.)
 Është themelues i anatomisë. I pari bëri
diseksionin e trupit të njeriut. I pari futi në
përdorim termin “anatomia”.
 Ka shkruar veprën “Anatomica”
 Ka studiuar neuroanatominë, dallonte nervat
nga tetivat, gjakun në vena dhe arterie.
 Themelues i metodës së hulumtimit
eksperimental (empirik) në mjekësi.
Erasistratus (304 – 250 p.e.s.)
 Anatom, patolog, fiziolog - shkolla empirike
 Së bashku me Herophilus themeloi shkollën e
anatomisë në Aleksandri (Egjipt).
 Zbuloi n. opticus dhe n. acusticus, dallon
nervat motorike dhe senzorikë, ka përshkruar
arteriet dhe venat e ndryshme.
 Mohon shkencën e Hipokratit
Peiudha romake
Galeni (130 – 200)
 Themelues i mjekësisë praktike në Romë. Vazhdon
shkollën e Hipokratit. Ështe fiziolog i parë
eksperimental. Ka shkruar 400 tekste për anatominë,
fiziologjinë, patologjinë dhe për sëmundjet.
 Teksti i anatomisë: “De Anatomicis
Administrationibus” është përdorur deri në
shekullin XV.
 Galeni kryesisht bëri diseksionin e kafshëve
(majmunit, qenit, etj) por jo të njeriut.
Periudha e mesjetës (arabe)
Avicena-ibn Sina (980-1037)
 Mjeku më i njohur persian
 Filozofi dhe shkencëtari më i madh islamik
 Kanoni i mjekësisë - “Canon medicinae”
(1020) - përmbledhje e njohurive të mjekësisë
greke, romake dhe arabe.
 Kanoni i tij është përdorur pesë shekuj në
universitetet evropiane (deri më shek. XVI)
Ibn al-Nafis (1213 – 1288)
 Zbuloi qarkullimin e gjakut të njeriut .
 I pari ka përshkruajtur qarkullimin pulmonal
dhe koronar të gjakut.
 I pari në botën arabe bëri diseksionin e trupit
të njeriut.
 I pari përdori konceptin e metabolizmit.
 Hodhi poshtë doktrinën për anatomi dhe
fiziologji të Galenit dhe Avicenës.
Periudha e hershme moderne
 1100-1500 – Tekstet e Galenit për anatominë
nga greqishtja në arabisht janë përkthyer në
latinisht.
 1235 – Themelohet shkolla e parë e Mjekësisë
në Evropë në Salerno (Itali).
 1316 – Mundinus (Mondino d’Luzzi) – ishte
profesor i anatomisë në Bolonja. Teksti i tij –
Anatomia ishte në përdorim për dy shekuj.
Leonardo da Vinci (1452-1519)

 Bëri 500 diagrame nga diseksionet në trupin e


njeriut.
 I pari ka përshkruar tufën e djathte të fasciklit
atrio-ventrikular të zemrës.
 I pari bëri diseksionet në rrafshin gjerësor.
 Ishte gjeni i shumë shkencave dhe artit.
Andreas Vesalius (1514-1564)
 Profesor i anatomisë në Padova (Itali).
 Themelues i anatomisë moderne.
 Reformator i anatomisë dogmatike të Galenit.
 Ka shkruar tekstin shumë të njohur të
anatomisë, në shtatë vëllime: De Humani
Corporis, Fabrica libri septem (1543).
William Harvey (1578-1657)
 Profesor i anatomisë dhe kirurgjisë në
Universitetin e Oxford-it.
 Zbuloi qarkullimin e gjakut te njeriu.
 Vepra e tij:
Exercitatio Anatomica de Motu Cordis et Sangui
nis in Animalibus
(1628) vuri themelet shkencore të qarkullimit të
gjakut.
 Nuk kishte njohuri për kapilarët, të cilët i zbuloi
anatomi italian Malpighi (1628-1694).
Marcello Malpighi (1628 – 1694)
 Themelues i anatomisë mikroskopike
 Zbuloi kapilarët, eritrocitet (te bretkosat), nyjet
limfatike të shpretkës dhe glomerulet e
veshkës
 Mikroskopin e parë e zbuloi Galileo Galilei
(1610), qelizën e zbuloi Robert Hooke (1665)
 Antony Van Levenhook ndërtoi mikroskopin
me fuqi zmadhuese 300 – 400 herë
Periudha moderne
 Shek. XIX – fillet e anatomisë mikroskopike.
 Shek. XX – biologjia molekulare.
 zbulimi i rezeve rentgen (1895)

 Teknikat e sofistikuara të ekzaminimit fizikal.


 mikroskopi elektronik
 ultrasonografia (ultratingulli)

 rezonanca magnetike (MRI)

(Lauterbur and Mansfield, çmmi Nobel, 2003)


 tomografia e kompjuterizuar (CT)

(Hounsfield and Cormack., çmimi Nobçl, 1979)


 tomografia me emision të pozitroneve (PET)
II. Organizimi i trupit të njeriut
 Trupit i njeriut është i organizuar në gjashtë
nivele:
1. Niveli kimik (molekular)
2. Niveli qelizor
3. Niveli indor
4. Niveli organik
5. Niveli i sistemeve
6. Organizmi në tërësi
Organizimi kimik i trupit të njeriut
 Organizimi kimik nënkupton nivelin e parë të
ndërtimit të trupit të njeriut, të cilin e formonjë
atomet dhe molekulat.
 Oksigjeni, karboni, hidrogjeni dhe azoti
përbëjnë 96% të masës trupore.
 Ca, Ph, Po, S, So, Cl, Mg, I, Fe përbëjnë 3.9%
të masës trupore.
 55-60% të masës trupore përbëhet prej ujit.
 Materiet inorganike përbëjnë 1-2% të masës
trupore.
Niveli qelizor i organizmit
 Qeliza është njësi themelore strukturore dhe
funksionale e trupit të njeriut (37.2 trilion)
 Shkenca që mirret me studimin e qelizës quhet
cytologia.
 Qeliza është e përbërë prej këtyre pjesëve
themelore: membrana qelizore, citoplazma,
organelet e citoplazmës dhe bërthama
(nucleus).
Morfologjia e qelizës
Përbërja kimike e qelizave dhe
indeve
 Lëndët inorganike (uji dhe jonet minerale)
 Lëndët organike
a. Proteinet
b. Acidet nukleinike (ADN dhe ARN)
c. Karbohidratet
d. Lipidet
Organizimi indor
 Me fjalën ind kuptohet një tërësi qelizash që
kanë të përbashkët ndërtimin, funksionin dhe
origjinën
 Në trupin e njeriut dhe të kafshëve dallojmë
katër lloje indesh:
1. Indi epitelial (textus epithelialis)
2. Indi lidhor (textus conjuctivus)
3. Indi muskulor (textus muscularis)
4. Indi nervor (textus nervosum)
Njështresor i sheshtë Njështresor pllakor

Njështresor cilindrik Njështresor cilindrik me cilie

Shumështresor
Muskulatura e lëmuar

Muskulatura e strijuar

Muskulatura e strijuar e zemrës


Neuron

Neuron pseudounipolare Neuron bipolare Neuron multipolare


Neuroglia: astrocitet

Oligodentrocit Qelizat mikrogliale


Kërci hialin Kërci elastik

Kërci fibroz
Indi kockor

spongioza

kompakta
Organet dhe sistemet
 Organet janë të përbëra nga dy ose më tepër
lloje të indeve të ndryshme; kanë funksion të
veçantë dhe zakonisht formë të dallueshme
 Sistemet përbëhen prej disa organeve të cilat
kanë funksion të përbashkët
 Veçoritë e organizmit të gjallë të njeriut:
metabolizmi, lëvizja, ndieshmëria, rritja,
diferencimi dhe reprodukimi
III. Ndarja e Anatomisë
 Anatomia e njeriut ndahet në dy pjesë
themelore: Anatomia sistematike dhe
Anatomia topografike
 Anatomia sistematike mirret me studimin e
sistemeve funksionale të trupit të njeriut
 Anatomia topografike mirret me studimin e
marrëdhënieve topografike të organeve të
trupit të njeriut
Anatomia systemica
(Anatomia sistematike)
 AS përbëhet prej këtyre sistemeve:
1. Systema skeletale (Osteologia - Ossa) – e cila
studiuon eshtrat
2. Systema articulare (Arthrologia – juncturae) –
nyjëtimet
3. Systema musculare (Myologia – musculi) – muskujt
4. Systema digestorium – sistemi i tretjes
5. Systema respiratorium – sistemi i frymëshkëmbimit
6. Systema urinarium – sistemi urinar
7. Systemata genitalia – sistemi gjenital
Anatomia sistematike
8. Glandulae endocrinae – gjëndrat endokrine
9. Systema cardiovasculare – sistemi
kardiovaskular
10. Systema lymphoideum – sistemi limfatik
11. Systema nervosum – sistemi nervor
a. Sistema nervosum centrale
b. Sistema nervosum periphericum
c. Sistema nervosum autonomicum
12. Organa sensuum – organet shqisore
13. Integumentum commune (lëkura)
Anatomia topografike
 AT mirret me studimin e marrëdhënieve të
organeve, projektimin e tyre në raport me
skeletin dhe sipërfaqen e trupit.
 Sipas anatomisë topografike (regjionale), trupi
i njeriut ndahet në këto pjesë themelore: caput
(koka), cervix/collum (qafa), truncus (trupi),
thorax (kraharori), abdomen (barku), pelvis
(kombliku), membrium superius (gjymtyra e
sipërme) dhe membrium inferius (gjymtyra e
poshtme).
IV. Rrafshet dhe vijat orientuese
 Dallojmë këto rrafshe (plana) orientuese:

1. Rrafshi frontal (ballor) – planum frontale


2. Rrafshi midisor – planum medianum
3. (e ndan trupin në dy gjysma simetrike)
4. Rrafshi sagjital (gjatësor) – planum sagittale
5. Rrafshi horizontal (gjërësor) – planum
horizontale
Planet anatomike
Planet anatomike
Vijat orientuese
V. Terminologjia anatomike
 Në anatomi përdoret terminologjia
ndërkombëtare latine ( “Non est medicina sine
lingua latina”)
 Terminologjia anatomike përmban mbi 7500
terma
 Ekzistojnë këto nomenklatura të anatomisë:

a. Nomenklatura e Bazelit (BNA) 1895


b. Nomenklatura e Jenës (JNA) 1935
c. Nomenklatura e Parisit (PNA) 1955
d. Terminologia anatomica (1998)
VI. Nomina generalia
 Verticalis
 Horizontalis
 Transversalis
 Medianus
 Sagittalis
 Frontalis
 Coronalis
 Dexter / sinister
 Medialis / intermedius / lateralis (facies)
 Anterior / posterior (ventral / dorzal)
Nomina generalia
 Corpus (diaphysis)
 Extremitas (epiphysis)
 Proximalis/distalis
 Externus / internus
 Superficialis / profundus
 Centralis / periphericus
 Superior / inferior
 Cranialis / caudalis / rostralis
 Apicalis / basalis
Nomina generalia

 Radialis
 Volaris
 Ulnaris
 Flexor
 Tibialis
 Extensor
 Fibularis
 Longus / brevis
 Palmaris
 Major / minor
 Plantaris
 Parietalis / visceralis
Literatura themelore nga Anatomia
1. Vela A., Gashi A.: Anatomia e Njeriut – Osteologjia,
Universiteti i Prishtinës, 1983
2. Vela A, Bexheti S.: Anatomia e Njeriut – Sistemi Nervor
Qendror, Universiteti i Prishtinës, 1989
3. Dauti H, Nuraj B.: Anatomia e Njeriut – Kombliku,
Universiteti i Prishtinës, 1991
4. Nuraj B.: Anatomia e Njeriut – Sistemi nervor periferik,
Universiteti i Prishtinës, 1997
5. Vela A., Nuraj B.: Anatomia e Njeriut – Koka dhe Qafa,
Universiteti i Prishtinës, 1999
6. Vela A: Anatomia e Njeriut – Abdomeni, Universiteti i
Prishtinës, 2000
7. Vela A.: Anatomia e Njeriut - Gjymtyra e sipërme dhe e
poshtme, Universiteti i Prishtinës, 2015
Literatura plotësuese
1. Standring, S.: Gray`s Anatomy. The anatomical basis
for clinical practice. 40 ed, Churchil-Livingstone, Elsevier,
2008
2. Romanes, GJ: Cunningham’s Textbook of Anatomy,
12 ed, Oxford Univ. Press, 1981
3. Drakes RL,Vogle WA, Mitchell WMA. Gray’s
Anatomy for students, 2nd. ed., Churchil-Livingstone
Elsevier, Philadelphia, 2010
4. Rouviere, H. Delmas A.: Anatomie Humaine, 15 ed,
Elsevier &Masson, 2002
5. Anderhuber F., Pera F., Streicher J. Waldeyer
Anatomie des Menschen. Lerhbuch und Atlas in einem
Band. 19 Auflagee, Walter de Gruyter, 2012.
Atlaset e Anatomisë
1. Netter F : Atlasi i Anatomise së Njeriut, bot.
3, përkthyer nga prof. dr. Sadi Bexheti, 2006
2. Sobotta: Atlas of Human Anatomy, 15 ed,
Elsevier, 2013
3. Sobotta: Atlas der Anatomie des Menschen,
24 Auflage, Elsevier, 2011
4. Gilroy, A.: Atlas of Anatomy, 2 nd.ed.,
Thieme, 2012
5. Schuenke et al.: Thieme Atlas of Anatomy, 3
vol., Thieme, 2010
6. Agur A. Mr, Arthur DF: Grant`s Atlas of
Anatomy, Lippincott Williams & Wilkins; 11
ed, 2004

You might also like